• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AT Zef Pllumi, një përkujtim në ditëlindjen e tij

August 28, 2021 by s p

Nga Agron Gjekmarkaj/

Këso kohe vite më parë, lindi At Zef Pllumi dhe pas rreth një muaji ka përvjetorin e ndarjes nga jeta, sipas besimit të tij katolik, kaloi në jetën e pasosun në mbretërinë e Zotit. Ndërsa në jetën e pasosun të kulturës kishte kaluar sapo u shfaq me librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”. Mënyra më e mirë për ta kujtuar Patriarkun, që gjithnjë e më tepër mungon si prani, është duke i lexuar e studiuar veprën duke u identifikuar më kumtin e saj. Rënia e komunizmit në Shqipëri u shoqërua edhe me rënien e natyrshme të një metode letrare të shkrimit, siç ishte realizmi socialist. Përkufizimi për historinë e Shqipërisë, e sidomos për periudhën e komunizmit, filloi të ndryshonte rrënjësisht. I pari që theu këtë tabu ishte zhanri i kujtimeve, i cili u shfaq si një formë e re shkrimi, si antimodel metodik dhe si një informacion i dorës së parë për historinë e tjetërsuar apo ende të panjohur për ne. Nga të gjitha kampet ideologjike janë shkruar libra të shumtë. Shoqëria shqiptare, nëpërmjet kësaj rrëfimtarie, u përball me faktet për masakrat e një regjimi, me tmerret e burgjeve të komunizmit, të kampeve të punës dhe internimit pikërisht me atë element që i ishte fshehur historisë sonë.

Disa shkruanin kujtime për të justifikuar veten për atë që kishte ndodhur, veprimet e kryera kanë qenë të rënda. Duke e zhvendosur përgjegjësinë dhe fajin gjithmonë drejt një njeriu të vetëm apo më empirikisht drejt sistemit, duke pohuar “se ashtu ishte koha”, “ai ishte sistemi” shpresonin t’i largoheshin apo mjegullonin sadopak fajësinë. Personalisht mendoj se ka të drejtë Martin Camaj kur në romanin e tij “Rrathë” shkruan “sistemi jena na”, pra sistemin e bëjnë njerëzit të cilët nuk mund dhe nuk duhet së paku t’i shpëtojnë përgjegjësisë morale nëse pretendojmë një higjienë morale minimale.

Më parë, kujtime shkruante vetëm diktatori. Tani, falë lirisë, këtë mund ta bëjnë edhe të persekutuarit e tij, por njëkohësisht edhe shërbëtorët e tij. Këto libra kanë një vlerë njohëse: më së shumti shërbejnë për të kuptuar njeriun shqiptar, virtytet dhe cenet e tij nën diktaturë si dhe në liri, ndryshimin e hispostazave nga një sistem te një tjetër, nga një gjendje te një tjetër, krijimin e “njeriut të ri”, rrugën për ta fekonduar atë, mentalitetin dhe trashëgiminë që ai la mbi këtë vend.

Në shumë prej këtyre teksteve gjejmë të rrëfyer tmerrin e akteve barbare që një regjim kreu mbi shtetasit e vet, gjejmë zhgënjimin që në epokën e lirisë askush nuk i kërkoi falje askujt për 46 vjet dhunë tiranike të njeriut mbi njeriun, të shqiptarit ndaj shqiptarit. Nga ana tjetër, na shfaqen një sërë librash që e përdorin lirinë për të ngritur kultin e harresës dhe për të përligjur çdo gjë kriminale të atij regjimi! Duket sikur faji nuk ekziston mbi këtë tokë, se të gjithë ishin të dhembshur e të përkushtuar, kryenin vetëm detyrën ndoshta mes rreshtash e qortojnë veten lehtas për pak naivitet që paskëshin besuar në një sistem jo edhe aq të përsosur, që njerëzit e pushkatuar dhe ata të dënuar i kishin ca faje, që jo krejt kot e kaluan jetën, ata dhe familjaret e tyre, në honet e ferrit, por që ka pasur ndonjë ekzagjerim, gabime siç i quajnë….!

Shoqëria shqiptare, pas një topitjeje të parë dhe një tendence që t’i shmangej fenomenit po jep shenjat e para të një faze reflektimi. Ajo është në kërkim të të vërtetave historike për të bërë llogaritë me krimet e komunizmit dhe me ndërgjegjen e vet, por kryesisht për të reflektuar mbi ardhmërinë e saj. Në këtë rrugë jo të lehtë, më shumë se kushdo tjetër na vjen në ndihmë At Zef Pllumi me veprën dhe jetën e tij.

Vepra e tij “Rrno vetëm për me tregue”, shkruar në dialektin gegë, është kryevepra që mban në titull amanetin e rrëfimit. Dhe vërtet, ai rrëfen në dukje jetën e vet, por më shumë nëpërmjet saj atë të të tjerëve, jetën e shqiptarëve nën diktaturë, rezistencën dhe sakrificat, shndërrimet dhe thyerjet, heroizmin dhe poshtërsinë njerëzore, trimërinë dhe frikën, forcën e besimit përballë ateizmit dhe dhunës së tij, kohezionin kombëtar e kulturor të shqiptarëve përtej besimeve të ndryshme fetare, forcën dhe qëndresën e Kishës Katolike shqiptare përballë persekutimit dhe terrorit më të madh që ajo ka njohur në tërë itinerarin e historisë sonë kombëtare. Kudo e shpërndarë në këto dikotomi gjendet jeta e françeskanit At Zef Pllumi. “Rrno për me tregue” shndërrohet në vepër ku çdo shqiptar gjen të vërtetën e vet sepse ajo është një vepër polifonike.

Të qenit françeskan, thelbi i doktrinës së Shën Françeskut “Paqe e mirësi”, e ka ndihmuar ta shmangë urrejtjen, por jo gjykimin për njerëzit që mbesin njerëz pikërisht atëherë kur njeriu shndërrohet në kafshë pune dhe thyhet apo përkulet nga dhuna dhe ligësia. Nëpërmjet kësaj vepre kryesore, por edhe me të tjerat që e pasojnë atë si “Françeskanët e Mëdhaj”, “Ut heri dicebamus”, “Frati i pashallarëve Bushtali”, “Njerëz fisnikë” etj., figura e At Zef Pllumit shndërrohet në atë të një shkrimtari dhe personaliteti specifik në kontekstin social, politik dhe kulturor të Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq! Nxënësi i Fishtës dhe Harapit, i fundmi i françeskanëve të mëdhenj shqiptarë, ai shfaqet në epokën moderne si Hermesi që sjell kumtin e përgjakur të Ferrit, të historisë së Shqipërisë të gati 50 viteve.

At Zef Pllumi, më shumë se kushdo tjetër, i dha vlerën që i mungonte zhanrit të kujtimeve, por edhe vlerën e re simbolike personaliteteve që deri aso kohe historia jonë i kishte anatemuar apo deformuar. Ai u bë zëdhënësi i qëndresës dhe i rezistencës ndaj tiranisë, por edhe shpjeguesi racional i pasojave që ajo la mbi individin dhe shoqërinë, mbi traditën, të tashmen dhe të ardhmen. Zëri i tij ishte tredimensional, i mjaftueshëm për të grishur çdo studiues të letërsisë, të historisë, e të antropologjisë, për ta parë jetën dhe veprën e tij si një rast studimi.

Për një sërë rrethanash, vepra e At Zef Pllumit njohu pengesa të mëdha për të arritur te lexuesi shqiptar. Së pari, shoqëria shqiptare nuk dukej e përgatitur për të dëgjuar rrëfimin për tmerret e komunizmit. Pjesëmarrëse në krim, ajo përpiqej t’i shmangej kësaj të vërtete të hidhur duke favorizuar një vërshim të madh të kujtimeve recidiviste të funksionarëve të diktaturës që romanizojnë të shkuarën komuniste duke mos gjetur kurajë për të pranuar fajet apo kërkuar falje publike.

Së dyti, institucionet arsimore dhe kulturore në vend si dhe masmedia vazhdonin, ndonëse në demokraci, të silleshin sipas klisheve të trashëguara nga e kaluara komuniste duke u treguar refraktare ndaj produkteve intelektuale dhe kulturore që vinin nga shtresa e të persekutuarve politikë në përgjithësi e të produkteve françeskane në veçanti.

Do të duhej një përpjekje e madhe – më shumë se sa institucionale do të thosha personale, e disa intelektualëve të rinj vullnetmirë, që kjo letërsi të gjente një vend modest në tekstet e shkollës, më shumë si referencë, sesa si pjesë reale e antologjive.

Për një periudhë të gjatë, për këtë vepër nuk do të flitej, sikur ajo të mos ekzistonte! Madje, siç shprehej At Zef Pllumi, shtypi dhe media në Shqipëri ende ushqenin diktaturën me qasjet e veta ndaj historisë. Shpesh At Zefi përsëriste faktin se libri i tij në vitin 1995, i sapodalë në qarkullim, do të zhdukej nga libraritë duke u blerë nga segmente të lidhura me ish-Sigurimin famëkeq të Shtetit shqiptar. Synohej që e vërteta e kësaj vepre të pengohej sa të ishte e mundur. Mirëpo një përpjekje e tillë antihistorike do të mundej nga dëshira e lexuesit shqiptar për të vërtetën. Raportin me ndërgjegjen dhe emancipimin demokratik dukej se kishin hyrë në një fazë të re.

Do të duhej ribotimi i saj në vitin 2006 nga shtëpia botuese “55” dhe një mendësi e re e krijuar tashmë që do të favorizonte qarkullimin dhe shndërrimin e tij në “Bestseller”, në një nga librat më të kërkuar dhe më të shitur në tregun shqiptar të librit këto 20 viteve të fundit. Madje, shumë lexues mendonin që ajo vepër ishte shkruar pikërisht në vitet 2005-2006, kur në fakt, pjesa e parë e trilogjisë së saj, ishte botuar në vitin 1995, plot 11 vjet më parë.

Suksesi i madh që njohu e vazhdon të njohë ky libër qëndron edhe në faktin se lexuesi rizbulon një kundërvënie ndërmjet dy memuaristikave, njëra e turpshme e tjetra dinjitoze. Dinjiteti moral i kësaj vepre dhe i kësaj jete janë gjithashtu një shtysë për studim. Neutraliteti i rrëfimit, gjithashtu.

Shqipëria dilte nga përvoja katastrofike e dezintegrimit psiko-nacional sikur të qenkësh “ndërruar” a “zëvendësuar” krejt si popull, prandaj zombizmi stadial gjatë komunizmit do të përbënte një tjetër shtysë për ta marrë në shqyrtim të shumanshëm këtë vepër, e cila, gjithsesi, triumfueshëm, mbetet në thelb, një mësimi i madh etik për lirinë dhe tolerancën.

Kemi thënë që është jeta e tij në këto kujtime dhe tashmë garancia e figurës së dëshmitarit mund të bëhet dhe është bërë objekt studimi. At Zef Pllumi shkruan gegërisht, duke u shndërruar me atë që rrëfen dhe me mënyrën se si e rrëfen në të vetmin fill, në të vetmen urë që mban lidhur kujtesën dhe traditën e madhe gege me bashkëkohësinë. “Gega i fundit” në kuptim e madhështisë do ta përkufizojë Sabri Hamiti. Edhe ky realitet gjuhësor e antropologjik në kushtet e një debati të rizgjuar gjatë këtyre viteve të marrëdhënies që gjuha shqipe standarde duhet të ketë me gegërishten, do të përbënte një arsye më shumë e të vlefshme për ta hulumtuar këtë vepër.

“Rrno vetëm për me tregue” është vepra kryesore e At Zef Pllumit. Ajo është vepra më e rëndësishme e letërsisë memuaristike shqiptare. Kjo vepër rri krahas kryeveprave botërore të zhanrit. Si vepër memuaristike, objekt studimi prej nesh, “Rrno vetëm për me tregue” përfshin këto karakteristika: bart në vetvete kujtesën sociale të epokave të ndryshme, duke paraqitur një shtresë të zgjeruar të “konstruktit mendor” për filozofinë aplikative të kulturës.

Memuaristika e At Zefit është ndërthurur organikisht në një kronotop sociokulturor, duke përmbushur funksionet e kulturës. Ajo është polifonike, duke sugjeruar një dialog shumënivelësh me vetëdijen bashkëkohore. Sasia e madhe e karakteristikave portretizuese dhe analiza e thelluar psikologjike që ajo bën, i lejon kësaj memuaristike të pasqyrojë kohën përmes personalitetit njerëzor dhe statusit të saj social (të memuaristikës).

Zgjedhja e materialit jetësor, që sipas Pllumit nuk është më shumë se 20% e ngjarjeve të jetuara, na shpie në koncentrim faktesh, personash, ngjarjesh, idesh të cilat përbëjnë “kuintesencën” e kohës së përshkruar dhe bartin një potencial thelbësor. “Rrno vetëm për me tregue” në thelbin e vet është reprezantuese, çka përbën një mundësi të madhe për të nxjerrë prej saj materialin mendor karakteristikë e gati 50 vjetëve histori. Shërben si një pikë reference për vlerësimin dhe denoncimin e krimeve të komunizmit dhe për plotësimin e dosjes së diktaturës.

Kësisoj, kemi arritur logjikisht në përfundimin se gjatë kuptimësimit të mentalitetit të një epoke a një tjetre, të një vendi a një tjetri, të mentalitetit të një grupi njerëzish a një tjetri, Pllumi mbledh dhe paraqet një burim të veçantë autentik, i cili bart në vetvete material thelbësor kulturologjik dhe të cilin, në një trajtë e vëllim të tillë, nuk mund ta ndeshësh në llojet e burimeve të tjera. Pikërisht “Rrno vetëm për me tregue” në optikën e tij përfshin 45 vjet ngjarje të përshkruara në një mënyrë të tillë që krahas shumëçkaje tjetër origjinale, e lejojnë At Zef Pllumin të ketë edhe një moral origjinal të shkrimit.

Në këtë libër nuk është ideologjia ajo që e përcakton shkrimin, por fakti. Mundësia më e thjeshtë dhe gjenetikisht parësore e interpretimit të tekstit artistik është kuptimi i tij intuitiv.

Receptimi intuitiv i tekstit nga recepienti motivohet me një radhë faktorësh të brendshëm e të jashtëm: Lidhur me interpretimin e përshtatshëm të tekstit nga lexuesi në sferën e normave estetike dhe etike të kohës historike.

Lidhur me qëllimet ideo-tematike të folësit (autorit, heroit, rrëfyesit). “Rrno vetëm me tregue” përbën një objekt studimi për letërsinë dhe historinë shqiptare. Ajo është një vepër autentike, misionare, e shkruar me stil mjeshtëror prej shkrimtari të racës, e shkruar pa mllef për një nga periudhat më të rënda të historisë sonë kombëtare. Totalitarizmi shqiptar, tirani, shërbëtorët e tij të zellshëm, njeriu shqiptar, kleri shqiptar i të gjitha besimeve, Kisha Katolike, françeskanët shqiptarë, heronjtë e rezistencës antikomuniste, njeriu i zakonshëm, por edhe veglat e bashkëpunëtorët e një regjimi kriminal si askund tjetër, përkufizohen në këtë vepër. Pjesa tjetër e veprës së At Zef Pllumit janë aktet e tij të shumta e të ndryshme nga këndvështrimi.

Gjatë viteve të lirisë At Zef Pllumi është në kontakt të vazhdueshëm me personalitetet më të rëndësishme të botës shqiptare e përtej saj. Moderniteti i traditës i përfaqësuar prej tij komunikonte me modernitetin e bashkëkohësisë, kemi parasysh këtu marrëdhënien e tij të veçantë me Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Aurel Plasarin, Arshi Pipën, Sabri Hamitin e shumë të tjerë, personalitete të letrave dhe të politikës si Van der Linden, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta etj. Marrëdhënia e tij me bashkëkohësinë shndërrohet në objekt studimi për ne sepse tek ajo shohim shumë prej ideve të tij për një Shqipëri europiane.

Në kontekstin e kësaj marrëdhënieje kemi parë edhe kontaktet e tij të shumta me masmedian dhe na rezulton se ai ishte ndoshta personazhi më i kërkuar prej saj gjatë tranzicionit shqiptar, edhe pse kritik ndaj saj, sepse siç mendon Plasari: “Këta ‘njerëz të mëdhenj’, simbas tij, i dërgon nji populli Zoti. (Këtu nuk ka nevojë për sqarim që ai besonte në Zot). Nëse atë vetë, fratin e ideologjisë së dashurisë përkundrejt dhunës dhe të lirisë përkundrejt tiranisë, e pati sjellë po Zoti, mund të ngurrojmë të themi. Por, edhe pa qenë klerikë, nuk mund të mos pranojmë se do na bëhet ‘dhanti’ një tjetër i tillë.” Mark Marku shkonte më tej veç dy ditë pas shuarjes së Atit, duke thënë: “Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë që nga Fishta e deri te Harapi, jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre, jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta. Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive të tyre më të spikatura. Ishte një ekstrakt i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatiken, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj.”. Për At Zef Pllumin jeta vazhdon, vërtet jeta e pasosun përtej vdekjes është kudo në veprën e tij, e cila e mban gjallë Pllumin në jetë të jetve duke rrëfyer “Shqipninë” e tij nga lartësia e dashurisë për të

Këso kohe 5 vjetë më parë, At Zef Pllumi, sipas besimit të tij katolik, kalonte në jetën e pasosun në mbretërinë e Zotit. Ndërsa në jetën e pasosun të kulturës kishte kaluar sapo u shfaq me librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”. Mënyra më e mirë për ta kujtuar Patriarkun, që gjithnjë e më tepër mungon si prani, është duke i lexuar e studiuar veprën duke u identifikuar më kumtin e saj.

Rënia e komunizmit në Shqipëri u shoqërua edhe me rënien e natyrshme të një metode letrare të shkrimit, siç ishte realizmi socialist. Përkufizimi për historinë e Shqipërisë, e sidomos për periudhën e komunizmit, filloi të ndryshonte rrënjësisht. I pari që theu këtë tabu ishte zhanri i kujtimeve, i cili u shfaq si një formë e re shkrimi, si antimodel metodik dhe si një informacion i dorës së parë për historinë e tjetërsuar apo ende të panjohur për ne. Nga të gjitha kampet ideologjike janë shkruar libra të shumtë. Shoqëria shqiptare, nëpërmjet kësaj rrëfimtarie, u përball me faktet për masakrat e një regjimi, me tmerret e burgjeve të komunizmit, të kampeve të punës dhe internimit pikërisht me atë element që i ishte fshehur historisë sonë.

Disa shkruanin kujtime për të justifikuar veten për atë që kishte ndodhur, veprimet e kryera kanë qenë të rënda. Duke e zhvendosur përgjegjësinë dhe fajin gjithmonë drejt një njeriu të vetëm apo më empirikisht drejt sistemit, duke pohuar “se ashtu ishte koha”, “ai ishte sistemi” shpresonin t’i largoheshin apo mjegullonin sadopak fajësinë. Personalisht mendoj se ka të drejtë Martin Camaj kur në romanin e tij “Rrathë” shkruan “sistemi jena na”, pra sistemin e bëjnë njerëzit të cilët nuk mund dhe nuk duhet së paku t’i shpëtojnë përgjegjësisë morale nëse pretendojmë një higjienë morale minimale.

Më parë, kujtime shkruante vetëm diktatori. Tani, falë lirisë, këtë mund ta bëjnë edhe të persekutuarit e tij, por njëkohësisht edhe shërbëtorët e tij. Këto libra kanë një vlerë njohëse: më së shumti shërbejnë për të kuptuar njeriun shqiptar, virtytet dhe cenet e tij nën diktaturë si dhe në liri, ndryshimin e hispostazave nga një sistem te një tjetër, nga një gjendje te një tjetër, krijimin e “njeriut të ri”, rrugën për ta fekonduar atë, mentalitetin dhe trashëgiminë që ai la mbi këtë vend.

Në shumë prej këtyre teksteve gjejmë të rrëfyer tmerrin e akteve barbare që një regjim kreu mbi shtetasit e vet, gjejmë zhgënjimin që në epokën e lirisë askush nuk i kërkoi falje askujt për 46 vjet dhunë tiranike të njeriut mbi njeriun, të shqiptarit ndaj shqiptarit. Nga ana tjetër, na shfaqen një sërë librash që e përdorin lirinë për të ngritur kultin e harresës dhe për të përligjur çdo gjë kriminale të atij regjimi! Duket sikur faji nuk ekziston mbi këtë tokë, se të gjithë ishin të dhembshur e të përkushtuar, kryenin vetëm detyrën ndoshta mes rreshtash e qortojnë veten lehtas për pak naivitet që paskëshin besuar në një sistem jo edhe aq të përsosur, që njerëzit e pushkatuar dhe ata të dënuar i kishin ca faje, që jo krejt kot e kaluan jetën, ata dhe familjaret e tyre, në honet e ferrit, por që ka pasur ndonjë ekzagjerim, gabime siç i quajnë….!

Shoqëria shqiptare, pas një topitjeje të parë dhe një tendence që t’i shmangej fenomenit po jep shenjat e para të një faze reflektimi. Ajo është në kërkim të të vërtetave historike për të bërë llogaritë me krimet e komunizmit dhe me ndërgjegjen e vet, por kryesisht për të reflektuar mbi ardhmërinë e saj. Në këtë rrugë jo të lehtë, më shumë se kushdo tjetër na vjen në ndihmë At Zef Pllumi me veprën dhe jetën e tij.

Vepra e tij “Rrno vetëm për me tregue”, shkruar në dialektin gegë, është kryevepra që mban në titull amanetin e rrëfimit. Dhe vërtet, ai rrëfen në dukje jetën e vet, por më shumë nëpërmjet saj atë të të tjerëve, jetën e shqiptarëve nën diktaturë, rezistencën dhe sakrificat, shndërrimet dhe thyerjet, heroizmin dhe poshtërsinë njerëzore, trimërinë dhe frikën, forcën e besimit përballë ateizmit dhe dhunës së tij, kohezionin kombëtar e kulturor të shqiptarëve përtej besimeve të ndryshme fetare, forcën dhe qëndresën e Kishës Katolike shqiptare përballë persekutimit dhe terrorit më të madh që ajo ka njohur në tërë itinerarin e historisë sonë kombëtare. Kudo e shpërndarë në këto dikotomi gjendet jeta e françeskanit At Zef Pllumi. “Rrno për me tregue” shndërrohet në vepër ku çdo shqiptar gjen të vërtetën e vet sepse ajo është një vepër polifonike.

Të qenit françeskan, thelbi i doktrinës së Shën Françeskut “Paqe e mirësi”, e ka ndihmuar ta shmangë urrejtjen, por jo gjykimin për njerëzit që mbesin njerëz pikërisht atëherë kur njeriu shndërrohet në kafshë pune dhe thyhet apo përkulet nga dhuna dhe ligësia. Nëpërmjet kësaj vepre kryesore, por edhe me të tjerat që e pasojnë atë si “Françeskanët e Mëdhaj”, “Ut heri dicebamus”, “Frati i pashallarëve Bushtali”, “Njerëz fisnikë” etj., figura e At Zef Pllumit shndërrohet në atë të një shkrimtari dhe personaliteti specifik në kontekstin social, politik dhe kulturor të Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq! Nxënësi i Fishtës dhe Harapit, i fundmi i françeskanëve të mëdhenj shqiptarë, ai shfaqet në epokën moderne si Hermesi që sjell kumtin e përgjakur të Ferrit, të historisë së Shqipërisë të gati 50 viteve.

At Zef Pllumi, më shumë se kushdo tjetër, i dha vlerën që i mungonte zhanrit të kujtimeve, por edhe vlerën e re simbolike personaliteteve që deri aso kohe historia jonë i kishte anatemuar apo deformuar. Ai u bë zëdhënësi i qëndresës dhe i rezistencës ndaj tiranisë, por edhe shpjeguesi racional i pasojave që ajo la mbi individin dhe shoqërinë, mbi traditën, të tashmen dhe të ardhmen. Zëri i tij ishte tredimensional, i mjaftueshëm për të grishur çdo studiues të letërsisë, të historisë, e të antropologjisë, për ta parë jetën dhe veprën e tij si një rast studimi.

Për një sërë rrethanash, vepra e At Zef Pllumit njohu pengesa të mëdha për të arritur te lexuesi shqiptar. Së pari, shoqëria shqiptare nuk dukej e përgatitur për të dëgjuar rrëfimin për tmerret e komunizmit. Pjesëmarrëse në krim, ajo përpiqej t’i shmangej kësaj të vërtete të hidhur duke favorizuar një vërshim të madh të kujtimeve recidiviste të funksionarëve të diktaturës që romanizojnë të shkuarën komuniste duke mos gjetur kurajë për të pranuar fajet apo kërkuar falje publike.

Së dyti, institucionet arsimore dhe kulturore në vend si dhe masmedia vazhdonin, ndonëse në demokraci, të silleshin sipas klisheve të trashëguara nga e kaluara komuniste duke u treguar refraktare ndaj produkteve intelektuale dhe kulturore që vinin nga shtresa e të persekutuarve politikë në përgjithësi e të produkteve françeskane në veçanti.

Do të duhej një përpjekje e madhe – më shumë se sa institucionale do të thosha personale, e disa intelektualëve të rinj vullnetmirë, që kjo letërsi të gjente një vend modest në tekstet e shkollës, më shumë si referencë, sesa si pjesë reale e antologjive.

Për një periudhë të gjatë, për këtë vepër nuk do të flitej, sikur ajo të mos ekzistonte! Madje, siç shprehej At Zef Pllumi, shtypi dhe media në Shqipëri ende ushqenin diktaturën me qasjet e veta ndaj historisë. Shpesh At Zefi përsëriste faktin se libri i tij në vitin 1995, i sapodalë në qarkullim, do të zhdukej nga libraritë duke u blerë nga segmente të lidhura me ish-Sigurimin famëkeq të Shtetit shqiptar. Synohej që e vërteta e kësaj vepre të pengohej sa të ishte e mundur. Mirëpo një përpjekje e tillë antihistorike do të mundej nga dëshira e lexuesit shqiptar për të vërtetën. Raportin me ndërgjegjen dhe emancipimin demokratik dukej se kishin hyrë në një fazë të re.

Do të duhej ribotimi i saj në vitin 2006 nga shtëpia botuese “55” dhe një mendësi e re e krijuar tashmë që do të favorizonte qarkullimin dhe shndërrimin e tij në “Bestseller”, në një nga librat më të kërkuar dhe më të shitur në tregun shqiptar të librit këto 20 viteve të fundit. Madje, shumë lexues mendonin që ajo vepër ishte shkruar pikërisht në vitet 2005-2006, kur në fakt, pjesa e parë e trilogjisë së saj, ishte botuar në vitin 1995, plot 11 vjet më parë.

Suksesi i madh që njohu e vazhdon të njohë ky libër qëndron edhe në faktin se lexuesi rizbulon një kundërvënie ndërmjet dy memuaristikave, njëra e turpshme e tjetra dinjitoze. Dinjiteti moral i kësaj vepre dhe i kësaj jete janë gjithashtu një shtysë për studim. Neutraliteti i rrëfimit, gjithashtu.

Shqipëria dilte nga përvoja katastrofike e dezintegrimit psiko-nacional sikur të qenkësh “ndërruar” a “zëvendësuar” krejt si popull, prandaj zombizmi stadial gjatë komunizmit do të përbënte një tjetër shtysë për ta marrë në shqyrtim të shumanshëm këtë vepër, e cila, gjithsesi, triumfueshëm, mbetet në thelb, një mësimi i madh etik për lirinë dhe tolerancën.

Kemi thënë që është jeta e tij në këto kujtime dhe tashmë garancia e figurës së dëshmitarit mund të bëhet dhe është bërë objekt studimi. At Zef Pllumi shkruan gegërisht, duke u shndërruar me atë që rrëfen dhe me mënyrën se si e rrëfen në të vetmin fill, në të vetmen urë që mban lidhur kujtesën dhe traditën e madhe gege me bashkëkohësinë. “Gega i fundit” në kuptim e madhështisë do ta përkufizojë Sabri Hamiti. Edhe ky realitet gjuhësor e antropologjik në kushtet e një debati të rizgjuar gjatë këtyre viteve të marrëdhënies që gjuha shqipe standarde duhet të ketë me gegërishten, do të përbënte një arsye më shumë e të vlefshme për ta hulumtuar këtë vepër.

“Rrno vetëm për me tregue” është vepra kryesore e At Zef Pllumit. Ajo është vepra më e rëndësishme e letërsisë memuaristike shqiptare. Kjo vepër rri krahas kryeveprave botërore të zhanrit. Si vepër memuaristike, objekt studimi prej nesh, “Rrno vetëm për me tregue” përfshin këto karakteristika: bart në vetvete kujtesën sociale të epokave të ndryshme, duke paraqitur një shtresë të zgjeruar të “konstruktit mendor” për filozofinë aplikative të kulturës.

Memuaristika e At Zefit është ndërthurur organikisht në një kronotop sociokulturor, duke përmbushur funksionet e kulturës. Ajo është polifonike, duke sugjeruar një dialog shumënivelësh me vetëdijen bashkëkohore. Sasia e madhe e karakteristikave portretizuese dhe analiza e thelluar psikologjike që ajo bën, i lejon kësaj memuaristike të pasqyrojë kohën përmes personalitetit njerëzor dhe statusit të saj social (të memuaristikës).

Zgjedhja e materialit jetësor, që sipas Pllumit nuk është më shumë se 20% e ngjarjeve të jetuara, na shpie në koncentrim faktesh, personash, ngjarjesh, idesh të cilat përbëjnë “kuintesencën” e kohës së përshkruar dhe bartin një potencial thelbësor. “Rrno vetëm për me tregue” në thelbin e vet është reprezantuese, çka përbën një mundësi të madhe për të nxjerrë prej saj materialin mendor karakteristikë e gati 50 vjetëve histori. Shërben si një pikë reference për vlerësimin dhe denoncimin e krimeve të komunizmit dhe për plotësimin e dosjes së diktaturës.

Kësisoj, kemi arritur logjikisht në përfundimin se gjatë kuptimësimit të mentalitetit të një epoke a një tjetre, të një vendi a një tjetri, të mentalitetit të një grupi njerëzish a një tjetri, Pllumi mbledh dhe paraqet një burim të veçantë autentik, i cili bart në vetvete material thelbësor kulturologjik dhe të cilin, në një trajtë e vëllim të tillë, nuk mund ta ndeshësh në llojet e burimeve të tjera. Pikërisht “Rrno vetëm për me tregue” në optikën e tij përfshin 45 vjet ngjarje të përshkruara në një mënyrë të tillë që krahas shumëçkaje tjetër origjinale, e lejojnë At Zef Pllumin të ketë edhe një moral origjinal të shkrimit.

Në këtë libër nuk është ideologjia ajo që e përcakton shkrimin, por fakti. Mundësia më e thjeshtë dhe gjenetikisht parësore e interpretimit të tekstit artistik është kuptimi i tij intuitiv.

Receptimi intuitiv i tekstit nga recepienti motivohet me një radhë faktorësh të brendshëm e të jashtëm: Lidhur me interpretimin e përshtatshëm të tekstit nga lexuesi në sferën e normave estetike dhe etike të kohës historike.

Lidhur me qëllimet ideo-tematike të folësit (autorit, heroit, rrëfyesit). “Rrno vetëm me tregue” përbën një objekt studimi për letërsinë dhe historinë shqiptare. Ajo është një vepër autentike, misionare, e shkruar me stil mjeshtëror prej shkrimtari të racës, e shkruar pa mllef për një nga periudhat më të rënda të historisë sonë kombëtare. Totalitarizmi shqiptar, tirani, shërbëtorët e tij të zellshëm, njeriu shqiptar, kleri shqiptar i të gjitha besimeve, Kisha Katolike, françeskanët shqiptarë, heronjtë e rezistencës antikomuniste, njeriu i zakonshëm, por edhe veglat e bashkëpunëtorët e një regjimi kriminal si askund tjetër, përkufizohen në këtë vepër. Pjesa tjetër e veprës së At Zef Pllumit janë aktet e tij të shumta e të ndryshme nga këndvështrimi.

Gjatë viteve të lirisë At Zef Pllumi është në kontakt të vazhdueshëm me personalitetet më të rëndësishme të botës shqiptare e përtej saj. Moderniteti i traditës i përfaqësuar prej tij komunikonte me modernitetin e bashkëkohësisë, kemi parasysh këtu marrëdhënien e tij të veçantë me Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Aurel Plasarin, Arshi Pipën, Sabri Hamitin e shumë të tjerë, personalitete të letrave dhe të politikës si Van der Linden, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta etj. Marrëdhënia e tij me bashkëkohësinë shndërrohet në objekt studimi për ne sepse tek ajo shohim shumë prej ideve të tij për një Shqipëri europiane.

Në kontekstin e kësaj marrëdhënieje kemi parë edhe kontaktet e tij të shumta me masmedian dhe na rezulton se ai ishte ndoshta personazhi më i kërkuar prej saj gjatë tranzicionit shqiptar, edhe pse kritik ndaj saj, sepse siç mendon Plasari: “Këta ‘njerëz të mëdhenj’, simbas tij, i dërgon nji populli Zoti. (Këtu nuk ka nevojë për sqarim që ai besonte në Zot). Nëse atë vetë, fratin e ideologjisë së dashurisë përkundrejt dhunës dhe të lirisë përkundrejt tiranisë, e pati sjellë po Zoti, mund të ngurrojmë të themi. Por, edhe pa qenë klerikë, nuk mund të mos pranojmë se do na bëhet ‘dhanti’ një tjetër i tillë.” Mark Marku shkonte më tej veç dy ditë pas shuarjes së Atit, duke thënë: “Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë që nga Fishta e deri te Harapi, jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre, jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta. Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive të tyre më të spikatura. Ishte një ekstrakt i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatiken, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj.”. Për At Zef Pllumin jeta vazhdon, vërtet jeta e pasosun përtej vdekjes është kudo në veprën e tij, e cila e mban gjallë Pllumin në jetë të jetve duke rrëfyer “Shqipninë” e tij nga lartësia e dashurisë për të.

AT Zef Pllumi, një përkujtim në ditëlindjen e tij
Nga Agron Gjekmarkaj Këso kohe vite më parë, lindi At Zef Pllumi dhe pas rreth një muaji ka përvjetorin e ndarjes nga jeta, sipas besimit të tij katolik, kaloi në jetën e pasosun në mbretërinë e Zotit. Ndërsa në jetën e pasosun të kulturës kishte kaluar sapo u shfaq me librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”. Mënyra më e mirë për ta kujtuar Patriarkun, që gjithnjë e më tepër mungon si prani, është duke i lexuar e studiuar veprën duke u identifikuar më kumtin e saj. Rënia e komunizmit në Shqipëri u shoqërua edhe me rënien e natyrshme të një metode letrare të shkrimit, siç ishte realizmi socialist. Përkufizimi për historinë e Shqipërisë, e sidomos për periudhën e komunizmit, filloi të ndryshonte rrënjësisht. I pari që theu këtë tabu ishte zhanri i kujtimeve, i cili u shfaq si një formë e re shkrimi, si antimodel metodik dhe si një informacion i dorës së parë për historinë e tjetërsuar apo ende të panjohur për ne. Nga të gjitha kampet ideologjike janë shkruar libra të shumtë. Shoqëria shqiptare, nëpërmjet kësaj rrëfimtarie, u përball me faktet për masakrat e një regjimi, me tmerret e burgjeve të komunizmit, të kampeve të punës dhe internimit pikërisht me atë element që i ishte fshehur historisë sonë.Disa shkruanin kujtime për të justifikuar veten për atë që kishte ndodhur, veprimet e kryera kanë qenë të rënda. Duke e zhvendosur përgjegjësinë dhe fajin gjithmonë drejt një njeriu të vetëm apo më empirikisht drejt sistemit, duke pohuar “se ashtu ishte koha”, “ai ishte sistemi” shpresonin t’i largoheshin apo mjegullonin sadopak fajësinë. Personalisht mendoj se ka të drejtë Martin Camaj kur në romanin e tij “Rrathë” shkruan “sistemi jena na”, pra sistemin e bëjnë njerëzit të cilët nuk mund dhe nuk duhet së paku t’i shpëtojnë përgjegjësisë morale nëse pretendojmë një higjienë morale minimale.Më parë, kujtime shkruante vetëm diktatori. Tani, falë lirisë, këtë mund ta bëjnë edhe të persekutuarit e tij, por njëkohësisht edhe shërbëtorët e tij. Këto libra kanë një vlerë njohëse: më së shumti shërbejnë për të kuptuar njeriun shqiptar, virtytet dhe cenet e tij nën diktaturë si dhe në liri, ndryshimin e hispostazave nga një sistem te një tjetër, nga një gjendje te një tjetër, krijimin e “njeriut të ri”, rrugën për ta fekonduar atë, mentalitetin dhe trashëgiminë që ai la mbi këtë vend.Në shumë prej këtyre teksteve gjejmë të rrëfyer tmerrin e akteve barbare që një regjim kreu mbi shtetasit e vet, gjejmë zhgënjimin që në epokën e lirisë askush nuk i kërkoi falje askujt për 46 vjet dhunë tiranike të njeriut mbi njeriun, të shqiptarit ndaj shqiptarit. Nga ana tjetër, na shfaqen një sërë librash që e përdorin lirinë për të ngritur kultin e harresës dhe për të përligjur çdo gjë kriminale të atij regjimi! Duket sikur faji nuk ekziston mbi këtë tokë, se të gjithë ishin të dhembshur e të përkushtuar, kryenin vetëm detyrën ndoshta mes rreshtash e qortojnë veten lehtas për pak naivitet që paskëshin besuar në një sistem jo edhe aq të përsosur, që njerëzit e pushkatuar dhe ata të dënuar i kishin ca faje, që jo krejt kot e kaluan jetën, ata dhe familjaret e tyre, në honet e ferrit, por që ka pasur ndonjë ekzagjerim, gabime siç i quajnë….!Shoqëria shqiptare, pas një topitjeje të parë dhe një tendence që t’i shmangej fenomenit po jep shenjat e para të një faze reflektimi. Ajo është në kërkim të të vërtetave historike për të bërë llogaritë me krimet e komunizmit dhe me ndërgjegjen e vet, por kryesisht për të reflektuar mbi ardhmërinë e saj. Në këtë rrugë jo të lehtë, më shumë se kushdo tjetër na vjen në ndihmë At Zef Pllumi me veprën dhe jetën e tij.Vepra e tij “Rrno vetëm për me tregue”, shkruar në dialektin gegë, është kryevepra që mban në titull amanetin e rrëfimit. Dhe vërtet, ai rrëfen në dukje jetën e vet, por më shumë nëpërmjet saj atë të të tjerëve, jetën e shqiptarëve nën diktaturë, rezistencën dhe sakrificat, shndërrimet dhe thyerjet, heroizmin dhe poshtërsinë njerëzore, trimërinë dhe frikën, forcën e besimit përballë ateizmit dhe dhunës së tij, kohezionin kombëtar e kulturor të shqiptarëve përtej besimeve të ndryshme fetare, forcën dhe qëndresën e Kishës Katolike shqiptare përballë persekutimit dhe terrorit më të madh që ajo ka njohur në tërë itinerarin e historisë sonë kombëtare. Kudo e shpërndarë në këto dikotomi gjendet jeta e françeskanit At Zef Pllumi. “Rrno për me tregue” shndërrohet në vepër ku çdo shqiptar gjen të vërtetën e vet sepse ajo është një vepër polifonike.Të qenit françeskan, thelbi i doktrinës së Shën Françeskut “Paqe e mirësi”, e ka ndihmuar ta shmangë urrejtjen, por jo gjykimin për njerëzit që mbesin njerëz pikërisht atëherë kur njeriu shndërrohet në kafshë pune dhe thyhet apo përkulet nga dhuna dhe ligësia. Nëpërmjet kësaj vepre kryesore, por edhe me të tjerat që e pasojnë atë si “Françeskanët e Mëdhaj”, “Ut heri dicebamus”, “Frati i pashallarëve Bushtali”, “Njerëz fisnikë” etj., figura e At Zef Pllumit shndërrohet në atë të një shkrimtari dhe personaliteti specifik në kontekstin social, politik dhe kulturor të Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq! Nxënësi i Fishtës dhe Harapit, i fundmi i françeskanëve të mëdhenj shqiptarë, ai shfaqet në epokën moderne si Hermesi që sjell kumtin e përgjakur të Ferrit, të historisë së Shqipërisë të gati 50 viteve.At Zef Pllumi, më shumë se kushdo tjetër, i dha vlerën që i mungonte zhanrit të kujtimeve, por edhe vlerën e re simbolike personaliteteve që deri aso kohe historia jonë i kishte anatemuar apo deformuar. Ai u bë zëdhënësi i qëndresës dhe i rezistencës ndaj tiranisë, por edhe shpjeguesi racional i pasojave që ajo la mbi individin dhe shoqërinë, mbi traditën, të tashmen dhe të ardhmen. Zëri i tij ishte tredimensional, i mjaftueshëm për të grishur çdo studiues të letërsisë, të historisë, e të antropologjisë, për ta parë jetën dhe veprën e tij si një rast studimi.Për një sërë rrethanash, vepra e At Zef Pllumit njohu pengesa të mëdha për të arritur te lexuesi shqiptar. Së pari, shoqëria shqiptare nuk dukej e përgatitur për të dëgjuar rrëfimin për tmerret e komunizmit. Pjesëmarrëse në krim, ajo përpiqej t’i shmangej kësaj të vërtete të hidhur duke favorizuar një vërshim të madh të kujtimeve recidiviste të funksionarëve të diktaturës që romanizojnë të shkuarën komuniste duke mos gjetur kurajë për të pranuar fajet apo kërkuar falje publike.Së dyti, institucionet arsimore dhe kulturore në vend si dhe masmedia vazhdonin, ndonëse në demokraci, të silleshin sipas klisheve të trashëguara nga e kaluara komuniste duke u treguar refraktare ndaj produkteve intelektuale dhe kulturore që vinin nga shtresa e të persekutuarve politikë në përgjithësi e të produkteve françeskane në veçanti.Do të duhej një përpjekje e madhe – më shumë se sa institucionale do të thosha personale, e disa intelektualëve të rinj vullnetmirë, që kjo letërsi të gjente një vend modest në tekstet e shkollës, më shumë si referencë, sesa si pjesë reale e antologjive.Për një periudhë të gjatë, për këtë vepër nuk do të flitej, sikur ajo të mos ekzistonte! Madje, siç shprehej At Zef Pllumi, shtypi dhe media në Shqipëri ende ushqenin diktaturën me qasjet e veta ndaj historisë. Shpesh At Zefi përsëriste faktin se libri i tij në vitin 1995, i sapodalë në qarkullim, do të zhdukej nga libraritë duke u blerë nga segmente të lidhura me ish-Sigurimin famëkeq të Shtetit shqiptar. Synohej që e vërteta e kësaj vepre të pengohej sa të ishte e mundur. Mirëpo një përpjekje e tillë antihistorike do të mundej nga dëshira e lexuesit shqiptar për të vërtetën. Raportin me ndërgjegjen dhe emancipimin demokratik dukej se kishin hyrë në një fazë të re.Do të duhej ribotimi i saj në vitin 2006 nga shtëpia botuese “55” dhe një mendësi e re e krijuar tashmë që do të favorizonte qarkullimin dhe shndërrimin e tij në “Bestseller”, në një nga librat më të kërkuar dhe më të shitur në tregun shqiptar të librit këto 20 viteve të fundit. Madje, shumë lexues mendonin që ajo vepër ishte shkruar pikërisht në vitet 2005-2006, kur në fakt, pjesa e parë e trilogjisë së saj, ishte botuar në vitin 1995, plot 11 vjet më parë.Suksesi i madh që njohu e vazhdon të njohë ky libër qëndron edhe në faktin se lexuesi rizbulon një kundërvënie ndërmjet dy memuaristikave, njëra e turpshme e tjetra dinjitoze. Dinjiteti moral i kësaj vepre dhe i kësaj jete janë gjithashtu një shtysë për studim. Neutraliteti i rrëfimit, gjithashtu.Shqipëria dilte nga përvoja katastrofike e dezintegrimit psiko-nacional sikur të qenkësh “ndërruar” a “zëvendësuar” krejt si popull, prandaj zombizmi stadial gjatë komunizmit do të përbënte një tjetër shtysë për ta marrë në shqyrtim të shumanshëm këtë vepër, e cila, gjithsesi, triumfueshëm, mbetet në thelb, një mësimi i madh etik për lirinë dhe tolerancën.Kemi thënë që është jeta e tij në këto kujtime dhe tashmë garancia e figurës së dëshmitarit mund të bëhet dhe është bërë objekt studimi. At Zef Pllumi shkruan gegërisht, duke u shndërruar me atë që rrëfen dhe me mënyrën se si e rrëfen në të vetmin fill, në të vetmen urë që mban lidhur kujtesën dhe traditën e madhe gege me bashkëkohësinë. “Gega i fundit” në kuptim e madhështisë do ta përkufizojë Sabri Hamiti. Edhe ky realitet gjuhësor e antropologjik në kushtet e një debati të rizgjuar gjatë këtyre viteve të marrëdhënies që gjuha shqipe standarde duhet të ketë me gegërishten, do të përbënte një arsye më shumë e të vlefshme për ta hulumtuar këtë vepër.“Rrno vetëm për me tregue” është vepra kryesore e At Zef Pllumit. Ajo është vepra më e rëndësishme e letërsisë memuaristike shqiptare. Kjo vepër rri krahas kryeveprave botërore të zhanrit. Si vepër memuaristike, objekt studimi prej nesh, “Rrno vetëm për me tregue” përfshin këto karakteristika: bart në vetvete kujtesën sociale të epokave të ndryshme, duke paraqitur një shtresë të zgjeruar të “konstruktit mendor” për filozofinë aplikative të kulturës.Memuaristika e At Zefit është ndërthurur organikisht në një kronotop sociokulturor, duke përmbushur funksionet e kulturës. Ajo është polifonike, duke sugjeruar një dialog shumënivelësh me vetëdijen bashkëkohore. Sasia e madhe e karakteristikave portretizuese dhe analiza e thelluar psikologjike që ajo bën, i lejon kësaj memuaristike të pasqyrojë kohën përmes personalitetit njerëzor dhe statusit të saj social (të memuaristikës).Zgjedhja e materialit jetësor, që sipas Pllumit nuk është më shumë se 20% e ngjarjeve të jetuara, na shpie në koncentrim faktesh, personash, ngjarjesh, idesh të cilat përbëjnë “kuintesencën” e kohës së përshkruar dhe bartin një potencial thelbësor. “Rrno vetëm për me tregue” në thelbin e vet është reprezantuese, çka përbën një mundësi të madhe për të nxjerrë prej saj materialin mendor karakteristikë e gati 50 vjetëve histori. Shërben si një pikë reference për vlerësimin dhe denoncimin e krimeve të komunizmit dhe për plotësimin e dosjes së diktaturës.Kësisoj, kemi arritur logjikisht në përfundimin se gjatë kuptimësimit të mentalitetit të një epoke a një tjetre, të një vendi a një tjetri, të mentalitetit të një grupi njerëzish a një tjetri, Pllumi mbledh dhe paraqet një burim të veçantë autentik, i cili bart në vetvete material thelbësor kulturologjik dhe të cilin, në një trajtë e vëllim të tillë, nuk mund ta ndeshësh në llojet e burimeve të tjera. Pikërisht “Rrno vetëm për me tregue” në optikën e tij përfshin 45 vjet ngjarje të përshkruara në një mënyrë të tillë që krahas shumëçkaje tjetër origjinale, e lejojnë At Zef Pllumin të ketë edhe një moral origjinal të shkrimit.Në këtë libër nuk është ideologjia ajo që e përcakton shkrimin, por fakti. Mundësia më e thjeshtë dhe gjenetikisht parësore e interpretimit të tekstit artistik është kuptimi i tij intuitiv.Receptimi intuitiv i tekstit nga recepienti motivohet me një radhë faktorësh të brendshëm e të jashtëm: Lidhur me interpretimin e përshtatshëm të tekstit nga lexuesi në sferën e normave estetike dhe etike të kohës historike.Lidhur me qëllimet ideo-tematike të folësit (autorit, heroit, rrëfyesit). “Rrno vetëm me tregue” përbën një objekt studimi për letërsinë dhe historinë shqiptare. Ajo është një vepër autentike, misionare, e shkruar me stil mjeshtëror prej shkrimtari të racës, e shkruar pa mllef për një nga periudhat më të rënda të historisë sonë kombëtare. Totalitarizmi shqiptar, tirani, shërbëtorët e tij të zellshëm, njeriu shqiptar, kleri shqiptar i të gjitha besimeve, Kisha Katolike, françeskanët shqiptarë, heronjtë e rezistencës antikomuniste, njeriu i zakonshëm, por edhe veglat e bashkëpunëtorët e një regjimi kriminal si askund tjetër, përkufizohen në këtë vepër. Pjesa tjetër e veprës së At Zef Pllumit janë aktet e tij të shumta e të ndryshme nga këndvështrimi.Gjatë viteve të lirisë At Zef Pllumi është në kontakt të vazhdueshëm me personalitetet më të rëndësishme të botës shqiptare e përtej saj. Moderniteti i traditës i përfaqësuar prej tij komunikonte me modernitetin e bashkëkohësisë, kemi parasysh këtu marrëdhënien e tij të veçantë me Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Aurel Plasarin, Arshi Pipën, Sabri Hamitin e shumë të tjerë, personalitete të letrave dhe të politikës si Van der Linden, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta etj. Marrëdhënia e tij me bashkëkohësinë shndërrohet në objekt studimi për ne sepse tek ajo shohim shumë prej ideve të tij për një Shqipëri europiane.Në kontekstin e kësaj marrëdhënieje kemi parë edhe kontaktet e tij të shumta me masmedian dhe na rezulton se ai ishte ndoshta personazhi më i kërkuar prej saj gjatë tranzicionit shqiptar, edhe pse kritik ndaj saj, sepse siç mendon Plasari: “Këta ‘njerëz të mëdhenj’, simbas tij, i dërgon nji populli Zoti. (Këtu nuk ka nevojë për sqarim që ai besonte në Zot). Nëse atë vetë, fratin e ideologjisë së dashurisë përkundrejt dhunës dhe të lirisë përkundrejt tiranisë, e pati sjellë po Zoti, mund të ngurrojmë të themi. Por, edhe pa qenë klerikë, nuk mund të mos pranojmë se do na bëhet ‘dhanti’ një tjetër i tillë.” Mark Marku shkonte më tej veç dy ditë pas shuarjes së Atit, duke thënë: “Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë që nga Fishta e deri te Harapi, jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre, jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta. Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive të tyre më të spikatura. Ishte një ekstrakt i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatiken, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj.”. Për At Zef Pllumin jeta vazhdon, vërtet jeta e pasosun përtej vdekjes është kudo në veprën e tij, e cila e mban gjallë Pllumin në jetë të jetve duke rrëfyer “Shqipninë” e tij nga lartësia e dashurisë për tëKëso kohe 5 vjetë më parë, At Zef Pllumi, sipas besimit të tij katolik, kalonte në jetën e pasosun në mbretërinë e Zotit. Ndërsa në jetën e pasosun të kulturës kishte kaluar sapo u shfaq me librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”. Mënyra më e mirë për ta kujtuar Patriarkun, që gjithnjë e më tepër mungon si prani, është duke i lexuar e studiuar veprën duke u identifikuar më kumtin e saj.Rënia e komunizmit në Shqipëri u shoqërua edhe me rënien e natyrshme të një metode letrare të shkrimit, siç ishte realizmi socialist. Përkufizimi për historinë e Shqipërisë, e sidomos për periudhën e komunizmit, filloi të ndryshonte rrënjësisht. I pari që theu këtë tabu ishte zhanri i kujtimeve, i cili u shfaq si një formë e re shkrimi, si antimodel metodik dhe si një informacion i dorës së parë për historinë e tjetërsuar apo ende të panjohur për ne. Nga të gjitha kampet ideologjike janë shkruar libra të shumtë. Shoqëria shqiptare, nëpërmjet kësaj rrëfimtarie, u përball me faktet për masakrat e një regjimi, me tmerret e burgjeve të komunizmit, të kampeve të punës dhe internimit pikërisht me atë element që i ishte fshehur historisë sonë.Disa shkruanin kujtime për të justifikuar veten për atë që kishte ndodhur, veprimet e kryera kanë qenë të rënda. Duke e zhvendosur përgjegjësinë dhe fajin gjithmonë drejt një njeriu të vetëm apo më empirikisht drejt sistemit, duke pohuar “se ashtu ishte koha”, “ai ishte sistemi” shpresonin t’i largoheshin apo mjegullonin sadopak fajësinë. Personalisht mendoj se ka të drejtë Martin Camaj kur në romanin e tij “Rrathë” shkruan “sistemi jena na”, pra sistemin e bëjnë njerëzit të cilët nuk mund dhe nuk duhet së paku t’i shpëtojnë përgjegjësisë morale nëse pretendojmë një higjienë morale minimale.Më parë, kujtime shkruante vetëm diktatori. Tani, falë lirisë, këtë mund ta bëjnë edhe të persekutuarit e tij, por njëkohësisht edhe shërbëtorët e tij. Këto libra kanë një vlerë njohëse: më së shumti shërbejnë për të kuptuar njeriun shqiptar, virtytet dhe cenet e tij nën diktaturë si dhe në liri, ndryshimin e hispostazave nga një sistem te një tjetër, nga një gjendje te një tjetër, krijimin e “njeriut të ri”, rrugën për ta fekonduar atë, mentalitetin dhe trashëgiminë që ai la mbi këtë vend.Në shumë prej këtyre teksteve gjejmë të rrëfyer tmerrin e akteve barbare që një regjim kreu mbi shtetasit e vet, gjejmë zhgënjimin që në epokën e lirisë askush nuk i kërkoi falje askujt për 46 vjet dhunë tiranike të njeriut mbi njeriun, të shqiptarit ndaj shqiptarit. Nga ana tjetër, na shfaqen një sërë librash që e përdorin lirinë për të ngritur kultin e harresës dhe për të përligjur çdo gjë kriminale të atij regjimi! Duket sikur faji nuk ekziston mbi këtë tokë, se të gjithë ishin të dhembshur e të përkushtuar, kryenin vetëm detyrën ndoshta mes rreshtash e qortojnë veten lehtas për pak naivitet që paskëshin besuar në një sistem jo edhe aq të përsosur, që njerëzit e pushkatuar dhe ata të dënuar i kishin ca faje, që jo krejt kot e kaluan jetën, ata dhe familjaret e tyre, në honet e ferrit, por që ka pasur ndonjë ekzagjerim, gabime siç i quajnë….!Shoqëria shqiptare, pas një topitjeje të parë dhe një tendence që t’i shmangej fenomenit po jep shenjat e para të një faze reflektimi. Ajo është në kërkim të të vërtetave historike për të bërë llogaritë me krimet e komunizmit dhe me ndërgjegjen e vet, por kryesisht për të reflektuar mbi ardhmërinë e saj. Në këtë rrugë jo të lehtë, më shumë se kushdo tjetër na vjen në ndihmë At Zef Pllumi me veprën dhe jetën e tij.Vepra e tij “Rrno vetëm për me tregue”, shkruar në dialektin gegë, është kryevepra që mban në titull amanetin e rrëfimit. Dhe vërtet, ai rrëfen në dukje jetën e vet, por më shumë nëpërmjet saj atë të të tjerëve, jetën e shqiptarëve nën diktaturë, rezistencën dhe sakrificat, shndërrimet dhe thyerjet, heroizmin dhe poshtërsinë njerëzore, trimërinë dhe frikën, forcën e besimit përballë ateizmit dhe dhunës së tij, kohezionin kombëtar e kulturor të shqiptarëve përtej besimeve të ndryshme fetare, forcën dhe qëndresën e Kishës Katolike shqiptare përballë persekutimit dhe terrorit më të madh që ajo ka njohur në tërë itinerarin e historisë sonë kombëtare. Kudo e shpërndarë në këto dikotomi gjendet jeta e françeskanit At Zef Pllumi. “Rrno për me tregue” shndërrohet në vepër ku çdo shqiptar gjen të vërtetën e vet sepse ajo është një vepër polifonike.Të qenit françeskan, thelbi i doktrinës së Shën Françeskut “Paqe e mirësi”, e ka ndihmuar ta shmangë urrejtjen, por jo gjykimin për njerëzit që mbesin njerëz pikërisht atëherë kur njeriu shndërrohet në kafshë pune dhe thyhet apo përkulet nga dhuna dhe ligësia. Nëpërmjet kësaj vepre kryesore, por edhe me të tjerat që e pasojnë atë si “Françeskanët e Mëdhaj”, “Ut heri dicebamus”, “Frati i pashallarëve Bushtali”, “Njerëz fisnikë” etj., figura e At Zef Pllumit shndërrohet në atë të një shkrimtari dhe personaliteti specifik në kontekstin social, politik dhe kulturor të Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq! Nxënësi i Fishtës dhe Harapit, i fundmi i françeskanëve të mëdhenj shqiptarë, ai shfaqet në epokën moderne si Hermesi që sjell kumtin e përgjakur të Ferrit, të historisë së Shqipërisë të gati 50 viteve.At Zef Pllumi, më shumë se kushdo tjetër, i dha vlerën që i mungonte zhanrit të kujtimeve, por edhe vlerën e re simbolike personaliteteve që deri aso kohe historia jonë i kishte anatemuar apo deformuar. Ai u bë zëdhënësi i qëndresës dhe i rezistencës ndaj tiranisë, por edhe shpjeguesi racional i pasojave që ajo la mbi individin dhe shoqërinë, mbi traditën, të tashmen dhe të ardhmen. Zëri i tij ishte tredimensional, i mjaftueshëm për të grishur çdo studiues të letërsisë, të historisë, e të antropologjisë, për ta parë jetën dhe veprën e tij si një rast studimi.Për një sërë rrethanash, vepra e At Zef Pllumit njohu pengesa të mëdha për të arritur te lexuesi shqiptar. Së pari, shoqëria shqiptare nuk dukej e përgatitur për të dëgjuar rrëfimin për tmerret e komunizmit. Pjesëmarrëse në krim, ajo përpiqej t’i shmangej kësaj të vërtete të hidhur duke favorizuar një vërshim të madh të kujtimeve recidiviste të funksionarëve të diktaturës që romanizojnë të shkuarën komuniste duke mos gjetur kurajë për të pranuar fajet apo kërkuar falje publike.Së dyti, institucionet arsimore dhe kulturore në vend si dhe masmedia vazhdonin, ndonëse në demokraci, të silleshin sipas klisheve të trashëguara nga e kaluara komuniste duke u treguar refraktare ndaj produkteve intelektuale dhe kulturore që vinin nga shtresa e të persekutuarve politikë në përgjithësi e të produkteve françeskane në veçanti.Do të duhej një përpjekje e madhe – më shumë se sa institucionale do të thosha personale, e disa intelektualëve të rinj vullnetmirë, që kjo letërsi të gjente një vend modest në tekstet e shkollës, më shumë si referencë, sesa si pjesë reale e antologjive.Për një periudhë të gjatë, për këtë vepër nuk do të flitej, sikur ajo të mos ekzistonte! Madje, siç shprehej At Zef Pllumi, shtypi dhe media në Shqipëri ende ushqenin diktaturën me qasjet e veta ndaj historisë. Shpesh At Zefi përsëriste faktin se libri i tij në vitin 1995, i sapodalë në qarkullim, do të zhdukej nga libraritë duke u blerë nga segmente të lidhura me ish-Sigurimin famëkeq të Shtetit shqiptar. Synohej që e vërteta e kësaj vepre të pengohej sa të ishte e mundur. Mirëpo një përpjekje e tillë antihistorike do të mundej nga dëshira e lexuesit shqiptar për të vërtetën. Raportin me ndërgjegjen dhe emancipimin demokratik dukej se kishin hyrë në një fazë të re.Do të duhej ribotimi i saj në vitin 2006 nga shtëpia botuese “55” dhe një mendësi e re e krijuar tashmë që do të favorizonte qarkullimin dhe shndërrimin e tij në “Bestseller”, në një nga librat më të kërkuar dhe më të shitur në tregun shqiptar të librit këto 20 viteve të fundit. Madje, shumë lexues mendonin që ajo vepër ishte shkruar pikërisht në vitet 2005-2006, kur në fakt, pjesa e parë e trilogjisë së saj, ishte botuar në vitin 1995, plot 11 vjet më parë.Suksesi i madh që njohu e vazhdon të njohë ky libër qëndron edhe në faktin se lexuesi rizbulon një kundërvënie ndërmjet dy memuaristikave, njëra e turpshme e tjetra dinjitoze. Dinjiteti moral i kësaj vepre dhe i kësaj jete janë gjithashtu një shtysë për studim. Neutraliteti i rrëfimit, gjithashtu.Shqipëria dilte nga përvoja katastrofike e dezintegrimit psiko-nacional sikur të qenkësh “ndërruar” a “zëvendësuar” krejt si popull, prandaj zombizmi stadial gjatë komunizmit do të përbënte një tjetër shtysë për ta marrë në shqyrtim të shumanshëm këtë vepër, e cila, gjithsesi, triumfueshëm, mbetet në thelb, një mësimi i madh etik për lirinë dhe tolerancën.Kemi thënë që është jeta e tij në këto kujtime dhe tashmë garancia e figurës së dëshmitarit mund të bëhet dhe është bërë objekt studimi. At Zef Pllumi shkruan gegërisht, duke u shndërruar me atë që rrëfen dhe me mënyrën se si e rrëfen në të vetmin fill, në të vetmen urë që mban lidhur kujtesën dhe traditën e madhe gege me bashkëkohësinë. “Gega i fundit” në kuptim e madhështisë do ta përkufizojë Sabri Hamiti. Edhe ky realitet gjuhësor e antropologjik në kushtet e një debati të rizgjuar gjatë këtyre viteve të marrëdhënies që gjuha shqipe standarde duhet të ketë me gegërishten, do të përbënte një arsye më shumë e të vlefshme për ta hulumtuar këtë vepër.“Rrno vetëm për me tregue” është vepra kryesore e At Zef Pllumit. Ajo është vepra më e rëndësishme e letërsisë memuaristike shqiptare. Kjo vepër rri krahas kryeveprave botërore të zhanrit. Si vepër memuaristike, objekt studimi prej nesh, “Rrno vetëm për me tregue” përfshin këto karakteristika: bart në vetvete kujtesën sociale të epokave të ndryshme, duke paraqitur një shtresë të zgjeruar të “konstruktit mendor” për filozofinë aplikative të kulturës.Memuaristika e At Zefit është ndërthurur organikisht në një kronotop sociokulturor, duke përmbushur funksionet e kulturës. Ajo është polifonike, duke sugjeruar një dialog shumënivelësh me vetëdijen bashkëkohore. Sasia e madhe e karakteristikave portretizuese dhe analiza e thelluar psikologjike që ajo bën, i lejon kësaj memuaristike të pasqyrojë kohën përmes personalitetit njerëzor dhe statusit të saj social (të memuaristikës).Zgjedhja e materialit jetësor, që sipas Pllumit nuk është më shumë se 20% e ngjarjeve të jetuara, na shpie në koncentrim faktesh, personash, ngjarjesh, idesh të cilat përbëjnë “kuintesencën” e kohës së përshkruar dhe bartin një potencial thelbësor. “Rrno vetëm për me tregue” në thelbin e vet është reprezantuese, çka përbën një mundësi të madhe për të nxjerrë prej saj materialin mendor karakteristikë e gati 50 vjetëve histori. Shërben si një pikë reference për vlerësimin dhe denoncimin e krimeve të komunizmit dhe për plotësimin e dosjes së diktaturës.Kësisoj, kemi arritur logjikisht në përfundimin se gjatë kuptimësimit të mentalitetit të një epoke a një tjetre, të një vendi a një tjetri, të mentalitetit të një grupi njerëzish a një tjetri, Pllumi mbledh dhe paraqet një burim të veçantë autentik, i cili bart në vetvete material thelbësor kulturologjik dhe të cilin, në një trajtë e vëllim të tillë, nuk mund ta ndeshësh në llojet e burimeve të tjera. Pikërisht “Rrno vetëm për me tregue” në optikën e tij përfshin 45 vjet ngjarje të përshkruara në një mënyrë të tillë që krahas shumëçkaje tjetër origjinale, e lejojnë At Zef Pllumin të ketë edhe një moral origjinal të shkrimit.Në këtë libër nuk është ideologjia ajo që e përcakton shkrimin, por fakti. Mundësia më e thjeshtë dhe gjenetikisht parësore e interpretimit të tekstit artistik është kuptimi i tij intuitiv.Receptimi intuitiv i tekstit nga recepienti motivohet me një radhë faktorësh të brendshëm e të jashtëm: Lidhur me interpretimin e përshtatshëm të tekstit nga lexuesi në sferën e normave estetike dhe etike të kohës historike.Lidhur me qëllimet ideo-tematike të folësit (autorit, heroit, rrëfyesit). “Rrno vetëm me tregue” përbën një objekt studimi për letërsinë dhe historinë shqiptare. Ajo është një vepër autentike, misionare, e shkruar me stil mjeshtëror prej shkrimtari të racës, e shkruar pa mllef për një nga periudhat më të rënda të historisë sonë kombëtare. Totalitarizmi shqiptar, tirani, shërbëtorët e tij të zellshëm, njeriu shqiptar, kleri shqiptar i të gjitha besimeve, Kisha Katolike, françeskanët shqiptarë, heronjtë e rezistencës antikomuniste, njeriu i zakonshëm, por edhe veglat e bashkëpunëtorët e një regjimi kriminal si askund tjetër, përkufizohen në këtë vepër. Pjesa tjetër e veprës së At Zef Pllumit janë aktet e tij të shumta e të ndryshme nga këndvështrimi.Gjatë viteve të lirisë At Zef Pllumi është në kontakt të vazhdueshëm me personalitetet më të rëndësishme të botës shqiptare e përtej saj. Moderniteti i traditës i përfaqësuar prej tij komunikonte me modernitetin e bashkëkohësisë, kemi parasysh këtu marrëdhënien e tij të veçantë me Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Aurel Plasarin, Arshi Pipën, Sabri Hamitin e shumë të tjerë, personalitete të letrave dhe të politikës si Van der Linden, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta etj. Marrëdhënia e tij me bashkëkohësinë shndërrohet në objekt studimi për ne sepse tek ajo shohim shumë prej ideve të tij për një Shqipëri europiane.Në kontekstin e kësaj marrëdhënieje kemi parë edhe kontaktet e tij të shumta me masmedian dhe na rezulton se ai ishte ndoshta personazhi më i kërkuar prej saj gjatë tranzicionit shqiptar, edhe pse kritik ndaj saj, sepse siç mendon Plasari: “Këta ‘njerëz të mëdhenj’, simbas tij, i dërgon nji populli Zoti. (Këtu nuk ka nevojë për sqarim që ai besonte në Zot). Nëse atë vetë, fratin e ideologjisë së dashurisë përkundrejt dhunës dhe të lirisë përkundrejt tiranisë, e pati sjellë po Zoti, mund të ngurrojmë të themi. Por, edhe pa qenë klerikë, nuk mund të mos pranojmë se do na bëhet ‘dhanti’ një tjetër i tillë.” Mark Marku shkonte më tej veç dy ditë pas shuarjes së Atit, duke thënë: “Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë që nga Fishta e deri te Harapi, jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre, jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta. Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive të tyre më të spikatura. Ishte një ekstrakt i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatiken, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj.”. Për At Zef Pllumin jeta vazhdon, vërtet jeta e pasosun përtej vdekjes është kudo në veprën e tij, e cila e mban gjallë Pllumin në jetë të jetve duke rrëfyer “Shqipninë” e tij nga lartësia e dashurisë për të.

Filed Under: Featured Tagged With: Agron Gjekmarkaj, At Zef Pllumi

Heroi kulturor Gjergj Fishta përkrah Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Sprova e Sabri Hamitit

August 25, 2021 by s p

Nga Agron Gjekmarkaj

Qëkur jemi njohur me his torinë e vërtetë të Kosovës dhe paradigmën kulturore të saj, e shndërruar në paradigmë nacionale e politike, s’e paskemi aq të vështirë për të kuptuar pse “Françeskanët e mëdhenj shqiptarë”, burra të besës e qëndresës, autorë e autoritete, identitarë e misionarë kuptohen kaq mirë, lexohen me kaq dashuri, ripropozohen si “monumente të letërsisë shqipe” pikërisht nga Prishtina, nga elitat e saj, për mbarë botën shqiptare.Një ide e kemi pse atje e po e themi menjëherë: shoqëria dhe intelektualët e Kosovës nuk janë korruptuar asnjëherë moralisht sa ata të Shqipërisë dhe të Tiranes në bashkëpunim me regjimin komunist. Shumë prej tyre s’u bënë laracë e levantinë, të konvertuar e shërbëtorë.Nuk kanë kënduar kinemave teksa shkrimtarët dënoheshin me vdekje e burg, nuk e kanë ndarë letërsinë në “reaksionare” e “përparimtare”, nuk harxhuan tonelata boje e letre me i quajt tradhtarë, nuk u sollën si tinëzarë e me skuthëri në epokën e lirisë ndaj tyre.Ata, përkundrazi, botonin e qëmtonin hapur e fshehurazi të ndaluarit, nuk u bënë bashkëpunëtorë në krim, por e sfiduan atë me rrotativat e shtëpisë botuese “Rilindja”.Rezistenca e tyre për liri e pavarësi është ushqyer pa ndërprerje nga gurra ideologjike e rezistencës parakombëtare e kombëtare. Për specifikat e veprës së tij epike e jo vetëm, Fishta duket të ketë qenë më frymëzuesi për ta.Gjergj Fishta mbetet asaj dite e sot shqiptari i patejkaluar në fuqinë e tij mendore për t’u përballur me shovinizmin serb në plan kulturor e historik. Atë që Fishta paralajmëroi si mundësi përsëritjeje duke gjykuar kohën e tij, kosovarët e patën si provë, ndaj ai u përjetua si dëshmitar e model.Shkrimtari, studiuesi, profesori e akademiku, ai që jemi mësuar ta shohim si “homo meditans, poeticus e militans”, i alternuar në këto pozicione sipas ndërgjegjes së tij intelektuale dhe britmave të Kosovës për liri e shtetformim ndër epoka, Sabri Hamiti na e pohon këtë: “Për shqiptarët veriakë si unë, Fishta është diçka më shumë se një poet; ai është një pikë e fortë identifikimi me një gjuhë me hapësirë enciklopedike e brezit të shkuar, me një karakter të papërkuljes e kryengritës, më në fund si pikë mbështetjeje, reflektimi e identifikimi me Shkodrën, kryeqytetin e moçëm kulturor të shqiptarëve”. Fjala e tij (S. Hamitit) është peng i mjaf tueshëm sigurie.Në kartën e tij të identitetit janë shënuar ngjarjet më të mëdha të kulturës dhe lirisë së Kosovës. Me gjykimin e drejtpërdrejtë, të cilin s’e përdredh kurrë përtej buzëvarjeve që shkakton “duke e riparë dramën letrare të Fishtës si interpret të shpirtit shqiptar, në shkalloren dramatike e absurde të kulturës shqiptare” ndërton sprovën e guximshme bazuar mbi dijet e veta të shumta, në udhëtimin uliksian në të gjitha caqet e albanizmave, në krejt trajektoren kulturore e historike të kombit shqiptar, atë të vendosjes së Gjergj Fishtës si hero kulturor për krah Gjergj Kastriotit, Hero Kombëtar.Me një libër të ri, fryt i një pune mbi tridhjetëvjeçare, botim i së përkohshmes “Hylli i Dritës”, me titull të skalitur në një emër të vetëm “At Gjergj Fishta”, Sabri Hamiti emancipon mentalitetin tonë e ngre “rrasat e varrit”, produkt gjykimesh ideologjike e krahinore. Sabri Hamiti ka trajtuar në tekstin e tij çdo vepër, gjini e sjellje të Fishtës në vektorin mes së përkohshmes dhe së përjetshmes, duke gjetur nëpërmjet kësaj analize prijësin shpirtëror e kulturor të një kombi që kërkon kufij e vetëdije për t’i mbrojtur, që kur gjen shtetin s’i ka gati nënshtetasit, që ka gjuhën, por ende shkrimin e kodifikuar, që dakordëson alfabetin, por nuk di të prezantojë kulturën e vet.Si askush tjetër ka përcaktuar se çfarë është “vepra më e mirë e një autori, e cila përqendron thelbin e veprave të tjera letrare të tij, vepra që përfaqëson llojin letrar brenda një epoke apo një letërsie, vepra që bëhet përfaqësuese e një epoke letrare, vepra me një përkryerje strukturore; në nivel të temës, të shprehjes, të domethënies, madje të moralitetit, vepra që u qëndron epokave të një letërsie, vepra që bëhet e krahasueshme me kryevepra të letërsive të tjera përgjithësisht, apo të një qarku kulturor e letrar”.Sabri Hamiti e përkufizon “kryeveprën letrare si nocion të pakapërcyeshëm, jo vetëm në vlerësimet individuale të letërsisë, por veçanërisht në lojën e kodifikimit kombëtar e përtejkombëtar të saj, duke nominuar një vlerë, e cila bëhet masë e vlerësimit, kategorizimit dhe e sistematizimit të letërsisë”.Kjo është “Lahuta e Malcisë”, si shtyllë qendrore e letërsisë shqiptare. Për t’u ngjitur në këto përfundime, rruga kalon nga “historia e autorit”, “amëza e ligjërimit”, “heroika”, “heroina Tringa”, “Kryevepra/heroi” e shumë të tjera kapërcyelle nga ku shihen heronjtë e epopesë, malësori Gjetë Gega si njësi bazë e saj, si amzë e rezistencës kombëtare. Po kaq lirika, dramatika, tragjedia, satira rimerren nga dora e mjeshtrit të studimit, duke zbuluar qëllimin sepse “klasikët nacionalë lexohen në kohë të vështira.Kohët përsëriten, i ngjajnë njëra-tjetrës, pa marrë parasysh rrethanat, edhe klasikët në veprat e veta shfaqin veti themelore të nacionit, situata karakterizuese që nuk i takojnë vetëm një kohë. Idetë themelore të tyre riprovohen në vazhdimësi, qofshin ato lavde apo kritikë për kombin”. “At Gjergj Fishta” i Sabri Hamitit është një libër eshtor, i vështirë për ta prezantuar, tekanjoz e nopran në sqimën e tij.Por më shumë se për të bërë këtë, tentuam të merrnim kënaqësinë e të qenit lajmës. E nisëm fillimin me një krahasim, të cilin nuk e shtjelluam: pse Hamiti vë për krah Heroit Kombëtar Kastrioti, atë të heroit kulturor Fishta?E bëmë deri-diku me qëllim, të pasigurt nëse do t’ia dilnim si autori për ta thënë me pak fjalë atë që ai ka bërë me një libër, por edhe për t’i dhënë mundësinë lexuesit që atë kënaqësi e surprizë ta kërkojë e gjejë vetë në këtë 80-vjetor të vdekjes së Poetit Kombëtar. Jo vetëm këtë, por edhe zbërthimin e tezës se kush “mohon Fishtën mohon Shqipërinë” aty e ka, madje edhe sekretin e përzgjedhjes si subjekt veprash të kryera si kjo të “mësuesit” Fishta apo të “nxënësit” At Zef Pllumi.Katolikët duhet t’i jenë mirënjohës Sabri Hamitit, i cili nuk la askund njolla përmbi zhgunat e “etërve të kishës” nga Pjetër Bogdani te Fishta e Pllumi që bastardët dhe kasnecët, të cilët për “erz kanë barkun” hollën e vijojnë ta bëjnë, por shumë më tepër se ata e shumë më të tepërt në numër brezat e nesërm të lexuesve të paindoktrinuar nga batakçillëku i dogmave dhe nga dogmat e batakçinjve të mejhaneve e akçihaneve shqiptare. Ky libër është një falënderim i përshpirtshëm, që Kosova i bën Padër Gjergjit me zërin më të spikatur të bashkëkohësisë së saj, të Sabri Hamitit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agron Gjekmarkaj, At Zef Pllumi, Sabri Hamiti, Skenderbeu

Në aeroportin e Kabulit luhet akti i fundit i një tragjedie të paralajmëruar

August 17, 2021 by s p

Nga Agron Gjekmarkaj/

Pamjet që mbërrijnë nga Afganistani po çmerisin gjithë botën, ku e ku më shumë atë pjesë që beson te demokracia dhe te të drejtat e njeriut. Talebanët me mjekrat e tyre të kreshpëruara, të cilat i kruajnë e fërkojnë shpesh, u rikthyen triumfatorë pas 20 vitesh iluzione, gjaku të derdhur, përpjekjesh për pluralizëm e demokraci, 754 miliardë dollarë të investuar vetëm SHBA kosto në Afganistan, pa llogaritur vendet e tjera anëtare të NATO-s, dhe një Reforme në Drejtësi, e cila po zëvendësohet nga sheriati.Gjithçka përfundoi në asgjë dhe gjaku i derdhur në emër të Zotit e vullnetit të tij s’do ketë të ndalur. Në aeroportin e Kabulit luhet akti i fundit i një tragjedie të paralajmëruar. Mijëra njerëz duan të ikin për t’i shpëtuar regjimit taliban në skena që tejkalojnë çdo imagjinatë.Në kryeqytet lyhen me bojë reklamat me koka grash të zbuluara dhe pesëfishohet çmimi i burkave. Britmat e personave të dëshpëruar që kapen në shkallë e rrota avionësh për të gjetur vdekjen në rënie të lirë në një qiell pa horizont do të rrinë gjatë në ndërgjegjen e qytetërimit perëndimor. Fjala turp nxin çdo medium të Amerikës dhe Europës.Me të rrezikuarit janë gjitha ata që bashkëpunuan me koalicionin ndërkombëtar dhe familjet e tyre. Shtypi botëror po stabilizon krahasimin me tërheqjen amerikane nga Saigoni në Vietnamin e Jugut të vitit 1975 me atë të Kabulit 2021.Administrata Biden gjendet nën presion të brendshëm dhe nën breshëri kritikash për dështimin në Afganistan, për krizën humanitare e për më shumë për hapësirën e re që po zë Kina dhe Rusia duke forcuar pozicionin e tyre në rajon. Po ashtu, media po tregohet e pamëshirshme me qeveritë e tyre, sidomos me atë italiane, e cila pat një mision të sajin për 20 vite në Herat për lënien e njerëzve që i ndihmuan në duart e një regjimi terrorist.Vendimi për të strehuar emigrantet afganë në Shqipëri i përshëndetur edhe nga lideri i opozitës shqiptare, por edhe nga zërat e spikatur publik, është i drejtë, por hipokritëve u duhet kujtuar se më kundërshti ka pasur për vendosjen e veriorëve në periferi të Tiranës sesa për ardhjen e muxhahedinëve iranianë apo me afganët e shumë më pak konpasion për qindra mijëra shqiptarët që braktisin Shqipërinë.Praktikë e njohur qysh nga koha e Pranverës Arabe ishte infiltrimi i terroristëve që vërshuan në Europë e kjo bashkëngjitje pritet të ndodhë edhe me flukset emigratore nga Afganistani.Ne shqiptarët rrëqethemi shumë më tepër nga pamjet në aeroportin e Kabulit sepse e dimë ç’do të thotë të braktisesh në fatin tënd të keq e të bëhesh kavie për ideologjitë fondamentaliste e regjimet totalitare. Ne e ndiejmë këtë edhe sot kur zgjedhjet vidhen, kur drejtësia mbetet në letër, kur korrupsioni është e vetmja kryefjalë, kur pafuqia për të ndryshuar na detyron të ikim dhe na thuhet se jemi në rrugën e duhur.Largimi i amerikanëve dhe i europianëve nga Kabuli, dëshpërimi i elitave të atij vendi, të lejon njëfarë krahasimi me Shqipërinë e 1944-1946, kur misionet amerikane e angleze lanë vendin tonë e bashkë me ta u varros çdo shpresë për demokraci e dinjitet njerëzor. Talebanët e Enver Hoxhës sunduan për 46 vjet dhe me mijëra u vranë, u burgosën me akuzat e bashkëpunimit me perëndimorët. Ata imponuan njeriun e ri-taleban me shumë sukses.Po kaq nuk i shpëtojmë asociacionit që na përcollën imazhet kur talebanët hynë në pallatin presidencial në Kabul ose në shtëpitë e pasanikëve me atë të “partizanit Meke”, atij filmi propagandë ku personazhi i saporënë nga mali habitej e zdërhallej me opinga në krevatin e Mbretit, duke i ngritur himn e kult injorancës e barbarisë dhe habisë që shkakton ndeshja e tyre me elementet e modernizmit.Te ne pushtetin e mori “Mekja” me opinga, atje talebanët me mjekër e dolloma! Historia jonë dihet si shkoi e si vazhdon po e njëjta gjë vlen edhe për Afganistanin e gjorë që ecën me galop drejt errësirës. Xhian Babtista Viko, një iluminist italian, na e pat lënë maksimën që e vërteta hyjnore gjendet te historia.Ajo u përsëritka më shpesh si tragjedi sesa si komedi. “Gjuetari i Balonave”, romani i shkrimtarit afgano-amerikan Khaleid Hysen, me gjasë do mbetet i vetmi ngushëllim për shoqëritë perëndimore, të cilat do të bëjnë tifozllëk që Amiri (emigrant në SHBA) përsëri ta shpëtojë “harazanë” djalin e Hasanit (të mbetur në Afganistan) për të qetuar ndërgjegjen e vet në një sallon çaji!!!

Filed Under: Opinion Tagged With: Afganistan, Agron Gjekmarkaj, Kriza e Kabulit

Lufta ndërmjet kodeve kulturore

August 19, 2018 by dgreca

NGA AGRON GJEKMARKAJ*/

“Tërësia komplekse që përfshin njohjet, besimet, artin, moralin, të drejtën, traditat e çdo gjë tjetër të prodhuar nga aktiviteti i njeriut si anëtar i një shoqërie mund të quhet kulturë”. Së paku kështu mendon E. Tylor, sipas “Kulturës së tij primitive”, një libër ky i vitit 1871 dhe të gjitha këto nocione mund të konsiderohen kode kulturore, sipas tij dhe të tjerëve. Letërsia vetë si kulturë funksionon mbi këto kode, ekziston prej tyre dhe njëkohësisht kontribuon që ato të mbeten gjallë. Edhe e jona nuk bën përjashtim.
Autorët At Zef Pllumi, Sami Repishti dhe Mustafa Kruja, të ndryshëm deri në kundërshti bindjesh politike, si personalitete kulturore e shoqërore, me karakteristika dalluese brenda letërsisë shqipe kanë realizuar një vepër, e cila dëshmon një të përbashkët që konsiston te qëndresa e kodeve imutabile në luftë me kodet, mbi të cilat ka funksionuar letërsia shqipe nga periudha 1944-1990.
Duhet thënë që vetëm Kruja e shkroi veprën e tij epistolare “Kuvend letrash me miqtë” paralelisht me realizmin socialist në vitet ‘50. Repishti pjesërisht, mund të përmendim “Dialektika e rendit dhe e rebelimit tek Andre Malraux” në fund të viteve ‘60 në USA, tekst ky paraardhës natyral në lëmin e ideve të “Nën hijen e Rozafës”, vepër memuarialistike, botuar në 2004 (mbase të shkruar më parë).
Pllumi fillon publikimin vetëm në 1994 me pjesën e parë të trilogjisë “Rrno vetëm për me tregue”. Secili, memuaret i publikoi pasi metoda socrealiste, së paku zyrtarisht, kishte rënë, por jo veprat që u pllenuan me kodet e saj. Kjo trio gegësh shkrimtarë projektojnë një ndeshje hipostazash, një luftë kodesh.  Kjo luftë ka kuptim edhe me një gjë që formalisht nuk ekziston më, siç është realizmi socialist, sepse substancialisht produkti i saj nuk u mohua kurrë dhe askush nuk u distancua prej tij. Ajo e plazmon kuptimin në sferën etike, morale dhe formën e shkrimit. Kruja, Pllumi, Repishti rrëfejnë si personazhe dhe si autorë një kohë të gjatë kujtimesh mbi 50 vjet, kohë jete dhe mendimi, e cila nuk përputhet me kodet dhe nënkodet e reja të socit e shi për këtë, autorët vihen në altarin sakrifikal. Sakrifica qenka rojtari më i mirë dhe i vështirë i kodeve. Në këtë rast ajo shfaqet fizike, intelektuale e shkrimore.
Ideologjia gjithmonë është paraqitur si kod, por duke qenë më i paqëndrueshmi dhe i ndryshueshmi. Për letërsinë shqipe nuk ishte e pandehur, por kryesisht për arsye të zhvillimit kombëtar, kishim të bënim vetëm me ideologji kombëtare rilindëse, të tipit “feja e shqiptarit është shqiptaria”, ndërsa nga 1944-ta kemi ideologjinë marksiste-leniniste dhe realizmin socialist si nënkod. Qëllimi madhor dhe tejet ambicioz i kësaj të fundit ishte formimi i njeriut të ri. Ndryshe nga njeriu i vjetër, që mbështetej te familja, Zoti, tradita, të përfshira këto brenda kanunit ose kanuneve, ky njeri, personazh i një magazine të madhe librash që prishi pyjet e Shqipërisë për të ba letër, besonte te Partia, pagabueshmëria e saj dhe nuk gjente paqe, derisa të vendosej besimi i vetëm. Besimin e vetëm e predikojnë edhe doktrinat fetare, por dialektika e imponimit të tyre është krejt tjetër.
Një studiues beson se “Njeriu i ri krijoi vërtet një letërsi të re, të paparë, me formë të çuditshme dhe nga prizmi i sotëm pothuaj të pabesueshme. Mbase të qenit e pabesueshme është vetë fati i letërsisë, por kjo letërsi e çuditshme u bë e përçudnueshme”.
Ndërsa “Rrno vetëm për me tregue” i Pllumit, “Nën hijen e Rozafës” të Repishtit dhe “Kuvend letrash me miqtë” i Mustafa Krujës, janë të çuditshëm sa të duash përtej pritshmërive dhe aspak të përçudnueshëm. Këto tri tekste bazohen në kode të qëndrueshme, të aplikuara nga letërsia shqipe qysh prej Buzukut e  deri në bashkëkohësi. Akti i shkrimit dhe morali i shkrimit në këto tri raste, sipas meje, ndërthuren për të dëshmuar qëndrueshmërinë e kodeve të mëdha të botës shqiptare. Ato janë, gjuha, Bibla, Kanuni me të gjithë komponentët e tij, dija universale dhe nacionalizmi.
E fillojmë me Pllumin.  Nga mënyra e shkrimit, kryevepra e tij “Rrno për me tregue …” është e organizuar me bërthama rreth të cilave organizohen kontekste të pavarura, kjo ngjet me vetë organizmin tekstor të Biblës, “kodit të madh të kulturës perëndimore”. Faza metaforike e gjuhës, faza metonimike dhe ajo deskriptive shfaqin ngjashmëri me librin e shenjtë, parabola dhe digresioni gjithashtu. Këtu kemi rastin kur kodi shndërrohet edhe në model stilistik e jo vetëm ideor. Gjithashtu, ky tekst memuarilaisti trajton gjerësisht individin, si krijesë e Zotit e  si “zot i vetvetes”, si anëtar i familjes që beson në Zot për të mbërritur tek identiteti i tij nacional, si përkatësi e qartë shqiptare, por edhe lokale, domethënë malësor. Të dy në nji zgjedhin të bëhen klerikë, frat françeskan, duke u magjepsur nga  misteri i besimit edhe kur materializmi e kërkon si triumf të tij Zotin të zbresë në tokë, në shesh, në gjyq, në burg, në torturë. Ndonëse ai nuk zbret, domethënë Zoti, besimi nuk zbehet, por e shtyn Pllumin të besojë se është vënë në provën e tij. Edukuar kësisoj, konturohet një tip i ri heroi, njeriu që ndien dhimbje, që derdh lot, që ka frikë, i cili qëllim në vetvete ka të zakonshmen, jetën me trajtat e saj, por që në rrethana të jashtëzakonshme bëhet i tillë në përputhje me natyrën e njeriut, kundër vetë denatyrimit të saj, aspak i ngjashëm me personazhet   e realizmit socialist, stereotipa të sforcuar propagande. Kanuni  po ashtu shfaqet si një kod shpirtëror e pragmatik shekullor,    me të cilin letërsia do t’i bëjë gjithmonë llogaritë me të, në mos edhe vetë jeta reale me nënkodin e tij etik “O Kanuni i maleve, ti je ma i urti në botë” esklamon Pllumi, kur i duhet të zgjidhë një dilemë të madhe në jetë. Ndërsa gjithçka tjetër, doktrinat politike, organizmi i shoqërisë, sistemet, raporti me lirinë, përfshihen te dija universale, që i formëson botëkuptimin. Letërsia e Pllumit ka përmasën profetike, atë të mëshirës dhe faljes si reagim ndaj një periudhe, ku “mohimi i pakushtëzuar i shoqërisë, i ligjeve të saj, i vetë parimeve të çdo marrëveshjeje e tradite, u pasua nga një valë dhune që mori përmasa katastrofike”. Gardiania fizike e shpirtërore e letërsisë së realizmit socialist ishte kjo lloj dhune që Zotin e zëvendësoi me udhëheqësin e pagabueshëm, familjen me kolektivin, rrëfimin me fletërrufenë dhe autokritikën, nacionalizmin me internacionalizmin. Kodet e Pllumit janë në luftë me kodet e realizmit socialist, në luftë e çfarë lufte. Krejt vepra e tij  është një fushëbetejë e kësaj ndeshjeje. Ai i nominon qartë  kundërshtitë kodike. Le të përmendim disa prej tyre: hetuesit, personazhit kyç të regjimit, i vë përballë klerikun me qëndresën e tij doktrinare biblike ose kuranore. Diktaturës (tirani ishte termi që ai përdorte për regjimin shqiptar) po aq përballë lirinë si koncept të hershëm, formuluar nga njeriu, çka na shpie te përcaktimi si “ideologu i lirisë kundër tiranisë”, duke anuar për vete, domethënë Pllumi, nga liria anarkike e Kanunit. Letërsisë së re nuk ngurron t’i kujtojë Fishtën, shkollën françeskane, Rilindjen e më poshtë. Heroit pozitiv që vdes nga rrufeja, duke ruajtur dhitë e kooperativës i vë përballë njeriun që nuk vdes  rastësisht, por që përzgjidhet. Njeriu mbijeton dhe shpëton trupin, por humbet shpirtin, vdes dhe humbet trupin, por shpëton shpirtin, këto janë dilemat e Pllumit, të cilat “nëse nuk janë rast për individin, por dukuri për kolektivitetin”, sa më të ndryshme do ta bënin historinë e re shqiptare?!
Gjuha vetë është një kod, kemi thënë më sipër, një mjet identiteti dhe në emër të tij “At Zef Pllumi kthehet në letërsinë shqipe për të dëshmuar gegnishten në një vepër të madhe… Ai nuk shkruan gjuhem amtare, por gjuhën e nanës. Termi nuk prek vetëm gjenezën, por edhe zhargonin e autenticitetit: nga fjalori, në forma e sintaksë, për të dëshmuar një identitet gjuhësor”. Do ta vëmë re edhe te Sami Repishti që “diferencimi në shkrim shkon deri në përmasa të ndeshjes ideologjike. Në proceset e montuara,  viktimat flasin gegnisht, kurse prokurorët e ndjekësit flasin toskërisht”, ndoshta edhe për këtë shkak nga këta autorë patën dhe kanë marrëdhënie të vështirë me standardin, i cili për ta, me sa duket është një “newspeak” apo “neolingua” që u kujton një persekutim disa shtresash.
“Nën hijen e Rozafës” të Sami Repishtit, libër ky që përmbledh  tri periudha, kohën e mbretërisë, Luftën e Dytë Botërore dhe vitet e diktaturës, maksima “Njeriu nuk duhet sakrifikuar në altarin e ‘kauzës’ për arsye të ‘fitores’” ndërton virtualisht arenën e ndeshjes së kodeve. Njeri, kauza dhe fitorja. I pari ka sajuar të dytat, e dyta ka mundur të parin. Për mua janë pikërisht heronjtë pozitivë të letërsisë së realizmit socialist ata që për Repishtin janë njerëzit e “rinj, aktivistë këmbëngulës që vrapojshin me pasion mbas dëshirës së tyne. Nuk kishte skrupull që i ndalonte. Ata nuk mendojshin, ata veprojshin, ndjejkshin urdhnin e eprorit, ose të instiktit të tyne vetjak. Ata nuk bajshin pyetje, as ndiejshin nevojën për përgjigje. Ata nuk ishin tolerantë dhe nuk kishin frikë nga opinionet e të tjerve. Me këtë ndërgjegjësim, ata nuk ndaloheshin para krimit të vrasjes së kundërshtarit. Ata vritshin sepse zani i ndërgjegjës së tyne ishte mbytë”.
Një analizë e shpejtë e këtij teksti krijon përballjen dëshirë-arsye, skrupull-mungesë e tij, mendim-veprim, tolerancë-intolerancë, ndërgjegje dhe krim ose vrasje në emër të ideologjisë, shqiptar i vjetër-shqiptar i ri. Revolta si institucion moral është tipar i letërsisë së Repishtit jo vetëm i  Malraux dhe kusht i domosdoshëm për revoltë është pafajësia, Repishti ndihet i tillë. Revolta duket se është një tipar i përbashkët i Repishtit me shkrimtarët e realizmit socialist, por jo. Kjo është revolta e individit që lirinë e ka gjendje të domosdoshme, i cili ndjen se jo vetëm ajo, por gjithçka ka besuar i fyhet dhe mohohet. Në vend të saj ofrohet terrori, tortura, depersonalizimi dhe deklasifikimi qytetar. Kjo është dialektisht e ndryshme nga revolta që shpie në revolucion politik me movent luftën e klasave dhe hero Stavri Larën apo Koz Dynjanë. Kjo është revolta e humanizmit dhe jo e ideologjisë, homo meditans përballë homo militants.
Revolta nga pafajësia dhe kërkimi i lirisë pa izma janë dy skajet e një nënkodi të papranueshëm nga realizmi socialist. Kur Repishti merr vendimin të arratiset nga Shqipëria, vendos të vizitojë varrin e babës dhe nga ky “takim” ai arrin në përfundimin se “Baba im, si fetar i bindun, kishte pranue pa kundërshtim ‘kismetin’ që e mundonte si ‘vullneti i të madhit Zot’!”. Më dukej sikur, në brendinë e tij, nuk kishte dilema. Paqsor për natyrë, ai jetonte nji jetë të mbështetun në parimet fetare e traditat shekullore të qytetit tonë; ishte nji tradicionalist i përkryem! Kur u gjinda para vorrit të tij i gjunjëzuem nga malli e respekti për kujtim e tij, nuk munda me kuptue, si ai nuk u revoltue kundër vuajtjes e vorfnisë që e munduen aq shumë në jetë, si i qëndroi besnik fatalizmit nënshtrues të islamizmit! Vuajtje e qetësi e brendshme; nuk kishte vend për revoltë. E tashti, djali i tij gjunjëzohej para vorrit, por me frymën e revoltës që ushqeu gjatë rezistencës kundër të huejit, gjatë burgimit të gjatë, e që tashti e shtynte me abandonue familjen e me rrezikue jetën, me arratisje në nji vend të huaj, me të paprituna e plot të panjohuna… si aventurier”. Shkrimtari liberal Repishti dhe shkrimtari françeskan Pllumi kanë përputhje për formën e kodeve, por jo për mënyrën sesi duhen ruajtur ato. Ata ngjajnë si homo poeticus, por ndryshojnë si homo politicus. Zoti, individi dhe liria është trinia e mendimit të tyre. Te sintonia  mes tyre apo mungesa e saj rrinë të përbashkëtat dhe diferencat.
Aventura shfaqet si shpëtim kur jeta dhe vdekja janë pothuaj ngjitmas, qoftë kur të çon te vdekja, qoftë te jeta. “Vdekja është shpëtim kur tortura të merr në pyetje dhe flet më tepër se dhimbja dhe frika e vdekjes”. Aventura dhe vdekja nga mungesa e lirisë janë dy skaje të një nënkodi tjetër që personazhi i letërsisë së socrealizmit nuk mund t’i ëndërrojë. Ai predikon qartësinë racionale dhe jetën përtej vdekjes si mit që i shërben revolucionit, jo si paqe në amshim.
Repishti ka jetuar gjatë nën shoqërinë e torturës, si personazhet e Malroux që analizon te vepra  e tij më e hershme, jo thjesht me tonet e saj dramatike, por edhe me karakterin e vet metafizik. “Në këtë rast shkrimtari është i detyruar të përgjigjet jo vetëm për atë çka do të bëjë, por edhe për atë çka pandeh se është”.  Repishti është një rebel tradicional në raportin mes të mirës dhe të keqes. Zotin e beson si ide të këtij konteksti dhe e  vë në diskutim si Shën Toma, megjithëse ai nuk është aq fatlum sa t’i shfaqet si totem, por e gjen atë te njeriu përmes gjesteve. A nuk është kështu kur në temperaturë nën 20 gradë në mënyrë të pabesueshme dikush heq pallton e tij dhe ia jep Repishtit, pothuaj në agoni në një kamp burgosjeje duke ia larguar vdekjen atij dhe afruar vetës?! Kështu mund të kenë vepruar edhe partizanët në luftë, del në shumë vepra letrare, por pastaj aty ku përfundon letërsia fillon krimi dhe vrasja e të njëjtave personazhe nga verbëria ideologjike.  Siç mund të kuptojmë edhe ky autor është një arkitekt i luftës së kodeve në letërsinë shqipe.
“Përmes një dukurie që askush nuk ka mundur t’i japë shpjegim, ndjeshmëria letrare përherë u ka paraprirë gjatë shekullit tonë ngjarjeve historike që do vinin e do mbështesnin më pas vërtetësinë e tyre… kjo ngaqë ata që lëvrojnë lëmin e letrave “ndiejnë” në vetvete kohën që do ndodhë, të nesërmen, erën morale apo imorale që do fryjë, vetë stuhitë e historisë”. Është Repishti që ka cituar R. M. Alberes tek përpiqej te hynte thellë në botën e personazheve të Andre Malraux, e cila më vjen e dobishme për të kuptuar vetë Repishtin, por edhe një tjetër shkrimtar shqiptar.
Jo vetëm me Ernest Koliqin ka ndodhur kështu siç thotë Alberes,  por edhe me Mustafa Krujën dhe epistolarin e tij shumë të gjerë. Si albanolog, shkrimtar, gjuhëtar e publicist dhe si ish kryeministër autoritar nën fashizmin, vepra e tij është dëshmi me karakterin e kundërvënies historike.
Ai gjindet në anën e të mundurve dhe u referohet pikërisht atyre kodeve apo nënkodeve që kanë strukturuar shoqërinë shqiptare dhe kulturën e saj para fitores politike e ushtarake të kundërshtarëve të tij. Për epistolarët gjithmonë ka pasur debat nëse duhen konsideruar letërsi apo jo e sa më të shumtë kanë qenë kundërshtarët, po aq të zellshëm e të panumërt mbrojtësit, aq sa shumë histori letërsie i kanë pjesë të tyre. Personalisht rreshtohem me të dytët, ndaj zgjodha t’i shoh si të tilla sidomos në raport me kodet.
Ai është parashikues dhe i bindur se ato që konsiderohen kode të mëdha të botës shqiptare apo të kulturës së saj do ta fitojnë betejën kulturore me kodet dhe nënkodet me karakter ideologjik. Ai e thotë këtë sapo realizmi socialit ka filluar revanshin e tij në vitet ‘40-‘50.  Ndonëse shpjegimet e tij janë të karakterit historik, gjuhësor dhe sociologjik, ai flet gjatë për gjuhën shqipe dhe veçoritë e saj, për plazmimin e identitetit nacional duke u autopërcaktuar si nacionalist, për peshën që feja dhe dy librat e mëdhenj, Bibla dhe Kurani, kanë në shoqërinë shqiptare dhe marrëdhënien e tyre me letërsinë, traditën, Kanunin me ritet e lindjes, vdekjes, jetës në gëzime e hidhërime. Pasi ka dështuar eksperimenti fashist në rrafshin politik, Kruja është konvertuar (akt ky gjithmonë i diskutueshëm, por që nuk mund t’i mohohet askujt) në mbështetës i demokracisë oksidentale dhe në këtë këndvështrim ai ndërton përballjen liri-komunizëm si kundërshtar i së dytës. Kjo del e qartë në shumicën e letrave të gjata që u dërgon miqve të tij e formuluar si ide dhe jo si art, por shkruar me thagmë. Ndryshe nga Pllumi dhe Repishti, të cilët bëjnë konkluzionet e historisë së jetuar, Merlika Kruja hipotetizon mbi atë që do ndodhë dhe në vija të përgjithshme hipoteza dhe konkluzioni përputhen e bashkohen në një “luftë” të luftuar nga tre të ndryshëm, tejet të ndryshëm, në emër të kodeve të mëdha.
Në qoftë se përdorim parimin e Frye-t të “Kërkimit të arketipave”, do të shohim se metaforat, sidomos të Pllumit dhe të Repishtit, por edhe analizat epitolare te Kruja shfaqen si paradigmë simbolike e antropologjike, të cilat na bëjnë të kuptojmë se çdo epokë është e ndryshme, por të gjitha epokat mbahen brenda një skeme “vdekje-lindje”, “gëzim-dhimbje”, “shpirt-mish” dhe kodet e mëdha, le të themi ato me origjinë hyjnore, marrin kuptim nga këto binome. Dhe meqenëse ato e kushtëzojnë natyrën e njeriut, bash për këtë arsye e fitojnë betejën me kodet ideologjike që krijon njeriu për të kënaqur egot dhe fantazitë, apo dominuar të ngjashmit e vet.

*Botoi Panorama. Dergoi per Diellin Prof. Sami REPISHTI

Filed Under: Analiza Tagged With: Agron Gjekmarkaj, At Zef Pllumi, Codi moral, Sami repishti

Replike me fakte Agron Gjekmarkaj…

June 4, 2015 by dgreca

Vangjel Dule me paraushtarakët e Shenjtë Ortodoks Jeros Loxos 2012/
Nga Arben LLALLA/
Në një gazette të përditëshme në Tiranë pedagogu Agron Gjekmarkaj botoj një shkrim me titull: “Moda për të Sulmuar Vangjel Dulen”. Këtë reagim të Gjekmarkaj e lexova me vëmendje dhe nuk po arrij ende të kuptoj përse ky pedagog po luan rolin e avokatit të Vangjel Dules? Megjithatë unë në shkrimet e mia ja kam përplasur në fytyrë Vangjel Dules aktivitetin e tij që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Këtë herë për ti rifreskuar pak kujtesën Agron Gjekmarkaj po ribotoj fotot e Dules me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, por edhe disa të dhëna të reja ku shihen takimet e Vangjelit të Gjekmarkajve me paraushtarakët e organizatës së shenjtë ortodokse Jero Loxos 2012 si dhe me kryetarin e organizatës fashiste SFEVA.
Disa herë Vangjel Dule gjatë viteve 2012-2014 ka marrë pjesë në aktivitetet që organizonin shoqatat e minoritetit grek në Athinë dhe Larisë me temë për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose Autonominë e Vorio Epirit. Vangjel Dule e ka ditur mirë se ku ka shkuar sepse në ftesën që i është bërë shkruan qartë se bëhet fjalë për promovimin e Autonomisë.
Vangjel Dule është fotografuar me atë palo flamur i cili nuk përfaqëson Republikën e Greqisë, as ndonjë ekip futbolli, as ndonjë bashki, por qartë tregon se është flamuri i qeverisë së Autonomisë së Vorio Epirit i kryesuar nga Gjeorgjio Zografos dhe adartët e tjerë të ardhur nga Athina në vitin 1914.
Fotoja e re që po publikojmë denoncojmë takimet e Vangjel Dules me drejtuesin e organizatës SFEVA, Filotheo Kemenzhezhidhis, si dhe me paraushtarakët e organizatës së shenjtë ortodokse Jero Loxos 2012. Takimi është bërë në Korçë, Tetor 2012. Vangjel Dule vuri një kurorë me lule në emër të Jeros Loxos 2012, në kryqin e madhe që gjendet Boboshticë të Korçës. Këtë kurorë e kishin sjellë anëtarët e Jeros Loxos 2012 dhe SFEVA për Vangjel Dulen nga Greqia.
Paraushtarakët e Shenjtë Ortodoks Jero Loxos 2012, financohen nga kisha greke dhe qendrën e kanë në Mitropolinë e Konicës ashtu si dhe SFEVA,
Në përfundim dua ti them Agron Gjekmarkaj se në shkrimin e tij ai u bë avokati i Djallit që punon prej kaq vitesh për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Është mirë që nëse nuk i dini gjërat më mirë heshtni z.Gjekmarkaj sepse një fjalë e shprehur gabim vret më shumë se plumbi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agron Gjekmarkaj, Jeros Loxos, Paraushtraket, Vangjel Dule

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT