—————-
Kaherë,
Rrekem i mekur në boshtira të vetvetes
Se dëshira më rrëmben në një humner të përhumbur
E logjika më gremis në qenien time të mishtë!
Ngrihem e ribie,
Kështu ndodh për ç’do ditë…
I ankoruar në brigje imagjinare
Gati, njësoj sikur…
Sikur …
Ajo varka e vjetër për një tramundanë të re !
Ja , ky është tallazi i Unit tim …
Por,
Sot që po flasim, jam më mirë!
I morra duart e mia,
Dhe i shpurpurita këto tesha demode
Disa herë,
Po ashtu edhe kockat e shpirtit,
Saqë,
U ndërkalla deri në qelizë !
Ja mbatha, u arratisa drejt dritës që iku
Në nje skaj të paskajshëm
Se sot, jetoj me frymen e djeshme
Pa mushkëri,
Në venat e kohës së pakohë
Pa zemër,
Aty, ku e ndjeshmja shkelet vetem me mendime!
Unë, ky i panjohur i vetes time
Kaherë,
Rrekem në mugëtirën e fshehtësisë
Për të dalë nga vetvetja
Sikur e nesërmja nuk do të ekzitojë