Catholic News Service/Pergatiti per Diellin:Gjon Kadeli/
Gjate nji ceremonije qe u organizue ne Orrganizaten e Kombeve te Bashkueme ne Nju Jork, me rastin e Shejtnimit te Nane Terezes, disa nga pjesemarrsit nder te tjera thane edhe Keto: Perfaqsuesi i perhershem i Selise se Shejte prane Kombeve te Bashkueme Kryeipeshkvi Bernerdino Auzo e pershkroi Shejtneshen e Kalkutes ftyre njerzore qe rrezaton shprese te perjetshme dhe qe mishnon parimet themeluese te Organizates se Kombeve te Bashkueme. Ai shtoi se Nane Tereza, ishte ndoshta, personi i pare, qe nga koha e Shen Franceskut te Asisit, qe u konsiderue Shejtneshe nga njerez te shume kombeve.
Ish Sekretari i Pergjithshem i Asamblese se Kombeve te Bashkueme Janvier Perez de Cuillar, e paraqiti themeluesen e organizates bamirese Nane Terezen, ne asamblen ne fjale me 1985, si gruen ma te fuqishme ne bote.
Kryetari i Organizates Bamirese Nderkombetare Alan Sears tha; Nene Tereza perdori guximin si rrjete(mjet) per te terhequn shpirtnat dhe tregoi kurajo, pa permend emnin e saj, per te folun ne emen te atyne qe nuk mund te folshin per vete. Ai shtoi Nane Tereza e ndezi driten per rrugen, per nji te ardhshme,nepermjet shpreses ndaj Zotit, dashuni per te vorfnin, kurajo perball te keqes dhe pandjesise.
Kleriku Leo Masburg nga Austria tha: Nane Tereza ishte krejtesisht nji njeri i zakonshem, por ne te njejten kohe ajo ishte nji person tejet i jashtzakonshem. Ai shtoi: Nane Tereza, asnjihere nuk e imponoi Unin(egon) e saje ndaj te tjerve, dhe qellimi i saje ishte me pru nji drite te vogel ne terrin e gjendjes njerzore.
Autoria Britanike, Kathlyn Spink, permendi viziten qe Nane Tereza bani ne Nju Jork me 1985, gjate te ciles ngjau ajo qe u quejte “Mbrekullia e Manhatanit” kur governatori i N ju Jorkut, Mario Cuomo pranoi kerkesen e saje, per te lirue disa te burgosun, qe ishin ne vdekje e siper, per t’i que ne nji bujtore, qe ajo kishte themelue,per t’u perkujdesun per ata qe kishin smundjen e sides.
Ambasadorja e Shqipnis prane Organizates se Kombeve te Bashkueme Besiana Kadare tha: Njohja nderkombetare e veprimtarise se Nane Terezes ishte piknisja e nji drame te pashembullt qe preku marredhanjet e Shqipnis gjate rregjimit komunist. Emni i Nane Terezes nuk u permend ne Sqipni, dhe ajo nuk u lejue te vizitonte nenen dhe motren e saj. Asht nji paradok i dhimshem, qe nji grue qe u sherbeu njerzve te panjoftun ne vende te tjera, nuk u lejue te vizitionte nanen e saje qe ishte ne vdekje e siper.
Ambasadori i Indis prane Kombeve te Bashkueme Sied Akbarudin tha se Nane Tereza u permend dhe u vlersue si nji njeri i joni dhe personifikoi pikpamjen botnore te Indise se “Bota asht shtepia e te gjithve dhe te gjithe njerzit jane pjese e nji failje te madhe.” Ai shto se megjithse shumica e Indianeve nuk jane te te njejtit besim, ajo u konsiderue Shejtneshe ne Indi kur ishte gjalle.