Shkruan: GEZIM LLOJDIA/
1. Zenel Kurveleshi nënshkrimi në gazetë:((Zejnel Kurveleshi) një emër i panjohur ose ndoshta, një pseudonim i patriotëve shqiptarë kurveleshas jashtë mureve të perandorisë ,brenda saj e kushedi nga ku , kur mëmëdheu ynë po kalonte shekullin e 5 –të, që sundohej nga otomanët dhe si nëpër një ëndërr , viset që dikur kishin pritur Shën Palin ngase, trualli që nxirrte shenjtorë , pra aty ku buron energjia më e madhe e tokës që marrin jetë shenjtorët diku afër Mesdheut në një gadishull , prej nga ku i nxirrte udha më afër në viset arbërore për të shtegtuar më tej , ishte otomanizuar.Pra ky Zenel Kurveleshi , që e gjejmë si autori i poezisë të botuar në vitin 1909, “Kalendari kombiar”, diku nga aty nga viti 1909 nëpërmjet një poezie( dihen vlerat që mbartnin poezitë e rilindësve tanë dhe ndikimi, që ato patën në popull) për bashkëfshatarët e vet kurveleshas, lëshoi një thirrje ose një piskamë të fuqishme shpirtërore, për zgjimin shpirtëror .Ky burrë trim si gjithë kurveleshasit trimëror, shkruan :”Kurvelesh kaza e vyer/sot që na zbriti lirija/pa mendohu gjatë e gjerë)/se na ndihu Perëndija…Është viti 1909 dhe tre vite më tej pritej liria,por ndërgjegjja dhe optimizmi nga luftërat dhe përpjekjet shqiptare, ishte shtuar.Ky poet burrë kurveleshasi prek një problem të madh për shqiptarët,sikurse rilindësit, ai thotë,që duke mbetur të paditur mbem për lumë, thotë autori një shprehje, që përdoret sot në gjithë krahinën .
…Mbemë për lumë pra mbemë keq e më keq,pra dhe shton sa vjen e varfërohet jeta…Zenel Kurveleshi shprehet se:”Fuqin s’ua kemi,pra s’kemi kondita, që të mësojmë gjuhë të huaja,pra gjuhën e pushtuesve e cila na ka folur edhe në ritualet fetare…Ai thotë, nuk është dëm sa më shpejt gjuhën tonë të mërijmë atje ku na ka ngjizur Zoti.E thotë, shkoqur ai shenjtori më duket nga vendi i burrave dhe i besës :”Neve s’na sosë Perëndia se na ka ngjizur vete……por kemi harruar se shumë kombe janë ngjizur në këtë dhe porse dhe shumë prej tyre u rrokanisën nden dhe.
Poezia botuar te:”Kalendari kombiar” sikurse edhe në numrat e tjerë në këtë gazetë botoheshin herë pas here krijime poetike patriotike, ku bëhej thirrej për liriën ,gjuhën kombin etj.Në një strofë të vjershërimit të këtij autori thuhet se:” A e dini o vëllezër/nga na vjen varfëria / padija na ka mbuluar / soje del armiqësia…Do të dukej i tepërt komenti i këtij vargu. Ja këshilla e Zenel Kurveleshit për mëmëdhetarët e tij të lënë në varfëri dhe padituri.”Mësonemi në mituri/si nuk e do vetëdija / pa s’vete mbarë ajo shtëpi / heq e vuan prindërija…
2.
Një thirrje në fakt është një piskamë e Z.Kurveleshit: ”Zotërinj pleq të katundit/sot kini punë në dorë/ jepni mësime popullit / të mos mbetemi të gjorë…..
Si shqyrtuam në fillesë, dhe duke ecur radhë e radhë në sira,:ky Zenel Kurveleshi u drejtohet pleqve të katundeve të Kurveleshit, ti japi mësime popullit të katundeve të tyre, përndryshe shqyrton poeti, do mbeten të gjorë. Autori i poezisë vijon më tej duke thënë se për një pagesë të pak të vogël ,pra ka ngel keq njerëzia, dhe u thotë:” Pa doni shoqi shoqin të ndriçohet vetëdija….
Më tej autori porosit:”Në çdo katund një mësonjës / Bëtë mirë që të vëmë/në dac dëmet e botës/ Më një anë duhet ti lëmë..
Dhe në fund poeti patriot kurveleshas thotë: Më çdo cep të Shqipërisë/shkolla shqipe janë çelur / Veç fshatrat e Labërisë /enden dhe sot në gjumë…..
Nuk besoj se komenti i tepërt, do të sqaronte ,çfarë ka shkruar e zeza mbi të bardhë autori, që është një poeti i panjohur, por gjithsesi një patriot kurveleshas ,që do të mirën e mëmëdheut,të mësojnë gjuhën shqipe, ngase kohët kanë ardhur me kohë dhe ne jemi ende të vonuar në rrjedhat ballkanike.
3.
