Ndërtesa e re e Qëndrës Botërore Tregtare numër 1 në qytetin e New Yorkut, zyrtarisht prej dje ia ka kaluar Kullës Willis në Çikago përsa i përket lartësisë 1.353 këmbë mbi tokë/
Nga Beqir SINA/
LOWER MANHATTAN NYC :
Në qarkun më të madh të biznesit në botë, pjesën e poshtëme të qytetit Manhattan të New York-ut, e thirrruar Downtown i ri, më 13 nëntor të vitit 2013 u inaugurua rrokaqielli i parë i ndërtuar në vendin ku ndodheshin dy Kullat Binjake, të shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.
Kështuqë, një kapitull i ri dhe i shumëpritur në rilindjen e qytetit të New Yorkut – Manhattan-it pas 9/11 i cili filloi javën e kaluar, kur mbas më shumë se 12 vjet , pas sulmit terrorist që tronditi botën, qyteti i New Yorkut, përsëri mund të i “ngul” sytë mbi Qendrën Botërore të Tregtisë , pas testit të parë të majës të kullës të re, duke ndezur dritat nga më të shëndritëshmet u bë edhe më tërheqës dje kur kulla e parë me një sipërfaqe 16 -acre në zonën World Trade Center – Qendrës Botërore të Tregtisë, zyrtarisht hapet për publikun.
Ndërtesa e re 72-katëshe e ndërtuar në këtë zonë është quajtur World Trade Center 4, dhe thuhet se e gjitha është rentuar nga disa kompani nga më të fuqishmet në botë. Lartësia e rrokaqiellit është 298 metra. Sipërfaqja totale e ndërtesës është 214 kilometra katrorë. Rrokaqielli është projektuar nga arkitekti i njohur japonez 85-vjeçar Fumihiko Maki, kurse, Larry Silverstein, është zhvilluesi i projektit të ndërtimit të Qendrës Botërore të Tregtisë, në qytetin e New Yorkut.
Ndërtesa e re e Qëndrës Botërore Tregtare numër 1 në qytetin e New Yorkut, zyrtarisht prej dje ia ka kaluar Kullës Willis në Çikago përsa i përket lartësisë 1.353 këmbë mbi tokë.
Një panel ndërkombëtar i arkitektëve bëri të ditur dje, se ndërtesa e re e Qendrës Botërore Tregtare, është më e larta në Shtetet e Bashkuara.
Komiteti për Lartësi i Këshillit të Ndërtesave të Larta dhe Habitatit Urban, tha se ndërtesa e Qendrës Botërore Tregtare, është e lartë 541 metra.
Gara për titullin e ndërtesës më të lartë amerikane, nuk kishte të bënte vetëm me primatin mes dy qyteteve dhe dollarët që pasojnë nga turizmi, por lidhej edhe me simbolikën që ka Qendra Botërore Tregtare, si përkujtuese për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Kulla e Lirisë ose One World Trade Center prej sot njihet zyrtarisht si ndërtesa lartë e kombit amerikan, vendimi për këtë i dha fund mbretërimit të Willis Tower në Çikago e cila afërsisht 40 vjet u njoh si ndërtesa më e lartë e Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët Kullës Willis në Çikago lëshuan me këtë rast një deklaratë duke theksuar tiparet e rrokaqiellit të Çikagos për vizitorët – ishin “unike emocionuese dhe eksitim për të qëndruar në pikën më të lartë në çdo ndërtesë në vend , deri tani me 1.353 ft. mbi tokë ” – dhe minimizonte çdo konkurs për titullin nga ndërtesa më e lartë e vendit.
Atat thanë se :” Kulla Willis mirëpret ardhjen e Qendrës Botërore të Tregtisë numër 1 në klubin e elitës së ndërtesave më të larta në botë ,” lexohet nëdeklaratë . ” Kulla Willis kurrë nuk e ka parë këtë si konkurrencë në mes të dy ndërtesave mbasiOne World Trade Center është një ndërtesë mahnitëse arkitektonike dhe ajo është një simbol i rezistencës së popullit amerikan . ” lexohet në dekleratë.
Pothuajse dymbëdhjetë vjet pas shkatërrimit të dy qiellgërvishtësve, të ashtuquajtura Kullat Binjake në New York, “World Trade Center One”, është shpallur zyrtarisht si ndërtesa e re është afër përfundimitmë e lartë në SHBA . Me 541 metra lartësi, kulla në fjalë tashmë do të mbajë edhe zyrtarisht primatin e ndërtesës më të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një nga ndërtesat që po ngrihet në vendin ku gjendej World Trade Center është bërë ndërtesa më e lartë e Nju Jorkut, duke kaluar edhe Kullës Willis në Çikago por edhe Empire State Building në New York. Instalimi i një kolone të çeliktë në katin e 100-të të rrokaqiellit e ngre strukturën, në vendin ku ndodhën sulmet e 11 shtatorit 2001, në 387 metra të lartë.
Grataciela, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit 2006, do të jetë 541 metra e lartë kur të përfundojë plotësisht në vitin 2015.
Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë u shkatërruan më 11 shtator 2001. Qiellgërvishtësi i ri, i quajtur “Freedom Tower” (Kulla e Lirisë), u bë ndërtesa më e lartë në Nju Jork, një ditë para përvjetorit të operacionit që vrau Osama Bin Ladenin, njeriun përgjegjës për këto sulme.
Nuk është vetëm një ndërtesë, por edhe mision për të gjithë ne”, tha shefi i ndërtimit, Plate Steven.
Kjo ndërtesë gjigante “One World Trade Center” është e treta në botë për nga lartësia me 541 metra.
Numër 1 është Burj Khalifa në Dubai, me një lartësi prej 830 metrash, ndërsa e dyta ështe “Mecca Royal Clock Tower Hotel” në Arabinë Saudite, me 601 metra.
Në vitin 2006 filluan ndërtimet e kullës për të përfunduar në vitin 2015.
“One World Trade Center” do të jetë shumë më origjinale sipas një plani nga arkitekti Daniel Libeskind.
Kulla është ndërtuar me dizajn të thjeshtë të arkitektit David Childs nga kompania amerikane “Silverstein Properties”, me një kosto prej rreth katër miliardë dollarësh.
Përveç “One World Trade Center”, janë në afërsi edhe tri ndërtesa të larta «Two WTC» me një lartësi 412 metra, «Three WTC» me me 378 metra «Four WTC» me 298 metra lartësi.
Kur të përfundojë plotësishtë, ndërtesa e re do të ketë 104 kate, një lartësi e zgjedhur posaçërisht për të simbolizuar lirinë. Kurse me gjithë majën e saj ajo llogaritet të jetë një ndërtesë me 120 kate lartësi dhe shikohet nga 50 mile larg New Yorkut.
1776 është viti kur Shtetet e Bashkuara deklaruan pavarësinë nga Britania.”One World Trade Center” shpesh quhet “Freedom Tower”,(Kulla e Lirisë) dhe ajo ndodhet në distriktin më të madh financiar të Shteteve të Bashkuara në vendin ku ndodheshin më parë dy Kullat Binjake të Qendrës së Tregtisë, të cilat u rrënuan më 11 shtator të vitit 2001 nga sulmet terroriste.