• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMBASADORI AMERIKAN QË DHA DORËHEQJEN PËR TË SHPËTUAR SHQIPËRINË

June 26, 2020 by dgreca

 

         “Dashuroj Shqipërinë, dashuroj Kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën”-George Fred Williams/

 Nga Frank Shkreli/

Edhe ky një mik amerikan që nga ditët e para të ekzistencës së Shqipërisë si shtet, ndoshta jo aq i njohur nga shqiptarët. Emri i tij ishte George Fred Williams, ish-diplomat, ish anëtar i Kongresit dhe ish ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Greqi dhe në Mal të Zi, i emëruar nga Presidenti Woodrow Wilson.

Ishte viti 1914, koha e Princ Wiedit në Shqipëri. Vendi ishte rrëmujë!  Nga Greqia, ambasadori Williams viziton Shqipërinë.  Si përfundim i vizitës së tij atje, duke qenë dëshmitarë i tmereve që pau në terren – i zemëruar nga situata e krijuar atje – aty për aty ai jep dorëheqjen nga detyra e ambasadorit, për të qenë më i lirë — nga kufizimet diplomatike — për të mbrojtur kauzën e popullit të vuajtur shqiptar.  Ja si e përshkruan gazeta britanike, The Independent e datës 6 Korrik, 1914, vizitën e ambasadorit amerikan të akredituar në Greqi dhe në Mal të Zi, si dhe dorëheqjen e tij nga kjo detyrë pas vizitës së tij në Shqipëri, me qëllim për të folur më lirisht kundër qeverisë së atjeshme të Princ Wiedit dhe të fuqive të mëdha që ia kishin imponuar atë shqiptarëve:

Gaeta Independent shkruante se, “Shqiptarët kanë një aleat të ri. Ai është George Fred Williams, Ministri i Shteteve të Bashkuara në Greqi dhe në Mal të Zi, i cili pasi vizitojë Shqipërinë për të parë situatën nga afër në Principatën e re, është shqetësuar aq shumë nga ato që pa atje, nga punët e këqia të regjimit aktual, sa që dha menjëherë dorëheqjen, madje edhe pa pritur përgjigjen nga Washingtoni, ai e bëri publike deklaratën e tij protestë, për të mbrojtur kauzën e popullit shqiptar kundër Princit William Wied, i cili iu imponua shqiptarëve nga fuqitë e mëdha.  Kur ai arrijti në Durrës”, shkruante gazeta The Independent, “Diplomati amerikan, ishte deklaruar kështu për ato që kishte parë atje: “Pesë të ashtuquajtura qeveri ishin të pranishme atje.  S’pari, 6 fuqitë e mëdha me të gjitha fuqitë e tyre.  S’dyti, Komisioni që kontrollon administratën civile dhe financat.  S’treti, xhandarmëria e Hollandës, që kontrollon ushtrinë. S’katërti, Princi me aq pushtet që i ka mbetur.  Dhe s’pesti, Ministria që nuk ushtron asnjë pushtet.  Secila prej këtyre qeverive luftonte tjetrën, me përjashtim të të parës,(fuqitë e mëdha) të cilat siç duket, nuk mund të merren vesh mes vedi, sa që kanë hequr dorë plotësisht nga fati i katër enteve të tjera” të pranishme atje, citohet të ketë thenë ambasadori amerikan George Fred Williams, sipas gazetës britanike,The Indipendent e 6 Korrikut, 1914.  “Të gjithë mallkojnë fuqitë e mëdha për mos-marrëveshjet midis tyre ndërkohë që pritet që të gjithë të dëbohen nga Durrësi dhe që sovraniteti i Shqipërisë të mbetet aty ku duhet të jetë – në dorë të popullit të atij vendi”, citohet në gazetën britanike Independent të 6 Korrikut, 1914, diplomati amerikan George Fred Williams.  Ambasadori amerikan Williams ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Ministrit amerikan në Greqi dhe në Mal të Zi, duke hequr dorë kështu nga një karjerë premtuese në diplomaci, vetëm e vetëm, për të shprehur indinjatën e tij të thellë mbi gjëndjen e tmershme në të cilën gjëndej në atë kohë Shqipëria. 

Ambasadori amerikan George Fred Williams veproi në atë kohë i shtyr nga ndërgjegjësimi i thellë njerëzor kur sheh padrejtësi kudo qofshin ato si dhe nga qëndrimi moral diplomatik për të venë në dukje ato që ai i ka quajtur punë të këqia të autoriteteve vendore dhe të fuqive të mëdha të asaj kohe — duke hequr dorë, në protestë, nga një karjerë premtuese diplomatike.

                                    . Amb.George Fred Williams

Po e kujtoj ish diplomatin amerikan të fillim shekullit të kaluar, për dy arsye. Një, për hir të datave të lindjes dhe të vdekjes së tij, pasi po i afrohemi Korrikut: (10-Korrik, 1852- 11 Korrik, 1932) dhe arsyeja e dytë është se situata aktuale sot në trojet shqiptare, por sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, pothuaj i përngjanë situatës – domosdoshmërit më ekstreme në atë kohë — të vitit 1914, ku fuqitë e mëdha, madje edhe sot tre dekada në shekullin 21, “fuqitë e mëdha”, vazhdojnë të bëjnë çorbë punët e Shqipërisë e të shqiptarëve, fatkeqësisht, me ndihmën e vet shqiptarëve.  Ndryshimi i gjëndjes aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, me ngjarjet e vitit 1914, (për të cilat ambasadori amerikan dha dorëheqjen me qëllim për të njoftuar botën për mjerimet e popullit shqiptar), është se në atë kohë mallkimi i popullit i drejtohej, me të drejtë, fuqive të mëdha dhe përfaqsuesve të tyre në Shqipëri.  Ndërsa sot, për gjëndjen e krijuar në Shqipëri dhe në Kosovë – kryesisht, si rrjedhim i konflikteve politike mids përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe partive të tyre që ata përfaqësojnë – shqiptarët e sotëm mallkojnë këtë klasë politike aktuale e cila për 30-vjet post-komunizëm, nuk di a po nuk do të rregullojë punët e shtëpisë, duke shkaktuar largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga trojet e veta .

Pres me pa durim, dorëheqjen e ndonjë politikani të lartë shqiptar ose edhe të ndonjë ambasadori të fuqive të mëdha që sot merren me punët e shqiptaëve, që të japin dorëheqjen –si çeshtje parimore — për të protestuar gjendjen aktuale të krijuar në trojet shqiptare, nga “ndërkombëtarët” në bashkpunim me klasën politike aktuale shqiptare – ashtu siç ka bërë ambasadori amerikan George Fred Williams në vitin 1914.  Kemi nevojë për njerëz me moral dhe ndërgjegje të thellë, por edhe të guximshëm, për ti parë dhe për ti deklaruar botës punët shqiptare ashtu siç vërtetë janë.  Kemi nevojë për disa George Fred Williamsa modernë – shqiptarë dhe të huaj, të cilët besojnë në lirinë dhe në demokracinë e vërtetë për shqiptarët dhe për Shqipërinë “E vuajtur dhe të mbytur në gjak nga faji i Evropës…”, siç është shprehur më 1914 Ambasadori amerikan i akredituar në Greqi dhe në Mal të Zi, George Fred Williams. I përgjithëmonshëm qoftë kujtimi i tij!

See the source image
See the source image
See the source image

“Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjinale e Homerit dhe që grekët morën nga poetët Pellazgë të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedisë, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.” George Fred Williams 

See the source image

Filed Under: Politike Tagged With: ambasadori, Frank shkreli, George Fred Williams

Ambasadori Lu akuzon Prokurorin e Pergjithshem,reagon Llalla:Shantazh

February 2, 2017 by dgreca

*Ambasadori LU:Prokurorit të Përgjithshëm 18 Muaj ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi/1 lu-llalla*Pergjigjet Kryeprokurori:Ambasadori i SHBA po na shantazhon, Tipike sorosiane/

 “Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit, do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithçka tjetër në ekonominë e vendit.

Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorinë. Shembulli më i fundit për këtë, është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi.

Në muajt nëntor dhe dhjetor, prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPI-së, që është jetik për Vettingun. Të premten e shkuar u hodh shorti për anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi {KED}, një prej institucioneve të reja që mbron pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua siç duhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e kushtetutës duke dërguar një listë me 3 prokurorë për të plotësuar 3 pozicione”. Në Kushtetutë thuhet qartë se, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duhet t’i nënshtrohen menjëherë vetingut.  Disa anëtarë të Këshillit kanë dhënë dorëheqjen këtë javë, në vend që të përballeshin të parët me vetingun. Ne do të ndjekim nga afër për të parë nëse Komisionet e Vetingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta kalojnë procesin e vetingut”, theksoi Lu.

***

Pergjigjet Kryeprokurori:Ambasadori i SHBA po na shantazhon, Tipike sorosiane

Prokuroria e Përgjithshme doli në një konferencë pak pasi ambasadori i SHBA-së Donald Lu akuzoi ashpër prokurorin e përgjithshëm por dhe prokurorë të korruptuar që po përpiqen të vjedhin zgjedhjet, dhe të dëmtojnë reformën në drejtësi.

Fjorida Ballauri Drejtoreshe e kabinetit te Prokurorit te Pergjithshem lexoi deklaraten e kryeprokurorit Llalla: “Sulm i hapur dhe i paprecendetë i ambasadorit të SHBA. Këto sulme nuk janë aspak të reja. Presionet e ambasadorit amerikan janë tipike sorosiane. Lu presion ndaj Prokurorisë për të mos hetuar disa kompani. Ambasadori ka ndërhyrë drejtëpërdrejtë në hetimin që prokuroria nisi ndaj Bankers

Prokuroria i ka dërguar letër Presidentit Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit se ambasada amerikane i ka anuluar kryeprokurorit vizitë në mënyrë të padrejtë

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë se nëse është mësuar të jetë Zot në ambientet e e politikës nuk mund ta realizojë në prokurori

Prokuroria e Oërgjithshme akuzon ambasadorin e SHBA-së Donald Lu se ka shantazhuar publikisht dhe privatisht deputetë për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi.  E akuzon për shantazh për interesa të segmenteve të caktuara politike që synojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë.

Deklarata e plote

Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dëshirojmë të njoftojmë median dhe, nëpërmjet Jush, edhe opinionin publik shqiptar se, këto sulme tërësisht jo-diplomatike nuk janë aspak të reja për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur që në fillimet e saj nevojën për reformim. Në qëndrimet zyrtare dhe publike, Prokuroria ka identifikuar problematika në draftet kushtetuese dhe ligjore, për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore dhe në frymën e së drejtës. Duhet theksuar se këto qëndrime kanë gjetur mbështetjen e plotë në Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, siç dihet tashmë, ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të drafteve të propozuar nga ekspertët e huaj, të mbështetur publikisht nga Ambasadori Lu.

Sa i përket procedurës së kandidimit të anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ftojmë zotin Lu dhe ekspertët e tij të rilexojnë ligjin përkatës mbi kriteret e anëtarëve të këtij institucioni. Është shumë e rëndësishme që ambasadori Lu të lexoj variantin zyrtar, si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë z

 

 

otit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.

Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.

Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash. Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.

Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.

Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit.

Duke kërkuar mirëkuptimin Tuaj për kohën, dëshirojmë t’Ju prezantojmë letrën e plotë që u është dërguar autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare për veprimet jo-diplomatike të Ambasadorit Lu.

Letra e plote

   PROKURORI I PËRGJITHSHËM

 

Nr. _______Prot                                                                                             Tiranë më __.__.2017

 

 

 

Lënda:       Informacion mbi revokimin e vizave amerikane për disa prokurorë

 

Drejtuar:  SH.T.Z. Bujar NISHANI  

 

                  President i Republikës

 

 

 

  1. Ilir META

 

      Kryetar i Kuvendit

 

 

T I R A N Ë

 

Të nderuar Zotërinj,

Ju informoj se Prokuroria e Përgjithshme e Republikes gjendet gjatë ditëve të fundit nën një presion të hapur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Nëpërmjet një lëvizje aspak diplomatike, Prokurorit të Përgjithshëm, i është anulluar viza diplomatike, si edhe disa prokurorëve të lartë ju janë anulluar gjithashtu vizat e dhëna nga kjo ambasadë konform rregullave të parashikuara nga ligjet e këtij shteti.

Në vlerësimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo lëvizje, për të cilën ritheksojmë që është aspak diplomatike, ka disa arsye, të cilat lidhen me qëndrime dhe përfitime personale të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, z. Donald Lu.

Pak javë më parë, Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi Prokurorin e Përgjithshëm se është anulluar viza diplomatike e tij dhe e bashkëshortes së tij.  Si shkak për këtë veprim tërësisht në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit, ka shërbyer një udhëtim për arsye shëndetësore në SHBA, i bashkëshortes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ky veprim i Ambasadorit Lu është vijim i sjelljeve shantazhuese që ai ka prezantuar ndaj institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Prej kohësh, z. Lu, duke u prezantuar si nxitës i Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ka kërkuar me presion që Prokuroria e Përgjithshme të mbajë qëndrime hapur pro paketës ligjore, edhe në ato raste kur projektet ligjore, siç ka rezultuar më pas nga Opinioni i Komisionit të Venecias, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me normat kushtetuese, si edhe me respektimin e të drejtave të njeriut.

Në komunikimet zyrtare dhe informale, Ambasadori Lu ia ka bërë të qartë Prokurorit të Përgjithshëm se, nëse nuk do të mbronte publikisht ndryshimet ligjore, do të kishte pasoja personale dhe institucionale.

Gjithashtu, Ambasadori Lu, në më shumë se njëherë, ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të mos vijuar hetimet ndaj disa kompanive, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se kanë shkelur ligjet shqiptare.

Rasti më flagrant, i cili është i dokumentuar me shkresë zyrtare, i bere publik edhe ne media, i referohet ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, në hetimin që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.  Kjo kompani akuzohej nga mediat dhe banorët e zonës ku ushtron aktivitetin se u kishte sjellë dëme të pariparueshme në pasuritë dhe shëndetin e tyre.  Për këtë rast, Ambasadori Lu ka kërkuar, në kundërshtim me çdo lloj komunikimi diplomatik dhe ligjor, që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin në mënyrë të drejtëpërdrejtë Prokurorin e Përgjithshëm.

 

Të nderuar zotërinj,

 

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka revokuar vizën, ndër të tjerëve, edhe Drejtorit të  Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, njëkohësisht edhe drejtues i Sektorit të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme.

Drejtori, i vetmi prokuror magjistrat në Prokurorinë e Përgjithëshme, ka mbajtur qëndrime thellësisht profesionale sa i përket paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, si edhe ka shprehur opinione për disa problematika në prani të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, si edhe ekspertëve të tjerë vendas dhe të huaj.

Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se edhe veprimi aspak diplomatik ndaj prokurorëve është një reagim ndaj qëndrimeve parimore të tyre, të cilat nuk përkonin plotësisht me projektet ligjore të mbrojtura nga Ambasadori dhe disa prej ekspertëve të tjerë, vendas apo të huaj.

Prokurori në fjalë, është një ndër zyrtarët më të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, sidomos në luftën kundër terrorizmit global dhe krimit të organizuar trans-nacional.

Gjithashtu në drejtim të strukturës shumë të rëndësishme të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tashmë ka nisur të japë rezultate konkrete në përjashtimin të disa deputetëve nga Kuvendi i Shqipërisë, si edhe të zyrtarëve të lartë nga administrata shtetërore, të cilët rezultojnë të përfshirë në veprimtarinë e krimit të organizuar brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.  Kjo strukturë po vijon me veprimet e saj dhe rezultatet do të prekin edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, kryesisht persona të cilët Ambasadori Amerikan në Tiranë i ka shantazhuar publikisht dhe privatisht për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi, ku, mesazhe telefonike të dërguara nga kjo Ambasadë, janë bërë publike edhe në media.

Ju informojmë gjithashtu se përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithëshme ishte kandidaturë dhe tashmë është zgjedhur si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).  Një ditë para hedhjes së shortit nga Kuvendi i Shqipërisë për përzgjedhjen e anëtarëve të KED, për shkak të mungesës së konkurencës, kandidati i vetëm për anëtarin nga Prokuroria e Përgjithshme në këtë strukturë, thirret me urgjencë nga konsulli në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokurori gjendej në një takim të IPA 2014,  Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit, i cili zhvillohej në Gjermani dhe u detyrua të rikthehej me urgjencë, duke vlerësuar se, për shkak të pozicionit të si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, mund të ishin temë diskutimi çështje me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë edhe terrorizmin.

Në takimin në Ambasadën Amerikane, Prokurori çuditërisht, nuk u prit nga konsulli, por nga një tjetër punonjës, i cili, pa dhënë asnjë shpjegim, i komunikoi asaj vendimin për revokimin e vizës amerikane.

Fakti që Prokurori u kërkua me urgjencë në Ambasadën Amerikane, vetëm një ditë para hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vlerësohet si një manovër aspak diplomatike, për të ushtruar shantazh ndaj përfaqësuesit të Prokurorisë, por edhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, për interesa të segmenteve të caktuara politike që synojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë.

 

Në vijim, Ju informojmë gjithashtu, se Ambasada Amerikane në Tiranë u ka revokuar vizën edhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të Prokurorisë, të cilët kanë nën hetim persona me pushtet në Shqipëri, të cilët njihen publikisht si faktorë bashkëpunues të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, z. Donald Lu.

Këta persona, të cilët gëzojnë mbështetjen e Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e segmenteve të caktuara të politikës, por që ka dyshime që janë të lidhur edhe me botën e krimit të organizuar, të cilët po tentojnë në çdo formë për të deligjitimuar, shantazhuar dhe paralizuar institucionin e Prokurorisë.

 

Kjo sjellje kundër institucionit të Prokurorisë, e cila po agravohet edhe me ndërhyrjen aspak diplomatike të Ambasadorit Lu, është në vijim të sulmeve të hapura kundër të gjithë trupës së prokurorëve gjatë dy viteve të fundit, kohë në të cilën është diskutuar mbi Reformën në Drejtësi.

Qëndrimet e ditëve të fundit të Ambasadori Lu, lidhur me revokimin e vizave, i shohim si kundërvënie ndaj qëndrimeve profesionale të trupës së prokurorëve ndaj drafteve ligjore për Reformën në Drejtësi, të mbrojtura nga Ambasadori Amerikan në Tiranë.

Vlen të theksojmë se, shumë prej problematikave të prezantuara nga Prokuroria, u konsideruan të tilla dhe u korrigjuan edhe nga Komisioni i Venecias, i cili u investua për të dhënë opinion nga palët politikë në Shqipëri.

Pra, nuk hezitojmë të shprehemi se, sjellja e Ambasadorit Amerikan në Tiranë mund të konsiderohet edhe si një hakmarrje e tij personale për qëndrimet parimore të Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjithashtu, nuk hezitojmë të shprehemi se, kjo sjelle jo-diplomatike nga ana e Ambasadori Lu është rrjedhim i shantazheve të papranuara nga ana e Prokurorisë lidhur me disa çështje konkrete hetimi, për të cilat dukshëm ai ka pasur interesa thellësisht personale.

 

Të nderuar zotërinj,

 Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokurori i Përgjithshëm në veçanti, Ju sigurojnë se institucioni do të vijojë të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimet e saj që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni përkatës.

 

Ju sigurojmë se institucioni i Prokurorisë nuk do të shantazhohet nga asnjë faktor, vendas apo i huaj, në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore.

Institucioni ynë është i vetëdijshëm se, me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, të cilat zhvillohen në Qershor 2017, segmente të ndryshme politike, të mbështetur edhe nga faktorë të jashtëm të lobuar, do të tentojnë të ushtrojnë presion ndaj Prokurorisë dhe Prokurorëve të Republikës. Ju garantojmë se do të merret çdo masë, për aq sa i takon institucionit, që të sigurohet vota e lirë.

Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të ndjekë me përparësi të veçantë zbatimin e ligjit “Për Dekriminalizimin”, me qëllimin e vetëm për të siguruar pastërtinë më të lartë të Parlamentit dhe Administratës Publike Shqiptare.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi, larg çdo presioni e shantazhi që synon deformimin dhe kapjen e institucioneve të drejtësisë.

 

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin Tuaj,

 

 

 

PROKURORI I PËRGJITHSHËM

ADRIATIK LLALLA

 

Filed Under: Featured Tagged With: ambasadori, Lu akuzon, Prokurorin e Pergjithshem, reagon Llalla:Shantazh

AMBASADORI MUÇAJ NË UNIVERSITETIN SHTETËROR TË ARIZONËS

October 5, 2016 by dgreca

1-ambasadori

Nga Hajro Hajra/Arizona/

2-ambasadori

Organizuar nga Shkolla e Letërsive dhe e Gjuhëve Ndërkombëtare e Universitetit Shtetëror të Arizonës, më 4 tetor 2016 u mbajt një takim me zotin Genci Muçaj, ish-ambasador rezident i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë dhe ish-ambasador jorezident në Azerbeixhan, në Gjeorgji, në Iran, në Pakistan e në Kirghizstan, aktualisht drejtor i Marrëdhënieve Dypalëshe e Shumëpalëshe në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë.

Temat e ligjëratës që ambasadori Muçaj mbajti para profesorëve, studentëve e ish-studentëve shqiptarë e amerikanë të Universitetit Shtetëror të Arizonës si dhe disa qytetarëve shqiptarë e amerikanë ishin: konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme, Turqia dhe Irani si fuqi rajonale dhe roli i tyre në Siri e në Irak, përvoja e ambasadorit gjatë shërbimit diplomatik në Turqi dhe terrorizmi si çështje globale.

Si gjatë ligjëratës, po ashtu edhe gjatë bashkëbisedimit në formë pyetjesh e përgjigjesh me të pranishmit në njërën nga sallat e universitetit, ambasadori Muçaj zgjoi kureshtjen e auditorit me njohuritë e thella që kishte për çëshjet për të cilat u fol aty.

Të pranishëm në këtë ligjëratë ishin edhe ambasadori i nderit Theodore Rooswelt Britton Jr., i cili në vitin 2006 ka qenë konsull i përgjithshëm nderi i SHBA-ve në Shqipëri, zonja Kathleen Evans-Romaine, drejtoreshë e Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara në The Melikian Center të Universitetit Shtetëror të Arizonës, ndihmësdrejtori i Qendrës Melikian, zoti David Brokaw e të tjerë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: ambasadori, Genci Mucaj, Universiteti Arizona

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë z. Greg Delawie viziton Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës

August 4, 2016 by dgreca

Prishtinë, 4 gusht 2016 -I nderuari ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Greg Delawie së bashku me zyrtarin politik pranë kësaj ambasade z. Scott Lang vizitoi Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Në selinë e KPUK-ut Ambasadori Delawie u prit nga kryetari Pastor Driton Krasniqi me anëtarët e Këshillit të Shërbestarëve pastorët Femi Cakolli dhe John Chesnut.
Ambasadori u interesua për fushëveprimin, angazhimin e Komunitetit Protestant në shoqërinë kosovare dhe marrëdhëniet mes KPUK-ut me shtetin dhe rolin e saj në vendin tonë.
Nikoqirët e njoftuan ambasadorin me traditën 200 vjeçare të kishës protestante ndër shqiptarë duke përmendur me theks të veçantë angazhimin e pastorëve vendorë dhe misionarëve amerikanë në thirrjen dhe organizimin e Kongresit të Manastirit dhe hapjen e shkollave shqipe dikur dhe sot. Mysafirët u njoftuan me angazhimin e komunitetit protestant për ndërtimin e Kosovës si shoqëri e hapur si dhe lidhjet tradicionale dhe zhvillimin e marrëdhënieve të zgjeruara të Kosovës me shoqëritë perëndimore.
Kryetari Driton Krasniqi nga ana e tij nënvizoi pengesat që komuniteti protestant ndesh në mosmarrjen e lejeve të ndërtimit për objektet kishtare si dhe shprehu shqetësimin e tij për mospërfilljen që po hasim nga komunat për ndarjen e parcelave për varreza të Kishës Protestante. “Mosmiratimi i amendamenteve të Ligjit për Lirinë e Fesë ka sjellë pengesa për komunitetin tonë dhe për të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë”, nënvizoi Pastor Krasniqi. Ambasadori Delawie theksoi se Qeveria e SHBA-ve angazhohet vazhdimisht për promovimin e lirisë fetare dhe të drejtat e për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadori, Greg Delawie, te Kosoves, viziton Kishën Protestante Ungjillore

Kosovë- Jo dhunë!

October 13, 2015 by dgreca

-Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore. Ministri Çollaku pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar,O’Connell/
PRISHTINË, 13 Tetor 2015/ Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për axhendën evropiane të Kosovës.
Ministri Çollaku dhe ambasadori O’Connell, janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.
“Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore”, thekson komunikata e dërguar nga Ministria kosovare.
Po ashtu ambasadori O’Connell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadori, i Mbretërisë së Bashkuar, Jo dhune, Kosove, O’Connell

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT