Të gjithë heronj, populli viktimë, një llogor jo i panjohur për ne, Kështu m’u duk qyteti ku u linda e u rrita, (unë, Ilir dhe fëmijët e mi) këtë 11 shtator 16. Teksa e vështroja nga larg këtë panoramë edhe pse nuk u ndjeva larg, plagë të vjetra m’u shfaqën e më bënë që të kuptoj se progres-regreset tona kanë autor politikën. Politika, ngarkuar me mllefet e urrejtjes, përballjes, ku vlerat e individit, cilësitë e edukimit, vyrtytet e familjes, i fsheh, i burgos, dhe na i ndërsen duke na cfuqizuar. Politika e sëmurë që e bën të pashpresë Shqipërinë tonë të bukur por të dhunuar sistematikisht nga kjo politikë që nuk po e ndëshkojmë dot. Fotot e lumtura me VIP-at e Tiranës më bënë të provoj mjerimin edhe pse jetoj në New Yorkun e paanë që dielli i shtatorit ia shquan bukuritë.Ato buzëqeshje gjysëm të vërteta dhe ekzaltime të kota, të bëjnë të kuptosh izolimin, limitet kulturore, barrierat shumëplanëshe që janë ndërtuar pasi u shembën muret e diktaturave.Në ditë si këto ka shtrëngime duarsh, shikime në sy, fjalë dhe fjalë dhe fjalë…që të paktën e thyejnë monotoninë e zërave.Më vinin ca vargje përzier me fëmijërinë ku podiumet enverore nuk na bashkonin dot edhe pse buzëqeshnin duke përshëndetur me duar, përkundrazi, këto shfaqje ishin ”aktet e fundit pak përpara se perdja të binte”. Sa shumë podiume, postera, thirrje madje edhe klithma që edhe më të pashpresë e bëjnë arsyjen që nuk din të ulërasë dhe po ashtu kaq kontradiktore me terrenin e varfërinë plot shkaqe të zinxhirta. Matem fort të shkruaj për vendlindjen time këto ditë, më duket si epiqendra e një tërmeti ku deshmitarët, shkaktarë, autorët, viktimat shtyheshin e fryheshin për të parë, rrëmuar,si protagonistë. Kjo epiqendër është realitet i projektuar mirë apo keq, me qëllim apo naivitet, që deri pak muaj më parë ishte periferike.Vërshimet mediatike do duhet t’ia kishin tërhequr vemendjen politikës, por ndodh e kundërta, politika e shkakton tërmetin dhe pastaj populli viktimë, gazetar, analistë aviten pas gjurmësh.E nga gjithë kjo zallamahi lokale, kombëtarët zbuluan dy plagë, njëra e trashëguar, e tjetra vrastare;varfëri e drogë, ndërsa ndërkombëtarët panë se në këtë vend që Zoti e ka bekuar me bukuri, droga qenka zot. Personalisht, përtej lupës së vëzhgimeve të mia meditative, dua të pohoj dy elemente që arrita të dalloj në epiqendrën permanente të jetës time Dibër;1 Së pari hapja ndaj intelektualëve që janë të gatshëm të kontribojnë duke sakrifikuar sikurse Kandidati potent i të djathtës zoti Shehu,si dhe ata që pelegruan drejt Dibrës,thellësisht do doja që Bujar Kapexhiu (piknisje e bukur e fushatës) të mos ikte që aty e t’ia vizatonte si vec ai din cdo ditë atij qyteti ,pa kosto,me lapsin e tij mendimtar e me një botim të thjeshtë, si kryeposti ma i mencur ku humori satiriko grotesk cjerr të vërtetat tona që dhembin . 2.Së dyti nuk mund të mos theksoj qytetarinë e doktor Remit, mikut të fëmijërisë, rinisë, mjekut që nuk është kursyer kurrë të shërbejë, gjithmonë duke vrapuar e që nuk di nëse do mundet tia shërojë plagët që të gjithë bashkë do duhet ti zbulojnë.Si dëshmitare fitoresh por edhe humbjesh, them se populli është syri, vemendja dhe matësi më i mirë i akteve që politika interpreton, ndaj më pëlqen që ta konsideroj dëshmitar dhe ku cdo akt angazhimi e bën akoma më të civilizuar atë, natyrisht investimi dhe rritja e cilësisë së jetesës që jo gjithmonë përkthehet ”para” ia rrit vlerën dhe protagonizmin atij.Dhe si i tillë ai nuk humbet kurrë në demokraci.
Karikatura: Bujar Kapexhiu
Kortezi”Mapo