Kur Athinën shkela, që ditët e para/
i pari afendiko, një zonja Varvara,/
nga mëngjesi në darkë, fap-fup, me mistri/
shtëpinë i suvatova, bukur, mrekulli./
-Ç’ësht’ ky emër thotë,-Meti s’të thrres dot/
ti je nga Koricaja, je vorioepiriot,/
të kam bler’ kostumin, kryq edhe jelek/
do të vaftis, Mihalis, emër i bukur grek./
E më shpje në kishë, kjo zonja, mor’aman
-Hajde zhvishu më thotë, do hysh në kazan
dridhem si i dënuari, në një sallë gjyqi
s’dinja ç’ishte kisha, as, s’i bëhej kryqi.
-Aman, moj kiria, ç’jan’ këto që flet
si të zhvishem unë, jam bërë dhe synet
ku ti fsheh moj zonjë, jam burrë, kam allate
sheshit, s’mund ti nxjerr, nuk i kam patate.
Jo moj greçkë, nuk zhvishem, gollogash i tëri
lakuriq m’ka parë, vec nëna që më bëri
ç’të të them, Varvara, për hir të së vërtetës
ku e ku, m’ka pare dhe mikja e jetës.
-Hyr’e zhvishu,-thotë-,mos u merakos
sot ësht’ dit’ e shenjtë, tha gjinis Kristianos
hyj në dhom’ të zhvishem, shoh një derë, nga prapa
mu kujtua loja, me hapa-dollapa.
Hapa pakëz portën, të dal të mos dal
e i thashë vetes:-Ç’pret more, Mihal
e u bëra xhom,vrapit, morra dhenë
në kishë më presin, un’ u lash’ shëndenë.
Kërkojnë Mihalin, nga hyri, nga doli
po u fsheh korçari, se gjen as interpoli.
Shkuan 20 vite, miq, un’ sot u hapa
mu kujtua kisha, me deriçkën prapa
e gjora Varvarë, ndoshta, pret dhe sot
të vaftisë Metin,vorioepiriot.
1992, Agios Joannis, Neos Kosmos, Athina
Meti Fidani
Devoll