Satirë nga Rafael Floqi
Përpara se të dëshpërohemi ende më shumë nga ngjarjet e përditshme, le të hedhim një vështrim sarkastik në situatën e arsimit në Shqipëri, të pasqyruar përmes raportit të fundit PISA. Duke mos u mjaftuar me këtë rënie drastike, duket se nxënësit tanë po i shkasin ndërgjegjes dhe guximit për rezultate me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë – por kësaj here, në fushën e testimeve ndërkombëtare.
Për mes lapsit të mprehtë, po ju cojmë në një udhëtim të trishtuar mes rezultateve të shkollës shqiptare. Gjatë kësaj analize të detajuar, Shqipëria është përshkruar si “një anormalitet negativ”, një term që zakonisht përdoret për gjëra të tilla si zbulimet shkencore të pazakonshme ose deformimet biologjike. Por jojo, këtu po flitet për rezultatet e testit PISA, fjalë që në shqip ngjason si një sharje, që u drejtohet shpesh qeveritarëve…
Në këtë raport dramatik, mungesa e angazhimit të nxënësve shpallet si një nga arsyet kryesore të rënies. Nëse vetëm nxënësit tanë do të kishin disi më shumë përkushtim, kuptohet, se do të dilnim më mirë. Por tashmë mund të pyesim: Ku ka shkuar ajo koha kur shqiptarët e shihnin mësimin si një nevojë e shkëlqyer dhe jo si një detyrim të mundimshëm? Kështu rezultatet e larta “nga “nder” janë bërë “mender”.
Si e gjykoni cilësinë e një shkolle, një rrethi, një mësuesi, një studenti? Nga rezultatet e testit, natyrisht. Megjithatë, për të gjitha bisedat, çfarë mund t’ju tregojnë dhe çfarë nuk mund t’ju tregojnë testet arsimore dhe si mund të keqkuptohen dhe keqpërdoren rezultatet, mbetet një mister për shumicën. Kompleksitetet e testimit injorohen në mënyrë rutinore, ose sepse nuk njihen, ose sepse mund të jenë – mirë, të ndërlikuara. Lëvizja për Universitetin na kujton se shkollat shqiptare vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe burimeve të nevojshme. Në vend që të kemi laboratorë shkencorë të pajisur dhe biblioteka të pasura, duket se kemi ende nevojë për një abetare, dhe kalorifer apo një varëse rrobash në çdo klasë.
Por shqetësimi më i thellë vjen nga fakti që pabarazia në mes nxënësve ka rënë. Sipas PISA-s, “nxënësit e disavantazhuar” por edhen nga pandemia, po përjetojnë një rënie edhe më të madhe në performancë. “Por ne jo nuk duhet të shqetësohemi”, thonë zyrtarët, sepse në një shoqëri të shëndetshme, pabarazia në arsim nuk ka për të qenë një problem. Por pastaj vjen ndonjë konferencë urgjente, ku fytyrat e zyrtarëve janë të mbuluara me një grimë triumfi, ndërsa ata njoftuan se çdo nxënës shqiptar, do të dërgohej për studime jashtë vendit. Përgjegjësi, përgjegjësia është e nxënësve…
Mungesa e përgjegjësisë edhe te fakti se pavarësisht rezultateve të këqija, nuk ka një reagim serioz nga Ministria e Arsimit apo qeveria dhe nuk ka ndonjë plan për ta ndryshuar situatën. “Tashmë ka kaluar më shumë se një muaj nga rezultati i PISA-s dhe nuk ka asnjë komunikim për një plan masash, plan i cili u komunikua nga kryeministri i vendit se po përgatitet në Ministrinë e Arsimit. Vonesë e cila na bën të kuptojmë se arsimi nuk është në prioritet e kësaj qeverie. A nuk i kanë zyrtarët e arsimit fëmijët e tyre dërguar jashtë për t’u arsimuar ???
“Tani qe kemi Chat GPT, tha kryeminstri me vete, ç’na duhet PISA. Boll pesa pas detyrat kalamajve do t’i bëjë AI.” Qëllimi, sipas tyre, ishte të rrisin notat e Shqipërisë në raportet ndërkombëtare, pavarësisht se kjo do të rezultonte në një mungesë të madhe të fëmijëve në shkolla, jo vetëm nga emigracioni .
Ministrja e Arsimit, një person që ende nuk kishte arritur të shkruante të drejt ca fjali të thjeshta, tha me zë entuziast: “Kemi përcaktuar që çdo nxënës do të fitojë një shans të barabartë për të arritur suksesin, duke e dërguar atë në vende ku nuk njihet shqipja dhe ku numrat janë ndryshe. Kështu, ata do të kenë një shkak tjetër për të patur vështirësi në mësimin e matematikës!”
Numrat ndryshe, me shifra romake …
Në anën tjetër, zëvendministri i ri i , një person që ende nuk kishte arritur të mbante një buxhet të thjeshtë, shtoi: “Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të zvogëluar shpenzimet e shtetit. Kemi nevojë për lekë për projekte të tjera shumë të rëndësishme, si ndërtimi i një stacioni hapësinor në Dajt për satelitët shqiptarë, apo blerja e një flote të re flamurash kombëtare për ekipin e futbollit të kombëtares në Evropë.”
Kur gazetarët pyetën se çfarë do të ndodhte me shkollat dhe mësuesit, Kryeministri me një buzëqeshje të fuqishme tha: “Do të përmirësojmë ndjeshëm jetën e tyre duke i lënë më shumë hapësirë kreativitetit. Shkollat do të shndërrohen në kafene të vogla artistike, ku mësuesit mund të pikturojnë muret me formulat e matematikës dhe nxënësit të shijojnë një filxhan çaji me shqiponja në vend të mbledhjeve mësimore.”
Ndërkohë, të rinjtë shqiptarë kanë filluar të marrin leksione intensivë gjuhe nga telenovelat, sepse do të jenë të detyruar të komunikojnë në vende ku nuk flitet shqip. Përkundër kësaj, pritet të shohim një zhvillim dramatik në notat e testit PISA.
Ndoshta do t’i çojnë zyrtarët e arsimit sa do t’i kenë rezultatet me PISA. Bazuar në grafikët e raportit, rezultatet e Shqipërisë në matematikë dhe shkencë ranë poshtë atyre të arritura në vitin 2009. Në të dyja degët nxënësit kanë shënuar pak mbi nivelin e 350 pikëve. Rënia në shkencë është edhe më e madhe, pasi këtu rezultatet në vitin 2009 kanë qenë afër 400 pikëve. Rezultatet në lexim po ashtu nuk ishin më të mira, edhe pse në këtë degë rezultate ishin ende mbi nivelin e pikëve të marra në vitin 2009. Pse studentet e PISA-s kanë gjithmonë problem me matematikën? Sepse shpeshherë ata mendojnë se “PISA” është shkurtesë për “Probleme të Imëta me Shumë Aftësi”!
Ndërsa vëmendja e botës po drejtohet drejt Shqipërisë për turizëm, arsimi në vend që po luan me notat e veta, por pavarësiht humorit një gjë mbetet e qartë: duhet ndërhyrje urgjente. Mësimdhënësit kanë nevojë për më shumë para dhe kushte të mira pune, por duhet të mbahet përgjegjësi edhe nga nxënësit. Nëse kjo nuk ndodh, mund të ndërtojmë laboratorë shkencorë më të mira dhe të blejmë libra të rinj, por nuk do të arrijmë kurrë të ndryshojmë notat e PISA-s. Dhe kush i nevojitet suksesit ndërkombëtar kur kemi aq shumë sende të tjera për të shtyrë kohën tonë?
Por mos harroni pse “Pesa” sështë rezultat i mirë në PISA.