Çfarë të qaj më parë, o moj Shqipëri?/
Çfarë të qaj më parë, o moj Shqipëri? */
Ti ke qeveritarë që mendojnë veç për vete/
Ligjet i nëpërkëmbin,se drejtësia mend “fle gjumë”
Populli plot ankesa! Ju korrupsion e ryshfete
Dhe opozita, pothuaj, për lumë.
Kryeqeveritari- qejfli dhe përvers i pandreqshëm
Pa pikë përgjegjësie morale gjezdis nëpër botë
Opozita- veç avazin e përhershëm:
– Duam të bëhen zgjedhjet, qoftë dhe sot!!!
Të gjitha këto më kujtojnë atë këngën popullore:
– Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë?
Kjo gjendje në Shqipëri më bën me dhëmbje koke
Mjerë, moj Shqipëri! Më bën për të qarë.
*Këtë poezi e kam shkruar në Florida më 30 maj 2004 dhe,
“Paradë” politikanësh
“… për ca fjalë që ka thënë,
për ca “mutra” që ka ngrënë”
Popullore
I plotësuan politikanët biografitë
Dhe disa syresh kishin “njolla”
Por të gjithë i gjetën “alibitë”
-Dënimet qenë veç “dokrra”
Të gjithë të dënuar “fare kot”
GJasme o për drogë o për prostitucion
Dikush për një “gërmë në pasaportë”
Dikush se me makinë me”të kuqe” kalon.
Dikush ka ndërruar dy-tri emra
Dikush nuk mban mend kur ka lindur
Dikush dhe emra e mbiemra
Shkurt: një fjalëkryq që është zor për t’u zgjidhur.
Por, në fund të fundit, çfarë ka rëndësi
Faqen e kanë të zbardhur me gjykatë
Në krye ata do jenë përsëri
Se janë të pajisur me certifikatë.
Kanë “certifikatë pafajësie”
Dhe hajde u bëj marshalla!
Gjuhën nxirrini kësaj poezie
Që e shkruan një poet maskara!
Dje tek Rruga “Myslim Shyri”
Dje tek rruga “Myslim Shyri”
Me mikun tim, Hasan Grëmi, po pija kafe.
Shoh nga brenda xhamit kalon operativi
Që më qe bërë si buçko , fryrë në dy faqe.
Operativi që më qe vënë pas si hije
Se nuk di se ç’sajonte me laps me mellan
Veç tij, pa dyshim, dhe ndonjë koleg “hafije”
Se donte, pa tjetër, të më mbyllte në apsanë.
Mbi kokë më rrinte si “Shpata e Damokleut”
Dhe, sa më shihte, hungrinte si hijenë
Ia pashë që nga kafja çehrenë si të dheut
Dhe më zeher ma bëri kafenë.
Thonë që tani na është bërë biznesmen
(Më ha me lugë floriri përsëri operativi!)
Kam dëshirë me shuplaka ta rrah atë fytyrëqen
Që bëri e ç’nuk bëri, po një gjemb në këmbë s’i hyri.
“… se shqiptarët qenë të gjithë “bashkëvujatës?!!!”
Pra, njësoj si viktima, po ashtu dhe xhelati!!!
Epo kështu u bë”ligji”, nuk ke se si i vjen anës
Por mua ama mu mbi hundë për të më rri inati.