I pranishëm ishte edhe Senatori Charles Schumer, me të cilin bisedoi z. Rexhaj/
Në vijim të traditës së përvitshme, kongresmeni demokrat i Nju Jork-ut, Joseph Crowley, organizoi këtë fundjavë me miqtë dhe mbështetësit politik nga grupet etnike, partin tradicional në prag të Vitit të Ri. Në këtë parti ishte i fuar, ashtu si dhe vitet e kaluara, edhe zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj me bashkëshorten Laura.
Në këtë parti festive ishte i pranishëm edhe senatori demokrat i shtetit të Nju Jork-ut, Charles Schumer, me të cilin z. Rexhaj u takua dhe bisedoi për disa minuta. Duke iu prezantuar si zv/kryetar i Vatrës, z. Rexhaj e falenderoi senatorin për mbështetjen që i bën cështjes shqiptare.
Senatori, tha se kujton darkën madhështore të Vatrës me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj ne Chelsea Piers, ku ai ishte i pranishëm dhe përshënëndeti, duke vleresuar komunitetin shqiptar ne SHBA. Fjalet e zgjedhura te senatorit paten ngrite ne kembe me shume se 1200 pjesmarres ne ate darke madheshtore.
Zv/Kryetari i Vatrës, z. Rexhaj, e falenderoi senatorin për fjalët e bukura që tha në atë prshëndetje për shqiptarët në përgjithësi dhe për Vatrën në vecanti. Po ashtu vitin e kaluar senatori iu drejtua shqiptareve me rastin e 28 Nentorit permes Gazetes me shume se njeshekullore te Vatres- DIELLI, duke i uruar per Festen e Pavaresise.
Gjatë partit, z. Rexhaj dhe zonja bënë fotografi me senatorin Schumer, me kongresmenin Joe Crowley, si dhe me AnMaria Anzolone, Shefja e stafit te kongresmenit.
Në partin që u organizua në Studio Square Long Island City, merrni pjesë më shumë se 300 veta, përkrahës të kongresmenit nga shumë grupe etnike, politikanë të Nju Jork-ut e të tjerë.(Dielli)
Sot është një ditë e madhe për VATRËN
Nga pershendetja e zv/kryetarit te Vatres, Agim rexhaj me 24 Nentor 2014, ne presidencen e Republikes, me rastin e dekorimit me titullin “Nderi I Kombit”/
I nderuar Shkelqësia Juaj,President Nishani,
Të nderuar zonja dhe zotërinj, vëllezër, motra, Bashkatdhetarë, miq!
Një jetë me përpjekje, sakrifica, ëndrra, zhgënjime, suksese, e kaluar për të arritur clirmin e Kosovës ku kam lindur dhe demokratizimin e Shqipërisë time Nënë, nuk mund të kishte një ditë më të bukur sesa kjo e sotmja.
Qindra mijëra kilometra udhëtime, netë e ditë në dispozicion të cështjes tonë kombëtare, përpjekje të paepura të bëra në një jetë që ndodhej midis dy botëve: Atë të dashurisë dhe dhimbjes për atdheun, për Shqipërinë në njërën anë dhe për Kosovën në anën tjetër.Te dya të ndara prej një kufiri të vendosur në mes të një populli, të një kombi, të një gjaku, të një dheu – dhe një jete me të gjitha të mirat në vendin më të bukur në botë, Ameriken, por…gjithesesi,në mërgim.
Një jetë me shqetësimin e pandarë për fatet e njerëzve të gjakut tim, të vëllezërve, të të afërmve të bashkëkombasve tanë deri në ditën e lirisë;
Dhe të gjitha këto në një vend, në një Vatër, ku u ruajtën fatet e atdheut tonë këtej kufirit e ku u mbrojtën ato matanë kufirit në Kosovën tonë të dashur.
