(ME RASTIN E NDARJES NGA JETA ME 27 NËNTOR 2024)
Nga: Hysen S.Dizdari // Tiranë me, 07 .12.2024
Prof.Sami Rrepishti ka thenë:
- “ATDHEU NUK MË KA ASNJI FAJ. EDHE SOT UNË THEM: SHQIPËRI MË JEP NDER ME JEP EMNIN SHQIPTAR ”!
- “ RESPEKTI PËR JETËN DHE DINJITETIN E ÇDO PERSONI ASHTË NË KRYE TË LISTËS SË DETYRIMEVE TONA NË JETË.”
Unë kam patur fatin e veçantë , të prezantohem me Prof.Sami Rrepishti, në vitin 2018 me rastin botimit të librit tim : “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913-2017” ,kur një kopje të librit e ja dergova me postë në ShBA.
Prof.Samiu , i cili pasi e mori librin tim e lexojë më dërgojë një urim të veçantë për botimin e tij.
Nga ky moment, kami patur korrospondencë të vazhdueshme në rrugë elektronike.Nga komunikimet me Prof.Sami Rrepishtin , unë ruaj kujtimet më të mira, si një nga intelektualët më të Mëdhej të Kombit Shqiptarë .
Nga korrospendenca me Prof.SamiuRrepishti ruaj dy nga kujtimet më brilante të tij.
1-Në vitin 2019, më konfirmojë më email se ai, do ti dhuroj Biblotekën e tij personale: “Lidhjes Shkrimtarve Shqiptare- Amerikane “ në ShBA.
2-Po në vitin 2019 ,ai më konfimojë me email, se arkivin tim përsonal kam vendosur t,ja dhurojë: Muzeut Historik të qytetit të lindjes tij,Shkodres.
Kam besim se amaneti i tij do të respektojn me korrrektësi nga pasëardhësit e tij, dhe arkivi i tij përsonal ti kthehet, Shqipërisë dhe konkretisht Muzeut të qytetit të Shkodres.
Profesor Sami Rrepishti ishte shembulli i intelektualit të rrallë e atdhetarit vetimatarë i cili vuri gjithëçka ,pasurin, familjen ,jetën e tij në shërbim të atdheut e Kombit Shqiptarë.
Duke vlersuar kontributin madhore për Shqipërinë Prof..Peter R.Prifti, autor dhe historian ka theksuar:
,,…Për mendimin tim, Prof. Sami Repishti qëndron në krye të intelektualeve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta”.
Po e vazhdoi këtë shkrim me një thënje të Prof.Nderuar Sami Rrepishti ,gjatë një interviste dhënë ish Kryeredaktorit të Gazetës ”Dielli”, z. Dalip Greca ai theksoi : ,,Atdheu nuk më ka asnji faj. Edhe sot unë them: “Shqipëri më jep nder me jep emnin shqiptar”! Dallimi në mes të tri diktaturave ashtë vetëm nga ngjyra. Të tria kanë nji objektiv: shtypjen e individit, heqjen e lirive personale, dhe forcimin e konformitetit të shoqënisë, ku çdo qytetar ashtë vetëm nji “objekt” që shërben “partinë” dhe asgja ma shumë. Unë kam përjetue të tri diktaturat dhe me humbje të mëdha: babai ka qenë viktimë e fashizmit italian; kushërini i parë u ekzekutue nga nazistët gjermanë; nana, vëllau e motra u internuen në Berat dhe në Tepelenë. Unë, student 21 vjeçar, jam torturue randë, kam vuejtë dhjetë vjet në burg dhe jam arratisë me rrezikun e jetës…,,
Profesor Sami Rrepishti lindi në qytetin e Shkodres më datën 6 prill 1925 në një familje me tradita të mëdha atdhetare e potriotike , dy prinderit e tij ishin,Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit .
Ndoqi mësimet në shkollën fillore “Oso Kuka”, pastaj përfundoi me rezultate të larta gjimnazin e Shkodres. Në vitin 1942 pasi kishte përfunduar maturën ,me konkurs fitoj një burse të Ministria Arsimit për të vazhduar shkollën e Larte në Fakultetin e Historisë të Firences, Itali.
Persekutimi i familjes Rrepishti filloje ne vitin 1943 ku në fshatin e tyre të origjinës Rrepisht të Malësis Madhe të krahinës të Shkodres ,autoritetet fashiste e arrestojnë të atin atdhetarin Hafiz Ibrahimi ,për shkakë se kishte strehuar nipin e tij i cili kishte ide komuniste dhe pasi e torturojnë rëndë i ati i tij vdes nga toturat e autoriteteve fashiste me datën 29 shtator 1943.
Por persekutimet ndaj familjes atedhetare Rrepishti nuk kanë të ndalur dhe kështu në muajn maj të 1946 mori pjesë në varrimit e Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçi dhe vetem pak muaj me vonë me datën 22 tetor 1946, e arrestojnë forcat e sigurimit të shtetit komunist dhe e akuzojnë me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.
Pasi e mbajnë 14 muaj në hetuesi e denojnë me 15 vjet burgë.
Pasi vuajti 10 vite burg nëpër burgjet e sistemit komunist ,ai në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe pas burgu detyrohet të punojë si puntore krahu në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike Shkodër.
Ja konkluzioni i tij i thelluar si i mbijetoje me rezitencën e tij burgjve komuniste , në intervistën dhënë Gazetes, “Dielli”, ish kryeredaktoti, Dalip Greca ai thekson : ,,Rezistenca e “bashkëvuejtësve” ka qenë elementi themelor i guximit tonë me rezistue si ata, mos me u turpënue, mos me u dorëzue, me shpresue në ditë ma të mira edhe në netët ma të vështira të jetës së zezë nën torturë. Bashkëvuejtësit e mi: ata janë herojt e mi, ata meritojnë falënderimin tim, sepse ata më mbushën me shpresë dhe me guxim tue ndjekë shembullin e tyne në moshën 21 vjeçare…,,
Me datën 22 gusht 1959 arratiset në Jugosllavi ku si emigrant politik izolohet; pastaj përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës, Kroaci,nga i cili më daten 1 shtator 1961, arratise dhe vendoset në Trieste,Itali në kampin e refugjatëve San Sabba, ku fitoi të drejtën e azilit politik. Pasi qëndërojë 6 muajë në kampet e Capua-s dhe Latina–s, pranë Napolit dhe Romës, më daten 9 prill 1962, emigroi për në ShBA.
Në 25 vjetorit e shoqates Atdhetare “Vatrës“, takon edhe idelogun e revolucionit Qershorit të të vitit 1924 mikun e babait tij poetin e madh atëdhetarin, Fan S. Noli.
Në vitin 1968 merr nënshtetësin amerikane dhe pastaj vazhdoi studimet në Universitetin Amerikane ,ku në vitin 1977 përfundoi Doktoraturën në Departamentit e Frëngjishtës në City University of New York .
Pastaj për gjatë 25 vjeteve ka kryer detyra të rëndësishme duke filluar nga detyra e pedagogut në kollege-t amerikane, pastaj qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për shkollat e qytetit Malverne, New York, kordinator i programit për studime të avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtëm.
Prof . Samiu Rrepishti e kishte ëndërr të shikonte Kosovën e lirë dhe kështu në muajn prill të vitit 2000 ai ralizon ëndërrën e tij të vjetër duke vizituar Kosovën e çliruar nga pushtuesit e huaj. Ja se me durim e Fisnikeri ai e spjegon kush ka qënë dhe është edhe sot qëllimi i jetës tij . Në interviste dhënë Gazetes “Dielli” ai theksoi:
“Unë jam akoma i bindun sot, 72 vjet ma vonë, se mbrojtja e jetës, dhe dinjitetit të çdo qenie njerëzore ashtë detyra ma e naltë dhe misioni ma fisnik i çdonjenit nga ne, sot dhe nesër. Përsa kohë që ka burra, gra, fëmijë të pafajshëm që vuejnë për çdo arsye qoftë dhe në çfarë do mënyre qoftë, duhet të jetë detyra e çdonjenit nga ne me luftue këte të keqe pa kompromis. Çdo spjegim, çdo justifikim me i ikë kësaj detyre të shenjtë nuk ka vlerë. Çdo gja tjetër ashtë e dorës së dytë. Respekti për jetën dhe dinjitetin e çdo personi ashtë në krye të listës së detyrimeve tona në jetë. Nji parim themelor i këtill na frymëzoi edhe në burgje e kampe pune të detyrueshme, dhe krijoi nji lëvizje solidariteti me ata që vuejshin ma shumë se na: me ndihmue, me përballue së bashku, me qetësue shpirtrat e trazuem, me ngushëllue ata që nuk ngushëlloheshin, e kështu me rradhë…!,,
Prof.Samiu Rrepishti është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe çamëri, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar. Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty Internationalnë ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982.
Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar. Ne vitin 1968, formoi organizaten “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”.
Në nëntor 1982, me Arshi Pipën organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Evropian Otto von Habsburg. Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P.1984).
Në vitin 1978, formonë shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000.
Për më se dhjetë vjet ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën Dielli.
Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Washington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. William Jeferson Clinton (1993).
Është bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkthemelues i American Friends of Albania e sekreta i saj (1992-1996).
Prof.Sami Rrepishti bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) – grupi i lobimit më me ndikim në Washington D.C.
Të gjithë jeten e tij ai ja kushtoi, studime shqiptare dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Mirënjohje për sakrificat e tij sublime për Shqipërinë e Kombin Shqiptarë. I përjetshën qoftë kujtimi i tij.
DISA NGA VEPRAT KRYESORE TË TIJ JANË:
- Libri- “Pika loti”, Tregime,Botuar ne vitin 1997
- Libri – “Kosovë, prill 2000”, Bashkautor ,Botuar ne vitin 2000
- Libri – “Nën hijen e Rozafës”, Botuar, viti 2004
- Libri – “Dialektika e rendit dhe rebelimit tek A. Malraux”, Stdudim,viti 2011
- Libri – “Lotë- lavdi e lumni”, publicistikë,2016
- Libri – “Nga andrrat rinore në botën e mashtrimit”.Publicistikë, Viti 2016