Nje shembull i punes nga emigranti prej Malesise se Madhe/
nga Gjergj Vorfi/ITALI/
Shqiponja Shqiptareve u ka prire gjithmone ne balle dhe u ka qendruar ne krahe e sot qendron e vendosur ekspozuar tek kantieri i ndermarrjes ndertim montim Pontexhi ne sheshin qendror te Firenzes ku po behet restaurimi i fasades qendrore.
Ku ne te njejten kohe eshte shenje e demostrimit te identitetit kombetar per kumunitetin shqiptar ne Itali.
Eshte nje simbol i integrimit mes rrenjeve te ndryshme kulturore qe aktualizohet nepermjet punes, eshte nje shenje e kontributit qe komunitetit emigrant Shqiptar i afron sektorit prodhues local e ne vecanti atij te ndertimit kjo nje vecori dalluese per Shqiptaret.
Ku nuk gjendet e ekspozuar kjo Shqiponje? – ne cdo rruge ne cdo objekt pallat apo ndertese ku behet riparimi dhe ricostruksioni i tyre ne qytetin antik te Firenzes.
Kete gje e ka bere te mundur nje Shqiptar emigrant ne Firenze duke e lartesuar dhe vendosur ne ndermarrjen e tij te ndertim montim te pontexheve.
Ky eshte Bahri Nikaj malesori i fshatit Grizhe te Malesise se madhe, ne Shqiperi ka mbaruar Universitetin Luigj Gurakuqi Shkoder per Letersi. Hobby i tij eshte muzika, zoteron Kitaren qe asnjehere nuk e ndan nga vetja, ka prirje ne poezi shpreson qe krijimet e tij te gjejne driten e botimit.
Si mijera te tjere, bashkevllezer shqiptare braktisi token e vendlindjes te shtyre nga deshira per te gjetur nje jete me te mire dhe dallget e fatit kete emigrant e kishin ndaluar ne qytetin e bukur te Firenzes.
Ne bashkebiseden vellazerore kerkojme te mesojme per arritjet e tij. Bahriu tregon se ne fillim per te bere dicka duhet te mendosh se ku mund te investosh, pastaj duhet guxim sakrifice dhe pune.
Keshtu e kam ngritur une ndermmarrjen time. Ne kete ndermarrje ka te punesuar bashkombas te shumte raste te rralla keto ne marredheniet e kooperimit ndermjet Shqipareve.
Edukata per punen per kulturen e punes ka filluar te kultivohet edhe tek ne Shqiptaret.
Por kjo nuk duhet ngaterruar me zemergjeresine ne pune me familjarizmin me dike qe njeh dhe ke lidhje shoqerore. Puna eshte pune e kjo duhet respektuar me normat dhe rregullat e saj ne rast se doni te shihni dhe te shijoni resultatin e punes tuaj.
Ku ne pergjithsi ne jemi popull individual ne cdo aspek per respektimin e ligjeve dhe normave te komunitetit ne menyren kolektive per ta kthyer demostrimin individual ne dobi te shoqrise se civilizuar sic e kane komunitet e tjetra. E megjithate ne jemi popull krenar.
Nuk mund te rrish pa shkruar per punen sakrificat per djersen e dijen qe derdhin ne sektoret e ndryshem emigrantet .
Eshte e pamundur te pasqyrosh te gjitha arritjet e per te gjithe me nje shkrim per vlerat e tyre shpirterore mendore per dijen dhe punen e vellezerve te mij Shqiptare.
Per keto nga sa thame behen deshmitare turistet e shumte te pranishem kalimtare qe vijne nga e gjithe bota per visituar qytetin e kolosve te medhenj Etrusk epiqendren e tyre Firenze Mikelangelo leonardo da vinci Giotto e Medici etj.
Te cilet me idene e mendjes tyre scicuan dhe ndertuan vepra madhore sic eshte dhe vete Qyteti perrallor i Firenzes duke e lene testament brezave qe erdhen pas.
Edhe sot keta turiste te shumte ndalojne duke bere qindra shkrepje fotosh per emblemen e shqiponjes dy krenare e vendosur ne ndermarrjen e bashkatdhetarit tone Bahri Nikaj.
Kjo embleme eshte simbol i Flamurit te popullit tim dhe une nga Lezha lumturohem emocionohem dhe krenohem per krijimin dhe arritjet e sukseset e bashkekombesave te mi ketu ne Itali.
Kujtesa eshte padyshim perzgjedhja me e mire i kujtoj sikur te kishin ndodhur dje ku per shume Italian ishte e pabesueshnme kur shikonin per jere te pare ne fytyre njue realitet te cilin e mendonin sikur nuk do te kishte qene kurre por i besonin mendimit duke pare keta fatekeq te mjeruar shqiptare.
Por ja qe so te besojne me shperthimet e tyre me intelligjencen e tyre vecori dalluese tek shqiptaret per punen ingranimin impenjimin e perkushtimin e tyre te imponojne ne keto arritje dhe te bejne te nderrosh opinion per ta ku pas shume vitesh te ardhjes tyre ne itali te detyroje per te gjitha arritjet te kesh rrespekt per ta.