Nga Roma Beqir SINA /
Papa Françesku, “Me mirënjohje plot respekt përshëndes autoritetet e larta të pranishme, posaçërisht ata të vendeve, që lidhen në mënyrë të veçantë me figurën e Shenjtores së re, si dhe delegacionet zyrtare e shtegtarët e panumërt, ardhur nga këto vende, në këtë rrethanë të lumtur. Zoti i bekoftë Kombet tuaja!”
VATIKAN : Papa Françesku, gjate lutjes se Engjëllit te Tënzot, ne Sheshin e Shen Pjetrit ne Vatikan, më 4 shtator 2016 : bekon kombet, që lidhen ngushtë me Nënë Terezën, dhe në mënyrë të veçantë kombin shqiptarë, që lindi Nënën e madhe, Nëna Terezen.
Deshmitarë, të këtij kremtimi madhështor, të kanonizimit të Nëna Terezes, që ishin shumë pranë altarit , ku u krye dhe procesioni i Shejtërimit në Sheshin e Shën Pjetrit , i thanë gazetës tonë, se Papa Françesku, ka qenë i ngallëzyer, teksa shikonte kaq shumë shqiptarë në Sheshine Shën Pjetrit, dhe flamurin kuq e zi si dhe portretin e Nëna Terezes.
Disa herë gjatë rrugëtimit të tij me mobilin papal – në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Francesku, bëri me dorë duke duke bekuar shtegtarët shqiptarë, që mbanin në duar flamurin tonë kuq e zi dhe atë të Kosovës.
Mirëpo, në një moment kulminat, si duket edhe në këtë fotografi, e marrë nga rrjetet sociale në internet, Ati i Shejtë Papa Françesku, duket se ka pranuar dëshirën e shtegtarëve shqiptarë, që të fotografohet me një grup vajzash shqipëtare, dhe dy motrat të cilat kan veshur bluzat e kuqe me shqiponjën dy krenare dhe para Papa Franceskut, ato mbajnë me krenari flamurin tonë, kombëtar flamurin kuq e zi, duke marrë me vete bekimin e Papës, në Bazilikëne Shën Pjetrit ku u zhvillua edhe ceremonia e kanonizimit të Nëna Terezes .
Papa Francesku : Të dashur vëllezër e motra,
Ndërsa po i afrohemi përfundimit të këtij kremtimi, dëshiroj t’ju përshëndes e t’ju falënderoj ju të gjithëve, që morët pjesë.
Në mënyrë të posaçme, Misionaret e Misionarët e Bamirësisë, familje shpirtërore e Nënë Terezës. Themeluesja juaj Shenjte ju ruajtët gjithnjë në udhën tuaj e ju nxjerrtë hirin të jeni përherë besnike ndaj Zotit, Kishës, të varfërve.
Me mirënjohje plot respekt përshëndes autoritetet e larta të pranishme, posaçërisht ata të vendeve, që lidhen në mënyrë të veçantë me figurën e Shenjtores së re, si dhe delegacionet zyrtare e shtegtarët e panumërt, ardhur nga këto vende, në këtë rrethanë të lumtur. Zoti i bekoftë Kombet tuaja!
E me dashuri ju përshëndes të gjithë ju, të dashur vullnetarë e veprimtarë të mëshirës. Ia besoj secilin nga ju mbrojtjes së Nënë Terezës: ajo ju mësoftë ta kundroni e ta adhuroni çdo ditë Krishtin e Kryqëzuar, për ta njohur e për t’i shërbyer në vëllezërit nevojtarë. E kërkojmë këtë hir edhe për të gjithë ata, që u bashkuan me ne përmes mediave, në të katër anët e botës.
Në këtë çast dëshiroj t’i kujtoj të gjithë ata, që e shkrijnë jetën në shërbim të vëllezërve, në rrethana të vështira e të rrezikshme. Mendoj posaçërisht për shumë Rregulltare, që e dhurojnë pa kursim jetën e tyre. Të lutemi posaçërisht për rregulltaren misionare spanjolle, motrën Izabela, që u vra dy ditë më parë në kryeqytetin e Haitit, vend i vënë në sprovë të rëndë, për të cilin uroj të marrin fund këto akte dhune e të ketë më shumë siguri për të gjithë. Kujtojmë edhe motra të tjera që, kohët e fundit, pësuan dhunë në disa vende.
E bëjmë këtë, duke iu drejtuar në lutje Virgjërës Mari, Nënë dhe Mbretëreshë e gjithë shenjtorëve.