Ambasadori LU: Forcat e Armatosura Shqiptare,{FA}, një nga tre objektivat e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri./
Ne Foto: Ambasadori amerikan ne Tirane z. Donald Lu gjate bashkebisedimit me qytetaret./
Javën e kaluar, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, në një komunikim online nëpërmjet rrjetit Facebook, ju përgjigj pyetjeve të shumta të qytetarëve lidhur me situatën në vend, reformën në drejtësi, marrdhëniet me SHBA-në, etj. Pyetjes së një qytetari për Ushtrinë Shqiptare, se a kanë SHBA-të, nonjë plan për të forcuar dhe modernizuar Forcat e Armatosura Shqiptare, ambasadori Lu ju përgjigj se, “Është një nga tre objektivat e qeverisë së SHBA në Shqipëri që ta ndihmojmë Shqipërinë të jetë një aleate më e fortë e NATO-s. Jemi duke realizuar një numur projektesh për të ndihmuar Forcat ushtarake. Së pari, i kemi dhënë Shqipërisë mundësinë të arsimojë e përgatisë oficerë dhe ushtarë të cdo rangu në SHBA. Së dyti, kemi zhvilluar trajnime me specialistë amerikanë këtu në Shqipëri, trajnime intensive që kanë rritur cilësinë e Forcat Speciale Shqiptare. Së treti, kemi krijuar kapacitete të një niveli të klasit botëror për identifikimin dhe carmatimin e eksplozivëve, brenda Forcave të Armatosura Shqiptare. Gjithashtu, po mbështesim me para, teknologji dhe pajisje për modernizimin e FA dhe po i ndihmojmë ato që të sigurojnë standartet e NATO-s. E fundit, por do të thoja më e rëndësishmja, ne po punojmë me Ministren e Mbrojtjes dhe Forcat e saj të Armatosura, për tu siguruar që të flitet për të drejtat e njeriut në Forcat e saj të Armatosura dhe për korrupsionin, sepse ne besojmë që në fund të fundit, NATO nuk është vetëm një forcë ushtarake, por dhe një aleancë vlerash”. {Sh.K}
Jakov says
PO te isha ne vendin tend or ambasador gjysem kinez e gjysem amerikan ,pas prockullave qe nxorre nga goja me rastine zgjedhjes se Trump ,nuk do te prosja janarin 2017 ,por do te prisja nje bilete ose per Kube ose per Kine dhe nuk do te kthehesha me ne SHBA ,Dua ta shoh ta besh se shpejti po te ka mbetur pak dinjitet prej sypule .