• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MESNATA E FTOHTË E MASAKRES BARBARE- 68 VJET MË PARË-

February 26, 2019 by dgreca

1-agimi-bib-300x208Nga Agim Xh. Dëshnica/Emrat

1 T epushkatuarit

Pas pyetjeve e kërkimeve të shumta, aty nga viti 1993, buzë lumit Erzen, nën një kodrinë afër Urës së Beshirit, u zbulua një gropë me eshtra njerëzish. Ç’qe ajo gropë!? Prania e grave të përzishme dhe e burrave të tronditur, tregonte se nuk ishte gjetur një tumë ilire, por një varr i përbashkët, varr makabër i motit 1951. Nga shenja të ndryshme ata njohën mbetjet nga trupat e 22 njerëzve të dashur, të pushkatuar në mesnatën e 26 shkurtit 1951, të lidhur tok me tela me gjemba, midis tyre dhe një vajzë. Oh, tmerr! Përse i vranë ata?

Nuk do të mjaftonin vrasjet e shumë patriotëve, pa gjyq e me gjyq, që nisën qysh nga nëntori i vitit 1944, kur sadisti Mehmet Shehu, i njohur për epitetet “terror i bardhë”, “terror i kuq”, në vitin 1949 do të shprehej: “Ne duhet ta ashpërsojmë luftën kundër armiqve të pushtetit tonë, të vrasim njerëz, që të mundemi ta përballojmë situatën.”

Viti 1951 ishte një kohë, kur shumë qytetarë të zhgënjyer shpresonin, se pas prishjes me jugosllavët, do të ndodhnin ndryshime të thella. Ata që kishin radio, dëgjonin Radio Londrën, me sinjalin e njohur “Ju flet Londra!”, apo Ankaranë, me “Burasi Ankara!” Shpresonin më kot! Ndërkohë natën, aktivistët e Frontit Demokratik, kërkonin nëpër rrugët e tarracat e Tiranës fletushkat e hedhura, ndoshta nga qielli, kurse ditën nëpër trotuare, civilë të paguar gjurmonin kalimtarë të dyshimtë. Në mure u dukën pankarta me fjalën e rreptë “Vigjilencë!” Në Durrës, kur qytetarët ktheheshin në shtëpi, gjenin mbi radio letra me shënimin tronditës: ”Mos e hapni në kanalet italiane!” Në bregdet pushuesit porositeshin të ndërprisnin lojën me domino e të hynin ndër fjetore. Nga dritaret dukej në muzg patrulla e rojeve bregdetare me armë në duar. Banorët e majmur të Bllokut, natën shihnin ëndrra të frikshme me sulme të befasishme nga deti e ajri dhe nga malet. Ndaj zgjoheshin të trembur dhe në mbledhje të fshehta, hartonin lista arrestimesh me emra të diktuara nga krerët kryesorë të partisë, disa të njoftuara edhe nga agjentët e sigurimit.

Befas, në krahun e shkretë të oborrit të Ambasadës Sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Fejzi Dika, i lauruar në Montepelier për filozofi dhe pedagogji, poet e mendimtar patriot, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rrok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë. Nga listat e zeza nën diktatin e E. Hoxhës dhe të M. Shehut, u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë,të gjithë banues në Tiranë.Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujëshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje, pati zyrtarë rusë, që ndërhynë për lirimin e disave prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para. Viktitimat e terrorit komunist, të pushkatuar pa faj e pa gjyq, më 26  shkurt 1951 pranë Urës së Beshirit. Të  lidhur tok me tela u varrosën  në një gropë  të përnbashkët- një krim barbarar i padëgjuar në histori.

Ata 22 fatkeqë, pasi lindën, u rritën dhe u shkolluan, ecën nëpër udhën e jetës, herë me gëzime të pakta, herë të tronditur nga zhgënjime, apo nga dramat familjare, së fundi do t’i priste një mbarim tragjik, nga dora gjakatare e tiranit komunist E.Hoxha dhe e xhelatit M. Shehu. Pas arrestimit, u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar,në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit.Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti mizor me gjashtë nene, për “veprimtari terroriste“, që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kishte marrë fund. Ministri i Drejtësisë u përjashtua nga kjo orgji juridike e pështirë. 26 shkurti shënon një datë të zezë të drejtësisë shqiptare që ngjeth jo vetëm çdo jurist në botë, por edhe njeriun më të thjeshtë.Një oficer i lartë i asaj kohe të mbrapshtë dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk u bë gjyq! Ata u çuan direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk u la kohë për gjykimin e çështjes.“Pra, asnjë seancë gjyqësore nuk u zhvillua. Nuk u dëgjua as prokurori, as gjyqtari. Mungonin dëshmitarët dhe avokati. Viktimat, të lidhur me tela me gjemba të kohës së luftës, i hipën në një kamion. Jonuz Kacelin të vdekur nga torturat e hodhën nga dritarja. Askush prej tyre nuk u njoh me vendimin. Në mes të natës, kur era e maleve ulërinte si mallkim, i pushkatuan barbarisht të gjithë ashtu siç qenë, të lidhur tok.Kur krismat e armëve pushuan, u dëgjua britma e dhimbshme e një gruaje: “Ç’i paskam bërë perëndisë!“ Ishte Sabihaja! Plumbi nuk e kishte kapur! Atëherë iu sulën dhe ia shuan jetën, duke e qëlluar egërsisht me kondakët e pushkëve. Pas disa çasteve, britmat e saj pushuan. Ndihej vetëm ulërima e erës dhe rrjedha e tërbuar e Erzenit. Një vetull hëne e pikëlluar rrezëllinte midis reve. Të vrarët, ashtu siç qenë, i mbuluan shkel e shko, në një gropë të përbashkët. Gjithçka kishte marrë fund. U dëgjua një motor që u ndez. Xhelatët, pasi mbaruan detyrën me sukses, u zhdukën si hajna nëpër natë. Të nesërmen nëpër shtëpitë e Tiranës, fshatarët e fshatit pranë, trokitën të tronditur dhe rrëfyen ç’kishte ndodhur në mesnatë.Vite më vonë, ndërsa punohej për shpyllëzimin e asaj zone, një traktoristi i ra të fikët, kur pa që traktori nxori papritur një kufomë gruaje dhe po e hiqte zvarrë. Qe trupi i patretur i martires Sabiha Kasimati…

Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kishte dhënë vendimin e dënimit me vdekje për 22 të vdekur! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim.

Pra, bllokmenët, uzurpatorët e Shqipërisë, me atë vrasje, kërcënuan gjithë popullin liridashës, kërcënuan drejtësinë, kërcënuan edhe Zotin. Me këtë rast, E. Hoxha u rek të tregonte dashurinë e madhe për miqtë e rinj sovjetikë, e mbi të gjitha të qetësonte jetën e tij të mbrapsht. As Shekspiri i tragjedive, s’do të mund të gjente fjalë për të treguar, sesi brenda një nate u krye ajo masakër e llahtarshme.

Pas atij akti kriminal, diktatori E. Hoxha do të hakërrehej me grushtin lart: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza!”

Ja, cilët ishin ata, shumica në moshë të re, që humbën jetën, pa asnjë faj, nga pushkatimi mizor në natën e ftohtë të 26 shkurtit 1951:

Sabiha Kasimati,

38 vjeçe. E lindur në Edërne të Turqisë,e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo vajzë patriote e ditur, nga fisi njohur i Kasimatëve. dëshiroi vendin e saj, Shqipërinë, ndaj më 1945, u kthye në atdhe dhe punoi në Institutin e Shkencave, krahas shkencëtarëve të shquar në histori. Si ishte  e mundur të dënohej pa faj e të masakrohej egërsisht një engjëllushe e atillë?  Për atë krim barbar ndaj asaj vajze të rrallë dijetare, fajtor ishte vetë dora e përbindëshit ziliqar E. Hoxha. Kumti i saj njërzor jeton edhe sot:“evolucioni është në natyrën e gjërave. Me dhunë nuk shkohet dot as në socializëm, as në demokraci; shkohet drejt shkatërrimit.”

