• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Atdhesimi i eshtrave te Mithat Frasherit

October 7, 2018 by dgreca

1-MITHAT-BEU-2-800x445-300x167Deklaratë për Shtyp-Ambasada e Shqiperise ne Washington/
ambasada
 
Në fillim të muajit tetor përkujtohet ndarja nga jeta e patriotit të shquar shqiptar, Mid’hat Abdyl Frashërit, në Shqipëri, por edhe ndër bashkëkombasit tanë në diasporë.
Me këtë rast, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën me dije se, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 485, date 31 korrik 2018, “Për kthimin në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe të kulturës mbarëkombëtare Mid’hat Frashëri”, është plotësisht e angazhuar, në bashkëpunim me autoritetet amerikane, për përmbushjen e amanetit të Mid’hat Frashërit dhe kërkesës së bashkëluftëtarëve dhe familjarëve, që eshtrat e tij të prehen në tokën e të parëve.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë i është veçanërisht mirënjohëse pasardhësve të Mid’hat Frashërit për të gjithë ndihmën e dhënë për përmbushjen e kësaj detyre njerëzore dhe atdhetare, po aq sa edhe familjarëve të bashkëpunëtorve të tij, si edhe Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo në Tiranë për propozimin e kësaj nisme.
Jo vetëm në kohën kur u përfshi në përpjekjet e mëdha të Rilindjes kombëtare për emancipimin kombëtar dhe individual të shqiptarëve, por edhe në çdo moment tjetër të veprimtarisë së tij publicistike, diplomatike dhe politike, Mid’hat Frashëri spikati prej orientimit të tij pro-perendimor dhe qasjes vizionare ndaj marrëdhënieve të privilegjuara me aleatët tanë të çdo kohe, sot, partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kontekst, atdhesimi i eshtrave të këtij patrioti të shquar, lipset të jetë një moment përbashkimi, solemniteti dhe krenarie për të gjithë diasporën shqiptare në SHBA, sikundër duhet të kthehet në një shprehje dinjitoze mirënjohje për tokën e bekuar amerikane që i qe banesë e fundit për 69 vjet dhe një moment kremtimi të marrëdhënieve historike shqiptaro-amerikane.
Është jubileu i 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, të cilit Mid’hat Frashëri ju bë kryetar dhe udhërrëfyes, së bashku me At Gjergj Fishtën, dhe shumë atdhetarë të tjerë, që mundëson në kuadrin më të denjë të mundshëm, sjelljen në atdhe të eshtrave të tij. Kjo ngjarje do të jetë një nga më të rëndësishmet e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Ceremonitë që do të shënojnë këtë ngjarje, do të zhvillohen në New York dhe në Tiranë rreth datave 12 dhe 14 nëntor 2018. Eshtrat e Mid’hat Frashërit parashikohet të prehen në varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri, në kodrat e liqenit në Tiranë, pranë babait dhe xhaxhait të tij, jo larg vendit ku prehen edhe eshtrat e personalitetit tjetër të shquar, Faik Konicës.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në SHBA do të mbajë të informuar në vazhdimësi bashkëkombasit tanë për rrjedhën dhe programin e ceremonive dhe mirëpret angazhimin e diasporës shqiptare për të kontribuar në konceptimin dhe mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve, si dhe për të shoqëruar me një frymë vëllazërie, qytetarie, dinjiteti dhe atdhedashurie, virtute që karakterizuan në shkallën më të lartë Mid’hat Frashërin, kthimin e tij në atdhe.

Filed Under: Featured Tagged With: ambasada shqiptare, Atdhesimi i eshtrave, deklaration, Mit'hat Frasheri

WASHINGTON, AMBASADA SHQIPTARE PRITJE PER 104 VJETORIN

December 2, 2016 by dgreca

*Ambasada e Shqipërisë në Uashington, organizoi pritje me rastin e 104 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…/

2-pritje3-pritje-faber3-faber-ambasad4-ushtarake1-flet-ambasadorja

*Në këtë pritje ishin të pranishëm, ndër të tjerë dhe z. Michael Carpenter, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes,  znj. Judy Reinke, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Tregtar të Jashtëm në Departamentin e Tregtisë, z. Jimmy Kolker, Ndihmës Sekretari për Çështjet Globale në Departamentin e Shëndetësisë, z. Matthew Palmer, Drejtori i Zyrës për  për Evropën Lindore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Tom Ridge, ish Sekretar i Sigurisë Kombëtare, Nunci Apostolik, Ambasadorët e Turqisë, Greqisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë, Luksemburgut, Lituanisë, Nepalit, Tunizisë, Ekuadorit, Barbadosit, Kosta Rikës, Monakos, Bruneit, etj/

  • Ne pritje morën pjesë edhe katër nga ish- ambasadorët amerikan, në Tiranë, si William Ryerson, Marisa Lino, Marcie Ries, dhe John L. Withers./

Nga Beqir Sina/

WASHINGTON D.C: Ambasada Shqiptare në Washington, në një nga mjediset e Hotel  Willard Interkontinetal, përkujtoi 104 Vjetorin e Pavarësisë, në një  atmosferë festive, me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, në të shumtën përfaqësues të  shumë vendeve mike.Me këtë rast Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington, dha një pritje zyrtare, për korpusin diplomatik, të disa shetetve në kryeqytetitn e SHBA, ku morën pjesë, ambasadorët, e atshet ushtarak të disa vendeve, disa zyrtar të lartë tëAdminsitratës amerikane, lider të komunitetit, veprimtarë, përfaqësues të mediave, afaristë, studentë shqiptarë në universitet amerikane, miq të Shqipërisë, në SHBA,  etj. Në këtë pritje ishin të pranishëm, ndër të tjerë dhe z. Michael Carpenter, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes,  znj. Judy Reinke, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Tregtar të Jashtëm në Departamentin e Tregtisë, z. Jimmy Kolker, Ndihmës Sekretari për Çështjet Globale në Departamentin e Shëndetësisë, z. Matthew Palmer, Drejtori i Zyrës për  për Evropën Lindore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Tom Ridge, ish Sekretar i Sigurisë Kombëtare, Nunci Apostolik, Ambasadorët e Turqisë, Greqisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë, Luksemburgut, Lituanisë, Nepalit, Tunizisë, Ekuadorit, Barbadosit, Kosta Rikës, Monakos, Bruneit, etj. Gjithashtu, morën pjesë edhe katër nga ish- ambasadorët amerikan, në Tiranë, si William Ryerson, Marisa Lino, Marcie Ries, dhe John L. Withers…Johana Neuman e cila dëshmon se si e ka përjetuar familja e saj në periudhën e Holokaustit, mbrojtja  nga Shqipëria, Mbreti Zog, i cili i paisi me pashaport shqiptare,si dhe miq të afirmuar të shqiptarëve në Uashington, si dhe përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptaro amerikan nga Virxhinia, DC-ja, New Yorku dhe New Jersey.Pritja e mbajtur më datë 1 dhjetor 2016, dhe u organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC , me rastin e  Ditës së Pavarësisë dhe Festës Kombëtare të Forcave të Armatosura, u hapë me këndimin e dy Hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga dy vajza të reja veshur me kosutmet popullore, Ardita Ibrahimi dhe Arta Hoxha. Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington zonja Faber, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, z. Michael Carpenter, dhe nga Drejtori i Zyrës për Evropën Lindore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Matthew Palmer.Në fjalën e saj përshëndetëse në këtë pritje, Ambasadorja Faber vlerësoi rolin e diasporës sa i përket thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe nënvizoi dhe një herë rëndësinë që ka Diaspora për Shqipërinë, Kosovën, e shqiptarët kudo që janë. Ajo i falënderoi të pranishmit për vullnetin e dëshmuar për bashkëpunim me ambasadën dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen, duke u konkretizuar me veprimtari të reja.Me rastin  e festës së flamurin Ambasadoria Faber, theksoi se shteti shqiptar ka kaluar një rrugë të vështirë,  duke u perpjekur që të  kapërcejmë pabarazinë ekonomike, të forcojnë demokracinë dhe shtetin ligjor e të krijojnë shanse të barabartë për të gjithë shqiptarët.
Me një mirënjohje të thellë, shprehur për të gjithë të pranishmit, ambasadorja Faber, tha se po festojmë 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe ditën kombëtare të Forcave të Armatosura.“28 Nëntori, tha ajo është simbol i shqiptarëve e gjithë bota. Në këtë datë të caktuar, në 1443 heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin në Krujë, dhe ishte një nga përpjekjet e para të kombit shqiptar për të ngritur si një projekt unik politik dhe kulturor, përtej ambicieve politike dhe dallime rajonale ose fetare , kombin tonë, që lufton për ruajtjen e gjuhës e saj, traditat dhe flamurin e vet.”Për gati pesë shekuj, tha më tej ambasadorja, Shqipëria, ishte pjesë e Perandorisë Osmane, për që mbas 500 vitesh – 28 nëntor të vitit 1912, kur një nga figurat më moderne politike të rilindjes shqiptare, Ismail Qemali, ngriti flamurin në Vlorë, ku Shqipëria, shpallet shtet i pavarur, e i lirë dhe në gjendje të vetë-qeverisur vetë. Shqipëria u kthye në identitetin e tij dhe të kontinentit që natyrisht i përkiste, Evropë” tha ajo..Duke, e përkufizuar si ditën e bashkimit, tonë kombëtar, Ambasadorja e Shqipërisë, tha se :” Ashtu si 104 vjet më parë, kjo është dita që bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo është dita kur ne nuk shohim dallime politike apo rajonale. Ajo është dita që të përbashkuar rreth flamurit kuq e zi, të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, dhe kudo që janë shqiptarët, brenda apo jashtë, në Evropë dhe si ata në shumë shtete këtu në Shtetet e Bashkuara, festojmë Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë’.
Çdo vit për Ditën e Pavarësisë sonë, ne shqiptarët, festojmë lirinë tonë, gjuhën tonë, dhe vlerat thelbësore të kulturës sonë: mikpritjen dhe tolerancën, theksojë ambasadorja Faber, duke shtuar se :”Çdo vit ne festojmë arritjet tona të mëdha: ne festuam transformimin e vendit tonë për një demokraci në vitin 1990, kemi festuar e rivendosjen e marrëdhënive dhe miqësinë e fortë me Shtetet e Bashkuara, atë të vitit 1991, kemi festuar anëtarësimin tonë në NATO në vitin 2009, kemi festuar bërjen si një vend kandidat i BE-së në 2014. Por ne sshqiptarët tani festojmë dhe  krenohemi me popullin tonë, për një bijën tonë shqiptare, një nga thesaret më të mëdha të kombit tonë, kanonizimin e Nënë Terezës, më 4 Shtator në Vatikan, nga Papa Francesku”.
Mirëpo, siç e kemi shumë për të festuar, ne kujtojmë se sa më shumë që ne duhet të bëjmë, në mënyrë për të realizuar plotësisht ëndrrën tonë evropiane , që vendi ynë të bëhet një anëtar i BE-së, se sa ne ende duhet të bëjmë, në mënyrë për të ngritur vendin tonë ekonomikisht, të luftojmë korrupsionin dhe të zbatojmë dhe vendosim sundimin e ligjit. Ndihem i privilegjuar, nënvizojë ajo për të punuar krah për krah me këtë vend të madh dhe të rëndësishm, partnerin tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më duhet të theksojë, u shpreh ambasadorja Faber, se ’”Ky partneritet nuk ka filluar tani, por i ka rrënjët e saj shumë më tej se kaq, në 1919, kur Presidenti Woodrow Wilson, ka mbështetur njohjen e shtetit shqiptar, dhe mbrojtjen e tij nga mos coptimi. Dhe unë ju siguroj se populli shqiptar nuk kanë dhe nuk do të harrojmë kontributin e madh të këtij vendi ndaj lirisë sonë, pavarësi dhe demokraci”.
Mirëpo u shpreh në fjalën e saj ambasadorja e Shqipërisë, në Uashington, “Edhe, pse ne kemi qenë në anë të ndryshme të historisë për 45 vjet, populli i Shqipërisë, ka ruajtur gjithmonë një ndjenjë e miqësisë dhe mirënjohjes ndaj SHBA. Duke na bërë ne shqiptarëve kombin më pro amerikan në botë dhe për këtë kemi shumë arsye”.
Shtetet e Bashkuara, na kanë ndihmuar dhe na kanë mbështetuar në rrugën tonë drejt demokratizimit dhe në përpjekjet tona për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme të tregut. SHBA, na kanë mbështetur në çdo hap të ndërtimit të demokracisë tonë të re, ata kanë qenë aleatët tonë në përpjekjet tona drejt integrimit euro-atlantik dhe kanë provuar të jenë vendimtare në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO, si dhe na kanë mbështetur në çdo hap të integrimit tonë evropian dhe kanë qenë të rëndësishm prezentë për disa reforma të shumta.
Gjatë fjalës së saj Ambasadorja e Shqipërisë, në Uashington, Fioreta – Luli Faber, nuk ka la pa permendur edhe kontrinbutin e madh të diasporës shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.Ambasadorja ritheksoi rëndësinë që ka Diaspora për një vend si Shqipëria, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me komunitetin e këtyre vendeve. Ajo shprehu bindjen se komuniteit shqiptar është ambasadori më i mirë i Shqipërisë dhe i të gjitha vlerave që ajo mishëron, një urë lidhse mes SHBA dhe Shqipërisë, për më shumë se 100 vjet.“Unë, do të doja të vija në pah me këtë rast tha ajo, atë se komuniteti shqiptaro-amerikan ka dhënë një kontribut të madh në mbështetjen e çështjeve shqiptare në këto 104 vjet. Ishin shqiptarët e Amerikës, u shpreh ajo që i kërkuan presidentit Willson për të njohur Shqipërinë si një vend, dhe mbrojtjen e saj nga mos cipotimi ishin shqiptarët e Amerikës, që duke kërkuar mbështetjen e qeverisë amerikane për të njohur pavarësinë e Kosovës, lirinëe saj. Por, gjithashtu janë shqiptarët, ata që japin një kontribut të madh për këtë vend. Shqiptarët janë fitues të çmimit Nobel me Ferid Murat, ata kan një astronautët që shkuar në Hënë William G. Gregory, kan aktorët e mëdhenj vëllezërit Belushi, dhe kan këngëtarët e medhenjë si Ermonela Jaho, politikanë, mjekë, inxhinierë,dhe biznesmen”.
Diaspora shqiptare është një urë që na bashkon dhe na afëron si dy shtete.
Andaj tha Ambasadorja gjejë rastin të falënderoj me gjithë zemër për atë që bëjnë shqiptarët e Amerikës, në përfaqësimin e vlerave më të mira të kulturës shqiptare, si dhe për atë që bëjnë për vendin e tyre, në atë që ata bëjnë në ruajtjen e gjuhës dhe të traditave tona.Para mbylljes, së fjalës së saj Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Fioreta Luli Faber, tha se unë dua të ju falënderoj me këtë rast edhe stafin tim diplomatik, Mamica, Eni, Daniela, Eduarti, Artani, që punojnë dhe bëjnë një punë të tillë të madhe, që ne mund të dukemi më mirë në ngjarjet dhe prezantimet e tilla!
Më pas ajo ia ka dhën fjalën pëshendetëse, Zëvendës Assitant nga Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Carpenter dhe drejtori i punëve të  Evropës Juglindore e Qendrore në Departamentin e Shtetit, z Matthew Palmer.Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Carpenter u shpreh ndër të tjera: Duhet përshëndetur fakt se Shqipëria është një vend i vogël dhe mban një peshë e përgjegjësi të madhe në kuadër të sigurisë në botë.Shqipëria vazhdon të marrë pjesë aktive në operacionet paqeruajtëse në Afganistan dhe kontribuuese e madhe në Luftën kundër terrorizmit dhe në koalicionin kundër ISIS, në të cilin ka dhënë një kontribut të jashtë-zakonshëm, mund të them më shumë se çdo vend tjetër, krahasuar me kapacitet e saj.Duhet të falënderojmë nismën e marrë për të dhënë përvojë në ngritjen e qendrës së ekselencës për të trajtuar gjerësisht dhe thellësisht fenomenin e luftëtareve të huaj.
Duhet vlerësuar modernizimi dhe transformimi rrënjësor i Forcave të Armatosura me armatim bashkëkohor sipas  standardeve të NATO-s.Ai vlerësoi gjithashtu dhe rolin e Shqipërisë, si një aktor aktiv dhe kontribuues të dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë rajonale.  Z. Palmer, duke evokuar udhëtimin e tij të parë në Shqipëri, në vitin 1993, ku vendi sapo kishte nisur rrugën e ndryshimeve demokratike, nënvizoi transformimin e madh që ka ndodhur në Shqipëri. Shqipëria sot është partnere dhe aleate e denjë e Aleancës Atlantike, kandidate për t’u anëtarësuar në BE dhe uroj se së shpejti ajo do të arrijë të bëhet anëtare e unionit, u shpreh ai.Me rastin  e festës së flamurit, 28 Nëntorit – 104 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndër të tjera, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe një ekspozitë e fotografive me titull “Albanian Beauty”, dhe një kotejl me ushqime tradicionale shqiptare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ambasada shqiptare, ambasadorja, Floreta Faber, Pritje, Uashington

NJOFTIM I AMBASADES SHQIPTARE NE WASHINGTON

September 16, 2016 by dgreca

Më datë 18 shtator 2016, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, do të zhvillojë një vizitë në qytetin e Bostonit, Masaçustes . Gjatë vizitës së tij, z. Bushati do të zhvillojë një vizitë në shkollën shqipe, në ambientet e Universitetit të Masaçusetsit (datë 18 shtator, ora 9:30). Më tej Ministri Bushati do të vizitojë Kishën ortodokse shqiptare dhe në ora 12:30 do të zhvillojë një takim/pritje me diasporën shqiptare të Bostonit, me titull “Shqipëria dhe Diaspora: Një Komunikim i Ri”, në ambientet e Harvard Kenedy School (79 JFK str., Cambridge MA, 02138), të organizuar në bashkëpunim me IOM dhe CID.

Ftohen mediat të ndjekin aktivitetin.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ambasada shqiptare, Washington

Sulm ambasadës shqiptare në Mal të Zi

October 17, 2014 by dgreca

Në Mal të Zi, të Enjten paradite është gjuajtur me gurë ambasada e Shqipërisë në Podgoricë.
Mjetet malazeze te informacionit, njoftojnë se policia malazeze ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulmin pa bërë të ditur identitetin e tyre. Disa xhame të amabasadës janë thyer dhe dëme të lehta ka pësuar edhe një restorant aty pranë.
Forcat politike shqiptare në Mal të Zi e kanë dënuar incidentin në fjalë duke e cilësuar atë si një dhunë ndaj përfaqësive diplomatike në vend.
Dyshohet se ky incident vjen si pasojë e ngjarjeve të dhunshme në stadiumin e Beogradit. Ministri i Jashtëm shqiptar Dimir Bushati tha sot se ai ka marrë kontakte me homologun e tij malazez Igor Luksic për t’i shprehur shqetësimin lidhur me sulmin ndaj ambasadës.
Incidente të ngjajshme me thyerje xhamash dhe djegje të flamurit në ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë pati edhe gjatë viteve 2011 dhe 2013.

Filed Under: Rajon Tagged With: ambasada shqiptare, ne Mal te zi, sulmohet

Promovohen talentet e reja shqiptare në Londër

November 8, 2013 by dgreca

Më 2 Nëntor 2013, Ambasada e Republikës së Shqipërisë organizoi një takim me fëmijët më të talentuar të shqiptarëve me banim në Londër. Takimi kishte për synim të evidentojë talentet e reja të kësaj bashkësie të re të vendosur në ishullin britanik dhe të nxisë të tjerët për të përparuar në fusha të ndryshme ku fëmijët ndihen se janë të talentuar. Në fjalën e hapjes Ambasadori Mal Berisha vuri theksin në domosdoshmërinë e promovimit të këtyre talenteve të reja në fusha të ndryshme të jetës, që po konkurojnë denjësisht në mjediset britanike, duke ruajtur vlerat e mrekullueshme shqiptare.

Ai u ndal veçanërisht në vlerën e madhe që bashkësi të tilla kanë për vendin e origjinës, si pjesë e kombit e cila i zhvillon aftësitë e veta në troje tjera duke promovuar vlerat që kam, por edhe për vendin që i pret duke u bërë pjesë e larmisë së zhvillimit të kulturave shumë-kombëshe e shumë-dimensionale.

Z. Berisha theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur diaspora shqiptare historikisht duke marrë si shembull arbëreshët e Italisë, të cilët nga njëra anë i dhanë Italisë burrështetas të mëdhenj si Francesko Crispi, por nga ana tjetër u bënë themeluesit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në Letërsi me De Radën, Gavril Darën, Zef Seremben, etj. Ai premtoi se Ambasada do të vazhdojë të jetë shtëpia e shqiptarëve të Britanisë, sidomos për promovimin e talenteve të reja.

Këtë radhë veprimtaria kishte në qendër shkrimtarin e ri 13 vjeçar, Arlind Malat i cili ka shkruar tre libra deri tani në gjuhën angleze, dy prej të cilave janë botuar. Ato titullohen The time Machine dhe The Old Bagger’ s Two Presents. Bir i dy emigrantëve nga Shqipëria të vendosur në Londër në vitin 1999, ai u lind dhe u rrit si një fëmijë që në shtëpi dëgjon vetëm gjuhën shqipe e përreth atë angleze.

Në kopertinën e njërit prej librave të tij ai shkruan: “Unë besoj se një ditë do të jem një Shekspir tjetër në letërsi”.

Shkrimtari Arlind Malat iu tregoi të pranishmëve për eksperiencën e tij si shkrimtar në mesin e bashkëmoshatarëve të tjerë britanikë, si dhe emocionet që ka patur ndërsa ka publikuar librat e parë si dhe planet e tij të ardhshme për krijimtarinë letrare.

Në emër të Ambasadës atij iu dha një Çertifikatë Merite me motivacionin:

“Për veprimtarinë e tij të shquar si një shkrimtar i vogël në moshë, por që premton që nesër të bëhet i madh. Arlindi është një djalë i talentuar, i cili ka filluar të botojë libra në gjuhën angleze që në moshë fare të re, duke u kthyer në një model për tërë brezin e vet të shqiptaro – britanikëve.

Ambasada i uron atij dhe tërë nxënësve, bij e bija shqiptarësh, suksese në jetën e tyre shkollore dhe krijuese”.

Një çmim tjetër iu dha edhe nga kryetari i shoqatës Nënë Tereza z. Esat Braçe, anëtar i së cilës është edhe Arlindi, ndërsa veprimtaria u moderua nga gazetari dhe botuesi Petrit Kucana.

Në këtë veprimtari fëmijët e talentuar shqiptare si Amanta Berberi, violinistja Malvina Karajani 13 vjeçare, pjanistet Anisa Karajani 5 vjeçare, Gloria Koliqi 9 vjeç, Gloria Pitomina, Rina Kryeziu, interpretuan pjesë në violine dhe pjano, si dhe recituan poezi në gjuhën angleze dhe shqipe. Veprimtaritë kulturore në Londër vazhdojnë për të kulmuar me koncertin e madh të datës 16 dhjetor 2013, me artistet e mëdha shqiptarë të skenës botërore

 

Filed Under: Kulture Tagged With: ambasada shqiptare, Londer, Mal Berisha, promovohen, shqiptare, talentet e reja

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT