Ish Presidenti Clinton : “Nese do ta bejme kete, ne do te ndihmojme per ta rikthyer ate ne vendin e saj legjitim si nje shtet evropian ne Ballkan, dhe jo per ta lene si nje shtet te copetuar ne periferi te Evropes”./
Përgatiti: BEQIR SINA, New York/
UASHINGTON DC- Kemi shkuar ne Kosove me aleatet tane ne emer te nje Evrope paqesore, te pandare e te lire, e cila, per here te pare, eshte brenda sferes se mundesive tona, shkruante para pese vjeteve Presidenti i Shteteve t Bashkuara te Amerikes Uiliam Xheferson Klinton(William Jefferson Clinton) sot: ish – Presidenti i 42-te i Shteteve te Bashkuara . Kemi shkuar atje per t’iu kundervene rrezikut me te madh qe i kercenohet ketij vizioni: destabilitetit ne Ballkan, i cili eshte nxitur nga nje fushate e mbrashte spastrimi etnik.
Problemi nuk qendron thjesht tek urrejtja etnike e madje as te konflikti etnik. Njerezit ne ish-Jugosllavi kane jetuar ne shekuj me konflikte te nje shkalle me te madhe a me te vogel, por “spastrim” konsekuent nga trojet e tyre nuk ka patur. Po te kishte ndodhur nje gje e tille, sot kombesite e ketij vendi do te ishin homogjene dhe jo kaq te larmishme sa jane.
Kushtet e patolerueshme ne te cilat ky rajon e gjen sot veten jane rezultat i nje fushate dhjetevjeçare te ndermarre nga Sllobodan Millosheviçi per te ndertuar nje Serbi me te madhe duke perzgjedhur popuj te tere per t’i shkaterruar vetem per shkak te perkatesise se tyre etnike e fetare. Keto metoda barbare te tij tashme ne i njohim fare mire. Perhapje e urrejtjes nga mediat. Vrasje e udheheqesve te moderuar. Armatosje e paraushtarakeve dhe dhenie urdhrash ushtareve per te kryer nje fushate te planifikuar vrasjesh e debimesh. Ç’rrenjosje e kultures, e trashegimise, e deshmive me te mirefillta per pranine e viktimave te shkaktuara nga ai. Refugjatet nuk jane nusprodukt i luftimeve te filluara prej tij; luftimet u destinuan pikerisht per te krijuar refugjate.
Ne nuk na hiqen nga mendja pamjet e njerezve te debuar nga shtepite e tyre, duke shtyre te moshuarit ne karroca e duke treguar rrefime per te afermit e vrare. Kete e pame per here te pare ne Bosnje e Kroaci.
Fillimisht bashkesia nderkombetare u pergjigj me nje asnjanesi te studiuar qe barazonte viktimat me agresoret duke vazhduar me diplomacine e pastaj me vendosjen e paqeruajtesve te paarmatosur qe kishin mandatin, por jo edhe mjetet, per te mbrojtur civilet. Kur hyri NATO-ja ne aksion, 250.000 njerez ishin vrare, kurse me shume se dy milione ishin shperngulur, shume nga te cilet ende nuk jane kthyer. Tani njerezit do t’i hedhin syte nga Kosova e do te thone se kete here, per arsye se vepruam shpejt e me forcen e duhur, u shpetuan me shume jete njerezish dhe refugjatet u kthyen te gjithe ne shtepite e tyre. Konflikti i Ballkanit, qe filloi ne Kosove 10 vjet me pare, do te perfundoje po ne Kosove. Ne nuk mund t’u pergjigjemi tragjedive kudo, por kur konflikti etnik kthehet ne nje spastrim etnik per te cilin duhet bere dallim, ne perpiqemi ta bejme kete e pa dyshim i tille eshte edhe rasti i Kosoves.
Po te ishim treguar te mefshet, rezultati do te ishte nje katastrofe morale e strategjike. Kosovaret do te ishin bere nje popull pa atdhe duke jetuar ne kushte te veshtira ne disa nga vendet me te varfra te Evropes e duke i mbushur plot demokracite e reja. Konflikti i Ballkanit do te kishte vazhduar pafundesisht duke krijuar nje rrezik per nje lufte me te gjere si dhe per tensione te vazhdueshme me Rusine. Vete NATO-ja do te ishte diskredituar qe nuk arriti te mbronte pikerisht vlerat qe i japin kuptim asaj. Ata qe thone se Kosova eshte shume e vogel per t’i dhene nje rendesi kaq te madhe, i harrojne keto fakte te thjeshta.
Kur ne fillim te vitit 1998 ne Kosove filloi dhuna, ne i rrahem plotesisht te gjitha rruget diplomatike per arritjen e nje zgjidhjeje. Tetorin e kaluar e bindem Z. Milosheviç qe t’i terhiqte disa nga trupat nga Kosova dhe te lejonte atje nje prani nderkombetare te paarmatosur. Kjo eshte zgjidhja qe avoketerit e kompromisit propozojne edhe sot. Mirepo ajo deshtoi qe vjeshten e kaluar. Z. Milosheviç i shkeli premtimet e bear, dergoi akoma me shume trupa ne Kosove dhe i destinoi ato per ofensiven qe kishte pergatitur gjate muajve te tera. Kur kjo ofensive filloi, ne u detyruam te vepronim.
Strategjia e Milosheviçit ishte konceptuar per te jetuar me gjate se ne dhe per ta perçare aleancen. Mirepo deshtoi. Ne vend te ndonje mosuniteti ne Bruksel, po vijne sinjale perhere e me te shumta per pakenaqesite ne Beograd : ushtaret serbe braktisin pozicionet e luftimit, civilet serbe protestojne kunder politikave te udheheqesve te tyre, djem te rinj i shmangen rekrutimit, serbe te shquar i bejne thirrje Millosheviçit te pranoje kushtet e NATO-s. Nderkohe, fushata jone ajrore ka shkaterruar ose demtuar nje te treten e automjeteve te blinduara ne Kosove, gjysmen e artilerise se Serbise, pajisjet e saj per te prodhuar municione, te gjithe kapacitetin e saj per te rafinuar produkte nafte e duke i shkaktuar edhe nje dem kolosal sektoreve te tjere te ekonomise. Megjithese Millosheviçi ka debuar me qindra mijera shqiptare kosovare nga shtepite e tyre, ai nuk e ka eliminuar Ushtrine Çlirimtare te Kosoves. Madje radhet e saj po shtohen dita-dites, ajo ka filluar te ndermarre ofensiva kunder forcave serbe, te cilat fshihen skutave per t’u shpetuar goditjeve ajrore.
Tani Millosheviçi po perballet me sigurine e vazhdimit te fushates ajrore, me kembenguljen e UÇK-se dhe me mundesine per t’u pergjigjur perpara popullit te tij per fillimin e nje konflikti qe jo vetem nuk mund te fitohej, por po i shkakton vendit disfate ushtarake e rrenim ekonomik.Çeshtja tani nuk eshte nese do te permbyset apo jo spastrimi etnik i kryer prej tij, çeshtja eshte se kur do te ndodhe kjo, e kjo do te thote se edhe sa pjese te tjera te ushtrise se tij ai deshiron t’i shikoje duke u shkaterruar gjate kursit qe ka marre.
Ndonese une nuk i perjashtoj opsionet e tjera ushtarake, ne jemi duke e vazhduar strategjine tone te tanishme per tri arsye.
E para, dhe me e rendesishmja, eshte se ajo po jep rezultate dhe keshtu do te arrije t’i permbushe me sukses te gjitha kushtet baze te NATO-s, te cilat jane rikthimi i kosovareve ne trojet e tyre, dalja e forcave serbe nga Kosova dhe vendosja e nje force nderkombetare per sigurine. Kjo force duhet te kete NATO-n ne qender, gje qe do te thote se ajo duhet te jete nen komanden dhe kontrollin e NATO-s si dhe rregullat e angazhimit te saj te jene te percaktuara nga NATO-ja, por do te kete formacione edhe nga vendet jo te NATO-s, pikerisht si forca qe derguam ne Bosnje. Fushata jone ushtarake do te vazhdoje derisa te permbushen keto kushte dhe kjo jo sepse ne jemi kokeforte apo arbitrare, por sepse keto jane kushtet e vetme mbi bazen e te cilave refugjatet do te ktheheshin ne shtepite e tyre ne siguri si dhe mbi bazen e te cilave UÇK-ja mund te ishte vertet e nxitur per t’u çarmatosur — kushtet baze te nje rezolute qe do te funksiononte.
Se dyti, kjo strategji ka gjetur nje mbeshtetje te gjere e te fuqishme ne aleance dhe si e tille ajo mundeson permbushjen e objektivave tane. Edhe pse vende te ndryshme mund te kene rrethana te brendshme te ndryshme, lidhje te ndryshme kulturore me Ballkanin si dhe ide te ndryshme per taktiken, nuk ekziston kurrfare pikepyetjeje per unitetin tone lidhur me qellimet e me deshiren per te fituar. Une kam punuar shume per te modeluar konsensusin tone te tanishem; pas 60 dite fushate ajrore, NATO-ja eshte me e bashkuar per Kosoven nga ç’ishte ne fillim.
Se treti, kjo strategji na jep mundesine me te mire per te realizuar qellimet tona ne nje menyre qe i forcon, jo i dobeson, interesat tona themelore ne marredheniet tona afatgjata e pozitive me Rusine. Rusia po ndihmon ne gjetjen e nje menyre sipas se ciles Beogradi te permbushe kushtet tona. Trupat ruse duhet te marrin pjese ne forcen qe do te ruaje paqen ne Kosove duke bere keshtu qe nje burim tensioni te kthehet ne nje mundesi bashkepunimi, tamam si ne perpjekjet tona ne Bosnje.
Se fundi, nuk duhet te harrojme se permbysja e spastrimit etnik ne Kosove nuk eshte e mjaftueshme ne vetvete per t’i dhene fund konfliktit etnik ne Ballkan dhe per te krijuar nje stabilitet te qendrueshem. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet te bejne per Evropen Juglindore ate qe beme per Evropen Perendimore pas Luftes II Boterore dhe ate qe beme per Evropen Lindore pas Luftes se Ftohte. Liria, respekti per te drejtat e pakicave dhe begatia jane forca te fuqishme per te ecur perpara. Ato u japin njerezve qellimet per realizimin e te cilave ata duhet te punojne; ato lartesojne shpresen kundrejt frikes dhe te nesermen kundrejt se djeshmes.
Keto do te mund t’i bejme duke rindertuar ekonomite qe perpeliten, duke nxitur tregtine dhe investimet si dhe duke i ndihmuar vendet e rajonit te hyjne ne NATO dhe ne Bashkinim Evropian.
Tashme demokracite e ketij rajoni po i pergjigjen vrullit te integrimit duke kembengulur ne realizimin e reformave te tyre, duke strehuar refugjate e duke mbeshtetur fushaten e NATO-s. Nje Serbi demokratike qe respekton te drejtat e popujve te vet si dhe te fqinjeve te vet mund te bashkohet, dhe duhet te bashkohet, me to.
Nese do ta beje kete, ne do te ndihmojme per ta rikthyer ate ne vendin e saj legjitim si nje shtet evropian ne Ballkan, dhe jo per ta lene si nje shtet te copetuar ne periferi te Evropes.
Ballkani nuk ka pse te jete i destinuar si kryeqendra e erresires ne Evrope, nje rajon i xhamive te bombarduara, i burrave e i djemve te pushkatuar nga prapa kokes, i grave te reja te perdhunuara, i rrjedhave te historise qofte te grupeve, qofte te individieve, te rishkruara apo te fshira. Siç i kane drejtuar udheheqesit njerezit e tyre gjate nje rruge, ata duhet t’i kthejne keta njerez drejt nje te nesermeje me te mire. Ne fund te fundit, ne dhe aleatet tane mund te ndihmojme qe kjo te realizohet, por kjo mund te arrihet nese do ta vazhdojme me konsekuence fushaten e NATO-s duke ndjekur nje strategji qe do te siguronte qe forcat qe e bashkojne Evropen Juglindore te jene me te fuqishme sesa forcat qe e copetojne ate.