Nga Safet Hyseni/Më parë e panjohur për letrat shqipe ajo fjalën e bukur me plot art dhe sharmë e ka lëvruar në gjuhën angleze. Thjesht ka depërtuar thellë në letërsinë amerikane. Me tre libra me poezi dhe një roman ka gjetur vend në një antologji poezish në mesin e 348 poetësh ku janë emra të njohur si Edgar Alla Poe dhe shumë të tjerë. E njohur si piktore ku ngjyrat i derdhë në abstrakt, në varg sjell një stil të ri i cili shumë pak krijohet. Ndjenja e saj e çastit vargëzohet në imtësia. Kaltrina VB Hoti është lindur më 26 qershor 1967 në Hoti në Plavë. Shkollën fillore e kreu në “Hasan Prishtina”, Prishtinë, ndërsa të mesmen, atë të mjekësisë në “Xhevdet Doda”. Në vitin parë të fakultetit të mjekësisë e lenë folenë me të gjitha ëndrrat dhe merr rrugën e kurbetit. Në 1997 në New York mbaroi International Correspondence School-Diploma Interior Decorating. 2009-2011 Kaltrina e kishte radio programin e saj “Taking to Nancy and Chuck”.
Në 2011 vendos të marr një hap në krijimtarinë e artit të pikturës. Për dy vite ajo studion te piktori i njohur Chuck DeHaan. Kaltrina deri më tani në gjuhën angleze ka botuar: “Voices”, poezi 2011, “Touch of Italian attitude in your kitchen “, Monografi e artit të kuzhinës 2014, “Come dance ëith me through ëords of thoughts”, poezi 2013, “Dancing on the rain”, poezi 2016.
Kaltrina është anëtare në Akademinë e piktorëve “FineArtAmerica”. Dy poezi të botuara në një Antologji të poezisë botërore “Serenity” të publikuara nga Eber & Wein Publishing ( ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore duke filluar nga Edgar Allan Poe) prezantohet edhe Kaltrina VB Hoti. Me shumë sukses në gjuhën angleze mban certifikatën “Certifikata e World poetry movement “. Kaltrina VB Hoti bashkë me mësuesin e saj të pikturës Chuck DeHaan kanë botuar librin shkollor me piktura “Western coloring book “ 2009. Ndërsa në gjuhën shqipe; “Ta mora vargun”, poezi, 2016 Tetovë, “Preke ëndrrën”, poezi, 2016 Tetovë. “Puthja sekret” është libri i tretë. Tani jeton në New York ku vazhdon me laps dhe brushë të shënoj kohën e kaluar dhe të përcjell eksperiencën e saj të kurbetit nëpër mes të vargjeve dhe abstraktit në pikturë. Libri me poezi “Voices”, nga shtëpia botuese me të cilën bashkëpunon Kaltrina i është përkthyer në gjuhën spanjolle dhe kineze. Ajo i ka bërë vetes vend në sofrën e madhe të fjalës së bukur artistike. Në botim ka veprën e katërt me poezi “Buzëqesh” e cila pritet të dal së shpejti.