Alma N. Lico/
Nuk ka budallallëk me te madh se te besh e përsëritësh te njëjtat gjera dhe te presësh rezultate te ndryshme. Kjo thënie e Albert Einsteinit, brilante per te gjitha kohërat vlen per te gjithë ne, qe nëpërmjet statuseve publike ne FB, bëjmë prezente shume nga problemet me te cilat perballemi, te cilat per fat te keq nuk mundemi t´i ndryshojmë. Marrim disa klikime apo komente dhe këtu mbyllet ndikimi i tyre. Sakaq djajtë e politikes te patrazuar vazhdojnë te rrënojnë cdo dite e me shume Shqiperine dhe qytetaret e saj pa iu hyre asnjë gjemb ne kembe. Por edhe kjo hapesire e vogël qe na eshte dhene shpesh here censurohet si gjithçka tjetër propagandistike qe kontrollohet e serviret ne menyre te dhunshme e arrogante nga politika.Si mund te ndryshohet kjo situate qe cdo dite e me tepër po robëron te drejtat dhe jetën tone? Qe po na varfëron, dhunon, grabit, mashtron…etj…etj… Kete nuk di ta them, per me tepër qe shoqëria civile e cila duhej te ishte ne krye te lëvizjeve per mbrojtjen e te drejtave te shtypura eshte e ndervarur dhe ne shërbim te politikes qe drejton Shqiperine dhe me tej. Organizimet qytetare janë pothuajse inekzistente. Si trashëgim te epokës se komunizmit ku shumica dërmuese e qytetareve ishin skllevër kokeulur dhe pranonin ne heshtje, madje shume prej tyre edhe duartrokisnin cdo represion te shtetit, mendoj se problemin me te madh dhe përgjegjësitë qe lidhen me situatën, i kemi me vetveten. Ne nje shoqëri ku individi mendon se eshte i pafuqishëm perballe instrumentave te shtetit, e tere shoqëria eshte e gjunjezuar. Pra nevoja per reagim duhet te linde brenda nesh. Sa eshte e mundur kjo kur ka qytetare qe shiten per pak gje, si dhe nga ata qe nuk e kane problem t´u vdesin fëmijët nga uria, vetëm e vetëm qe partine ta kenë te forte!!!… Jemi larg, shume larg!