Satirë nga Rafael Floqi/
Në një skenë të nxehtë dhe të pikëlluar, kryeministri Edi Rama është përballur me kërkesën e tij me një gazetar italian të RAI 3 duke besuar më shumë në të vërtetat e tija sesa në faktet. Në një monolog të ndërlikuar, të ngjashëm me një skërmitje si midis dy kafshëve të egra Rama u përpoq të lajë imazhin e tij të rrënuar të zbukuruar me shprehje “ Unë e dua Giorgion e jo Giorgian” kur u përpoq të bëjë humor nga zori me të cilin qeshin vetëm servilët e tij . Por, intervista që nisi si një debat për racizmin italian dhe cektësinë profesionale të shtypit, u shndërrua në një komedi të vërtetë në sytë e gjithë shqiptarëve që panë kryeministrin e tyre të sikletosur dhe aspak të relaksuar, siç kur bën ndonjë një podkast të ERTV.
Kryeministri, i veshur me një kostum të ngushtë dhe një veshje tërheqëse, u përpoq të mbrojë Shqipërinë nga sulmet e RAI 3. Ai akuzoi emisionin italian për racizëm, duke thënë se “italianët janë shqiptarë të veshur me Versaçe.” Ndoshta ai mendonte se kjo do të mahniste Italinë, por duket se Italia nuk është aq lehtë të mahnitet.
Si akuzojnë shqiptarët e veshur me Versaçe
Ndërkohë, gazetari italian, i veshur me një këmishë të hapur dhe një nënqeshje e pyeti Ramën për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Kryeministri u përgjigj me një monolog të gjatë, duke përdorur fjalë të forta të diskursit të tij të sallatosur me një “nacionalizëm naiv” ku mbizotëronte sarkazma e “ujërave të zeza të politikës Non Grata.”
Por, gazetari nuk u ndal së paraqituri faktet. Atij si bënin jehonë shprehjet e stërkonsumuara të propagandës të Rilindjes në Shqipëri pasi nuk ishte rrëgjuar nga propaganda e mediave shqiptare. Giorgio vazhdoi të pyeste për ministrat e Brendshëm të Ramës, dhe për ata të cilët, sipas tij, janë bërë deputetë e kryetarë bashkish në Shqipëri me miratimin e Edit. Kjo duket sikur të gjithë janë të lidhur gazetari Giorgio Motola, e nxori papritur asin si një personazhi kontravers i qarkut meksikan të Sinaloas. Një mafioz i grupit më të rrezikshëm meksikan Luftar Hysa. Por kur gazetari italian përmendi biznesmenin e lojërave të fatit, Luftar Hysa dhe takimin që patën bashkë në zyrën e tij në kryeministri, Edi Rama fillimisht bëri një përpjekje për ta shmangur këtë temë në intervistën që e pat kërkuar vetë si ballafaqim në Report, duke thënë se po i përmendnin “emra, që nuk di as çfarë duan të thonë, apo kush janë”.
Por kur Motola vazhdoi, duke cituar mediat kanadeze që kanë shkruar se Hysa dyshohet se pastronte paratë e kartelit meksikan të Sinaloas përmes kazinove dhe se ai ka hapur një të tillë në Vlorë, Rama u shtrëngua të japë versionin e tij për takimin me të. Kryeministri zbuloi se në zyrën e tij ishte folur për kazinonë që do të hapej në Vlorë dhe se për këtë kishin ndërmjetësuar pronarët e Marina Bay.
Kullat e Imazhit të Kriminelëve
Në fund, kryeministri u përpoq të shpëlahej nga llumi që kishte mbledhur mbi veten. Ai tha se akuzat ndaj qeverisë së tij janë të pavërteta dhe se ata që i bëjnë këto akuzat janë “një grusht shqiptarësh që ju i njihni shumë mirë, s’kanë atdhe, s’kanë fe, s’kanë din e as iman.” Gazetari italian e shikoi me habi dhe tha: “Duke folur kështu, kryeministri po e cënonte veten dhe po i bënte si mos më keq se shqiptarët.”
Ndërsa debati vazhdonte, të gjithë pyetën veten: A është kjo betejë e vërtetë apo thjesht një telenovelë politike? Ndoshta kryeministri duhet të kërkojë një rol në një serial televiziv. Ndoshta atje do të ketë më shumë shanse për të fituar. Por, kryeministri nuk ndalej…” Dhe për të kuptuar se sa “trim e krenar” është Rama para të huajve, mjafton një orë në RAI 3. Ai pasi i ofroi kafe, me një servilizëm tamam prej “të menderosuri para të huajve,” akuzat e tij i quajti mjaltë, para llumit të mediave të vendit ku është kryeministër.
Patriotizëm idiot
Dhe kështu, kryeministri vazhdon të mbrojë Shqipërinë me patriotizmin idiot. Ai veten e barazon me flamurin dhe nderin e hajdutëve e banditëve ndërtuesve të kullave. E paradoksalisht siç” shkruante Uilliam Folkner: “Artisti nuk ka kohë t’i dëgjojë kritikët. Ai që dëshiron të shkruajë nuk ka kohë të lexojë kritikat.” për të ndaj dhe shpërthen: “Akuza nga kush, mbi çfarë baze faktike, mbështetur mbi cilat të vërteta të provuara, tha Rama .Një shfaqje televizive si një version demokratik i hetimeve famëkëqija të Sigurimit të Shtetit, “ky tha, ai tha, ata thonë”, “ai takoi atë”, “ky u takua me atë”, “ti takove ata”, “thuhet se këtu bëhet kjo”, “thonë se në Shqipëri ndodhin këto”, “janë arrestuar, jo s’janë arrestuar”, “janë të lidhur, jo s’janë të lidhur”, “thanë dy kriminelë që njohin atë”, “ka akuza për vëllain e atij”, “ata atje pastrojnë paratë e atyre andej”, bla-bla-bla…,” tha Rama. Shfaqja e Llumit Politik: Kur Kriminelët Bëhen Superheronj”. Por për habi këta heronj kanë qenë anëtarë të qeverisë së tij dhe madje zëvendës të tij.
Kur kriminelët bëhen superheronj
Ky sjellje e tij prej narcizmi që realitetin e kupton vetëm brenda flluskës së tij, në fakt nuk kufizohet në një ideologji të caktuar. Pavarësisht se janë të majtë ose të djathtë, politikanët ndonjëherë shfaqin hipokrizi personale të një shkalle të tillë. Problemi qëndron në besimin e tyre se rregullat aplikohen ndryshe për ta—shpesh duke injoruar rregulloret që vetë kanë vendosur për të tjerët. Ndërsa pasojat ndryshojnë, problemi themelor vazhdon tek ndarja e elitave politike me qytetarët që ata shërbejnë.
Por siç duket arroganca politike në demokracinë liberale është në thelb shprehje e politikanit kompleksiv, që me anë të saj përpiqet të mbulojë paaftësitë, dobësitë dhe dështimet e veta. Siç duket Ramës nuk i ka pëlqyer rezultati i debatit dhe si ai që ka humbur qetësinë pas “ndeshjes “ që nxjerr një mijë justifikime, në rrjedhën e tij të ligjërimit të tij të çartur që duket si letërsi e përroit psikik. “Por në fund shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtë nxjerrjeve të ujërave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike këtu në Shqipëri, që i shërbejnë asaj llum politike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, nuk kishte aty e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nga ky pseudo investigim italo-shqiptar, po vetëm u mbars mali dhe polli një mi”, duke u justifikuar në fund se prova s’ka , po ka akuza”!
Deliri i sociopathit
I pari, që nuk duhet përjashtuar, është se Rama ka kaluar në delir. Ai tani e identifikon veten me Shqipërinë. Ky nuk do të ishte hera e parë që një autokrat hyn në këtë fazë (a)logjike. Rama po bën 24 vjet që mban një post shtetëror. Rrethi i servilëve dikur e krahasonte me Ismail Qemalin, ndërsa në mandatin e tretë, e krahasojnë me Skënderbeun.
Por Rama harron qëllimisht se ky është një emision televiziv, që nuk e ka për detyrë të hetojë të gjitha themelet e kullave të Tiranës. Nëse ishte kështu pse do të nevojitej një monolog të ndërlikuar, ku ai u përpoq të shpëlahej nga llumi që kishte mbledhur mbi vete më kundërmues se ujërat e Lanës.
Post reagimi i Edi Ramës kundër RAI 3 ka një problem edhe më të madh, pasi ai duket si betejë ERTV vs. RAI 3, ku Rama kërkonte të merrte përfaqësimin e të gjithë shqiptarëve, por aty nuk po sulmohej Shqipëria, por po paraqiteshin fakte që Rama bën sikur s’i dinte për e tij qeverisjen e korruptuar.
Francis Bacon, një filozof anglez, e krahasonte qenien e një politikani të vërtetë me atë të një personi me moral të vërtetë: “Është një gjë aq e vështirë dhe e rëndë që të jesh një politikan i vërtetë sa të jesh një njeri i vërtetë moral. Të dyja rrugët kërkojnë përkushtim të pandryshuar. Rama nuk e ka problemin me gjuhën e huaj, por me të vërtetat që thuhen në gjuhë të huaj. Sepse ato as i kontrollon dhe as i manipulon dot, dhe kjo ja ka shtuar përkushtimin. Cënimi i Shqipërisë…, sidomos nga vendet fqinje… është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar”, thotë Rama. Por njehsimi i nderit të shqiptarit me nderin e Ramës, vështirë ta lidhi edhe nacionalizmi naiv i kryeministrit.
Mbreti lakuriq
Rama është një sociopath ndaj e ftoi vetë në pyetje gazetarin italian. Sociopatët janë shumë të ndryshëm. Ata nuk kanë nevojë të ushqehen me admirimin e të tjerëve. Ata nuk kanë ego të brishtë që kërkojnë mbrojtje maniake. Ata janë individë të sigurt me një ndjenjë të lartë superioriteti. Ata i shohin të tjerët si pre inferiore dhe të lehtë për t’u manipuluar. Ata japin pak ‘mallkim’ për shqetësimet ose ndjenjat e dikujt tjetër. Ata jetojnë në flluskën e tyre të vogël pa dhimbje. Sociopatët e plotë janë zombie pa emocione që jetojnë vetëm për veten e tyre me pak kontakte intime (pa folur për seksin) me dikë tjetër. Për ironi, ata kanë evoluar në këtë mënyrë për shkak të frikës së tyre nga dhimbja emocionale.
Ndërkohë, që bota merret me Ramën si e keqja që ka kapur vendin. Kjo nuk e ndal atë. Si narcisizmi ashtu edhe sociopatia janë varësi të personalitetit. Ato zhvillohen si një zgjidhje e dëshpëruar për të qetësuar ose mbushur një zbrazëti iluzionare të plagosur thellë. Këtë shkaktoi edhe dokumentari i RAI 3 që e tregoi mbretin gafil lakuriq.
Në një mesazh të përçarës se kurrë, Kryeministri Edi Rama vendosi të hakmerrej me të vërtetën që e mundi në zyrën e tij. Me argumente qesharake, si ai që reportazhin e ka përgatitur dhe sponsorizuar opozita, kjo që ka vetëm një dritare në vend, por edhe me argumente të rrezikshme si ai i një sulmi nga grupime të huaja politike. Sado butaforik dhe qesharak të duket, Kryeministri u kap gafil përpara qytetarëve shqiptarë dhe italianë, dhe pa asnjë përgjegjësi, tentoi pa rezultat të rindërtojë alibinë e rrëzuar të Shqipërisë evropiane.
Ai u mundua të bindte se fajin nuk e ka ai që e bëri Shqipërinë narkoshtet, por ata që po e ekspozojnë kështu. Për Kryeministrin, fajtor nuk është hajduti, por ata që e kapin. Kështu ai vazhdon ta shpëlajë veten me monologje të çartura që plotësojnë këtë boshllëk, ndërsa vendi vazhdon të presë për ndryshime të vërteta kur qeverisjes së Rilindjes po i vjen era.