Manush Peshkëpia,

39 vjeç, poet patriot, lindur në Vlorë. Analistët e letërsisë e rendisin krahas me Fishtën, Poradecin, Koliqin, Kutelin etj. Ja, si është shprehur intelektuali i shquar Vedat Kokona:“Shumë nga shokët e mivdiqën zemërplasur pas dekadash me vuajtje dhe mjerime. Një nga këta fatzinj ishe edhe ti, Manush. Askush në këtë sallë dhe jashtë saj nuk të ka njohur si të kam njohur unë, si vëllai, gjashtëdhjetë vjet më parë… Shumë njerëz kam njohur në jetën time, pak kam çmuar, shumë pak kam dashur siç të kam dashur ty. Ti shkruaje vjersha pa e hequr veten poet, të mos jesh poet në vargje, nuk është faj. Faj është të mos jesh njeri. Ti, Manush, ishe poet njeri!” Edhe pas pushkatimit nga terrori i kuq në mesnatën e 26 shkurtit, ky poet njeri mbeti i gjallë në vargje e në dritë.

Tefik Shehu,

39 vjeç, lindi në Gjakovë. I diplomuar në Zagreb për ekonomi, financë dhe drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945 u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 26 shkurt 1951, askush nuk mundi ta mbronte nga kriminelët.

Pjerin Guraziu,

45 vjeç, lindur në Shkodër. Doktor i Shkencave Ekonomike, sportist me arritje të nivelit ndërkombëtar. Pedagog në shkollën tregtare të Vlorës. Drejtor i Doganës së Tiranës më 1938. Pas luftës, shef finance në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Anëtar i komisionit për organizimin e garave atletike në Ballkaniadën e vitit 1946. Për këto aftësi meritoi pushkatimin.

Jonuz Kaceli,

43 vjeç, lindi në Tiranë, në familjen e madhe patriote të Kacelëve, e njohur për shërbime në dobi të atdheut, në ekonomi, kulturë, art etj. Më vonë, sipas një dëshmitari, për këto vlera, sadisti ministër i Ministrisë së Brendshme M. Shehu e vrau me tortura dhe e hodhi nga dritarja.

Anton Delhysa,

47 vjeç, lindur në Prizren. Specialist ndërtimi, kishte kryer me përfundime të shkëlqyera Shkollën Teknike të Fulzit. Njihet si drejtues i punimeve për ndërtimin e Shkollës Amerikane në Golem të Kavajës, të rikonstruksionit të Shkollës Teknike të Fulzit dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pas luftës drejtoi punimet për ndërtimin e fabrikës së sheqerit në Maliq, për spitalin e Gjirokastrës, për fabrikën e tullave në Vorë, etj. Për punën e tij, u dekorua edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Së fundi, u shpërblye me pushkatim!…

Haki Kodra,

30 vjeç. Lindi në Dibër të Madhe. Pasi u diplomua për ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik. Në vitin e zi 1951 u pushkatua pa mëshirë e pafaj nga terroristët e kuq shqiptarë.

Gafur Jegeni,

41 vjeç. Lindi në Dibër. Ishte një nga përfaqësuesit e shquar të Jegenëve të Dibrës. Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali. Nga viti 1935 më 1937, komandant i kufirit bregdetar të Shqipërisë. Në ditët e prillit 1939 në Vlorë, me gradën kapiten, kreu detyrën si patriot për mbrojtjen e atdheut. U arrestua dhe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, më pas u internua në Ventotene. U lirua nga anglo-amerikanët më 1943. Pas kësaj u tërhoq nga ushtria. Në shkurt të vitit 1951, në vend të plotonit ushtarak italian të ekzekutimit, u ndodh përballë skuadrës së pushkatimit barbar me ushtarë shqiptarë, që mbanin yll të kuq në ballë.

Myftar Jegeni,

36 vjeç. Lindi në Dibër. Kreu Akademinë Ushtarake më 1937 në Itali. Me gradën kapiten më 7 prill 1939, luftoi në Durrës për mbrojtjen e atdheut, më pas edhe kundër ushtrisë gjermane. Kundërshtoi masakrat jugosllave, ndaj serbët, pasi e arrestuan, e dërguan në duart e komunistëve në Shqipëri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, punoi llogaritar në një ndërmarrje ndërtimi në Tiranë, deri në vitin 1951. Nuk mundi të punonte më, sepse në atë mesnatë të zezë e pushkatuan pabesisht.

Reiz Selfo,

lindur në Gjirokastër. U shqua si një nga sipërmarrësit e aftë në tregëti dhe në ndërtim. Disa nga veprat, si Firma “Selfo” në Vlorë, Ura e famshme e Dragotit mbi lumin Vjosë, Ura e Bënçës në Tepelenë, disa shkolla, ndër to, Gjimnazi në Gjirokastër dhe shumë të tjera, janë tregues të qartë të ndihmës së tij për lulëzimin e Shqipërisë. Si njeri bamirës dikur i dha ndihmë financiare edhe vetë E. Hoxhës, por dora e atij diktatori gjaktar, më 26 shkurt 1951, ia rrëmbeu jetën pa mëshirë biznesmenit të madh patriot.

Qemal Kacaruho,

49 vjeç. Lindi në Gjirokastër. Ekonomist, zotërues i disa gjuhëve të huaja. Në vitet 20-40 punoi si kryeinspektor në doganën e Sarandës, më pas drejtor i përgjithshëm i Monopoleve dhe i Tatimeve në Ministrinë e Financave. Ndërkohë, mori pjesë në luftën kundër pushtueve italo-gjermanë. Pas luftës nuk u pranua të punonte si ekonomist në Tiranë, por jashtë saj, në minierën e Rubikut. Së fundi, e lanë jashtë edhe nga jeta, por nuk mundën ta fshinin nga kujtesa e kombit.

Zyhdi Herri,

30 vjeç. Lindi në Tiranë. Mësoi në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës, më pas vazhdoi studimet për drejtësi. Gjatë luftës bashkëpunoi me Frontin N.Çl. Pas luftës, ishte kryeredaktor i gazetës Bashkmi në Tiranë. Më pas e priti nata e ftohtë e pushkatimit pa gjyq e pa faj.

Gjon Temali,

47 vjeç. Shkodran. Në vitet 40 studioi për farmaci në Universitetin e Firences. Nga viti 1946 deri në shkurt të vitit 1951, farmacist në Spitalin e Tiranës. Ky njeri, i përkushtuar në shërbimin human të mjeksisë, u desh të vritej si “terrorist”, pa gjyq e pa faj!

Petro Konomi,

30 vjeç. Lindur në Kajro. Kreu studimet e larta në Turqi, në Robert Kolezh, mandej në Akademinë Ushtarake në Itali. Gjatë luftës përkrahu Frontin N.Çl. Pas luftës u emërua në ATSH. Edhe ky punonjës korrekt, duhej lidhur me tela, për t’u vrarë barbarisht!

Niko Lezo,

50 vjeç. Lindur në Delvinë. Kimist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Kreu Universitetin e Tuluzës në vitin 1921. Dy vjet më pas, ngriti të parin laborator kimik në Tiranë. Po atë vit zgjidhet deputet i Delvinës. Më 1940 arrestohet e internohet në Ventotene. Pas luftës, punon sërish kimist në laboratorin, që tashmë ishte nën vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky themelues i paharruar i laboratorit të parë shqiptar, u pushkatua pa mëshirë për kurrfarë faji!

Pandeli Nova,

59 vjeç. Lindur në Opar, në një familje të pasur. Ekonomist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Deri në vitin 1944 u mor me tregëti dhe njëkohësisht ndihmoi Frontin N.Çl. Pas luftës punoi në një shoqëri tregtare çeko-shqiptare. Prind i një djali partizan. Në mesatën e 26 shkurtit 1951, dëgjoni për herë fundit, zërin e ashpër të komandantit komunist: Zjarr!

Thoma Katundi,

më i “vjetri” në moshë, 64 vjeç! Lindur në Katund të Korçës. Ish Vatran në SHBA. I djegur nga malli, u kthye në atdhe dhe punoi me ndershmëri. I edukuar nga idetë demokratike amerikane, duke përbuzur çdo tirani, humbi jetën më 26 shkurt 1951. Faji i tij nuk ishte vetëm dashuria për lirinë, por edhe malli për atdheun!

Mehmet Shkupi,

58 vjeç. Lindi në Shkup dhe banoi në Tiranë. Ish pronar me arsim të mesëm dhe me profesion mjeshtër kaloriferi. Dyshohej si “agjent” i Legatës Franceze dhe se, gjoja, zhvillonte veprimtari terroriste. Pra, u dënua me vdekje pa asnjë provë e pa gjyq konkrete e pa gjyq!

Ali Qorraliu,

61 vjeç, tiranas i pasur, jurist. Kreu studimet e larta në Kolegjin Juridik të Selanikut. Në kohën e luftës përkrahu Ballin Kombëtar, ndaj edhe u burgos nga regjimi komunist. Si u lirua, e arrestuan së dyti herë si “terrorist“ dhe e pushkatuan pa mëshirë, pa gjyq! Kur u zbulua ai varr i kobshëm masiv, u vu re se para pushkatimit ia kishin shkulur dhëmbët e florinjtë!

Fadil Dizdari,

me origjinë nga Shkodra, lindur në Kavajë. Në kohën e Zogut kishte punuar si sekretar prefekture. I dashuruar pas librave, mbante hapur një librari në qendër të Tiranës. U arrestua dhe u pushktua pa gjyq, i dyshuar si “terrorist”, e “armik i pushtetit popullor.” Në të vërtetë, faji i tij ishte bujaria. Shiste pothuajse falas kryeveprat botërore, të ashtuquajtuar libra “të verdha” të autorëve me famë, si Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Frederik Shiler, etj. Nga ai shpëtoi vetëm unaza e fejesës, që u gjet në gropë, për të dëshmuar krimin e fshehtë e barbar në atë mesnatë të paharruar.

Hekuran Troka,

32 vjeç. Lindi në Kuçovë dhe banoi në Tiranë, me profesion tregtar. Në listën e zezë për atë djalë të hijshëm, ishte shënuar: “tregtar i dyshimtë spekulant”, “agjent i shërbimeve të huaja” dhe “ terrorist.” U pushkatua i dyshuar, pa gjyq. Familja iu internua dhe punoi në punë të rënda për bukën e gojës!

Lluka Rashkoviç,

51 vjeç. Lindur në Mal të Zi. Ardhur në Shqipëri me familjen në kohën e mbretërisë. Merrej me transport udhëtarësh. Ishte jashtë çdo rryme politike. Për jetën e pastër dhe punën e ndershme në shërbim të qytetarëve, e arrestuan dhe e pushkatuan pa gjyq!

Për atë gropë të braktisur në errësirën e ftohtë 60 vjet më parë nga xhelatët e nga fajtorët e shekullit, folën eshtrat, folën edhe gurët, folën arkivat e zbuluara edhe ato si gropa e të vrarëve. Foli kujtesa e njerëzve të ndershëm, e motrave, vëllezërive e nipave, foli kujtesa e një populli të tërë. Ishte një e folur me zë të lartë, që ta dëgjonte bota. për të marrë vesh, se ç’ishte në të vërtetë Republika Popullore Socialiste, ose Komuniste, e E. Hoxhës dhe e M. Shehut, “fanari ndriçues”, burgu e varri i përbashkët i shqiptarëve

 

 

Sabiha Kasimati Reiz Selfo Pjerin Guraziu Anton Delhysa Zydi Herri
Gafur Jegeni Myftar Jegeni Manush Peshkëpia Niko Laze Luka Rankovic
Haki Kodra Thoma Katundi Tefik Shehu Gjon Temali Ali Qoreliu
Fadil Dizdari Jonuz Kaceli  

PA FOTO:

     Hekuran Troka

     Petro Konomi

     Pandeli Nova

     Qemal Kasaruho

     Mehmet Shkupi

 

Ekzekutorët  

RRJEDHA E LUMIT NEN URE

Kushtuar 22 shqiptarëve të vrarë,

pa gjyq e pa faj, në vitin 1951,

pranë Urës sëBeshirit.

 

Erzeni trishtueshëm te Urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet  vorbulla te bregu nën gjeth.

 

Me zhaurimë në zall, mbi bar hedh lot-stërkala

sado krim  në terr, me pëshpërimë përhapet fjala!

 

Dritaret e hijet, dushqet e shkurret, tregojnë,

për gropë martirësh në heshtje dhe gurët vajtojnë.

 

Dhe toka e zezë për njerëz të mirë pa faj,

ndër tela me gjemba thurur gjallë, skaj më skaj.

 

Cilës epoke tiranësh u përkasin, o antropolog,

këto eshtra shpupurisur në pluhur, lidhur tok?!

 

Mos janë ilire, në errësira kohësh vrarë

nga sëpata, shigjeta e ushta hordhish barbarë?

 

Jo, jo! Vrastarët nuk janë prej fisesh leshtorë,

por komisarë të kuq, me yll të kuq gjëmbor!

 

Komisarë qelish, pa gjyqe, pa firmë e vulë.

Komisarë pa shpirt, pa besë, pa mend e pa turp.

 

Komisarë që japin me hakërrime mandatën,

me ngjirje, plotonë, krisma e plumba natën.

 

Dhe bisha fle, kur ngryset në pyll a në shpellë!

Dhe ujët fle, drurët prehen në gjumë të thellë!

 

Më kot fërkojnë duart me gjak komisarët,

më kot mundohen të harrohen gjithë të vrarët!

 

Nga gropa, nga gropa shpirtrat fluturuan lart,

me fllad Perëndie u qetua çdo lëngatë!

 

Një poet qiejsh ndër muza, libra diturie,

një bir Kosove e burrë i urtë malsie!

 

Njeri fisnik nga derë artistësh lulëzimi!

Ekonomist një tjetër me ëndrra përparimi!

Tjetri vatran, zhuritur nga mall mërgimi!

 

Një ëngjëllore, nimfa e gjallërisë ujore,

Sabi, Sabihaja, puhiza mëngjezore!

 

Në lumej, det, oqean dëgjohet thirrja e saj,

shpirti fëminor endet livadhesh në parajsë.

 

Mërmërojnë valët: Sabiha! Sabiha!

Buçasin dallgët: Sabi! Sabiha! Sabiha!

 

Erzeni u zgjua, te urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet nën lule e gjeth,

 

me zhaurimë në zall e mbi bar hedh lot-stërkala,

për krime terri me oshëtimë përhapet fjala!

————————–

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 68 VJET MË PARË-, Agim Xh Deshnica, MESNATA E FTOHTË E MASAKRES BARBARE-

TËRBIM NË LUMIN ZAMBEZ

October 21, 2018 by dgreca

Tregim amerikan nga  J. DYSON/

Përktheu prë Diellin: Agim Xh.Dëshnica/

– Mirë se erdhët në Zambez! – i përshëndeti Pol Templeri gjashtë turistët, që do të shoqëronte me kanoe e kajak nëpër lumin e madh afrikan. Teksa lundrat bënin përpara drejt Ujëvarës së zhurmshme Viktoria, grupi shpresonte të shihte nga afër elefantët, krokodilët dhe hipopotamët. Qe një ditë e bukur marsi me qiell të kaltër. Puhiza e freskët e erës frynte lehtë e lehtë. Në vozitje e sipër, drejtuesi 27 -vjeçar i lundrave Templer, i argëtonte udhëtarët me ndodhi gazmore, por edhe tronditëse, nëpër lumenj, dhe më në fund shtonte këshilla e njoftime.

– Zambezin zakonisht e quajnë “Rrjedha mbretërore”. Puna jonë këtu është të vozisim, kurse ju të rrini ndenjur e të pushoni rehat.

Ndërsa vendoste revolverin e fishekët në brez, ai u foli shkurt edhe për rreziqet e mundshme gjatë lundrimit:

– Lumi është plot me krokodilë, ndaj mos e zgjatni dorën në ujë! Krokodili ngjan si peshk, ose si lulja e kroksit, që janë dy nga ushqimet e tij më të kërkuara. Rreziku tjetër vjen nga hipopotami! Ai, kryesisht, jeton në brigjet e lumenjve, zona që ne i njohim mirë dhe mund t’i mënjanojmë, por nganjëherë atij i kërcet damari i lig, dhe papritur sulet dhe përplaset me lundrën.

Tek fliste, Templeri buzëqeshte me turistët, që dihasnin me dridhmë nga ato rrëfime të frikshme.

– Përplasja mund t’ju vërvisë drejt e në ujë! Dëgjoni ç’ju them? Nëse ndodh kështu, mos u rrëmbeni nga paniku dhe mos e humbni toruan nëpër valë! Hipopotamit mund t’i shmangesh më lehtë se kreokodilit!

Në ekuipazh, përveç tij, bënin pjesë MakNamara, 31 vjeç, që shoqëronte grupin në Kajak. Ben Sinbadi, 24 vjeç, vozitësi i kanoes së dytë dhe Evans Namasango, vozitës në kanoen e tretë, një tip gazmor, 22 – vjeçar, i cili pak kohë më parë kishte dhënë provimet për ndihmësudhërrëfyes. Templeri qysh në fillim ia çmoi vetitë e mira dhe punën, ndaj kujdesej për të, thuajse, çdo ditë.

Ai i ndau turistët dy nga dy. Në lundrën e vet mbajti Johem Shtahmanin me bashkëshorten Gundi nga rrethinat e Bremenit të Gjermanisë. Në kanoen e Sinbadit la Muriel Fisherin me të fejuarën e Pierre Langarden. Ndërsa Natali Grasota dhe Mark Skorupka lundruan me Namasangon. Katër nga turistët ishin punonjës të kompanisë Air France.

*     * *

Templerit i qeshën sytë, kur flotilja e vogël hyri në rrjedhën e shtruar të Zambezit. Ai qe rritur në savane e, sidomos, në bazat e largëta ushtarake. I ati kishte shërbyer me gradën e kapitenit në ishkoloninë Britanike në Rodezinë e jugut, e njohur tashmë me emrin Zimbabve.

Me ato shpatulla të fuqishme prej notari, a mbrojtësi të regbisë, Templeri ishte i pajisur me dhuntitë e një atleti të shkathët. Në kohën kur punonte në Izrael, iu shkrep të kalonte me traktor përmes një fushe të minuar në Jordani, për të blerë birrë. Por, kjo shaka i kushtoi shtrenjtë, e dëbuan nga Izraeli.

I kthyer në Zimbabve, tek pushonte me shokët e vet në breg të liqenit Kariba, kaluan andejpari disa lundra ekspedite. “Kjo është udha, që duhet të ndjek!” – tha ai me vete.

Me vullnet e vendosmëri për tre muaj, kreu me sukses kursin njëvjeçar për drejtësi, qitje dhe histori natyre. Pas provimeve të vështira, mori dëshminë e udhërrëfyesit për në lumenj.

Mbi tetëmbëdhjetë muaj ai punoi si mbikqyrës në lundrimet e largëta me kanoe, duke udhëhequr turistët në afërsi të zonave me kafshë të egra. Ndërkohë, kujdesej edhe për jetën e tyre. Njëherë i ktheu mbrapsht disa vizitorë japonezë, që po shkonin si pa të keq drejt luanëve, duke shkrepur aparatet fotografikë. Në ato vise gjallon edhe hipopotami, një nga kafshët më të rrezikshme të Afrikës. Dy dhëmbët e poshtëm të hipopotamit mashkull, mbi njëzet centimetra të gjatë, shtrihen jashtë, si shufrat e pirunit të ngarkim – shkarkimit, ndërsa dy dhëmbët e qenit ulen nga lart – poshtë në nofull, përkundrejt dy të tjerëve, që çohen përpjetë si thikat e makinës grirëse të ushqimeve.

Shpesh herë hipopotami përplaset me kanoet dhe i hedh në lumë udhëtarët. Para dy vitesh nga kafshimi i tij një udhërrëfyes humbi njërën këmbë. Gjashtë muaj më parë nga përplasja me  ’të në fundin e kanoes, Templeri dhe dy udhëtarët fluturuan në lumë. Po i njëjti hipopotam, iu qep lundrave të tjera e i goditi.

Nga lundërtarët, që vinin përkundrejt, ai merrte njoftime për zona të rrezikshme, të cilave duhej t’u rrinte larg. Ndërsa tani Templeri me flotiljen po kalonte përmes ishujve shkëmborë të një zone të re, të panjohur ndonjëherë. Në kohën, kur kanoeja e Templerit po rrëshqiste ngadalë në rrjedhën e lumit, në largësi nga bregu sa gjatësia e lopatës, tridhjetë metra më tej u duk kopeja e hipopotamëve. Mbi lëkurën e errët një lëng i kuqëremtë që i mbron nga rrezet e diellit, jep përshtypjen, sikur kafshëve u kullojnë shtatë palë djersë.

Me zë të ulët Templeri shpjegoi se hipopotami nga toka në shpatulla është mbi një metër e gjysmë i lartë, kurse nga noçka në bisht, mbi katër metër i gjatë.

“Aq sa BMV-ja ime!”, – mendoi Shtahmani.

– Nisemi! – tha Templeri dhe voziti më tutje. Tek po kalonte një hipopotam femër, që prehej mbi ujë me dymbëdhjetë këlysha pas, dielli po varej pas majave të drurëve.

Templeri tha se pas dyzet minutash, tërë grupi duhej të zbriste menjëherë në breg, prej nga turistët do të ktheheshin mbrapsht, me kamion për në hotele.

Fundi i kajakut të MakNamarës takoi buzën e shkëmbit, ku një prej rrjedhave të lumit derdhej te një pellg i gjerë afro gjashtëdhjetë metra. Sinbadi me Templerin vozisnin në rrjedhë tjetër, të ndjekur nga Namasango. Templeri u jepte zemër e i udhëzonte t’u shmangeshin hipopotamëve të fshehur nën ujë. Papritur, u dëgjua një zhurmë e ngjashme me bubullimën. Një hipopotam mashkull u përplas me kanoen e Namasangos. Pupa e saj u ngrit në ajër, thuajse një metër lart, ndërsa drejtuesi u rrotullua e u flak në ujë. Templeri ktheu kokën dhe e pa pjesën e pasme të kanoes mbi shpatullat e hipopotamit të tërbuar, që hapi gojën e llahtarshme dhe u zhyt befas në thellësi të ujit. Teksa udhëtarët, Grasota e Skorupka, po bënin çmos të nivelonin kanoen, Namasango, duke gulçuar, mezi po mbushej me frymë.

Templeri voziti mbrapsht drejt tij.

– Prit! – bërtiti ai.

Të mbetur pa rema, Grasota e Skorupka, punonin çmendurisht, duke rrahur me duar ujin, për ta larguar kanoen nga zona e hipopotamit. Në atë kohë Sinbadi i dha kanoes drejt ujërave të cekta. Disa metra më tej, udhëtarët e tij, Fisher dhe Langarde, u hodhën mbi sipërfaqen e një toke shkëmbore. Ndërkaq, Namasango u kap me duar në njërin krah te kanoeja e Templerit. Ky vuri re se ajo po anohej e mund të përmbysej.

– Shko prapa! – i tha Namasangos dhe voziti dalëngadalë afër tij.

“Hipopotami nuk kthehet më këtu!”, – tha me vete. Shtahmani u përkul në krahun e djathtë, për të ruajtur ekuilibrin e kanoes, ndërsa Templeri në të majtë, i nderur jashtë, i zgjati dorën nga Namasangoja për ta rrokur. Në çastin kur gishtat e tyre ishin fare afër, papritur hipopotami me gojën hapur, brofi mbi ujë ndërmjet tyre si kamionçinë me motor pa kapak. Stërkala uji dhe ulërima si krisma topi shpërthyen nga gryka e frikshme ngjyrë rozë e portokalli e bishës. Për një hop ajo ia përfshiu me gojë duart Templerit dhe e tërhoqi pas vetes. Me dhëmbët mizorë e kafshoi në sup, në bel e në shpinë, pastaj u zhduk sërish nën ujë. Aq shpejt ndodhi ajo përplasje e beftë, saqë kanoeja për disa çaste qëndroi drejt, para se të humbiste drejtpeshimin, të binte ngadalë, dhe Shtahmanin ta hidhte në lumë.

Hipopotami, duke e tërhequr Templerin me peshë nëntëdhjetë kile, tre pashë nën ujë, nisi të luante me të, si macja me miun. Me fytyrën përmbys në gojën e hipopotamit, ai s’po merrte vesh se në ç’vend ndodhej. “Ku jam këtu!?” – habitej Templeri. Pas pak, gjoksi i tij u çlirua nga shtrëngimi. Sapo hipopotami hapi nofullat, Templerit iu lirua njëri krah dhe lëvizi përqark. Duke i dhënë trupit mbrapsht, u përpoq të shkëputej dhe të mbahej diku. Zgjati gishtat dhe kapi bishtin e ashpër e të fortë të hipopotamit. U pushtua nga njëfarë shprese. Iu bë sikur po e shihte veten si në film. Kur iu lirua edhe krahu tjetër, iu shtuan shpresat për shpëtim. Hipopotami, që e kishte gërvishtur me dhëmbë në faqe dhe në zverk, papritur e lëshoi. Në çast Templeri u sul përpjetë dritës dhe doli në sipërfaqen e lumit. Të parën gjë që vuri re, ishte gjendja e Namasangos, i cili duke gulçuar, mbahej me vështirësi mbi ujë.

– Noto, Evans! – i thirri. – Hë, edhe pak, se ja, arritëm!

Por ai, me sa shihej, e kishte humbur gjykimin, ndaj Templeri e tërhoqi prej jake drejt bregut. Befas ndjeu të therura në këmbë nga një peshë e rëndë. “Mos u kthye hipopotami prapë?” – tha me vete në çast. Dhe ndjeu se ai kësaj here ishte tërbuar. E mbërtheu me dhëmbët e mprehtë nga poshtë. Templeri hoqi dorën nga jaka e Namasangos, me shpresë se ai do të dilte vetë në breg. Në ato çaste i ra ndër mend se hipopotamët mbajnë frymë nën ujë gjashtë minuta, kurse njeriu tre ose katër. Në kulmin e dëshpërimit, e grushtoi dhe ia tërhoqi bishtin. Këmbët iu liruan, por njëra dorë i ngeci në gojën e hipopotamit. Megjithatë, nuk u ndal. Mblodhi tërë fuqitë dhe e goditi me shqelma ku mundi, në kokë, në sy, nën bark e në vithe. Ndërkohë, shfrynte: “Hiqmu qafe, shtazë e mallkuar!” Dhe befas ai iu shkëput! E kur MakNamara e pa mbi ujë, e ngau kajakun drejt tij.

– Noto në krahun tim! – i thirri.

Por hipopotami mbërriti i pari dhe u preu udhën. Me nofullat e llahtarshme e mbërtheu Templerin dhe e mbajti përgjysmë mbi ujë, kokën e shpatullat në një anë, këmbët në anën tjetër. Krahu i majtë i Templerit mori të çara si me gërshërë nga dy dhëmbët e mprehtë të hipopotamit, teksa dy të tjerët e shpuan në gjoks. Sakaq ndjeu dhimbje të forta në brinjë. Në furi e sipër bisha e vërviste sipër ujit sa andej – këtej. Herë e zhyste dhe herë e nxirrte jashtë. Templeri vërtitej djathtas e majtas, poshtë e lart. Me dorën e lirë u përpoq të kapte revolverin, por më kot, se ai i kishte humbur e vetë s’po merrte dot frymë. Mendja po i turbullohej. “Nuk mundem më!” – pëshpëriti si në jerm. Megjithatë, vazhdoi të luftonte, duke e grushtuar lëkurën e fortë të shtazës.

Befas hipopotami u dorëzua para atij njeriu të paepur. E shtyu nën ujë dhe u largua duke shfryrë. Templeri brofi lart për në kajakun e MakNamarës.

– Më nxirr këtej! – i foli me gjysmë zëri dhe u kap në litarin e kajakut.

Sapo hynë në ujërat e cekta, e para gjë që i shkoi ndër mend Templerit, ishte shpëtimi i njerëzve.

– Duhet t’i nxjerrim të gjithë në breg! – tha me pak zë. – Ku është Evansi?

Fisheri dhe Langarderi e kishin parë në rrjedhën e poshtme të lumit, teksa lëvizi duart mbi kokë dhe pastaj u zhduk në thellësi.

Templerin e mposhtën dhimbjet.

– Ah, ç’e papritur e tmerrshme! S’gjej fjalë ta tregoj! – tha duke rënkuar dhe u kërrus mbi ujë.

MakNamara pa tmerrin nën veshjen e shqyer të Templerit. Krahu i djathtë i qe ndarë në dy pjesë. Nga gjoksi, shpina e pulpa e këmbës së majtë i rridhte gjak. Përmes një vrime i dukej cipa e mushkërive.

Çanta e ndihmës së shpejtë dhe radiomarrësja ishin zhdukur në lumë, kur kanoeja u përmbys pas mësymjes së hipopotamit. Pra, jeta e Templerit ishte në rrezik. MakNamara grisi menjëherë qesen e ushqimeve dhe sajoi disa rripa. Me to ia mbuloi vrimën në kraharor dhe ia lidhi plagët nga rridhte gjak. Në atë gjendje MakNamara dhe Sinbadi e mbartën me kajak. Për gjashtë minuta dolën në breg. Në qytezën më të afërt nuk gjetën asnjë kirurg. Së andejmi, me një furgon të ndihmës së shpejtë, brenda tri orësh, në mes të natës, mbërritën në Balauej. Kirurgu ortoped Bekitheba Nkabe, rreth të dyzetave, i njoftuar qysh më parë, priste në spital. Përveç mjekimeve në kokë, në gjoks e në shpinë, doktor Nkabe ia preu krahun e djathtë. Operacioni zgjati shtatë orë.

Pas dy ditë kërkimesh, trupin e Evans Namasangos e gjetën në fund të ujërave.

Deri më sot, në tërë lumin e madh Zambezi, askush s’është përballur me aq guxim e vendosmëri me hipopotamin e tërbuar, si Pol Templeri. Pas dorëheqjes nga puna e udhërrëfyesit, ai i la lundrat e lumenjtë dhe u kthye në Savane. Atje shërbeu në ekspeditat, që përshkonin Zimbaven, Namibinë e Bostvanën.

Sado që u përpoqën gjahtarët profesionistë ta bindnin administratën e Parkut kombëtar dhe të kafshëve të egra, që ta vrisnin hipopotamin e tërbuar, nuk ia arritën. Ai ndodhet ende atje, në lumë, dhe pret të tjera viktima!

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Agim Xh Deshnica, J.Dyson, TËRBIM NË LUMIN ZAMBEZ

TËRBIM NË LUMIN ZAMBEZI

May 27, 2018 by dgreca

Letersi-Tregim nga Letërsia amerikane nga  J. Xhons. Solli në shqip për Diellin: AGIM XH. DESHNICA/Boston/

1 agim deshnica

– Mirëse erdhët në Zambez! – i përshëndeti Pol Templeri gjashtë turistët, që do të shoqëronte me kanoe e kajak nëpër lumin e madh afrikan. Teksa lundrat bënin përpara drejt Ujëvarës së zhurmshme Viktoria, grupi shpresonte të shihte nga afër elefantët, krokodilët dhe hipopotamët. Qe një ditë e bukur marsi me qiell të kaltër. Puhiza e freskët e erës frynte lehtë e lehtë. Në vozitje e sipër, drejtuesi 27 -vjeçar i lundrave Templer, i argëtonte udhëtarët me ndodhi gazmore, por edhe tronditëse nëpër lumenj, dhe më në fund shtonte këshilla e njoftime.

– Zambezin zakonisht e quajnë “Rrjedha mbretërore”. Puna jonë është të vozisim, kurse ju të rrini ndenjur e të pushoni rehat.

Ndërsa vendoste revolverin e fishekët në brez, ai u foli shkurt edhe për rreziqet e mundshme gjatë lundrimit:

– Lumi është plot me krokodilë, ndaj mos e zgjatni dorën në ujë! Krokodili ngjan si peshk, ose si lulja e kroksit, që janë dy nga ushqimet e tij më të kërkuara. Rreziku tjetër vjen nga hipopotami! Ai, kryesisht, jeton në brigjet e lumenjve, zona që ne i njohim mirë dhe mund t’i mënjanojmë, por nganjëherë atij i kërcet damari i lig, dhe papritur sulet dhe përplaset me lundrën.

Tek fliste, Templeri buzëqeshte me turistët, që dihasnin me dridhmë nga ato rrëfime të frikshme.

– Përplasja mund t’ju vërvisë drejt e në ujë! Dëgjoni ç’ju them? Nëse ndodh kështu, mos u rrëmbeni nga paniku dhe mos e humbni toruan nëpër valë! Hipopotamit mund t’i shmangesh më lehtë se kreokodilit!

Në ekuipazh, përveç tij, bënin pjesë MakNamara, 31 vjeç, që shoqëronte grupin në Kajak. Ben Sinbadi, 24 vjeç, vozitësi i kanoes së dytë dhe Evans Namasango, vozitës në kanoen e tretë, një tip gazmor, 22 – vjeçar, i cili pak kohë më parë kishte dhënë provimet për ndihmësudhërrëfyes. Templeri qysh në fillim ia çmoi vetitë e mira dhe punën, ndaj kujdesej për të, thuajse, çdo ditë.

Ai i ndau turistët dy nga dy. Në lundrën e vet mbajti Johem Shtahmanin me bashkëshorten Gundi nga rrethinat e Bremenit të Gjermanisë. Në kanoen e Sinbadit la Muriel Fisherin me të fejuarën, Pierre Langarde. Ndërsa Natali Grasota dhe Mark Skorupka, lundruan me Namasangon. Katër nga turistët ishin punonjës të kompanisë Air France.

*     *     *

Templerit i qeshën sytë, kur flotilja e vogël hyri në rrjedhën e shtruar të Zambezit. Ai qe rritur në savane e, sidomos, në bazat e largëta ushtarake. I ati kishte shërbyer me gradën e kapitenit në ishkoloninë Britanike në Rodezinë e jugut, e njohur tashmë me emrin Zimbabve.

Me ato shpatulla të fuqishme prej notari a mbrojtësi të regbisë, Templeri ishte i pajisur me dhuntitë e një atleti të shkathët. Në kohën kur punonte në Izrael, iu shkrep të kalonte me traktor përmes një fushe të minuar në Jordani, për të blerë birrë. Por, kjo shaka i kushtoi shtrenjtë, e dëbuan nga Izreli.

I kthyer në Zimbabve, tek pushonte me shokët e vet në breg të liqenit Kariba, atypari kaluan disa lundra ekspedite. “Kjo është udha, që duhet të ndjek!” – tha ai me vete.

Me vullnet e vendosmëri për tre muaj, kreu me sukses kursin njëvjeçar për drejtësi, qitje dhe histori natyre. Pas provimeve të vështira, mori dëshminë e udhërrëfyesit për në lumenj.

Mbi tetëmbëdhjetë muaj ai punoi si mbikqyrës në lundrimet e largëta me kanoe, duke udhëhequr turistët në afërsi të zonave me kafshë të egra. Ndërkohë, kujdesej edhe për jetën e tyre. Njëherë i ktheu mbrapsht disa vizitorë japonezë, që po shkonin si pa të keq drejt luanëve, duke shkrepur aparatet fotografikë. Në ato vise gjallon edhe hipopotami, një nga kafshët më të rrezikshme të Afrikës. Dy dhëmbët e poshtëm të hipopotamit mashkull, mbi njëzet centimetra të gjatë, shtrihen jashtë, si shufrat e pirunit të ngarkim-shkarkimit, ndërsa dy dhëmbët e qenit ulen nga lart – poshtë në nofull, përkundrejt dy të tjerëve, që çohen përpjetë si thikat e makinës grirëse të ushqimeve.

Shpesh herë hipopotami përplaset me kanoet dhe i hedh në lumë udhëtarët. Para dy vitesh nga kafshimi i tij një udhërrëfyes humbi njërën këmbë. Gjashtë muaj më parë nga përplasja në fundin e kanoes, Templeri dhe dy udhëtarët fluturuan në lumë. Po i njëjti hipopotam, iu qep lundrave të tjera e i goditi.

Nga lundërtarët, që vinin përkundrejt, merrte njoftime për zona të rrezikshme, të cilave duhej t’u rrinte larg. Ndërsa tani Templeri me flotiljen po kalonte përmes ishujve shkëmborë të një zone të re, të panjohur ndonjëherë. Në kohën, kur kanoeja e Templerit po rrëshqiste ngadalë në rrjedhën e lumit, në largësi nga bregu sa gjatësia e lopatës, tridhjetë metra më tej u duk kopeja e hipopotamëve. Mbi lëkurën e errët një lëng i kuqëremtë që i mbron nga rrezet e diellit, jep përshtypjen, sikur kafshëve u kullojnë shtatë palë djersë.

Me zë të ulët Templeri shpjegoi se hipopotami nga toka në shpatulla është mbi një metër e gjysmë i lartë, kurse nga noçka në bisht, mbi katër metër i gjatë. “Aq sa BMV-ja ime!”, – mendoi Shtahmani.

– Nisemi! – tha Templeri dhe voziti më tutje. Tek po kalonte një hipopotam femër, që prehej mbi ujë me dymbëdhjetë viça pas, dielli po varej pas majave të drurëve.

Templeri tha se pas dyzet minutash, tërë grupi, duhej të zbriste menjëherë në breg, prej nga turistët do të ktheheshin mbrapsht, me kamion për në hotele.

Fundi i kajakut të MakNamarës takoi buzën e shkëmbit, ku një prej rrjedhave të lumit derdhej te një pellg i gjerë afro gjashtëdhjetë metra. Sinbadi me Templerin vozisnin në rrjedhë tjetër, të ndjekur nga Namasango. Templeri u jepte zemër e i udhëzonte t’u shmangeshin hipopotamëve të fshehur nën ujë. Papritur, u dëgjua diçka e ngjashme me bubullimën. Bam! Një hipopotam mashkull u përplas me kanoen e Namasangos. Pupa e saj u ngrit në ajër, thuajse një metër lart, ndërsa drejtuesi u rrotullua e u flak jashtë. Templeri ktheu kokën dhe e pa pjesën e pasme të kanoes mbi shpatullat e hipopotamit të tërbuar, që hapi gojën e llahtarshme dhe u zhyt befas nën ujë. Teksa udhëtarët, Grasota e Skorupka, po bënin çmos të nivelonin kanoen, Namasango, duke gulçuar, mezi po mbushej me frymë.

Templeri voziti mbrapsht drejt tij.

– Prit! – bërtiti ai.

Të mbetur pa rema, Grasota e Skorupka, punonin çmendurisht, duke rrahur me duar ujin, për ta larguar kanoen nga zona e hipopotamit. Në atë kohë Sinbadi i dha kanoes drejt ujërave të cekta. Disa metra më tej, udhëtarët e tij, Fisher dhe Langarde, u hodhën mbi sipërfaqen e një toke shkëmbore.

Ndërkaq, Namasango u kap me duar në njërin krah te kanoeja e Templerit. Ky vuri re se ajo po anohej e mund të përmbysej.

– Shko prapa! – i tha dhe voziti dalëngadalë afër tij.

“Hipopotami nuk kthehet më këtu!”, – tha me vete. Shtahmani u përkul në krahun e djathtë, për të ruajtur ekuilibrin e kanoes, ndërsa Templeri në të majtë, i nderur jashtë, i zgjati dorën Namasangos për ta rrokur. Në çastin kur gishtat e tyre ishin fare afër, papritur hipopotami me gojën hapur, brofi mbi ujë ndërmjet tyre si kamionçinë me motor pa kapak. Stërkala uji dhe ulërima si krisma topi shpërthyen nga gryka e frikshme ngjyrë rozë e portokalli e bishës. Për një hop ajo ia përfshiu me gojë duart Templerit dhe e tërhoqi pas vetes. Me dhëmbët mizorë e kafshoi në sup, në bel e në shpinë, pastaj u zhduk sërish nën ujë. Aq shpejt ndodhi ajo përplasje e beftë, saqë kanoeja për disa çaste qëndroi drejt, para se të humbiste drejtpeshimin, të binte ngadalë, dhe Shtahmanin ta hidhte në lumë.

Hipopotami, duke e tërhequr Templerin me peshë nëntëdhjetë kile, tre pashë nën ujë, nisi të luante me të, si macja me miun. Me fytyrën përmbys në gojën e hipopotamit, ai s’po merrte vesh se në ç’vend ndodhej. “Ku jam këtu!?” – habitej Templeri. Pas pak, gjoksi i tij u çlirua nga shtrëngimi. Sapo hipopotami hapi nofullat, Templerit iu lirua njëri krah dhe lëvizi përqark. Duke i dhënë trupit mbrapsht, u përpoq të shkëputej dhe të mbahej diku. Zgjati gishtat dhe kapi bishtin e ashpër e të fortë të hipopotamit. U pushtua nga njëfarë shprese. Iu bë sikur po e shihte veten si në film. Kur iu lirua edhe krahu tjetër, iu shtuan shpresat për shpëtim. Hipopotami, që e kishte gërvishtur me dhëmbë në faqe dhe në zverk, papritur e lëshoi. Në çast Templeri u sul përpjetë dritës dhe doli në sipërfaqen e lumit. Të parën gjë që vuri re, ishte gjendja e Namasangos, i cili duke gulçuar, mbahej me vështirësi mbi ujë.

– Noto, Evans! – i thirri. – Hë, edhe pak, se ja, arritëm!

Por ai, me sa shihej, e kishte humbur gjykimin, ndaj Templeri e tërhoqi prej jake drejt bregut. Befas ndjeu të therura në këmbë nga një peshë e rëndë. “Mos u kthye hipopotami prapë?” – tha me vete në çast. Dhe ndjeu se ai kësaj here ishte tërbuar. E mbërtheu me dhëmbët e mprehtë nga poshtë. Templeri hoqi dorën nga jaka e Namasangos, me shpresë se ai do të dilte vetë në breg. Në ato çaste i ra ndër mend se hipopotamët mbajnë frymë nën ujë gjashtë minuta, kurse njeriu tre ose katër. Në kulmin e dëshpërimit, e grushtoi dhe ia tërhoqi bishtin. Këmbët iu liruan, por njëra dorë i ngeci në gojën e hipopotamit. Megjithatë, nuk u ndal. Mblodhi tërë fuqitë dhe e goditi me shqelma ku mundi, në kokë, në sy, nën bark e në vithe. Ndërkohë, shfrynte: “Hiqmu qafe, shtazë e mallkuar!” Befas iu shkëput, e kur MakNamara e pa mbi ujë, e ngau kajakun drejt tij.

– Noto në krahun tim! – i thirri.

Por hipopotami mbërriti i pari dhe u preu udhën. Me nofullat e llahtarshme e mbërtheu Templerin dhe e mbajti përgjysmë mbi ujë, kokën e shpatullat në një anë, këmbët në anën tjetër. Krahu i majtë i Templerit mori të çara si me gërshërë nga dy dhëmbët e mprehtë të hipopotamit, teksa dy të tjerët e shpuan në gjoks. Sakaq ndjeu dhimbje të forta në brinjë. Në furi e sipër bisha e vërviste sipër ujit sa andej – këtej. Herë e zhyste dhe herë e nxirrte jashtë. Templeri vërtitej djathtas e majtas, poshtë e lart. Me dorën e lirë u përpoq të kapte revolverin, por më kot! Ai i kishte humbur. S’merrte dot frymë. Mendja po i turbullohej. “Nuk mundem më!” – pëshpëriti si në jerm. Megjithatë, vazhdoi të luftonte, duke e grushtuar lëkurën e fortë të shtazës.

Befas hipopotami u dorëzua para atij njeriu të paepur. E shtyu nën ujë dhe u largua duke shfryrë. Templeri brofi lart për në kajakun e MakNamarës.

– Më nxirr këtej! – i foli me gjysmë zëri dhe u kap në litarin e kajakut.

Sapo hynë në ujërat e cekta, e para gjë që i shkoi ndër mend Templerit, ishte shpëtimi njerëzve.

– Duhet t’i nxjerrim të gjithë në breg! – tha me pak zë. – Ku është Evansi?

Fisheri dhe Langarderi e kishin parë në rrjedhën e poshtme të lumit, teksa lëvizi duart mbi kokë dhe pastaj u zhduk në thellësi.

Templerin e mposhtën dhimbjet.

– Ah, ç’e papritur e tmerrshme! S’gjej fjalë ta tregoj! – tha duke rënkuar dhe u kërrus mbi ujë.

MakNamara pa tmerrin nën veshjen e shqyer të Templerit. Krahu i djathtë i qe ndarë në dy pjesë. Nga gjoksi, shpina e pulpa e këmbës së majtë i rridhte gjak. Përmes një vrime i dukej cipa e mushkërive.

Çanta e ndihmës së shpejtë dhe radiomarrësja ishin zhdukur në lumë, kur kanoeja u përmbys pas mësymjes së hipopotamit. Pra, jeta e Templerit ishte në rrezik. MakNamara grisi menjëherë qesen e ushqimeve dhe sajoi disa rripa. Me to ia mbuloi vrimën në kraharor dhe ia lidhi plagët nga rridhte gjak. Në atë gjendje MakNamara dhe Sinbadi e mbartën me kajak. Për gjashtë minuta dolën në breg. Në qytezën më të afërt nuk gjetën asnjë kirurg. Së andejmi, me një furgon të ndihmës së shpejtë, brenda tri orësh, në mes të natës, mbërritën në Balauej. Kirurgu ortoped Bekitheba Nkabe, rreth të dyzetave, i njoftuar qysh më parë, priste në spital. Përveç mjekimeve në kokë, në gjoks e në shpinë, doktor Nkabe ia preu krahun e djathtë. Operacioni zgjati shtatë orë.

Pas dy ditë kërkimesh, trupin e Evans Namasangos e gjetën në fund të ujërave.

Deri më sot, në tërë lumin e madh Zambezi, askush s’është përballur me aq guxim e vendosmëri me hipopotamin e tërbuar, si Pol Templeri. Pas dorëheqjes nga puna e udhërrëfyesit, ai i la lundrat e lumenjtë dhe u kthye në Savane. Atje shërbeu në ekspeditat, që përshkonin Zimbaven, Namibinë e Bostvanën.

Sado që u përpoqën gjahtarët profesionistë ta bindnin administratën e Parkut kombëtar dhe të kafshëve të egra, që ta vrisnin hipopotamin e tërbuar, nuk ia arritën. Ai ndodhet ende atje, në lumë, dhe pret të tjera viktima!

 

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Agim Xh Deshnica, J. Xhons, perkthim, TËRBIM NË LUMIN ZAMBEZI

ÇAMËRI! O ÇAMËRI!

October 16, 2017 by dgreca

Kushtuar poetit Bilal Xhaferi/

NGA AGIM XH DESHNICA/Boston/1 agim deshnica

Çamëri! Çamëri!/

Gjallon ndër këngë e histori,/

me frymë ilirësh e paepur,/

nga fati I mbrapshtë e ndjekur/

shqetësime kufijsh, veri-jug,/

në paqe trojesh, si askund./

Çamëri! Çamëri!

Nga fluturoi ajo lavdi?

Suljotët me shpata në sylah,

dyfekët hedhur krah më krah,

ataganët hark nën sqetull,

fustanella, festet mbi vetull,

derdhën gjak veç për të huaj,

harruan vendin, lirinë tuaj.

