Nënë Tereza ka kryer një mrekulli të dyfishtë : me ndërmjetësimin e saj një hindiane dhe një brazilian,të sëmurë në shkallën e fundit, janë shëruar. Provat e shenjtërisë së Saj./
Shkruar nga RANUCCIO BASTONI/ GENTE/
E përktheu për DIELLIN nga italishtja Eugjen Merlika/
Quhet Marcilio Haddad Andrino ingjinjeri brazilian që në 2008, i rënë në komënë sallën e operacionit për një ndërhyrje të dëshpëruar në tru, papritmas – e në mënyrë të pashpjegueshme – u shërua me ndërhyrjen e Nënë Terezës së Kalkutës, duke shtyrë kirurgët të anullonin operacionin. E njohur nga Kongregacioni i Ҫështjeve të Shenjtëve, është kjo mrekullia për të cilën Papa Françesku ka shpallur për 4 shtatorin 2016 ngjitjen në altaret të themelueses së “Misionareve të Mëshirës, e Lumturuar në 2003 nga Gjon Pali II, për një tjetër shërim të pashpjegueshëm shkencorisht.
Dy mrekullitë, të nevojshme për Kishën me qëllim njohjen e shenjtërisë së Nënë Terezës, kanë histori shumë të ndryshme. Por të dyja i përgjigjen në mënyrë të saktë përcaktimit të profesor Karlo Jovine, ekspertit zyrtar të Kongregacionit të Ҫështjes së Shenjtëve, “asaj që për Kishën vlen si një mrekulli, ose një ndodhi shkencorisht e pashpjegueshme e kryer në mënyrëvendimtare, t’atypëratyshme, të qëndrueshme e të plotë”.
Shërimi i parë mrekullibërës, ai që solli Lumturimin e Nënë Terezës, është ai i Monika Besra-s. Tridhjetë vjeçe, e martuar e me pesë fëmijë, gruaja e re jetonte në një fshat të vogël në veri të Kalkutës. Në fillim të 1998-s ndjeu një dhimbje koke shumë të fortë. Vështrimi i u mjegullua, frymëmarrja u bë e vështirë, temperatura u rrit. Simbas diagnozës së mjekut të vendit, Monika ishte goditur nga një formë e rëndë meningjiti tuberkular, një sëmundje e përhapur në krahinën ku banonte. U shtrua në spitalin e Santa Croce, në qytetin e afërt të Rajibpur, por mbas një muaji i shoqi nuk kishte më para për t’a kuruar dhe e çon në qendrën e pritjes së misionareve të Mëshirës në Patiram. Për një muaj Monika kurohet pa asnjë përmirësim. Pastaj një natë zgjohet me një dhimbje të fortë të shkaktuar nga një fryrje e madhe e barkut që, në ditët e ardhëshme, diagnostikohet “si një tumor shumë i rëndë dhe i përparuar i vezores”
Ndërhyrja kirurgjikale ishte e pamundur : në kushtet e dobësimit skajor organik në të cilin ndodhej, Monika nuk do t’a kalonte. Nuk ishte as në gjendje të përballonte anestezinë. E dërgojnë përsëri në Patiram tek Murgeshat. Është 5 shtatori 1998, përvjetori i parë i vdekjes së Nënë Terezës, dhe motër Bartolomea, eprorja e kuvendit, ulet afër shtratit të saj për t’a ngushulluar. Thërret murgeshat e tjera dhe i fton t’i luten Nënë Terezës që tëndihmojë vdekësen.
Ja se si, simbas dëshmisë së murgeshës Bartolomea dhe disa zbulesave të padëgjuara, u krye mrekullia. Nëntë herë murgeshat recituan Memorare-n, një lutje e lashtë që i vishej Shën Bernardit të Kiaravalle, që Nënë Tereza e përsëriste nëntë herë kur kishte nevojë për një ndihmë nga lart. “Kujtohu o mëshirëmadhja Virgjën Mari”, thotë lutja “nuk është dëgjiuar kurrë në botë që dikush t’i jetë drejtuar përkrahjes tënde, të jetë lutur për ndihmën tënde, të ketë kërkuar mbrojtjen tënde e të jetë braktisur. I mbushur me këtëbesim po të drejtohem ty, o Nënë, o Virgjër, o Virgjëresha e virgjëreshave, tek ti vij e ulem në gjunjë, mëkatar i penduar. Mos i përbuz o Nëna e Fjalës lutjet e mija, por dëgjomë dashamirëse e më plotëso dëshirën. Amen”.
Mbasi mbaroi këndimi i lutjeve murgesha Bartolomea i bëri thirrje ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Nënës Terezë dhe mbështeti mbi barkun e Monikës një medalje që e ruante me kujdes të madh : ishte ajo që kishte takuar trupin e Nënë Terezësfill mbas vdekjes. Për çfarë medalje bëhej fjalë ? Papa Ratzinger, i kushtuar Nënës Terezë të Kalkutës, e din mirë. Mban gjithmonë me vete një riprodhim, duke i dhënë një kopje besimtarëve më të kushtuar që i bëjnë vizitë. Medalja e ka origjinën tek çfaqja e Zojës së Bekueme para Shën Katerinës Labouré, e ndodhur më 27 nëndor 1830. N’atë rast Virgjëresha kërkoi që të bëhej një medalje në këtë formë : Ajo në këmbë mbi globin tokësor, me rreze drite që zbresin nga duartë e saj poshtë. Për rreth e shkruara : “O Mari, e ngjizur pa mëkat, lutuni për ne që ju drejtohemi Juve”. N’anën tjetër të medaljes duket një M që ka sipër një kryq e rrethohet nga 12 yje. Nënë M duken dy zemra, njëra prej të cilave e therur. Medalje si kjosot janë të përhapura në gjithë botën dhe janë shumë të kërkuara, për shkak të mrekullive që u njihen atyre.
Fill mbas recitimit të nëntëMemorare-ve e prekjes së medaljes në bark, Monika Bersa ra në gjumë. Nuk ndiente më asnjë dhimbje e në orën një të natës, duke u zgjuar, preku barkun e kuptoi që masa tumorale ishte zhdukur. Kontrollet mjekësore vërtetuan se vezoret, mitra, fshika dhe veshkat ishin përsosmërisht normalë. Simbas mjekëve ishte i dukshëm “një shërim i plotë nga një gjëndje sëmundjeje në shkallë të fundit”. Mrekullia më e shtrenjtë për Gjon Palin II, prej së cilës Nënë Tereza do të shpallej e Lumnueme më 2003, u krye.
Miratimi i Papës Françesku për shenjtërimin e Nënë Terezës ka përkuar me ditëlindjen e tij të 79. Në fakt ka qenë 17 dhjetori i vitit 2015, dita kur Papa ka lajmëruar njohjen e shërimit të dytë, të pashpjegueshëm për shkencën, atë të ingjinjerit brazilian Marcilio Haddad Andrino, të njohur themelueses së Murgeshave Misionare të Kallkutës. Historia e kësaj mrekullie, hollësitë e së cilës janë mbledhur nga shkrimtari e gazetari Antonio Gaspari, ka filluar në dhjetor 2008, kur ingjinjerit Andrino, n’atë kohë 35 vjeç i sapo martuar, i diagnostikohen shqetësime të rënda neurologjike. Më saktë, analizat klinike zbulojnë praninë e tetë abseseve trunore, pra të tetë zonave të infeksioneve të rënda në tru.
“Mbas shtrimit të menjëhershëm”, shpjegon eksperti zyrtar i Kongregacionit të Ҫështjeve të Shenjtëve, profesori Karlo Jovine,“ skaneri vërtetoi rëndimin e gjëndjes dhe pazienti hyri në komë. Mbas pak ditësh, kuadritklinik mjaft dramatik i u shtua çfaqja e një hidroqefali bllokues, pra mbyllja e rrugëve rrjedhëse të lëngjeve në tru. U bë e detyrueshme një ndërhyrje e menjëherëshme kirurgjikale, por atëherë filluan të ndodhin gjëra të pashpjegueshme. Profesori Kabral, kirurgu që pregatitej të kryente operacionin, me habi sheh se ingjinjer Andrino ishte i zgjuar, i vetëdijshëm dhe pyeste “Ҫfarë po bëj un këtu?”. U krye një skaner i trurit për të kuptuar se çfarë po ndodhte me pacientin dhe, në shtangien e përgjithëshme, zbulohet se jo vetëm është zhdukur hidroqefali, por dhe abseset janë zvogëluar në masën 70%. Në pak ditë kuadri i pabesueshëm u plotësua : truri i Andrinos nuk paraqet më asnjë gjurmë parregullsie apo ndryshimi. Më 23 dhjetor, vetëm dhjetë ditë mbas operacionit të munguar, pacienti kthehet në shtëpi i shëruar plotësisht.
“Një rast si ky”, deklaroi profesor Jovine “nuk ka të ngjajshëm më parë, sepse përqindja e përfundimeve fatale në praktikëështë 100%. Duhet të konkludojmë pra, se ngjarja është shkencorisht e pashpjegueshme.” Një mrekulli dhe njohja e saj si ndërhyrje e Nënë Terezës, i detyrohet një sërë elementësh të pakundërshtueshëm. Në fakt ishte gruaja e ingjinjer Andrino-s që kishte kërkuar ndërhyrjen e së Lumes Nënë Terezë të Kalkutës, kur burri po pregatitej të operohej. Mbrëmjen para operacionit gruaja, e shoqëruar nga një prift, të cilit i ishte drejtuar, kishte shkuar në spital. Aty prifti, atë Elmiran Ferreira, famullitar i kishës Sao Vicente, i kishte dhënë të sëmurit mirosjen e fundit. Mbasi ishte lutur, prifti vuri mbi pazientin një foto dhe një relike të Nënë Terezës pranë kokës. N’atë çast shërimi mrekullues i Andrino-s filloi.
Marrë nga revista GENTE speciali Numuri 1, shtator 2016
E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika