
Asllan Bushati/
Në mesditën e 14 janarit 2023, ish Zëvëndës Ministri i Mbrojtjes dhe ish Kryetari i parë i Shoqatës “Skënderbej”, Zoti Bashkim Shehu më ftoi për të marrë pjesë më 15 Janar, në një përurimtë familjar të një antari të nderuar të shoqatës mësipërme. Por emrin qëllimisht nuk ma bëri me dije. Edhe unë pa hezitim (duke i njohur raportet midis nesh), i thashë PO. Në mëngjezin e 15 janarit i zgjedhuri i dytë si Kryetar i Shoqatës “Skënderbej” dhe ish ushtarak i lartë në Ushtrinë Shqiptare, Zoti Mark Qehaja më dërgoi adresën e vendit të përurimit. Ajo ishte 643 McLean avenue Yonkers NY. Kur arrita atje me disa miq të mijët dhe antarë të kësaj shoqate, u ndodhëm përballë një ambienti të zbukuruar si për festë me Flamurin Shqiptar, banderola, tollumbace kuq e zi e në ballinë shkruar me germa të mëdha:”SOFRA TROPOJANE”.
Tek hyrja buzëgas po na priste valltarja e talentuar tropojane Majlinda Tafaj- Bucpapaj, të cilën e kisha njohur në veprimtaritë e Shoqatës “Skënderbej” dhe në aktivitetet e komunitetit së bashku me djalin e saj po ashtu kërcimtar i talentuar. Në ambientet e brendëshme, plot me ushqime të traditës shqiptare, takuam vajzën dhe disa miq e dashamirë të familjes Tafaj që kishin ardhur ditën e parë të hapjes së lokalit. Po ashtu takuam: Bashkim Shehu, Mark Qehaja, artistin dhe lahutarin e talentuar nga Kosova Hysni Kurtaj, Zef Leshi i ardhur posacërisht nga Florida, Isa Brecani, Drita Gjongecaj, Pashk Maksuti e shumë e shumë të tjerë (ndjesë për mos kujtesën e emrave).
Plot emocion e ndjesi të thella shpirtërore na uroj mirseardhjen, pronarja e biznesit Majlinda Tafaj, duke na u drejtuar vecmas sejcilit për nderimin që i bëmë biznesit të saj ditën e parë të hapjes. Me shumë mirsjellje e elegancë servirje personeli na ofroi kafe, ëmbëlsira e pije freskuese etj. Pas disa minutash kënaqësie e gëzimi, Majlinda na ftoi për drekë në restaurantin përbri lokalit të saj, në një ambient të rezervuar posacërisht për ne.
Para se të hynim në restorant, Mark Qehaja kishte blerë nga një qiri për sejcilin pjesmarrës e ku vecmas më bëri me dije se sot është 24 vjetori i masakrës Recakut nga gjenocidistët serb në Kosovë. I ftuar në krye të tavolinës dhe pasi në emër të të pranishmëve i shprehëm edhe një herë Majlindës ndjesitë tona për drekën, e kalova objektin e bisedës tek masakra e Recakut. Mbajtëm një minut heshtje për të rënët në këtë masakër, u lutëm që shpirtërat e tyre të prehen në paqe e përjetësi, përkujtuam me shumë respekt veprimin burrëror e të paharruar për shqiptarët dhe botën e qytetëruar, të Ambasadorit Uiliam Uoker(William Walker), i cili tha se “kjo është thjeshtë masakër”. Falenderuam Kombin e madh Amerikan, mikun tonë më të shtrejtë, që udhëhoqi NATO-n në luftën për clirimin e Dardanisë tonë të dashur dhe krijimin e shtetit të dytë shqiptar. Në shenjë ndjesie shumë të lartë për të rënët e Recakut, ndezëm sejcili qirinjtë.
Bashkërisht u rikëthyem edhe një herë në mjediset e biznesit të Majlindës, ku artisti i mirnjohur e lahutari brilant nga Dardania, Hysni Kurtaj, këndoj një këngë trimëri me lahutë duke na lumturuar të gjithëve.
Kjo ditë na rikujtoi gjithashtu edhe respektin e komunitetit hebre, që kur një pjestar i tij hap një biznes, e përshëndesin dhe e përkrahin të gjithë së bashku. Edhe ne, kemi cfarë të mësojmë nga ky komunitet në SHBA , e nga ky komb që është kaq i pasur i përparuar e i lidhur fort me njeri tjetrin.
ASLLAN BUSHATI