Nga fryn veriu  ngjitet karvani,

pas mjegullash, u zhduk vatani.

Thërret poeti, Çamëri!

Krisma e gjak e tym i zi,

mure   dritare pa jetë,

varen degëve pa zogj foletë.

 

Ku shkoni, vatrat, ku i latë, ku?

Tokat djerrë, ullishtat prush,

stanet rrafsh, bagëtinë  e vrarë,

pa zot livadhet  lulet tharë?

 

Çamëri-Shqipëri e prerë!

Folë shqip, shqip e na bëj nder,

sa kohë kështu, pa dritë e dije,

pa këngë e rite lashtërije,

pa ligje, pa prona e larg punës,

pa libra e dhunë ndaj gjuhës.

 

Streha e djepit, pragu i shenjtë

lisat e hijet e kroi-shkretë,

ju ftojnë të shkoni në ato anë,

te tokat, të parët jua lanë,

Jo, mos trokitni në derën tuaj!

E bukura shqipe -gjuha juaj!

 

Drejtësi! Mos hesht, kërko!

Kanune  tapi e libra shfleto!

Për njerëz nga vatrat të dëbuar,

rimkëmb ligjet, jetën e munguar!

Nga Prespë e kaltër e gjer në Artë,

Filat, Janinë, Dodonë e lashtë,

tek zbret Kalama e rrjedh në Jon,

me dallgët tok në breg jehon:

Çamëri, Iliri e Jon!

 

***

Çamëri!  Çamëri!

Vjen  së largu poeti

shpirt përmallimi,

prin karvanin

në mbarim të muzgut,

tatëpjetë jugut,

në tokat e të parëve.

në gjurmët e të vrarëve.

 

Kërkohen kuvende të   pleqësive,

dasma e djepet e ardhmërive,

zjarri i miqësive në çdo vatër,

Kalaja,  Lqeni,Joni i kaltër,

krojet, hijet e pyjet,

stanet,  dielli, hëna e yjet,

në male e fusha me plagë e halle,

pas korrjeve, shirjeve, këngë e valle

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Agim Xh Deshnica, Bilal Xhaferri, Cameri

VIZITORË NGA BOSTONI NË SHTËPINË E VATRËS

September 1, 2017 by dgreca

1 tablo libShkrimtari i njohur Ramadan Pasmaciu me bashkëshorten si dhe Vatrani, studiuesi dhe përkthyesi Agim Xh Dëshnica me bashkëshorten dhe djalin, vizituan Vatrën./1 djali ag

Me 28 Gusht 2017, në mesditë, në Shtëpinë e Vatrës arritën për një vizitë dy familje shqiptare, të cilat kishin udhëtuar enkas nga Bostoni. Vatrani dhe bashkëpunëtori i gazetës Dielli, studiuesi, përkthyesi dhe poeti Agim Xh. Dëshnica, kishte kohë që e kishte planifikuar një vizitë në Vatër. Të hënën ai së bashku me zonjën e Tij, me djalin Endrin, si dhe me shkrimtarin Ramadan Pasmaciu, shoqëruar nga zonja e tij, arritën në Vatër. Shkrimtari Ramadan Pasmaciu së bashku me zonjën kishin ardhë për vizitë në Boston dhe, sic thanë ata, nuk mund të ktheheshin në Tiranë pa vizituar Shtëpinë e Vatrës. Shkrimtari i njohur për lexuesit fëmijë, por edhe për të rriturit, tha se ndjehej i gëzuar që pritej në Vatër dhe prekte nga afër historinë e kryeveprës së Nolit dhe Konicës me bashkëpunëtorë.
Shkrimtari dhuroi për bibliotekën e Vatrës romanin e tij voluminoz me 460 faqe me titull “Flaka e Shpresës” , i botuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, më 2012, si dhe librin për fëmijë”Qerosi që cmendi aganë”. Ai shkroi dedikimin në romanin e dhuruar: Vatrës”, Shumë të dashur dhe të Famshme për të gjithë Shqiptarët… Vëllezër.Me gjithë zemër:Ramadan Pasmaciu.
Shkrimtari është fitues i disa cmimeve kombëtare, përfshi dhe i cmimit”Migjeni” më 1987 për romanin me katër vëllime”Udhëve të Fëmijërisë”. Në bibliotekën e tij krijuese bëjnë pjesë shumë libra të shkruara nga ai si “Dy shokët”, “Tregim për kecin bardhosh”, “Pranverë”,”Kasollja”, “Kori gazmor”, “Sa mirë”, “Ermalushi, Sylarushi dhe të tjerë”, “Leka”, “Përralla të vërteta”, “Liria”, “Përtej kohës”, “Dashuria e nënës”, “Xhufi 1 & 2”, “Mësuesja”, Marthonomaku”, “Vajza e vogël flokëverdhë”, “Shoku i ri i bankës”, “Gomari kur u bë kalë”,”Nusja që kërkonte dyshek me pupla”, “Babai tri motrat dhe vigani” etj etj….1 agimi zefiAgim Xh. Dëshnica, tha s e nuk mund të vinte duarbosh në Vatër dhe kishte përgatitur dhuratat speciale: Një tablo e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe një portert në kornizë të poetit kombëtar Naim Frashëri. Agimi kishte sjellë për bibliotekën e Vatrës përvec dy botimeve të tij me përkthime”Përralla nga popuj të ndryshëm” dhe “Përrallat e Kazakistanit” solli dhe shumë libra e fjalorë . 1 dalipi ne kembe

Një ndër librat me vlerë, që i mungonte bibliotekës së Vatrës, është libri i Fan S. Nolit”50th Anniversary Book of the Albanian Orthodox Church in America 1908-1958″, në gjuhën angleze. Ky libër është shqipëruar nga përkthyesi i njohur nga Kosva, Abdullah Karjagdiu, dhe është botuar nga Shtëpia botuse”Rilindja” në Kosovë.1 agimi bib
Ndër librat me vlerë dhe të munguar në bibliotekën e Vatrës është dhe “Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe” , një punë serioze e autorit Tahir N. Dizdari, fjalor që e pat punuar në burg, ku ishtë burgosur nga diktatura komuniste. Agim Dëshnica e hoqi nga biblioteka e vet për t’ia dhuruar Vatrës. Fjalori ka 1200 faqe dhe merret me spjegimin dhe shqipërimin e 4500 fjalëve me prejardhje nga gjuhët turke, arabe dhe perse. Tahir Dizdari ishte pinjoll i një familjeje intelektuale ndër breza prej Shkodre. Ai studioi në Kolegjin Saverian, që e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Tahir Dizdari shërbeu në administratën shtetërore nga vitet 1925 deri më 1939. Ai u shqua edhe në publicistikë, u dallua si kritik , polemist, në organe të ndryshme të shtypit të kohës. Pas pushtimit fashist, për pikëpamjet e tij nacionaliste, u internua në Itali(1939-1942), si antikomunist ai u burgos më 1951. Për njohjen e shumë gjuhëve të huaja, vecanërisht të gjuhëve orientale, pranohet si bashkëpunëtor në Institutin e Gjuhësisë.
Libra të tjerë që i dhuroi Vatrës z. Dëshnica janë: Faik Konica * Doktor Gjilpëra; Katër Përrallat, dhe, Shqipëria si mu duk; A. Z. Cajupi”Poezi”, Ismail Kadare”Nga një dhjetor në tjetrin”, Përloc Margilaj”Ilirët Flasin Shqip- Shqiptarët Flasin Ilirisht”, Elena Kocaqi”Albanët”, Margaret Macmillan”Paris 1919-Gjashtë Muaj që Tronditën Botën”-me parathënie të Richard Hollbruk; The Cold War dhe libra të tjera.
Mysafirët u pritën në Vatër nga anëtari i kryesisë së Vatrës Zef Balaj, anëtari i Këshillit të Vatrës, studiuesi Idriz Lamaj, nga ish zv.Kryetari Asllan Bushati, Profesori i Besim Muhadri, studiues si dhe Editori i Diellit, dalip Greca.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Agim Xh Deshnica, dalip greva, Ramadan Pasmaciu, vizitore nia Bostoni

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT