Nga Albano Kolonjari.
10 sekonda perpara perfundimit te takimit Sampdoria-Lazio 1-1, kapiteni i Shqiperise Lorik Cana, shenoi golin e brazimit duke i dhene nje pike skuadres se tij Lacio. Ne kete takim ne stolin e rezervave per Lacion ishin edhe dy portieret shqiptare Berisha dhe Strakosha. Lazio nuk dha ate qe duhet ne fushen e lojes, por goli i brazimit i riktheu buzeqeshjen Drejtorit Teknik Igli Tare, ne planet e te cilet duket eshte afrimi tek Lacio i dy lojtareve te tjere te Kombetares Shqiptare, mesfushorit Kace dhe mbrojtesit Marvaj. Mesfushori i PAOK Ergys Kace duket se i ka dhene fund karrieres se tij sportive ne Greqi. Prej dy muaj Kace nuk aktivizohet pasi eshte pezulluar nga klubi, mbas fotove te publikuara ne face book me bluzen e UCK-se. Ergys Kace eshte vezhguar nga disa klube Europiane, por fakti qe Lacio drejtohet nga ish-kapiteni i Shqiperise Igli Tare, ka bere qe mediat greke te “kalojne” Kace-n tek Lacio. Prane kalimit te Lacio eshte edhe qender mbrojtesi Mergim Marvaj qe luan ne Gjermani me Furthin. Gjate merkatos se veres mediat ne Shqiperi “vinin bast” se Marvaj do te kalonte tek Lacio. Por mbrojtesi kuqezi e mohoi kete kalim pasi ishte ne kontrate me klubin gjerman deri ne janar te vitit 2014. Ka shume mundesi qe Tare dhe Marvaj te kene rene dakord qe kalimi i mbrojtesit kuqezi te behet ne merkaton e janarit, duke ulur keshtu vleren e kartonit te futbollistit, cfare do at bente me te lehte kete operacion. Por duket se Lacio ne merkaton e janarit do te kete ne focus edhe ne tjeter futbollist shqiptar. Behte fjale per mbrojtesin Hysaj, te cilin Lacio e ndjek hap pas hapi. Nese kjo realizohet atehere tifozat shqiptare mund at quajne Lacion pa frike “kombetarja e tyre e vogel”.
Igli Tare Drejtor Sportiv
Lorik Cana Mbrojtes
Etrit Berisha portier
Thomas Strakosha portier
Priten
Ergys Kace misfushor
Mergim Marvaj mbrojtes
Ne focus