
Me shume dhimbje e mora lajmin e ikjes së parakohshme nga kjo botë të koleges sime Ina Kasimati dhe gjithë shqiptarëve që e donin dhe e çmonin aq shumë për profesionalizmin dhe karizmën e saj. Ndonëse u njohëm shumë pak, sa për të lënë pyetjen: se cila është kjo mësuese me sy të bukura që na ka ardhur në sallën e mësuesëve, përsëri ne i vazhduam lidhjet si mësuesja me mësuesen, pasi u largova nga viti i mbrapshtë dhe i mallkuar i 97-ës.
Ti luftove fort, fort për ta mposhtur sëmundjen makabre të shekullit të kaluar dhe të këtij shekulli. Luftove se e doje shumë jetën, luftove se doje djemte e tu të shpirtit, ti ishje një luftëtare e paepur e të drejtave të grave dhe të njeriut, ti e doje natyrën dhe e mbrojte atë me shpirt. Në websit-in e shkollës “ÇAJUPI” gjithmonë shkruajnë për ty si: “Falënderues për mësuese Ina Kasimatin, që mundëson përfshirjen e nxënësve të gjimmazit “Andon Zako Çajupi ” në projekte globale, duke ndërgjegjësuar brezat për të vlerësuar çdo gjë që i rrethon…
Në fakt ti na doje të gjithë, o sy bukura dhe shpirtbardha Ina. Nuk do ta harroj kurrë komunikimin dhe organizimin surprizë që doje t’i bëje mësuesit të matematikës, kolegut tone të çmuar Arben Cferit dhe më kërkove nje vidio mesazh për ta uruar.
Ina e dashur, tani po ta tregoj se me sa lot e kam bërë atë vidio, ma ktheve njëherë se thoshje që të duken sytë pak me hije, në fakt ato ishin rrëkeza loti, por s’desha të të mërzisja, ishin gjithë kujtimet e mia për atë shkollë me kolegë të mrekullueshëm, me nxënës brilantë, ishin kujtimet të mbledhura me kotka lotësh në grykë. Sa shumë më urove me dhimbje, kur bëra shkrimin homazh per ish drejtorin tonë të nderuar Vedat Sferdelli, dhe qe nga sot ti iu bashkove ëngjëjve në qiell. Gëzohesha shumë kur shikoja dhe lexoja kolegët e mi te shkollës së mesme të përgjithshme “Çajupi” që të suportonin aq shumë si Herta Prushi, Aishe Karaj Hajredini, Arben Cferi, Dhurata Kasa e shumë e shumë të tjerë, si dhe gjithë nxenesit e tu të dashur, sepse ti ishje mësuese e përkushtuar, plot kulturë, bamirësi, profesionale.
Sa frymëzuese ishje sybukura Ina dhe këtu po sjellë një ndër mesazhet që kemi shkëmbyer së bashku:
E dashur Ina ju uroj shëndet dhe sherim të shpejtë. Gjithmonë je në vemendjen time, me shkumësin e bardhë në dërrasë si qumështi i gjirit, me perqafimin e një nxënësi qe i jep muzë për të vazhduar mëtej, me një molekule shpirti që lufton reaksionet masikiliste që mjerisht janë pirgje pirgje në atë vend… Të lutem merr ne telefon vellain tim F.Gj. në Rinas, pasi i kam dhënë një dhuratë të vogël për ty. Ndihu e lirshme! Të përqafoj me mall si kolegjia kolegen!
E mira Ina përgjigjet: Shumë faleminderit! E dashur Këze, ju jeni prova që tregon se një njeri mund ta takosh një herë në jetë, por të *godet* me mirësi natyrale që ti e mban me vete gjithmonë… Në atë sallë të vogël te mesuesëve, ti hyre krejt ndryshe nga kolegët, e buzëqeshur pyete për mua: kush është kjo vajzë e bukur? Dhe vazhdove fjalët e mirëseardhjes po kështu…
Të perqafoj dhe të uroj të jesh gjithmonë keshtu!
I solla këto copëza kujtimesh sepse e çmonte shumë miqësinë, mirënjohjen, respektin reciprok dhe ashtu veproi një jetë të tërë duke përhapur dritë dhe mirësi të pashoqe. Ajo fitoi pavdekësinë!
Dritë të pastë shpirti dhe djemtë e tu me Amantinin e vogël paçin uratat e tua dhe bekimin e Zotit.
Lamtumirë kolege e çmuar dhe e vyer Ina Kasimati!
Kozeta Keze Zylo