Le të hedhim ca fjalë për historinë e një kuvendi historik mbledhur 4 shekuj më parë në Kurveleshin e poshtëm. që Dihet që Kurveleshi përbëhej nga Kurveleshi i sipërm dhe ai i poshtëm. Ka shumë ngjarje historike për këtë krahinë, por po përmendin Kuvendin e Kuçit-1614 marrë nga faqja sociale Buronjat e Kuçit të Labërisë. Ja çfarë thotë autori:Ne vitin 1614 ne gjirin e Maleve Shqiptare ne Kuç u mbajt Kuvendi Ballkanik i Kuçit ne dy seanca,ne korrik dhe ne shtator. Ne këtë kuvend gjashte ishin krerët kryesore e mes tyre dhe dy shqiptare:Lala Drekali dhe Gjin Gjergj Dukagjini,cfare tregon peshën qe kishin shqiptaret,a me mire arbrit ne këtë kuvend. Ne Kuvendin e Kuçit u përpunua projekti i hollësishëm se si duhej zhvilluar lufta për dëbimin e pushtuesit osman nga Ballkani.Ja,se si shtrohet ne projektin e këtij kuvendi. strategjia e luftës:Kërkohen nga Evropa arme për Himarë,Dukagjinin,Malet e Veriut dhe për Malin e Zi. Nga këto katër zona do te bëheshin sulmet kryesore qe do ti paraprinin ekspeditës nga jashtë:himarjotet mbi Vlorën,dukagjinasit mbi Krujën,malësoret e Veriut,pra Malësia e Madhe dhe Pulti mbi Shkodran dhe malazezet mbi Kastelnovon.Pastaj projekti kalon e shikon ne një vizion te gjere çlirimin e mundshëm te te gjithë Ballkanit.Kete projekt Kuvendi ia besoi kapedanit shqiptar Gjon Renesit,qe t’ia paraqiste dukës se Neversit i cili kishte dhënë shenja se donte te ndërmerrte me te vërtetë një aksion ne Ballkan. Duke vazhduar rrugën e mbajtur prej kuvendeve shqiptare d.m.th. rrugën e marrëdhënieve me Perëndimin ne kushte barazie,edhe ne Kuvendin e Kuçit doli i shprehur qëndrimi për tu mbështetur ne fuqitë evropiane perëndimore. Madje ky kuvend duke pare hezitimin e fuqive tradicionale katolike i jep porosi Gjon Renesit tu deklaroje atyre:”Meqë nuk kemi me shprese ne ndihmën e princërve katolike,sepse e zgjasin punën,kemi pleqëruar se ne qofte se nuk do te ketë ndonjë rezultat konkret pre jush,ti kërkojmë ndihma princërve protestante te Evropës”.
Me pas ne vazhdën e këtij Kuvendi u mbajtën dhe kuvende te tjerë si:Kuvendi i Prokupit me 1616,ku mes arbërve te tjerë mes pjese dhe Pjeter Budi,dhe ai i Beogradit me 1620 ku kryengritësit arbër zinin vend nderi mes te pranishmeve.
LISTA E 44 KRENVE QE MOREN PJESE NE KUVENDIN E KUÇIT ME 16 KORRIK,1614.
1.Gradam-vojvoda i Novogostes
2.Konti Lala Drekali-Kuç
3.Konti Vojo-Rizan
4.Gjeç Bardhi-Mirdite
5.Prototopi Ivanoviq
6.Konti Nikolla-Piper
7.Konti Selak-Shllak
8.Vojvoda Raiç Palabardhi (Bjelopavlić)
9.Rade Vojvoda-Plan
10.Konti Petar-Plushive
11.Konti Stepan Raceći
12-Konti Drahigo Geleci
13.Konti Menzita Serciza
14. Konti Nikolla Negushi
15.Gjin Gjergj Dukagjini
16.Konti Vule Dubigini
17.Konti Radosava Bronci
18.Konti Mark ….
19.Konti Gjon-Zupa e Eper
20.Vojvoda Vuka(Vukakeqi)
21.Konti thoma-Vershevo
22.Konti Parvo
23.Vjovoda Sekuli(Gjek Culi)-Boge
24.Konti Milia-Bjela
25.Konti Gjon Plesisi
26.Konti Dragoi-Rudine
27.Konti Mileta Rigano
28.Konti Gjon Mustaki
29.Konti Millosh Çekani(Çekaj)
30.Konti Mihal-Prejs
31.Konti Thoma Kostas
32.Konti Vuisko-Bilosh
33.Konti Vigio Ravan-Griniqi(Grigjianiku)
34.Konti Vukigi(Vuk Keqi)
35.Konti Voin Balea(Baleza)
36.Konti Andria-Zupa e Poshtme
37.Konti Mile-Kupe
38.Konti Thoma-Podgorica
39.Konti Cepivo-Ljeshko Polje
40.Konti Vule-Zeta
41.Vukosha
42.Konti Andria-Plesikvci
43.Popo Voin-Zaravina
44.Konti Vojo