Nga Ilir Levonja/Nuk e di përse e quajnë skandal këtë heqjen nga puna të këtij drejtorit nga Tropoja. Në Shqipëri kështu është: Erdhe në mbledhje bëhesh drejtor. Nuk erdhe, hiqesh. Kaq dhe tjesht. Çfarë skandali ka këtu? Çfarë kurrikulash tregon mbi devotshmërinë tënde në punë. Mbi paraqitjen rregullisht etj. Kjo është historia jonë në demokraci. Mund të kesh me dhjetra diploma, me dhjetra tituj. Mund të flasësh sa të duash për statut nënpunësi. Për plot të tjera. Përmes partisë bëhesh dhe hero kombëtar. Edhe antihero. Kush beson se sistemi u përmisua me Rilindjen. Gabon dyfish. Çështjë të statutit, të nënpunësit në admistratë janë thjesht dokrra elektorale.
Këtë e dinë mirë me mijra drejtorë.
Ndaj të thuash që unë indershmi. Po e kryej punën shumë mirë. Nuk mungojë asnjë ditë. Kam arritur rezultate në shërbim. Janë naivitet.
Qofshin nga të dy krahët.
Drejtorët e shkollave përshembull. Atë lukun e masterit vetëm sa e fshijnë me kujdes. I tremben ziles së telefonit si dreqi. Diku ka miting, duhet të mbushen autobuzët. Megjithësa ka nga ata. Që e bëjnë me kënaqësi këtë punë. Madje mezi e presin rastin të të tregojnë devotshmëri.
Partia të bën të susksesshëm kudo.
Çfarë skandali ka këtu? Pse flasin dy militantë në telefon.? Pse po më heq etj.? Po sepse ashtu të emëroi, ashtu po të çemëron. Mirë e pati shefi. Fat të mbarë në jetë. Paç fat në rrugën e madhe. Në botën e madhe jashtë partisë. Në botën e jetimëve. Kaq…
Pyete veten përse të vuri. Dhe me kollajllëk e gjen përgjigjen edhe pse të hoqi.
Eshtë lufta e pusetave kjo vëlla socialist. Ti mund të fillosh e të tështish sa të duash. Por fakti i pjesmarrjes në këtë katrahurë, nuk të bën më pak me faj se shefi yt. Dhe këtu nuk ka skandal.
Përderisa nuk kishte deri dje. Kur jo vetëm ti…, por një votues i tërë nuk ka për gjë të pranojë për ministër. Një person të cilit pak kohë më parë iu hoq mandati i deputetit. Nga Gjykata Kushtetetuese. Për afera korruptive. Për përfitime tenderash në administratë. Dhe pikërisht këtë. Këtë e bën ministër. Për karshillëk gjykate. Dhe për lavdi të korrupsionit. Të mbijetesës partiake. Ka vdekur morali për të kërkuar drejtësinë. Pasi drejtësia nuk fillon vetëm kur cënohet karrika jote. Jo asesi. Fillon diku më përpara. Qysh kur ti planifikon dhe ëndërron vendin e drejtorit diku, përmes atyre mbledhjeve të natës. Mbledhjeve me lista. Me armiq demokratë. Dhe socialistë armiq. Qysh kur do planifikon të heqsh atë tjetrin, qpftë ky kundërshtar. Qoftë edhe brenda llojit.
Vendet nuk meritohen. Por fitohen. Dhe aty struktura që të shpie tek fitorja mungon. Ndaj sot vendi ynë ka me shumicë intelektualë partiakë. Me shumicë zhvatës se sa konstruktorë të një shoqërie.
Kjo është një rënie që zor se do riparohet për dekada tashmë. Një dhuratë e politikës konfliktuale dhe asaj me grushta. Një rezultat i mbledhjeve që bën fjalë telefonata jote me shefin tënd.
Kaq. Dhe veç keqardhje për vendin tim.
Ndërkohë neveri për sojin tuaj.
Shoh dhe një shpurë analistësh. Skandal?! Ja si flet ministri. Ja si flasin ministrat tanë. U mbush mëndja djemve se, hodhi dy gjyle topi Mato Gruda. Dhe u bë intelektual plot sharm akademiku. Pamja e ëndërruar e një intelektuali perëndimor.
Shefi të hoqi për të njëjtën arsye që të vuri, vëlla socialist. Shkon në mbledhje bëhesh drejtor. Nuk shkon hiqesh. Sa keqardhje!