“NYT Magazine” reportazh për operacionin e rrallë në tru të kryer në QSUT/
Pas realizimit të një operacioni të rrallë në Tiranë, ku për herë të parë pacienti ishte zgjuar ndërkohë që kryhej ndërhyrja në tru, revista prestigjioze “New York Times Magazine”, në kopertinën e saj ka pasqyruar këtë operacion.
Për herë të parë, në Tiranë në muajin gusht u zhvilluar një lloj kirurgjie e rrallë në tru, teksa pacienti është i zgjuar dhe i vetëdijshëm gjatë të gjithë procedurave, që mjekët ndjekin hap pas hapi.
Karl Ove Knausgaard, shkrimtari i famshëm norvegjez u bë dëshmitar i kësaj kirurgjie, eksperiencë të cilën vendosi ta rrëfejë për lexuesit e prestigjiozes amerikane.
Në rrëfimin e tij, autori të njeh me personazhet që e shoqëruan në rrugëtimin në Shqipëri, duke dhënë njëkohësisht edhe përshtypjen që mori nga vendi ynë.
Në operacionin e doktor Henry Marsh asistuan edhe mjekët shqiptarë, Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Florian Dashi.
Ekipi në Shqipëri ishte përgatitur prej 6 muajsh dhe kishte zgjedhur dy raste, që ishin veçanërisht të përshtatshme për të demonstruar metodën.03brainsurgery-ss-slide-HVXU-superJumbo
Doktor Henry Marsh është një nga boshtet kryesore në rrëfimin e tij, pasi ishte doktori që mori përsipër të kryente për herë të parë në Shqipëri të ashtuquajturën “kirurgji në tru, teksa pacienti do të mbetej i zgjuar”.
Tumore të tilla prekin më shpesh moshat e reja dhe për to, fatkeqësisht nuk ka kurë. Pa kirurgji, 50 për qind e pacientëve vdesin brenda 5 viteve, 80 për qind brenda 10 vitesh, ndërsa një operacion u zgjat jetën atyre nga 10 deri në 20 vite, por ka raste edhe më shumë.
Prof.Dr_.-Mentor-Petrela-Foto-Flor-AbaziSakaq, Dr. Mentor Petrela, shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisënë një intervistë dhënë për ATSH-në është shprehur se “pas një operacioni të tillë, i pari i këtij lloji në vendin tonë, neurokirurgjia shqiptare futet në standardet e kohës të qendrave më të mira të neurokirurgjisë europiane, edhe pse jo në të gjitha këto klinika, në Evropë apo SHBA, kryhet ‘operacioni zgjuar’.
(Sipas ATSH-se)