Astrit Lulushi/
Mendime të frikshme ndryshojnê natyrën kur fliten, bëhen të shëndetshme psikologjike. Romani “Po flas, Tani” i Maria Teresa Liuzzo, skicohet me madhështi. Flet për një përzierje varfërie njerëzore, shkelje personaliteti, vuajtje, dhunim. Shumica e personazheve nxisin të keqen, disfatën; Maria bën që e mira të mbes; del nga kjo betejë, si foshnjaja e larê në gjak në lindje, që merr këmbë; dhe me penë, si Dante Alighieri, pikturon me fjalë udhën nga Ferri e këndej.
Në këtë udhëtim shoqërohet nga Princi imagjinar, ku ajo gjen mbështetje ndërsa kalon humnerën e tmerreve plot shpirtra të penduar. Maria bëhet simbol i të menduarit të Heiddeger-it: “Në gjuhën e vetmisë, që është shtëpia e thelbit, zbehet”
Nga një varg në tjetrin, nga një histori në tjetrën, ajo shndërrohet në një qenie të lirë në pavetëdijen e saj.
“Jeta nuk përbëhet thjesht nga ngjarjet…”. Faktet nuk ekzistojnë në vetvete, gjithçka duhet të tregohet. Të flasësh është thelbësore për t’u treguar të tjerëve, se jeta nuk mund të ekzistojë pa rrëfimin e saj, ashtu si “artet nuk mund të admirohen pa përfaqësimin e tyre”.
Libri është fund e krye njē thirrje njerëzve në mbarë botën që ‘të flasin…’, të çlirohen nga e kaluara e errët, edhe pse janë “të lirë” dalë në dritë nga terri.
Duke u kthyer në kohën e kaluar, kujtoi kur vështrimi i saj i uritur u drejtua drejt Krijuesit duke iu lutur që ta lironte nga mizeria, të gjallë. Aty ku buka ishte e varfër me kripë dhe gjumi ishte i munduar, ajo bërtiti duke qarë: “O Zot, të lutem, më shpëto ose më vrit!” Vdekja zbulon një identitet të ri dhe tani….. flet!
Askush nuk qau për vdekjen e Marisë. Ndoshta sepse askush nuk dinte për të. Ajo ishte braktisur në heshtje dhe me dhimbje në të njëjtën mënyrë që kishte jetuar si dridhje e ëmbël ose erë.
Photo: dooleysbooks.com