Shkruar nga Andrea Galli/“Corriere della Sera”, e enjte , 17 nëndor 2016/Përktheu për Diellin: Eugjen Merlika/Itali/ Në gushtin e 2004-ës, trafikantët zotër të fshatit të Lazaratit, panë të avitej një helikopter i policisë italiane, i gatshëm për të mbikqyrur plantacionetnga lartësia e katërqind metrove. Sapo u afrua e gjuajtën me kalashnikov. Në të ndodheshin dy nëndrejtorë të kuesturave, një marshall i rojes së financës dhe një oficer i kundërdrogës shqiptare. Mrekullisht asnjëri nuk u plagos dhe qe i zoti piloti që, megjithëse breshëria kishte shpuar depozitën qëndrore, goditur urën e komandimit dhe motorrin e prapëm, arriti të kthehet në aeroport. Që atëherë janë ndryshuar lartësi, gjeografi, mjete, njerëz, dhe taktika e sulmeve, teknika e rekrutimit, “niveli” i trafikantëve. Por jo thelbi : Shqipëria është serra evropiane e mariuhanës. Aeroplani i rojës së financës, një model Piaggio, i “vjetër” por i besueshëm i linjës P₁66DP₁, me lartësi ngritjeje njëmijë metra që, në sajë të një marrëveshjeje me Qeverinë e Tiranës, mbikqyr çdo vit 20 % të territorit (duke hequr qytetet, malet e lumenjtë, do të thotë gati gjysmën e truallit kombëtar), që nga janari ka “regjistruar” 213.000 hektarë të mbuluar nga plantacionet. Aeroplani qëlëviz kryesisht nga qershori në shtator, qëështë periudha e pjekjes së bimëvet, nuk kalon më mbi Lazarat, i çliruar dy vjet më parë, mbas nja njëzet ditësh rrethimi e lufte të vërtetë. Edhe sepse metastaza, tashmë ka pushtuar kombin e tërë. Që nga janari, në 42 misione, janë zbuluar 753.000 bimë mariuhane. Kudo. Duke hamendësuar, si prodhim mesatar të një bime, dy kile e gjysmë drogë (mund të jetë edhe dyfishi), ështëllogaritur që, me shitjen në Puglia, ka një fitim prej 1300 euro për kile. Kjo nënkupton që, e vënë në treg, ajo sasi bimësh, më pas të shkatërruara nga policia e Tiranës, do të kishin sjellë fitime mjaft më të bollshme se 2 miliard euro, pothuaj një e katërta e PPB të Shqipërisë.
Nuk është fjala për të fajsuar një popull të tërë. Edhe se, në një kundërshti të vazhdueshme e çjerrëse, që “luan” shumë me temën e drogës e herë herë shkakton tensione, politikanët shqiptarë lëvizin, provojnë. Njësoj nuk mund të harrohet mundi i madhi i rojës së financës (në marrëveshje me ShBNP, Shërbimin për bashkëpunimin ndërkombëtar të policisë), veçanërisht me grupin – mision në Shqipëri të drejtuar nga koloneli Joselito Minuto, madje në tre vitet e fundit Piaggio P₁66DP₁ ka “mbuluar” 600.000 hektarë territori, duke u “rimodeluar” vazhdimisht për të mos humbur hapat e trafikantëve. Ata kanë vesndosur të nisen nga ishujt grekë, për të qënë brënda territorit të Bashkimit evropian, kanë një rrjet mbrojtës shumë të fuqishëm, sidomos në Puglia, janë një evolucion i skafistëve të viteve Nëntëdhjetë, duke u bërë sot më teknologjikë, të pacipë, aventurierë madje deri në Adriatikun në shtrëngatë. Nga ana tjetër fitimet i a vlejnë rrezikut. Kërkesa për mariuhana është e pandërprerë dhe këmbëngulëse, klanet nuk e përsërisin Pastaj me ngarkesat, të përzjera në to, trasportohen kokainë dhe armë, ndokush thotë edhe muhaxhedinë në vajtje apo në kthim nga “lufta e shenjtë” në Lindjen e Mesme. Aeroplani është i pajisur me aparatura që skicojnë tokën. Të dhënat e marra përpunohen nga fakulteti i Arkitekturës të Universitetit II të Napoliti. Në laborator teknikët e fakultetit dhe eksperti personal i financës “lexojnë” përfundimet e aparaturave. Lëvizja tjetër është e lidhur me kohën e veprimevet, mbasi jo më vonë se 48 orë bimët duhen shkatërruar, për të goditur kriminelët që mbarështojnë fushat. Piaggio, siç u tha, fluturon mbi njëmijë metro lart, pra në një “largësi” sigurie. Por ka raste korrupsioni në aparatet shqiptare, edhe se në pakësim. Pagesat e policëve janë t’ulta, një grusht qindra eurosh dhe ndjenja e nderit të rrobes, shpirti i pakorruptueshëm dhe respekti për vetveten nuk shmangin mundësinë që policët të mos mund të blihen nga trafiukantët. Trafikantët janë të fuqishëm, të pasur, me lidhje shumë të forta.
Thotë një hetues se problemi i mariuhanës nuk ka patur një rritje të menjëherëshme, ka qënë gjithmonë. Ekziston vetëdija se arrestimi i fshatarëve që kujdesen për plantacionet apo i shoferëve që me furgona i çojnë drogën tek gomonet, nuk janë të mjaftueshëm. Duhet arritur tek kryet e organizatavet. Bosët shkojnë e vijnë nga Shqipëria n’Itali ; kthehen atje e fshihen kur nuhasin një ajër të keq e i frikësohen arrestimit. Për ç’arsye ? Ndodh që nuk zbatohet një urdhër arrestimi i lëshuar nga Italia (a mos ka “urithë” tek ne?), që në Shqipëri në mënyrë të pabesueshme të kërkuarit ikin, madje zhduken, të mbrojtur nga klanet, nga heshtja, nga terrori, nga kërcënimi mbi njerëzit e varfër që detyrohen t’i marrin në shtëpi e t’i mbajnë duke heshtur. Përndryshe rrezikohet vrasja e ndonjë t’afërmi. Qarkullon një farë vlerësimi : me 400.000 euro një i kërkuar arrin t’a rregullojë praktikën dhe të jetojë i qetë, në liri të përjetëshme.
Ndoshta nuk do të ketë një rrugëzgjidhje, ndoshta nuk do të ketë kurrë. Ndoshta po dhe është (edhe e pjesërisht) këtu. Ҫmimi i një kg. mariuhane është1300 euro ; nëse dërgohet e shitet në Veriun e Italisë, të kamur e t’uritur, ai kilogram pëson një ngritje të fuqishme dhe arrin 1800 euro.
“Corriere della Sera”, e enjte , 17 nëndor 2016
Përktheu nga italishtja Eugjen Merlika