Pellumb Gjoka/
Nuk thone kot: njeriu sa te rroje do te mesoje. Kjo me ka ndodhur edhe mua. Nuk kisha degjuar asgje per Refat Zh. Gurazezin, megjithqe kisha jo pak tomoricar miq e shoke. Restesisht, kur po psonisja, ne nje ne nje dyqan te Waterberit Conecticut, ne vitrinen e dyqanit shoh nje liber me titull Historia e Vatres me autor REFAT ZH . GURAZEZI. Shitesja nja grua zinje dibre, duke pare interesin tim me tha pasi ma dha librin: ulu e shfletoje sa te duash. Mua me terhoqi mbiemri i autorit ndaj cfletova shpejt e shpejt te gjeja spjegimin e kuriozitetit tim. U lumturova qe autori ish si une skraparlli nga fundi i Tomorices nga GURAZEZI. Qortova vehten per mos ditjen time. Ashtu si une ish edhe Asqeri Diko e Bashkim Musabelliu qe si nuk ish bere e njohur, te pakten ne Skrapar kjo figure sa patriotike aq intelektuale. Ecja e tij ne jete e shpejte nga nje emigrant nga Gurzezi te arrinte ne nje njeri te dallueshem nder shoket. Kish ardhur ne SH.B.A .kur Shqiperia ish si mos me keq. Kish pare masakrat e grekut, kish pare pushtues te ndryshem ne fillim italianet, austriak e francez serb e trazira te brendeshme si ajo e Haxhi Qamilit, ku qeveria e I.Qemalit se pati jeten e gjate. Erdhi ne ShBA me qellimin e nje jete me te mire per vehte e per te ndihmuere sado pak familhen e tij atje ne Gurazezin e larget. Habia eshte se ai emigrant per kafshaten e gojes behet Dishepulli i FAIK KONICES, siç thote Idriz Lamaj ne pershkrimin e figures se tij, botuar ne fund te librit botuar nga Globus R .Tirane 2006. Une habitem e krenohem me tabanin tone qe ne cdo kohe ka nxjerre figura qe pasardhesit krenohen me te drejte se ato treve nuk jane vetem te bukura nga natyra por edhe nga njerzit qe ka nxjerre. Por nga ana tjeter me ben pasimist perpjekja e pa mjaftueshme per njohjen e ketyre vlerave nga ne qe ti dijne brezat tane te me vonshem apo presim te zbulohet miniera e florit te feudalit te mesjetes? Nga atje ka dale Akitekt Kasemi e Haliti i frasherllinjeve, qe “u dukej balta me e embel se mjalta”. Me kenaq puna e Asqeri Dikos por s’mjafton se ka plot per te bere. Se ja qenka dhe nje Refat Gurazezi, qe me nje torbe Kurbetlliu, per nje kohe te shkurter, behet nje nga njerzit me te atert afert te koloseve te popullit shqiptar Faik Konices e Fan Noli. Pervetesoi shpejt artin e te shkruarit ne stilin e tyre dhe behet nje nga penat me te fuqishme te Diellit, bile per 12 vjet edhe kryeredaktor i saj ku mbroi ceshtjen shqiptare ne arenen ndarkombetare.
Ai ish edhe nje njeri me bote te pasur e te pasur shpirterore. Ky konkluzion del nga qe te dy korifejte tane, e jo vetem, Noli e Konica e pranuan si kalatizator nxites ne ruajtjen e miqesise se tyre. Kjo e larteson figuren e tij. Analiza qe u ben ai te dyve mbas vdekjes nxjerr se ai ishte nje mjeshter i karaktereve, ashtu sic ishte Konica ne caktimin e karakterit te shqiptarit qe sipas tij: shqiptari karakterizohet nga thyerja nga metelikja e frika .
Keto figura te rangut kombetar, jo vetem na bejne krenar, por edhe na detyrojne qe ti kujtojme me respekt e te zene vendin e tyre ne historine e Skraparit. Kjo sipas meje do behet duke respektuar mendimet e te tjereve e jo si disa qe per mendimin e kunder te skraparlliut tjeter “u heqka te drejten e te qenit skraparlli”. Mos vall duhej nje Ali Kuci, qe sic e pershkruan R.Gurazezi kur aprovohej Rezoluta derguar Fuqive te medha per problemin kombetar e nuk donin dy grupet e Vatres? Ai e përshkruan bukur edhe kete patriot nga Kuci i Tomorrices. “Atehere u ngrit nje vatran i quajtur Ali Kuci nga Tomorica e Beratit, nje burre i madh gjashte kembe e ca i gjate, qe u vajti prane dhe u tha: Jemi mbledhur ketu per nje qellim te shenjte, per te kerkuar te drejtat dhe lirite kombetare te Shqiperise. Tani, nenshkruani ate rezolute se per ate Flamur ju hodha hodha te dyve nga penxherja” dhe e zuri Flamurin me dore dhe e puthi. Me ne fund pasi shikuan penxheren qe ish kater patoma larte nga rruga, u binden e nenshkruane Rezoluten.
U lartesofte lavdija e tyre.