Nga Ilir Kadia
Çifti që nxori puthjen nga burgu bulevardit të Tiranës! E mbaj mend sikur sot! Pranverë e fundviteve ‘80 do ketë qënë! Visari sa kish dalë nga burgu, Eda gëzonte moshën e dashurisë! Ata ecnin symbyllur e buzëngjitur bulevardit të Tiranës në botën e tyre! Botës tonë i bënin zili! Edhe ne putheshim, por në errësirë!Ata në dritë! Poezia e puthjes e kish futur në burg Visarin, ai dënimin e kish kryer dhe tani merrte hak! Nuk i sjell ndryshe në mendje Edën dhe Visarin veç duke u puthur! Ja! Edhe tani në galerinë e arteve në Çikago janë para puthjes së tyre të famshme! Ah, ta kishim Visarin president! Do puthnim e do putheshim mes nesh si të lindur normalë! Nga dashuria!