Nga Antologjia agimiane e poetit AGIM DESKU,/
MË SHUMË SE POEZI –
Në ditëlindjen time/
Më vijnë çdo çast urimet e më të mirëve/
Mezi presin të zbresin nga retë e shiut/
E besoj më sjellin ngrohtësinë e diellit /
Dhe me fjalët e bukura t’hyjnive arrijnë
Sot s’janë më mua mbretërit e pranverës
Dikush i bën sehirë botës me covid 19
Ndoshta pse sa herë u bëra kryeneç jete
I padëgjueshëm i pushteteve të shteteve
Kam mbetur peng i besës së burrit
Në një kohë kur s’dëgjohet ma burrënia
E kam pague shtrenjtë heshtjen e fjalës
Jetës ia shtova edhe një rebel ma shumë
E kam dashur veç jetën e luftëtarit të lirë
Dashurinë e vashës së tij e bëra varg t’jetës
Ç’m’u kujtue çlirmtarja që nuk fali tokë
Nuk do që varri i trimit të bëhet mish qeni
Sot në mua ndriçojnë agimet e shenjta
A kam jetë të shoh qytetin veç trëndafila
Pa re të zeza të shekujve që na mallkuan
Të rikthehen zanat e dashuria e shqipeve
25 gusht 2020 AGIM DESKU
From the Agimian Anthology of the poet AGIM DESKU
MORE THAN POETRY
On my birthday
The best wishes come to me every moment
Can’t wait to get down from the rain clouds
I believe they bring me the warmth of the sun
And with the beautiful words of the deities they arrive
Today the kings of spring are no longer with me
Someone looks of the world with covid 19
Maybe why every time I became haughty
Inaudible of the powers of states
I have remained hostage to my man’s trust
At a time when manhood is no longer heard
I paid dearly for the silence of the word
I added one more rebellion to my life
I just loved the life of the free fighter
I made the love of his daughter the vers of life
What do I remember about the liberator who didn’t forgive the land
She doesn’t want the tomb of the brave to become dog meat
Today the holy dawns shine in me
Do I have life to see the city except roses
No black clouds of the centuries that cursed us
To bring back the fairy and the love of eagles
25 August 2020 AGIM DESKU
Translated by
Marjeta Shatro Rrapaj
Dall’Antologia Agimiane del poeta AGIM DESKU
PIÙ CHE POESIA
Per il mio compleanno
I migliori auguri mi vengono in ogni momento
Non vedo l’ora di scendere dalle nuvole di pioggia
Credo che mi portino il calore del sole
E con le belle parole delle divinità arrivano
Oggi i re della primavera non sono più con me
Qualcuno guarda al mondo con covid 19
Forse perché ogni volta sono diventato altezzoso
Inudibile dei poteri degli stati
Sono rimasto ostaggio della fiducia del mio uomo
In un momento in cui la virilità non è più ascoltata
Ho pagato a caro prezzo il silenzio della parola
Ho aggiunto un’altra ribellione alla mia vita
Ho adorato la vita del combattente libero
Ho reso l’amore di sua figlia il verso della vita
Cosa ricordo del liberatore che non ha perdonato la terra
Non vuole che la tomba dei coraggiosi diventi carne di cane
Oggi le sante albe brillano in me
Ho la vita per vedere la città tranne le rose
Nessuna nuvola nera dei secoli che ci ha maledetti
Per riportare la fata e l’amore delle aquile
25 agosto 2020 AGIM DESKU
Tradotto da
Marjeta Shatro Rrapa
NË ANËN TJETËR TË DIELLIT
E njëjta flakë ma dogji fjalën n’shpirt
Nëse ndonjëherë e kam urrye botën e lirë
Anës tjetër të diellit dua t’i vëjë pik
Njeri duhet të digjet
Unë apo fjala e mirë
Urreva pse nuk i ngjava Jan Pallahut
Kur n’shesh t’qytetit u dogj për lirinë
Sonte seç më mungon gjuha e Naimit
Të digjem unë për atdheun e dashurinë
Ç’më mungon kënga e Mjedës për bilbilin
Kur jam larg teje me vargje dua të ju flas
Dua të çmallëm deri në qiell të bërtas
Lahuta e Fishtës ç’më del para orë e çast
I kam kërkue leje dritës së diellit
T`i dal n`ballë demonve t`marrëzisë
Sa herë shekujt në ferr më kanë lenë
Mos më u dallue nga fytyra e tradhtisë.
KOHË MASKASH
Për një çast takova ufot
Kohën ç’ma çmenden maskarenjtë
Apokalipsat u mbyllën n’maska
Askush nuk i çahet së vërtetës
Kohës sime i duhesh sot o kurrë
Për ta gjetur një fjalë të pathënë
Një varg që aty ti më rri si mbretëreshë
E dimë kush e sjelli kohën e maskave
Ç’faj më ka e bukura e detit
Për mëkatet e fundosjes së Titaniku
S’kam për t’i harrue simfonitë e Betovenit
Edhe nëse bajlozët më thyen n’shpirt
Do vetvritet një ditë koha e maskarenjve
Lum ai kush jeton n’kohë pa maska
Dashuritë i falën për brezat e lirisë
Në këtë kohë maskash
E desha një varg a fjalë shpirti
Edhe nëse më deh a më bën t’krisur
Sonte njëqind lutje ia bëra shiut
Të mos më sjellë stuhi t’çmendura
Mjaft i kam përmbi retë korbiane
Nuk njohin zotëra as jetë trëndafilash.
TEK VERRAT E LLUKËS
(Prof.Anton Çetës dhe Zekria Canës)
Atë ditë ishte e vërtetë së isha vet aty
Bashku me pesëqind mijë tëtë motra e falën gjakun
Të vetmit vëlla të vrarë nga dora vëllavrasëse
Ia falën Anton Çetës
Atë ditë ishte ditë e vërtetë
Verrat e Llukës sërish u bënë Shqipni
Edhe pse plumba çetnikësh kishim përmbi
Atë ditë jeta ishte lojë teatri
Luhej tragjedia milionshe
As vdekja s’kishte ma rëndësi
Së sa një copë toke e lirë
Atë ditë zbriten zotnat në tokë
Edhe ëndërrat i ëndërronim veç liri
Aty falej gjaku për Shqipninë
Nën rrjedhjen e lotëve të profesorit
U bashkuam në një fjalë atdheu
Atë ditë u bëmë besnik me njeri-tjetrin
Nga ajo ditë e paharruar kaluan tridhjetë vite të besës
Vallë a na ngriti lart ajo ditë
A i qëndruam besnik fjalës atdhe
A humben tradhtarët a jetojnë ende
Nëse janë mbështjellur në fytyra demonësh
Perandorët a ikën nga këto anë
Apo sërish nga të vdekurit krijuan të gjallë
Sot e për mot i kujtoj Verrat e Llukës
Janë historia e bashkimit shpirtëror
Atë ditë tërë shqiptarët ishin aty
Në çdo përvjetor nga një pemë ta mbjellim
Ku nesër brezat le të pushojnë aty të bashkuar.
GURI I DESKUT
Të kam rujtë në Ashtin e birit tim
Në sytë e tij të kam ëndrrue të lirë
Gati u verbova duke të kërkue mbi re
Më u ba burrë nëse kaloj kufirin i gjallë
Më ndaluan të kaloj nëpër Çafë Thanë
As më pa së çfarë ka në zemër të nanës
As më u ç’mall pak n’dritë të llambës
Pa guxue besa n’beteja përballë me dalë
Për këtë gur kam qajtë me ditë të tanë
Këtu pushoinë rrënjët e mia migjeniane
Dhe mu në Pukë më rri ashti im i vjetër
Pikërisht aty më ruhet e gjallë historia
Tani që e di së ku e kam Gurin e Deskut
Këtë të vertetë ta shënoj në ditar të jetës
Të pi për Qafë Thanë e të bëhem lumë
S’dua më të dëgjoj fjalë që nuk i lanë deti.
Çdo hërë koha ka qenē për më u ba burrë
Dje s’kishim kohë pse ishim nën okupim
Kush na ka faj pse s’jemi luftëtarë t’gjallë
Si Gjergji e bac Ademi brez pas brezi.
18 qershor 2020 @gim DESKU
Në foto Guri i Deskut-Pukë
PUSHTETI I FJALËS
Ka vite që në ëndërr më rri Lordi Bajron
Vitet më të bukura ia kushtova fjalës
E pysja veten në cilën kohë t’jetoja
Një kohë u bëra kopshti i trëndafilave
Ju rrefeva tokës së do rri me besën
Së luftëtarët s’kanë pushtet të urryer
As poetët nuk dinë së ka vdekje diku
Sot ngritni gotën me njeriun e zemës
Pushtetët sa vijnë ,ndërrohen e shkojnë
Në sytë e popullit lum ai që me nder jeton
Ishte porosia e mikut tim luftëtar i lirisë
Asnjë tradhti njeriut që sot vdes për ty
Tani e di ku jeton e bukura e detit
Diellin do e kaloj edhe nëse flakë bëhem
Sot të jetohet si poet veç yjet e dinë
Këngës korbiane mjerisht disa ju prijnë.
SATELITËT
Satelitët s’kanë kohë të sillën rreth botës
T’rrotullohen rreth meje thot babai Zenun
Pa frikë thoshte se bota e vertet jam unë
I kam parë tek fluturonin me vet ufot
Thonë të sakrifikohen për diçka t’shejtë
E duan lirinë veç për fëmijë të lagjes t’vet
Të fluturojnë qiellit kanë frikë të digjen
N’ditaret e mbrëmjes janë lajme t’veçanta
Tani bota i ka hedhur satelitët në gjithësi
Nei kemi hedhur t’i gjujmë shtrigat n’liri
Njeriu sot jeton si fytyrë bardhë a i zi
Lgjet e fizikës na i humben ato të traditës
Mbretëri e tokës të mbesim u sakrifikuan
Edhe detin e bëmë me dhembje Titaniku
Nga çfarë ngjajmë ma askush nuk e di
Ishte natë kur kafshuam mollën e Adamit
Nuk u skuqem se ishim kalorës Venediku
S’di çfarë dhembje rrinte nën Titanikun
Zanat për një çast gjetën portën e ikjes
Mbetëmnë shoqëri me orët e liga.
SHQIP T’BËRTAS
A m’i huazon motër nëntë plagët e Gjergjit
Të ngritëm shkallëve për tek dielli
E di se kush më rri në atë pjesë t’botës
Të rr lart o të mbytëm në fundin e gotës
Mos u merakos për flakën nëse na djeg
Asnjë fuqi e stuhive s’ka për të na rrxue
Të bërtas sa n’qiell yjet më u ba bashkë
Pesë shekujt e ferrit n’dhe kam më i palue
Edhe ëndrrat kam në det më i gjue
Veç kujtimet n’dry më duhet më i lanë
Nëse sërish lind n’këto troje ndonjë zanë
Besë atdheu e fjalë hyjnish kam më i dhanë
Kam më të bërtit shqip si dragua
T’shoh luftëtare si e shuan etjen n’krua
Ah sa mirë e ruan besën e Konstadinit
E mbështjell me fjalë e trëndafila të prillit
Të bërtas më shumë se Erna s’kam fuqi
Në varg poeti si s’kllav më më qef rri
T’i them diellit digje atë botë të mëkatit
Mëkat që ia ndave në dysh dashninë fatit.
ÇFARË GOTË TË NGRITI
Sot s’di çfarë gote të ngriti
Mendova një gotë verë për Çamëri
Një për Preshevë e Malësì
Për Mitrovicën e harruar do të dehëm
Në gotën time s’ka verë as raki
E kanë mbushur dhembje e mërzi
Bota s’çanë kokën nëse unë kam plagë
Çmendem a festoj për të është njëjtë
Gotës i paskan hedhur veç pak plagë
T’i dyfishoj plagët që s’kanë shërim
Si ta ngriti këtë gotë t’thyer copë e grimë
Seç i ngjanë atdheut jeta e poetit të lire
I kërkova gotës të mos mbushët çmendi
Edhe pse nuk do të jetohet pa këtë “liri”
T’i kisha grushtat e Migjenit e fuqinë e Prometheut
Valë deti t’i bëja dhembjet tua atdheut
Më duhet të qëndroj e të bëhem Promethe
Ikja s’më ngjanë në burrëninë time
Veç dashnia që mbajnë shqipet në gji
Më mbushin gotën e më falin liri.
MË PËRVLOVE MITROVICA IME
M’i ka ngja nuses dikur kur ka gatue mirë
Verës kur ma ka sjellë bukën
Në arë veshur me ar dhe e lire
Në të mbjella e në të korra
Fare pa u lodhë hiq
E di zemra e saj
Kur kalonte Ibrin përtej
Sa herë ia kanë la e fshi magjen e bukës
Drita e minatorit ia ka rritë lulet e prillit
Fjalë t’zezë askush s’ka mujt më ia qitë
Në Mona Liza të kam krahasue çdo ditë
M’i ke ngja luftëtarit t’pushkës e penës
Duhet të qëndrosh për t’bërë sakrficë nënës
Për nënën që të rriti e s’di a jeton ma
E tretën larg
Kur na ndanë e na vranë
Sot jetoj në qytetin pa emër t’bashkuar
Afër urës pres Prometheun e bekuar
Një si Isa Buletini
Kur e ndihmoj Pavarësinë
Dikur Mitrovica ishte krenare
Për tërë Shqipërinë.
REGJIMET
Regjimet nuk i kupton mendja
Këtë fjalë nuk ta do as zemra
Pesë shekuj ka pasur regjime kjo tokë
As edhe një nuk e mundi këtë botë
Të gjitha e kanë të shkruar të pësojnë
Të vetmuar ferrin nëse do e përballojnë
Veç populli të bukurën ka më e gëzue
Regjimet si erdhen kanë më përfundue
Shtrenjtë mëkatet do t’i paguajnë
Historia nuk i harron këta demonë
Veç para ferrit populli do t’i gjykon.
NË ÇMENDURI KAFSHIMI
I kemi kafshue mollat e ndalueme
Kur faqja e hidhur e historisë sime
U bë sy i vërbuar i Portës se Jelisesë
Në Shen Stefan u çmenden shekujt
Heronjtë mbeten peng të lirisë
Si s’më lanë as pak tokë të pandarë
Sa të pushoj pak në Kopshtin e Edenit
E di si të jetohet në teatrin lakuriq
I urryer edhe nga dehja e vetvetes
Jam thyer nga qëndrimi im burrënor
Më mirë të bëhem kalorës venedikian
I dashur për puthjet që engjëjt na i falin
Më kanë qujtur palaço disa të pa fytyrë
Pse e rujta fjalën në muzeun e zemrës
Çmendurisht kohët luftojnë për të më urryer
Diellit i bëj lutje dritën kurrë mos ma ndal
Po nuki pashë yjet herët çdo mëngjes
Për heroinën e luftës jam gati të vdes
Kanë vërshue lumenjt në sytë e tu Erna
Më kanë pushtue thellësitë e Titanikut
Më urrejnë pse fjalës i qëndroj n’besë t’ mikut.
Po ia kthej tokës borxhin që më fali për yjet
T’i them diellit të mos ma fikë dritën veç sonte
Edhe unë të digjem siç është bërë hi bac Ademi
E di se nëse ulëm këmbëkryq Natën e Zjarreve
Plisin e Gjergjit do ta shohesh në kokën e Prometheut.
HOMAZH FJALËS
-Vëllait
E di çfarë më thonë miqt e fjalës
Kur i pyes për fjalën e bukur
E them nga shpirti i plastë
Se s’ka si fjala e shejtë vëlla
Edhe nëse e shkel fundin e botës
Edhe po hyre thellësive titanikiane
Fjalë të dhembjes e më plagë gjen
S’gjen si të vëllait dhe mikut të shejtë
Nëpër shekuj fjala s’di a na ka besue
A ka folë ndonjëherë gjuhën tonë
Kur i jemi betue në dhembje të vëllait
Kurrë mikun mos më e tradhëtue
Nuk i harrova kurrë plagët e luftës
Ndoshta kam arsye sot të festoj
Fitoret e luftës në ditar po t’i numëroj
Vëlla nuk të harroj jeta e bukur
Ia dole t’i mund Apokalipsat e ferrit.
PSE SHKRUAJ
Shkruaj se e di se ju duhet miqve një fjalë
Ajo e bukura t’i mbanë në jetë të gjallë
Kam më shkrue për yjet që më s’janë vet
Mbi re ka kohë që kanë ba shoqëri të re
Më duhet të shkruaj për t’ia kujtuar vetes
Se dikur isha pesë shekuj i robëruar
Për besë fjalën e kisha të trashëguar
Për këtë flasin lapidarët nëper secilin lokalitet
Për të bukurën ec e mos e thuaj një fjalë
Kur rri me ty dhe të shndërron në hyjni
Shumë kam për të shkrue për të vërtetën
Nëse nga aty kam liri të flas për jetën
Edhe çfarë më thot luftëtarja të shkruaj
Lirinë e trimit në teater e do ta ruaj
S’ka frikë nga dhembja e as nga shembja
Demonët e atdheut i di me emra
S’dua të shkruaj për urrejtjen asnjë fjalë
Ah sikur të ishte kjo e keqe veç përrallë
Të shkruj për hyjnitë kur të falin dritë
Buzëqeshja e tyre çdo ditë lart të ngritë
Të gjithë shkruajnë për rrënjët e Gjergjit
Por unë shkruaj të mos na marrin ca të huaj
Ec e mos shkruaj për këtë popull më gjuhë të Zotit
Mjerisht i ndarë në copa të Evropës
Ca në Anadoll e ca në botë si robot
Shkruaj edhe për motrën bije e konakut
Kur vjen të vëllai pimë kafe buzë oxhakut
Dritën e diellit nga larg ajo ma sjellë
Për të trëndafilat më të bukur unë i mbjelli.
PIKTURË
-Artit të jetës
Kam më ju besue syve veç sot
Kur e preka me dorë pikturën
Prita të më flet një fjalë
Përballë meje më rri e gjallë
I besoj së i merr lutjet e mia
Me vite i kam rujtë më ia thënë sot
Me gotën e ngritur ta përqafoj nga lart
Syrit i duhet vetëm arti kur fal art
Kur e shoh artin e bukur në pikturë
A ka fjalë ma të bukur për këtë burrë
Arti i jetës është mbështjellur me flamur
Mbi heronjtë e Shqipnisë me brushë rri
Nga zemra ju thur hymne dhe lavdi
Luftëtarët e Gjergjit bëjnë dritë e hieshi
Nga yjet i merr engjëjt për t’i bërë katër sy
Vet bëhet dhembje që botës t’i fal liri.
KURRË MA MOISI
Moisi
Mendova së të vdiç koha
Në betejat e Gjergjit
Jeta a ishte edhe vdekje
Edhe liri
Të paskan pritur nga të katër anët
Më mirë më bën vdekja
Se sa ti të ringjallësh
Si nuk të munden as pesë shekuj të ferrit
Sërish të panë në fytyra demonësh
Mezi pritët të vini bashkë me perandorët
Më i ngjyros lulet e Shqipnisë me të zezë
Jo s’kthehesh ma Moisi me fytyrën që ke
Kësaj toke ia vëre vulën e tradhtisë
S’të ka hije rizgjimi nga bota e ferrit
Mjaft bartëm mbi supe shekujt e tmerrit
Moisi ma s’ma kap mendja të rri me ty
Veç nëse shuhen zjarret prekaziane
Bota të ka zgjedhur për Hamlet të ri
E di unë cili ngjajmë në korb të zi.
KUR THËRRET ÇABRATI
Kodër e skuqur dje
E thirr më ka sa herë shikoja diellin
e agimit mëngjesor
Pranvrat e mia t’i di ku i kam
Një hap larg të kisha Shqipni
Me sy të vërbër të shihja mirë ty
Të ledhatoja më shumë së një fëmijë
i mbrëmjeve djaloshare
Veç në zemër të këndoja vet me vete
Kisha frikë për emrin tënd të lirisë
Sa për vete s’bëhej fjalë
Me ferr se ferri jetohej veç në përrallë
Mbrëmjet e Çabratit më falën një këngë
Edhe sot e ruaj pse nuk jetova në atdhe të huaj
Me Selmanin ,Ibrahimin dhe Ragipin
Ishim dëshmitarë të farës se keqe hijenash
Poezi studenti tha baca Xhafer
Ikën të paftuarit e ftuar dhe u vetëvranë
Dhe ne sërish u burgosëm për t’u ringjallë fjala
Dymbëshjetë vite ma burgosen mikun tim
studentin Bajram Gashi
Pesëdhjetë vite sërish në burg
Populli im i mirë
Deri më 1999 s’kisha guxim të vizitoja Gjakovën krenare
E them nga plagët e Çabratit
Kurrë mos dëgjofsha tradhti për kombin
Të jetoj poezia e Yllka Domit dhe lulet të çelin
Më herët se në çdo pranverë në Çabrat.
E kujtova vitin 1988/89 si student në Gjakovë
RRI
-Ku është më e mirë balta së mjalta
-Rri për fëmijët me plis mbi ballë
-Ri për ëngjëjt që jetojnë me yjet e gjithësisë
Nuk di ku ndalëm sot as kohën për të cilën flas
Jetoj në një kohë të pa kohë
Kur veç shqip më vie të bërtas
M’u kanë përzi kohët
Njërëzit s’ka kush t’i njoh
Çudi se si jam gjallë dhe unë
Çdo ditë demonët më duhet t’i shoh
Të iku nuk është burrëni
Të rri nuk është trimëri
Çfarë t’i bëj vetes
Më mësoni se vet nuk di
Për ikjen thuhet se është tradhti
Në fuqi Prometheu të ngritëm
Ku ta marr këtë mder të atdheut
Apo të mbetëm gjithmonë fëmijë
Më u shndërrue në 54 liritë prekaziane
Në vëllazëritë e Medvegjës e në Malësi
Më e kujtue si ka mbetë Shqipnia e ndarë
Me qëndrue si brezat e mi është burrëni
Rri për fëmijët me plis mbi ballë
Rri të ju tregoj brezave për çdo luftëtar
Rrri të ju shkruaj epitafet e lavdisë
Rri se ata na e shkruan këngën e lirisë
Rri për nipër e mbesa të Shqipnisë
Rri për engjëjt që jetojnë me yjet e gjithësisë
Rri ta mbroj pa e shitur tokën e Dardanisë
Rri aty ku është më e mirë balta se mjalta.
S’NJEH KUFI PENA IME
Ecën drejt
As majtas as djathtas
Kurrë pa u ndalë
As në metreot
e pritjeve të udhëtarëve
S’njohim kufi as perëndi
Miq krijuam të bardhë e të zi
Jo demonë as perandor të ri
Para mëngjëseve
Më zgjojnë ëndrrat
Deri sa në gjumë fjala rri
Nuk fshehem në majën e penës
E ndjej ngrohtësinë e diellit
Kur jemi bashkë
Dashuri i bëhem vargut të saj
Ndaloj lumin e dhembjeve
Për në det
Populli im çdo ditë më bëhet penë
Për t’i shërue plagët titanikiane
Dhe ecën pena
mes përmes zjarreve prekaziane
Dhe as në liri s’ka kush që e ndalon
Pranë lapidarëve ulët
Flet me luftëtarët e rënë
I pyet
Cila dashuri më shumë ju dhemb
Cilën e latë për këtë vend peng.
KUJTESË
Vrapojnë të rriturit anës detit
për ta gjetur fundin e botës
E harrojnë kokën peng
Diku të lenë shkret
S’ka kthim mbrapa
se e humbin burrërinë
Gabim i perëndive
nëse ia njohin fuqinë Apokalipsit
Harruan për betejat
i fituan ata që u flijuan
Çfarë do bëjnë të gjallët
një ditë do ta humbin lavdinë
Askush askujt s’mund të ia merr krenarinë
Mos i mbyllni portat e lirisë
Edhe nëse kthejnë hanibalët ante portas
Me plagët e atdheut dikush po jeton gjatë
Duhet shëmb botën e kujtesës
Sa nuk nuk na ka zënë mallkimi i luftëtarëve
Kujtimet po m’i varrosin sërish Apokalipsat
Hyra shtatë pash në dhe veç t’i rri peng fjalës
Në këtë kohë të lirisë e thua ti veç në ëndrra
A i thuhet i lirë popullit kur i ndahet zemra.
S H Q I P Ë R I
Dikur ke qenë zonjë e madhe
Hartat të flasin vet
E gjatë dhe e shejtë
E bukur si një sorkadhe
Asush s`mundi të duroj më shumë se ti
Pesë shekuj ferri pa asnjë ditë liri
Me plisin në kokë të njohen për Shqipëri
Kishe djemë të bukur e vajshëza hyjri
E di kush të ndau dhe askush nuk të çau
Nga Evropa dalloheshe për mbretëreshë
me fytyrën e Gjergjit shquheshe për timëreshë
Sot më thuaj Shqipëri sa e vogël ke mbetë
Në grusht të dorës të mbajnë tre a katër vetë
Kështu nuk mundem të jetojmë unë e ti
Veç të bashkuar si në këtë hartë
kur ishim mbretëri.
ITAKË PO MOS ISHE TI
Vitet i kam dëshmitare
Kur jam nisur më të pa
Itaka ime
Me vete mora pije
Jo për t’u dehur
Verë Çamërie
E di se do të gjeja aty
Të kam lexue në Iliadë
E di ku je
Arenë luftëtarësh pellazgë ke qëndue
E vërbuan Homerin asgjë mos me tregue
Kur 16 shekuj para Krishti
Tanagra shqip Homerit i ka besue
Me tërë fuqinë sot kam me të përmbëledhë
E në vargun tim kam më të hedhë
Itakē po mos të ishe ti dje
As unë për ty nuk i kisha nisë këto vargje
Perënditë janë fajtore kur thanë
Se Itaka nuk ekziston
Bota u vërbue bashkë me Homerin
Popullin tim ma zhdukën nga harta pellazge
Pesë shekuj na detyruan të jetomjmë ferrit të Dantes
Për ty lindnim betejave të pafundme
Si Korife sërish zgjoheshim edhe ma të fortë
Në Promethe.
Ps-Tanagra ka jetue 16 shekuj para Krishti dhe ka fol shqip,80 km afër Athinës ka jetue.Shih Naim Lacej -“Tangara “Shkodër 2013
MË DUHESH CEZAR NË 952 KAFKAT E ÇELE KALASË
Më duhet sonte patjetër fluturimi yt
Për ta nxjerrë fytyrën time ferrit t’Dantes
Sonte kutinë e Pandorës do ta hapim
Askujt nuk ia la dashninë e Ajkunës
Edhe nëse janë zotna të qiellit e të tokës
Luftëtri i shtatë brezave të lirisë dikur isha
Merrni nga unë çfarë do që ferri më kërkon
Betejat i ndajë veç me dashuri luftëtarësh
Edhe nëse më ofrohet Kopshti i Edenit
Nuk e dua as guximin e kalorësit venedikian
Çfarë u bë kur mbeta peng i fjalës
Në çmenduri thonë nuk i duhesh botës
Asnjë perëndi sot fjalën time më nuk e kanë
Më duhesh Cezar sonte t’i kujtoj këngët e Homerit
Ato që i ringjallin betejat për Trojën
Njëmijë herë i kam numrue 952 kafkat e Çele Kalasë
Asnjëherë dhembjen askush s’ma mori për këto plagë.
PS-Çele-Kalanë e ndërtuan turqit me 952 kafka shqiptarësh në Nish!