Ishte VATRA ajo që me ngrohtësinë e saj, me idealet e saj, me frymëzimin e saj në një vend të madh ku u vendosen fatet tona më mori pranë vetes për të bërë një udhëtim jo të shkurtër, por plot tridhjetë vjecar që nga ajo ditë kur si emigrant i ri në Shtetet e Bashkuara iu bashkangjita për të mos u ndarë kurrë më prej saj.
Sot është një ditë e madhe për VATRËN.
JU zoti President si një drejtues vizionar i Shtetit tonë Amë keni nderuar vatranët, jo thjesht Ing. Agim Karagjozin, Dr Gjon Bucajn dhe mua, por tërë ata burra që e filluan këtë udhëtim të gjatë që nga celja e tokave të Ulsterit, nga fabrikat e Bostonit, nga dera e Kishës së Nolit, nga zgjuarsia e Konicës, nga përpjekjet e Panaritit deri tek figura eminente e inteligjences shqiptare,Prof. Arshi Pipa, dinjiteti i Ing. Agim Karagjozit e urtësia e Dr Gjon Bucajt.
Unë ndjehem I lumtur, i nderuar, i prekur, i detyruar deri në pikën e fundi të qenjes time për kombin tim.
Zoti President!
Nuk ka fjalë që ta përshkruajë mirënjohjen time për Juve, për Institucionin që Ju Përfaqësoni, për nderin që na keni bërë.
Por ka një mënyrë për tua shpërblyer këtë:
Ta cojmë më pëprara punën e Vatrës për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve në botë.
Faleminderit shumë
Zoti e bekoftë këtë vend, Shqipërinë tonë, Kosovën tonë , trojet tona shqiptare popullin shqiptar!
Zoti i bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikes
Zoti ju bekofte juve!
Faleminderit
Tirane,24 Nentor 2014.
Kreu i Shtetit shqiptar vlerëson veprimtarë të shquar të Federatës Pan-shqiptare “VATRA”
TIRANE-24 nëntor 2014/
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani vlerësoi sot pasdite gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, veprimtarë të shquar të Federatës Pan-shqiptare në Amerikë “VATRA”./
Kreu i Shtetit nderoi veprimtarinë e çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim dhe mbështetje të çështjes kombëtare me Dekoratën “Nderi i Kombit” për zotin Agim Rexhaj, ndërsa (pas vdekjes) u dekoruan vatranët dhe gazetarë të “Diellit”, shumica e të cilëve u martirizua nga diktatura çnjerëzore komuniste: Aqif Përmeti; Bahri Omari; Kolë Tromara; Kristo Kirka; Kostaq Kota; Aqile Tasi; Kristo Floqi dhe Andon Frashëri.
Presidenti Nishani çmoi gjithashtu (pas vdekjes) veprimtarët e spikatur për lirinë dhe çështjen shqiptare si dhe në homazh të heroizmit dhe sakrificës për idealet atdhetare me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”: Faslli Frashërin; Ali Kuçin; Kolë Rrodhen dhe Halit Qytezën.
Në fjalën e Tij të mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani u shpreh mes të tjerash: “Kjo veprimtari u kushtohet tërësisht atyre burrave të shquar të këtij kombi, të cilët ndonëse larg trojeve shqiptare, ndonëse pa mbështetje të madhe ndërkombëtare, ndonëse në një vend ku iu hapën dyert e mikpritjes dhe miqësisë, nuk kishin infrastrukturën e nevojshme, por ditën të marrin përsipër përgjegjësitë që koha u kërkonte. Këta burrave të mëdhenj ditën jo vetëm të ngrinin zërin për Shqipërinë, për kombin, për pavarësinë, për dinjitetin, por edhe të hidhnin themelet e një projekti: e një projekti të një Shqipërie të pavarur, të lirë, e cila duhet të shkonte drejt prosperitetit. Nuk është një koincidencë që këta burra gjetën pikërisht vatrën e përshtatshme për të ngritur, mbrojtur dhe ushqyer çështjen kombëtare në Amerikë, sepse ata patën të gjithë gatishmërinë e burrave të mëdhenj të atij kombi në atë kohë, por njëkohësisht patën mundësinë për të mbledhur të gjithë shqiptarët rreth asaj ideje të madhe që çoi drejt pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas në ruajtjen e dinjitetit dhe idealit kombëtar për shqiptarët.”
Duke vijuar më tej, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi: “Federata Pan-shqiptare ‘VATRA’ tashmë është pjesë e ndritur e historisë së Shqipërisë. VATRA u kthye vërtet në një vatër reale të idealeve kombëtare, u kthye në një vatër të mikpritjes, të ushqimit, të idealit dhe parimeve kombëtare për çdo shqiptar në Amerikë, por njëkohësisht edhe në një rreze shprese për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodheshin, në Shqipëri, dhe në të gjitha trojet e tjera të copëtuara shqiptare.”
“Është një detyrë e institucioneve shqiptare dhe një përgjegjësi, e cila do të mbetet e përjetshme, që jo vetëm të mos i harrojmë e t’i kujtojmë, t’i nderojmë, por t’i kemi edhe si pikë referimi, si vizion reflektimi për të gjithë brezat që vijnë mendimin, filozofinë, punën, kontributin dhe atë çka arritën burrat e mëdhenj, të cilët krijuan, e rritën, e mbajtën gjallë dhe e trashëguan Federatën Pan-shqiptare ‘VATRA’” – vuri në dukje Presidenti.
“Unë sot ndihem i privilegjuar që në këtë prag 28 Nëntori, me nismën e drejtuesve dhe anëtarëve të ‘VATRA-s’ sot të kujtojmë kontributin e paçmuar dhe patriotik të atyre vatranëve, të cilët mes shumë e shumë bashkëpunëtorëve të tyre, kontribuuesve të tjerë, mbështetësve në Amerikë, por edhe në Shqipëri, bënë aq shumë për kombin shqiptar në kohë që ishin shumë herë më të vështira se sa sot, kur detyrimet tona janë dhjetë herë më të mëdha për t’i nderuar ata, por edhe për të ruajtur atë ideal dhe gjithçka që ata arritën dhe për të promovuar më tej atë që ata mendonin.
Njëkohësisht dëshiroj që sot përmes kësaj ceremonie t’u kërkoj të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Preshevë e Bujanovc, në diasporë, deri në Amerikën e largët, të përkulen me nderim të thellë e të kujtojnë për një çast të vetëm se sa shumë e deshën ata njerëz Shqipërinë, se sa shumë ata njerëz e respektuan idealin kombëtar, dhe se sa shumë kontribuuan ata pikërisht për këto ditë që ne dhe brezi ynë i sotëm jeton dhe që natyrisht i ka të gjitha mundësitë për të përfituar, por edhe për të çuar më përpara kontributin dhe atë që këta burra të mëdhenj me veprën e tyre i lanë Shqipërisë si trashëgim.” – nënvizoi Presidenti Nishani.
“Sot jam i bindur që shpirtrat e tyre, sepse tashmë ata nuk i kemi më midis nesh, ndihen më të lirë, më të lehtësuar, më të arrirë nga ky nderim, të cilin ne si detyrim sot i ofrojmë kujtimit dhe kontributit të tyre! Koha do të ecë përpara, brezat do të zëvendësojnë njëri-tjetrin, por historia mbetet dhe kontributet nuk harrohen. Ndaj le t’i nderojmë edhe njëherë sot dhe përmes këtij vlerësimi t’u konfirmojnë se parimet, idealet dhe kontributet e tyre janë pjesë e arritjeve që Shqipëria dhe shqiptarët kanë sot kudo ku ndodhen. Përmes këtij nderimi le të konfirmojmë edhe njëherë se mbetemi të obliguar, të angazhuar që pikërisht ato vlera të mëdha, të cilat vatranët i lindën, i ushqyen dhe i rritën duke i lënë trashëgim, janë vlera me të cilat shqiptarët krenohen dhe duhet të krenohen porsa kohë shqiptarët ekzistojnë mbi dhé. Jam i bindur që nga kjo sallë ne përçojmë anembanë Shqipërisë, deri në Amerikën e largët, tek çdo zemër dhe vatër shqiptare flakën e pashuar të dashurisë për Shqipërinë, që vatranët dhe ‘VATRA’ na e lanë amanet.” – përfundoi fjalën e tij Kreu i Shtetit shqiptar.
ZHVILLIMET NË LINDJEN E MESME, NË QENDËR TË PANELIT TË KOMITETIT KOMBËTAR MBI POLITIKËN E JASHTME AMERIKANE
Mori pjesë ish negociatori i bisedimeve për statusin e Kosovës, Ambasadori Frank Wisner/
NEW YORK CITY : Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) i cili është themeluar në vitin 1974nga Hans J. Morgenthau dhe personalitete të tjerë të përkushtuar për zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, që kërcënojnëinteresat e SHBA, dje në New York, organizuan një panel vjetor me sfond :”Çfarë do të thotë: Ndarja sektare në rritje mesShia dhe Suni për Lindjen e Mesme?”.
Në këtë panel morën pjesë një numër ambasadorësh të huaj, në OKB , analistë dhe politikanë, gazetarë amerikanë e të huaj, anëtarë të Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) , përfshirë dhe nën/kryetarin e Vatrës, z. Agim Rexhaj.
Paneli u zhvillua duke marrë shkas mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, me ish negociatorin e bisedimeve për statusin e Kosovës, Ambasadorin Frank Wisner – Këshilltari i punëve të jashtme në Patton Boggs, ish-ambasadori i SHBA në Zambia, Egjipt, Filipinet dhe India, ish Nënsekretari i Shtetit për Politikën e Mbrojtjes dhe së fundi një nga ngeociatorët kryesorë të Presidenti Obama në bisdimet për largimin paqësor nga detyra të ish- Presidentit të Egjyptit, Hosni Mubark, dhe Dr Vali Nasër – Dekan i Shkollës së Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare,Anëtar i lartë në Politikën e Jashtme në Institutin Brookings, Analistë i multi-mediumit Bloomberg.
Në fillim të hapjes së këtij takimi tha Presidenti i NCAFP , Dr. George Schwab, “Për 35 vitet e fundit, KomitetiKombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) pa qëllime fitimi , me aktivitetin e saj ka mbajtur “gjallë’ me anë të misionit të tij kryesor: për të identifikuar, artikuluar, dhe të çuar përpara interesat e politikës së jashtme amerikanenga perspektiva jopartizane brenda kuadrit të realizmit politik, të shumë çështjeve kryqetërthorë krizave nëpër botë”.
Ngjarjet që rrethojnë atë të ashtuquajturën “Pranvera Arabe”, të cilat, në zinxhir u zhvilluan në Afrikën veriore dhe tronditën “themelet” e disa vendeve arabe nga Lindja e Mesme, natyrisht që kanë sjellë në sipërfaqe ndarjet sektare në Lindjen e Mesme.
“Në mënyrë të dukshme ndër këto, theksoi Ambasdori Visner, është ndarja në mes të Myslimanëve Sunitëve dheShi’itë, e cila, është që të ndikojnë në rendin e brendshëm të Irakut, Arabin Saudite, Bahrein, Liban dhe Siri”, duke shtuar se “ndarja gjithashtu ka ndikuar në balancën e pushtetit midis shteteve të mëdha të rajonit – Iranit, Arabin Saudite, dheTurqi. Politika amerikane duhet të marrë në konsideratë këto zhvillime në qoftë se ne jemi për të mbrojtur interesat tonanë rajon” tha diplomati i njohur amerikan . /Beqir Sina/
PRESIDENTJA E KOSOVËS KA NDERUAR VATRËN ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE
Të premten, 14 Mars 2014, në Konsullatën e Kosovës në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes/
Të premten me 14 Mars, në Konsullatën e Kosovës, në 42 St, avenuja e dytë, në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes Presidenciale të Meritave, akorduar Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, me motivacionin ”Shoqatës Vatra në Amerikë.-Për angazhimin dhe veprimtarinë Atdhetare, për promovimin e mirëkuptimit dhe ndihmës për afirmimin e çështjes së Kosovës.”
Me këtë rast Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nag dy nënkryetarët Agim Rexhaj e Asllan Bushati dhe editori i Diellit, Dalip Greca, u pritën nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës , ambasador Bekim Sejdiu. Në takim ishte i pranishëm dhe konsulli Korab Mushkolaj.
Z. Sejdiu në fjalën e tij të mirëseradhjes në Konsullatë, tha se Vatra na ka inspiruar për veprimtari atdhetare. Pesha historike e saj, kontributi i vatranëve, shërbesat që ka kryer Vatra për kombin, përfshi dhe çështjen e Kosovës, i japin asaj vlera të veçanta. Duke folur për lidhjet e Konsullatës me komunitetin, ambasador Sejdiu, veçoi faktin se vizitën e parë në komunitet në fillimet e shërbimit diplomatik në Amerikë, e realizoi pikërisht në Vatër.
Ai tha se ndjehej i gëzuar që po i dorëzonte Medaljen e Presidentes së Kosovës Federatës Vatra. Kryetari i Vatrës , dr. Gjon Buçaj, e falenderoi Konsullin e Kosovës për ceremoninë e organizuar. Kryetari i Vatrës, tha se e vlerësonte shumë nderimin që i ka bërë Vatrës, Presidentja Atifete Jahjaga, duke e nderuar atë për veprimtarinë e saj Kombëtare, veçanërisht në drejtim të Kosovës. Vatra, nuk është vetëm e vatranëve, por i përket Kombit shqiptar. E vlerësojëm shumë, këtë vlerësim, tha dr. Buçaj.Më pas ai tregoi për veprimtaritë e Vatrës dhe riorganizimin e saj.
Më pas ka përshëndetur zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj, i cili pasi falenderoi ambasador Sejdiun për punën e shkëlqyer që ka bërë në komunitetin shqiptar, tregoi se në Vatër, që 30 vite të shkuara ku ai vendosi kontaktete e para me vatranët, ai vetë kishte gjetë një avokate të shkëlqyer të mbrojtjes së Kosovës. Nuk kishte demonstratë, ku Vatra të mos ishte pjesëmarrse aktive. Dihen dhe tashmë lidhjet e ngushta të Vatrës me president Rugovën. Vatra, çështjen Kombëtare e ka parësore.
Zv. Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati në fjalën e tij përshëndetëse, pasi falenderoi ambasadorin Sejdiu, dhe velërsimin që i ka bërë Vatrës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foli dhe për lidhjet dhe kontributin e tij në drejtim të Kosovës. Z. Bushati, tha se sapo ksihte ardhur në Amerikë, dha kontribut real në drejtim të luftës së Kosovës. Konkretisht ai dha kontribut në stërvitjen e vullnetarëve të Batalionit Atlantiku.
Takimi vazhdoi për dy orë dhe u diskutua çështje të ndryshme që shqetësojnë shqiptarët e Amerikës, qëndrimet e Vatrës, shqetësimet e saj për Shqipërinë dhe Kosovën, korrupsionin, mosdënimin e krimeve të komunizmit, mosintegrimin e ish të përndjekurëve, problemet e pronave, zgjidhja e çështjes çame, u debatua për rrugët e bashkëpunimit, por edhe për problemet e integrimit ndërshqiptar në rajonin e Ballkanit.(Korresp. i Diellit)
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- Next Page »