• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARSIMI SI MISION E JO PROFESION I RASTIT

May 7, 2021 by dgreca

Në sajë të rrethanave të reja shoqërore në pluralizëm  në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore është përshtypje e përgjithshme se  arsimi ka humbur vlerën  që e kishte më herët sepse nga profesioni si mision tash me ndonjë përjashtim lirisht mund të cilësohet si profesion i rastit, me pasoja të mëdha  shoqërore. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në Mal të Zi të cilët në shkollat më mësim në gjuhën shqipe mësojnë me programe dhe tekste  mësimore të imponuara që janë  kundër barazisë arsimore e kombëtare të shqiptarëve në këtë mjedis sipas standardëve ndërkombëtare

Shkruan: Nail Draga

Nëse më herët  kemi pasur rast të dëgjojmë për krizat ekonomike, e më pas edhe ate politike në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale. Kemi të bëjmë më një krizë të veçantë e cila  në pluralizëm  është paraqitur me shpejtësi, sepse kanë rënë maskat e kohës së monizmit, që ishte dukuri e imponuar shoqërore. 

Në këtë përmasë nuk është evituar as arsimi, sepse të gjithë  jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror. Duke marrë parasysh se në kaluarën në arsim janë drejtuar nxënës dhe student të dalluar në pluralizëm   me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentët më të dobët. Po ashtu duhet cekur së kësaj dukuri I ka ndihmuar edhe  politizimi i shkollave që ka marrë përmasa shqetësuese si me rastin e punësimit të mësimdhënësve por edhe në zgjedhjen e drejtorave të shkollave duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës. 

Indiferentizmi  si shprehi

Në rrethana të tilla shoqërore, me përjashtim të rastëve në këtë aspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar  ndonjë disponim apo angazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore. Kemi të bëjmë pikërisht me programe mësimore e tekste shkollore të imponuara, ku në hartimin e tyre nuk kanë marrë pjesë mësimdhënësit, me vërejtjet dhe sygjerimet e tyre, aq më tepër kur kemi të bëjmë me tekste shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt në sajë të rrethanave shoqërore të arsimtarët të cilët janë aktiv në procesin mësimor ende vazhdon indiferentizmi si shprehi nga koha e monizmit, përkatësisht i mentaliteti i të nënshtruarit. 

Pikërisht, nga një situatë e tillë deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë  apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim si individë apo të aktivit profesional, për të njohtuar opinionin e gjerë e sidomos prindërit e nxënësve të cilëve iu mbajnë mësim. Sepse mësimdhënësi bashkëkohor përveç se realizon programin mësimor, ai duhet të jetë edhe kërkues, duke mos qenë monoton, duke ofruar  përmbajtje motivuese dhe inspiruese për nxënësit.

Në këtë aspekt  mësmidhënësi të nxënësi duhet të zhvillojë qasjen kritike duke nxitur kulturën e debatit për çështjet përkatëse. Vetëm në këtë formë të zhvillimit të mësimit do të trajtoheshin edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me çështjen e identitetit kombëtar të nxënësve që iu është mohuar nga programi mësimor.

Vetëm me një organizim me kuadra të dëshmuara, si staf pedagogjik dhe personel arsimor  aktiv në procesin mësimor me përgatitje shkollore, jo vetëm si profesion të rastit,  por si mision jetësor mund të arrihen objektiva pedagogjike në mjedisin përkatës. 

Nuk ka dilemë se arsimi mbetën baza e një  shoqërie, ndërsa e kundërta do sjell pasoja, ku në veçanti  rrezikohet  identiteti kombëtar tek popujt e ndarë në mjediset   multinacionale, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.

Mos angazhimi i  partive politike shqiptare

Ne këtë drejtim në pluralizëm  me të drejtë është pritur angazhim konkret nga partitë politike të shqiptarëve të cilët kanë qenë pjesë e pushtetit qendror për dy dekada, por fatkeqësisht përveç ndonjë deklaratë të rastit konkretisht nuk kanë treguar interesimin e duhur andaj ka munguar rezultati konkret. Konkretisht mendoj se kanë pasur mundësi të angazhohen për të arritur bashkëpunim me ministritë analoge në Shqipëri e Kosovë, në lidhje  për nënshkrimin përkatësisht memorandumin e  marrëveshjes me ministrinë e arsimit në Mal të Zi, por, ka munguar angazhimi konkret në këtë drejtim, që nuk mund të arsyetohet më asgjë. 

Nuk ka dilemë së një marrëveshje e tillë do të kishte qenë në favor të arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjës së identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis, sipas standardëve ndërkombëtare, për të eliminuar pabarazinë arsimore edhe në pluralizëm.

Me heshtje nuk ndryshohet gjendja

Nuk ka dilemë se   nëse do të vazhdojmë të jemi të heshtur apo statist  vetëm për qëllime personale gjendja në fushën e arsimit nuk do të ndryshojë, andaj e vetmja mundësi është  angazhimi  i  kuadrave  të dëshmuara në nivel  kombëtar, enkas për çështje programore dhe tekste shkollore të lëndët e  identitetit  kombëtar.

Ndonëse pritshmëritë kanë qenë të mëdha për fat të keq edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm  sistemi arsimor nuk ofron  barazi  për të gjithë qytetarët  në arsim-edukim  e identitet kombëtar. Rasti i shqiptarëve në Mal të Zi paraqet diskriminim praktik, sepse lëndët e identitetit kombëtar siç janë historia e kultura muzikore, janë me tekste mësimore të autorëve sllav dhe të përkthyera në gjuhën shqipe, dhe sit ë tilla  janë të pa pranueshme dhe të dëmshme për nxënësit shqiptarë. Andaj është obligim jo vetëm  i mësimdhënësve të cilët marrin pjesë aktive në procesin mësimor të reagojnë dhe të angazhohen për të ndryshuar gjendjen egzistuese. 

Çdo angazhim në këtë aspekt duke u bazuar në ligje, kushtetutë e standardët ndërkombëtare është obligim moral dhe kombëtar. Vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohet diskriminimi arsimor, duke dëshmuar profesionalizëm dhe guxim, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët! 

(Maj 2021) 

Filed Under: Analiza Tagged With: Arsimi, Nail Draga, Si Mision

Arsimi është puna e jetës time

April 27, 2016 by dgreca

Nga  Dr. Jill Biden. {Zonja Biden}/

Përktheu për “Diellin”, Herion Kërcelli/

Kur presidenti dhe zëvendës presidenti ishin zgjedhur për herë të parë drejt Shtëpisë së Bardhë më 2008, unë i thashë burrit tim Joe se, dëshiroja të vazhdoja  që të jepja mësim. Afërsisht tetë vjet më vonë, ja ku kam, – ende jap mësim Anglisht me kohë të plotë tek një kolegj professional,  në veri të Virgjinias.  Si një arsimtare për gjithë jetën, unë jam krenare që jam pjesë e një administrate që u zotua të investojë tek studentat tanë dhe të kthejë premtimin e sistemit Amerikan të edukimit. Nga dita e pare , ne e kemi bërë arsimin një prioritet. Kjo  nga investimi në arsimin e fëmijërisë te hershme deri tek shtimi i studentëve që diplomohen nga shkolla e mesme. Gjithashtu nga bërja e universiteteve më të përballueshëm për qytetarët  drejt forcimit të partneriteve mes kolegjeve profesionalë dhe nënpunësve, meqëllimqë të krijojë brezin tjetër të punëtorëve te aftë. Por ne nuk ndalojmë këtu.  Në javët e ardhëshme, ne do të nxjerrim në pah studentët e kombit tonë, arsimtarët- dhe progresin që  kemi bërë  këta shtatë vite.  Dje, Joe{Biden} dhe unë vizituam Kolegjin Profesional të Philadelphias si pjesë e #HeadsUpAmerica . Një ditë e vecantë për të  nxjerrë në pah progresin që kemi bërë me programet falas të kolegjit profesional në shkallë vendi  dhe të lajmërojmë ndihmat financiare  që do përdoren për arësimimin pa pagesë  në kolegjet profesionale. Të paktën 27 programe falas të kolegjit profesional janë lancuar në shtete, komunitete, dhe kolegje profesionale individuale gjatë vitit 2015, prej adresës Bashkimi i Shtetit  të Presidentit. Dhe 17 shtete të tjera kanë prezantuar legjislacionin për ta bërë  falas kolegjin profesional në gjithë shtetet. Këto programe do të ndihmojnë  miliona studentë të përgjegjshëm  për tu bërë pjesë  e  arsimit të lartë dhe mundësisë për një jetë më të begatë. Ne gjithashtu do të festojmë hapat e mëdhenj  që kemi bërë së bashku për të rritur numrin e të diplomuarve  në universitete,  duke i bërë ata më të përballueshëm për të gjithë studentat. Nesër, si pjesë e iniciativës të saj “Shko Më Lart”, Zonja e Parë do të festojë Ditën e Firmosjes së Universitetit ne Qytetin e New Yorkut, duke i bashkuar në Diten e Firmosjes së Universitetit  dhe shumë të tjerë rreth vendit. Të flasësh rreth progresit që kemi bërë së bashku që ti bëjmë kreditë studentore më të përballueshme, si  të ndihmojmë më shumë Amerikanë të mbulojnë pagesat mujore të kredisë, apo nëpërmjet planeve e projekteve të vecanta të mbështetura nga Shtëpia e Bardhë. Për këtë në mbarë vendin do krijohen zyra të vecanta informacioni. Të premten, si pjesë e iniciativës të Forcave Bashkuese, unë do të vizitoj një shkollë të mesme në Florida. ku do njoftoj përfundimin  e zotimit për të mbështetur fëmijët  me familje ushtarake dhe për të përmirësuar arsimin STEM në shkollat e lidhura ushtarake.  Dhe javën tjetër, presidenti do të presë s Mësuesin më të mirë të Vitit dhe arsimtarët  më të mirë nga klasat  në shkallë vendi.  Ne do ti falenderojmë ata për punën e madhe, kontributin dhe përkushtimin e tyre drejt progresit që kemi bërë në përmirësimin e arsimit shtatë vitet e fundit. Unë gjithashtu kam ftuar Mësuesit e Vitit 2016 drejt residencës së Zëvendës presidentit në Observatorin Detar, për të nderuar punën e arritjet e mësuesve. Si një mësuese e vjetër, unë besoj se arsimi është baza për të ndërtuar një jetë më të mirë. Ndërkohë administrata jonë ka bërë hapa të mëdha  për ta bërë arsimin një realitet për më shumë Amerikanë. Dhe në të ardhmen ne do të mbajmë punën (dhe mësimin) që tu sigurojmë të gjithë Amerikanëve  mundësinë për të mësuar. Që cdokush  të ketë  aftësitë për të arritur suksesin, të ecë në karrierë dhe të sigurojë një të ardhme më të ndritur për veten e familjet e tyre.

Falemnderit,

Dr. Jill Biden

Education is my life’s work.

When the President and Vice President were first elected to the White House in 2008, I told my husband Joe that I wanted to continue teaching. Nearly eight years later, here I am – still teaching English full-time at a community college in northern Virginia. As a lifelong educator, I am proud to be part of an administration that is committed to investing in our students and restoring the promise of the American education system. From day one, we have made education a priority – from investing in early childhood education to ensuring that more students graduate high school, and from making college more affordable to strengthening partnerships between community colleges and employers to create the next generation of skilled workers.But we’re not stopping there. In the coming weeks, we’re going to be highlighting our nation’s students, educators — and the progress we’ve made over the past seven years. Today, Joe and I are visiting the Community College of Philadelphia as part of the#HeadsUpAmerica day of action to highlight the progress we’ve made on free community college programs nationwide and to announce new grants to create and expand tuition-free training at community colleges. At least 27 new free community college programs have launched in states, communities, and individual community colleges since the President’s 2015 State of the Union address. And 17 other states have introduced legislation to make community college free statewide. These programs will help to provide millions of responsible students with access to higher education and the opportunity for a more prosperous life. We’ll also celebrate the strides we’ve made together to increase the number of college graduates, make college more affordable, and expand college opportunities for all students. Tomorrow, as part of her Reach Higher initiative, the First Lady will be celebrating College Signing Day in New York City, joining in the 1,000 College Signing Day events happening around the country. To talk about the progress we’ve made together to make student loans more affordable, like helping more Americans cap monthly loan payments through plans like the President’s Pay As You Earn plan, we’ll host student reporters from around the nation for our first-ever White House College Reporter Day. On Friday, as part of my Joining Forces initiative, I’ll visit a high school in Florida to announce the completion of a commitment to support military-connected children and improve STEM education in military-connected schools. And next week, the President will host the National Teacher of the Year and great educators from classrooms across the country to thank them for their hard work and dedication and celebrate their contributions to the progress we’ve made in improving education over the last seven years. I’ve also invited the 2016 State Teachers of the Year to the Vice President’s Residence at the Naval Observatory for a reception in honor of this accomplished group of teachers. As a teacher, I believe education is the foundation for building a better life. While our administration has made strides to make education a reality for more Americans, we’re going to keep working (and teaching) to make sure all Americans have the opportunity to learn the skills they need to succeed, grow into careers they love, and provide a brighter future for their families.

Thanks,

Jill

Dr. Jill Biden
@DrBiden

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Arsimi, Dr. Jill Biden, e jetës time, është puna, Herion Kercelli

KONTRIBUT PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT NË TREVËN E VLORËS

March 10, 2015 by dgreca

Shkruan:MSC. Albert HABAZAJ/ studiues/
Ne Foto:Shkolla e pare Shqipe ne Vlore/
Historia e arsimit në qarkun e Vlorës është pjesë përbërëse me rëndësi e historisë sonë kombëtare. Si në mbarë Shqipërinë, sidomos në qytetet kryesore të vendit, edhe në Vlorë, arsimi lindi mbi një shtresë të pasur monumentesh të kulturës materiale dhe jomateriale (shpirtërore), si një vepër e gjenisë krijuese të popullit të krahinës së Vlorës, që, duke kaluar përmes furtunash shkombëtarizuese për mijëra vjet me radhë, diti të ruajë e të gdhendë më tej fizionominë e kulturës dhe të arsimit shqip me dinjitet kombëtar. Vlora ka dhënë një kontribut me vlerë historike përgjatë shekujve, ka krijuar dhe ka ruajtur visare të rralla monumentale në shërbim të edukimit dhe të arsimit shqip. Arsimi dhe edukimi në Vlorë ka një diagramë zhvillimi të dukshëm pozitivisht në hapësirë dhe në kohë. Një enciklopedi antologjike të mendimit kulturor për arsimin dhe edukimin në Vlorë i ka dhënë kësaj treve emërmadhe për historinë e arsimit kombëtar Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, me monografitë e tij shkencore, me artikujt, punimet, kërkimet e studimet e shumta diturore. Për mbi 40 vjet, Bardhosh Gaçe, krahas punës titanike në fushën e etnokulturës dhe të albanologjisë, po jep një ndihmesë të rëndësishme për arsimin, me pishtarët e dijes, fillimtarët dhe vijuesit dritërues në qytet dhe në fshatrat e Vlorës, të etur për dije dhe liri. Botim pas botimi, vit pas viti e dekadë pas dekade, profesor Gaçe po e lartëson profilin e tij pedagogjiko- shkencor në përmasat e një personaliteti kombëtar. Disa nga monografitë e tij më të spikatura në fushën e arsimit janë : “Rapsodi Xhemil Veli Duka”, kushtuar luftëtarit për liri, arsim dhe këngë Xhemil Duka, 2000; “Dallgët joniane të jetës”, kushtuar atdhetarit, mësuesit dhe folkoristit Musa Muho, 2000; “Blerimi i mësuesit Besim F. Xhebraj”, 2007; “Rilindasi i Vlorës Ibrahim Abdullahu”, 2009; “Mbrëmje vere me Muço Delon”, 2011; “Mësuesi i Popullit Ibrahim Kushta”, 2012, etj. Veprimtaria kërkimore – shkencore e B. Gaçes ravijëzohet në këto piketa metologjike: dokumenta origjinale, monografi, dëshmi e botime, ekspedita vetiake dhe ekspedita kolektive, në grup, trajtuar në rrafshin kronologjik, si një vështrim në mënyrë të krahasuar. Ai është një eksplorator vigan, që di, si ai, të gërshetojë dobishëm vëzhgimin e palodhur në terren me punën këmbëngulëse në biblioteka e arkiva, brenda dhe jashtë vendit, duke iu referuar burimeve të mëparshme të botuara nga autorë shqiptarë dhe studiues të huaj. Nxjerrja në dritë të bardhë e arsimit në Vlorë, sidomos për periudhën, që kulmon me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, më 28 Nëntor 1912, është pothuaj meritë tërësore e studiuesit Bardhosh Gaçe, i cili, ndërkohë, u është mirënjohës autorëve të mëparshëm të historisë së arsimit në Vlorë, historianit Neil Shehu dhe Prof. As. Dr. Zeko Brako, të cilët botuan aq sa mundën dhe, për kohën, duhen falënderuar. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, studiuesi Gaçe njihet dhe vlerësohet si kryemjeshtër i monografive të atdhetarëve të arsimit dhe të historisë së tij në rrjedhat e kohës. Pa hulumtimet e tij, Himara arsimore e shekujve XVI-XVIII do të na vinte e cunguar, me tjetër rrjedhë apo (larg qoftë) e tharë, aq më tepër nga fakti që portat e Mesjetës, për ne, nuk hapeshin dot, sepse ishin të blinduara nga barbarët dhe shumë të rënda. Misionarët bazilianë të Italisë, që punuan edhe për Shqipen në trevën e Himarës, gjatë asaj periudhe historike të tranzicionit të vështirë kulturor dhe fetar, ringjallen me veprën e tyre të jashtëzakonshme, falë ndihmës së këtyre emrave dritërues: Nilo Borgia e Matteo Mandalà, Jup Kastrati e Petro Marko, Bardhosh Gaçe e Shaban Sinani, Pëllumb Xhufi e Mimoza Hysa. Studiuesi B. Gaçe, me rigorozitet shkencor, në një nga monografitë e tij, na sjell tërë pamjen e një historie të papërsëritur për njeriun, mësuesin dhe këngëtarin e paharruar Xhemil Duka, që i përkiste njerëzve të shquar që bënë Shqipërinë, si Sh. Gjeçovi, F. Noli, L. Gurakuqi, J. Minga, H. Xhelo, H. Lumi, A. Rustemi dhe shumë mëmëdhetarëve të tjerë si këta. Me jetën e tij, Xhemil Duka u bë shembull i gjallë për të përparuarit e arsimit kombëtar, shkruan Profesori. Ndërsa për pionierin tjetër të arsimit kombëtar, Musa Muho, ai ndërton një përmendore të bardhë me shkronja drite. Atdhetari, mësuesi dhe folkloristi Musa Muho vjen në penën e autorit si një pishtar i shqipes, qysh në vitin 1913 (kur u hapën 10 shkollat e para shqipe në trevën e Vlorës) dhe bëhet shembul i mësuesit të talentuar deri sa mbylli sytë më 3 Nëntor 1981, si personalitet i arsimit në Vlorë. Në Vlorë dhe në Labëri flitet shpesh për figura të ndritura të historisë, kulturës dhe arsimit kombëtar, gjurmët e të cilëve shkrepëtijnë në qiellin e kohës sonë. Shpirti i tyre duket sikur bie një frymë shenjtërimi për brezat e rinj. Njëri prej lisave të blertë të Vlorës dhe të Labërisë ëshët mësuesi atdhetar Besim Feim Xhebraj, jeta e të cilit është një frymëzim kombëtar. Zjarri i tij u ndez qysh në shoqërinë “Shtizat e Qytetërimit” dhe “Mbrojtja Shkollore”, në demonstratën antimperialiste të Vlorës, 28 Nëntor 1919, në Epopenë e Njëzetës, me shoqërinë “Bashkimi”, në Paris, në Kuçovë, udhëve të dritës si mësues vizionar, si veprimtar i palodhur i arsimit kombëtar, me përkushtim idealisti. Me këtë profil na vjen ky personazhi i nderuar i monografisë “Blerimi i mësuesit” i autorit B. Gaçe. Me dashuri dhe vërtetësi shkruan autori monografinë e shkëlqyer “Rilindasi i Vlorës Ibrahim Abdullahu”. Sipas tij, ekzistencën e shqiptarëve si komb, Ibrahim Abdullahu e shikonte edhe tek përhapja e gjuhës shqipe, ndaj shërbeu si mësues shëtitës në Vlorë dhe në trevat e saj. Ishte ndër iniciatorët e çeljes së shkollës shqipe të Muradies më 1908, përkrahës i flaktë i Kongresit të Manastirit, si dhe i përhapjes së librave shqipe të rilindasve tanë. “Pa u kulturuar dhe pa mësuar gjuhën shqipe – thoshte Ibrahim Kushta, – nuk mund të fitohet qytetërimi i shqiptarëve”. “Mësuesi i Popullit Ibrahim Kushta” është një tjetër monografi e studiuesit të talentuar Bardhosh Gaçe, kushtuar mësuesit me kulturë të thellë dhe mendimit të tij pedagogjik, sepse I. Kushta përfaqëson një figurë emblematike të traditës së arsimit në Vlorë. Mesazhi që përcillet nga studimi i monografive për pishtarët e arsimit në Shqipërinë Jugperëndimore mund të përmblidhet me shprehjen: “Mësuesi ka në dorë fatin e shtetit dhe fytyrën e ardhme të Atdheut”. Në librin “Mbrëmje vere me Muço Delon”, na shpaloset mësuesi i diturisë dhe lufëtari i lirisë, shkruar me pasion e dashuri nga autori B. Gaçe, i cili ka patur fatin e madh ta njohë shumë mirë heroin e librit, të bisedojë gjatë me të, ta zbërthejë deri në detaje dhe të na e japë portretin e tij me fakte e dokumente në një monografi përfaqësuese, që ndriçon historinë dhe kulturën e Labërisë dhe më gjerë. Vlora dhe Labëria është një hapësirë me yje të ndezur, se nuk mund të jetë një hapësirë me yje të shuar, sepse në ato vise, ndër të tjera, trimëria e dituria binjake ishin të dyja, sepse pushka dhe pena prunë dritë përmbi bedenat e kështjellës së trimave për liri, pavarësi dhe përparim. Memoria arsimore në Vlorë emrin e Bardhosh Gaçes e ka të ngulitur thellë, sepse ai ka gdhendur me shkronja floriri apostujt e shkollës shqipe dhe kombëtarisë në Vlorë. Opusi monografik i B. Gaçes është i pari monument i historisë së arsimit në Vlorë dhe çmueshmëria e tij vlerësohet më tepër për faktin se e përmendi nga harresa letargjike, e riformatoi vërtetësisht dhe bëri pronë të botës shkencore shqiptare. Shkrimtaria kërkimore- shkencore e Prof. Gaçes përbën një tren në fushën e historisë së arsimit. Duke udhëtuar me trenin e tij të shkrimtarisë arsimore, na shfaqet në horizont ndriçimi i traditës së mëparshme të shkollës shqipe në Vlorë, tradita shkollore në Himarë, ruajtja e frymës rilindase ndër banorët e këtyre trevave. Fokuson në tej përhapja e abetares, e shkronjave shqipe, floririt e kaluar floririt për shqiptarët, që nga koha e Rilindjes e deri ë vitet 1920, me artikujt në gazetën ‘Mësuesi”, në revistën “Arsimi” etj. Ravijëzohen marrëdhëniet e Vlorës, Himarës, Kurveleshit, Mesaplikut, Dukatit e Topalltisë me shoqëritë patriotike të kohës deri në Sofje, në Bukuresht, në Stamboll etj, po ashtu artikujt e spikatur për Jani Mingën si orator e filolog. Dom Mark Vasa, Musa Çakërri, Murat Tërbaçi, Gani Iliazi, Peço Doko, Beqir Velo Kanina, etj., që shquhen si mësuesit e parë në fillimshekullin XX në Vlorë, vijnë të gjallë me mesazhet e tyre rilindase përpëmjet punimeve shkencore të studiuesit skrupuloz B. Gaçe. Nevoja për të nxjerrë monografi për këto figura komplekse për gjurmët arsimore, sidomos nga shek. XX e në vijim gjetën në penën e Gaçes harmoninë e admirueshme të koherencës me emocionin e fuqishëm. Gjimnazi i Janinës e i Shën Mitër Koronës qenë vatrat e përgatitjes së mësuesve të parë të Shqipes. Të gjithë mësuesit që bënë dritë për arsimin u arsimuan jashtë, në Janinë, në Kalabri… Kjo del edhe nga monografië për I. Kushtën, M. Delon, Xh. Dukën, B. Xhebron, M. Muhon, më marrëdhëniet e tij me H. Xhelon, J. Mingën etj. Nxjerrja në dritë e statusit të shoqërive kulturore – arsimore e letrare, si e shoqërisë “Opinga”, “Mbrojtja Kombëtare”, “Mbrojtja Shkollore”, ‘Shtizat e Qytetërimit”, “Lidhja e Djelmoshave” dhe “Shoqëria Letrare e Vlorës”, të cilat u krijuan dhe vepruan në vitet 1918 -1920, ka qenë një merak dhe realizim dokumentar, sipas kritereve shkencore në laboratorin e “Punëtorit të madh të kulturës së kombit”, siç e quan arbëreshi i shquar Antonio Bellushi studiuesin Bardhosh Gaçe. Një objekt i rëndësishëm i punës studimore të Profesorit ka qenë e ngelen elementët pedagogjikë. Ai veçon “Abetaret dhe Këndimet për Shkollën Fillore” të Jani Mingës dhe thekson se, askush tjetër përveç J. Mingës nuk bëri abetare e këndime në vitet ‘20 – ’30, kur njerëzit ende ishin analfabetë apo dinin vetëm turqishja (turçe, thuhej në popull). Abetaret dhe këndimet e J. Mingës patën përhapje jo vetëm në krahinat jugperëndimore të vendit, por në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Për të shkruar këto monografi të çmuara autori ka përfituar nga dijetarët e mëdhenj të vendit, se rrinte me ta, i dëgjonte, i respektonte dhe mësonte prej tyre. Konkretisht ai ka patur kontakte me Musa Krajën, Shefik Osmanin, Koli Xoxen, Shaban Demirajn, Musa Vyshkën, Ali Xhikun, Zihni Sakon, Fatmir Agalliun, Vangjel Gjikondin (Mësues i Popullit, nga Lekli), Kozma Vasilin, Dhimitër Grillon, Nasho Jorgaqin, Jup Kastratin, Bedri Dedjen, Hamit Boriçin, Iljaz Gogën, sidomos në fushën e zhvillimit të arsimit, psikologjisë, pedagogjisë, metodologjisë. Kur Bardhoshi ishte mësues në Kukës, në vitet 1977-1980, i shkon për inspektim një ekip nga Ministria e Arsimit dhe nga Akademia e Shkencave, me Bedri Dedjen (sekretar i Akademsë së Shkencave dhe zëvendës ministër i Arsimit për kohën) dhe Prof. Sotir Temo. Panë një orë mësimi që Bardhoshi po zhvillonte në Morinë. Panë dhe fletoret e nxënësve të klasave të shtata e të teta, të cilët kishin mbledhur folkor. Model! Në konkluzionet, që bënë për Seksionin e Arsimit Kukës, zhvilluar në sallën e gjimnazit të qytetit, Profesor Bedri Dedja tha: “Tashmë, me mësues të rinj, të përgatitur në Universitetin e Tiranës, siç është dhe mësuesi i Morinës Bardhosh Gaçe, ku gjatë vëzhgimeve tona, kemi vënë re disa orë mësimi Gjuhe dhe Letërsie të nivelit të lartë metodologjik e arsimor, mund të marrin përvojë edhe shkollat e kryeqytetit” (edhe pse Morina qe një fshat i largët i verilindjes malore). Edhe në auditoret e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ku jep mësim, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe kujton me nderim pedagogët dhe dijetarët e mëdhenj E. Çabej, Sh. Demiraj, M. Domi, A. Kostallari, A. Uçi, V. Bala, Z. Sako, N. Jorgaqi, J. Xoxa, F. Arapi, me të cilët organizonin debate dhe diskutime të hapura, që bënin me auditorët e Universitetit për Letërsinë dhe Gjuhën, si dhe për marrëdhëniet e Shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit. Bardhosh Gaçe thekson mendimin, si tek artikujt për J. Mingën dhe monografia për I. Kushtën, se arsimi shqiptar ka tendencë oksidentale dhe shpërfaqet mendimi për prirjen e arsimit kombëtar e të shkollës shqiptare sipas modeleve gjermano – austriake dhe franceze. E kush më mirë se shpirti i florinjtë i akademikut (ende të pashpallur vetëm zyrtarisht) Bardhosh Gaçe do të na sillte të gjallë zgjimin e kujtesës kombëtare të shkruar përmes monografive shkencore për pionierët e arsimit dhe njëkohësisht luftëtarë të paepur të lirisë?!
Vlorë, e martë, 10.03.2015

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, Arsimi, ne Vlore

Arsimi dhe vendi i tij në OSBE

July 18, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Universiteti Fan S. Noli, Korçë /

Arsimi dhe përsëri arsimi, ky është dhe do të mbetet lajtmotivi më madhor i një vendi nëse dëshiron që e ardhmja vërtet t’i buzëqeshë. Bota ose më mirë pjesa dërmuese e saj e ka kuptuar qysh në agimet e shoqërisë, e kupton edhe sot, pavarëisht se dituria ka arritur shkallë të tilla që dikur ishin vetëm ëndrra. Me arsimim mund të arrihet dhe të fitohet mbi çdo sfidë. Me arsim projekton vizione dhe arrin rezultate. Me arsim fiton njeriun dhe ngre një shoqëri të denjë për kohën. Por  tek ne në të gjitha këto vite, nuk janë pak, por 8-të, arsimimi i njeriut u pa si një gjë e dorës së dytë, pa të cilin mund të mbijetosh në pushtet, por që shumë shpejt tregoi se është vetëm një iluzion që herët a vonë do të shpërthente. Ta reduktosh sektorin më strategjik të një vendi në një synim ku vetëm teknologjia është primare, ndërsa njeriu skllav i tij që vetëm thith, por kurrë nuk mendon, rezulton gabim fatal. Arsimi është si një shoqëri që kërkon vëmendje të gjithanshme, por dy shtyllat kryesore nuk mund të lëvizen: forma dhe përmbajtja. Të investosh vetëm për të parën dhe këtu nënkuptoj të gjithë infrastrukturën apo modele të shëmtuara të Perëndimit, do të thotë të mos kuptosh abc-në e thelbit. Forma është logjika e përmbajtjes, por tek ne kjo e dyta, e humbi të gjithë vlerën, pasi u prodhuan reforma që në realitet e shkatërruan krejtësisht atë. Ideja e politikës militantiste bëri që shkolla shqiptare të endej në paformësi përmbajtjesh dhe ndryshime të pathemelta që nuk mund të mbanin dot peshën e rëndë të dijes. Kur idetë apo orientimet dalin nga kaosi politik, detyrimisht që edhe shkolla do të ishte një kaos i vërtetë. Një produkt i menduar si një plotësues i nevojave të politikës rrugace për synime afatshkurtëra, nuk mund të funksiononte normalisht dhe me jetëgjatësi. Po të fillojmë dhe të ballafaqohemi pak me Europën ku ende vazhdojmë të bërtasim se duam të hyjmë në të, do të shohim se jemi afër gjeografikisht, sepse me ëndrrën politike ia kemi kaluar, do ta kuptojmë sesa na kushtoi i gjithë shkatërrimi 8 vjeçar.  Jo shumë larg, porn ë ditët e fundit të muajit të kaluar, OSBE-ja nxori raportin e saj të përvitshëm që lidhet me arsimin në të gjitha vendet që e përbëjnë atë. Por më tërhoqën vëmendjen dy fakte që lidhen me shifra të shprehura në investime për arsimin dhe tjetri kur investimi nuk realizohet në % e disa vendeve lidër, kriza e ka mbërthyer keq edhe vetë Europën, i mëshohet faktorit njeri dhe brezave të arsimitarëve të përgatitur dhe formuar në vite. Qeveria e re që do të instalohet në muajin shtator dhe që mori plebishitin mbarëpopullor, duhet të fillojë të mendojë seriozisht që t’i vendosë mbi brazda të reja dhe baza të qëndrueshme të gjitha nivelet e arsimit. Europa kërkon standarte dhe këto duhen siguruar sa më mirë dhe shpejt. E kuptoj se kriza ka bërë punën e vet dhe ndoshta investimet nuk do të jenë në masën që duhet, por kemi në dorë faktorin e dytë që të mund ta mbyllim disi plagën. Përzgjedhja e mësuesve dhe pedagogëve nuk duhet më t’i lihet në dorë militantizmit, por një seleksionimi tepër të rreptë. Përmbajtja është faktor i cili nuk mund të nënvleftësohet më, prandaj profesionistët e arsimit duhet ta thonë fjalën e vet. Në raportin e OSBE-së një prej vendeve që u kritikua për progress të vogël është Italia. Përveç moshës së mësuesve, ky nuk do të ishte problem, nëse ndryshojnë ligjet e pensionit, ka mungesë të theksuar të diplomuarisht që të përgatiten për punësim në arsim.  Por edhe paga e tyre është shumë më e vogël se e vendeve kryesore europiane që në disa prej tyre ëshët edhe dyfishi. Ndërsa tek ne të diplomuarit janë të panumërt, sigurisht dihen nivelet e tyre, dhe universitetet janë shndërruar në fabrika diplomash. Për më tepër, ironia e fatit, po bëjmë me diploma edhe të huajt që nuk janë në gjendje t’i marrin në vendin e tyre. Ky është niveli real i universiteteve shqiptare përballë atyre simotrave europiane.

Instituti i njohur i Parisit, pas raportit të OSBE-së, botoi një tjetër raport që lidhet me arsimin në vitin 2013, duke evidentuar të gjitha të metat e sistemit të formimit Italian. Sipas tij Italia është i vetmi vend i OSBE-së që nuk e ka rritur shpenzimin për nxënës në dy nivelet e para të shkollës që nga viti 1995. Kur ndërkohë vendet e B.E-së e kanë rritur mesatarisht 62% nivelin e shpenzimeve për të njëjtat nivele arsimore. Pyetja është e pashmangshme: tek ne sa herë janë rritur shpenzimet për nxënës në 8 vjetët e qeverisjes së djathtë? Nuk është nevoja që të jepen shifra fiktive sa për të dhëna, por duhen parë saktësisht që më pas të bëhet dallimi me qeverisjen e mëparshme. Ky do të ishte hapi i parë i qeverisë Rama që më pas të krijohen strategjitë e drejta të arsimit. Sa ka investuar shteti shqiptar për njeriun dhe sa situata e sotme kërkon që të investohen. Përsa u përket  universiteteve italia ka një meritë, pasi qëndron më lart se vendet e tjera, me një investim prej 39% që në vendet e OSBE-së është në masën 15%. Por kjo rritje i detyrohet financimeve që vijnë nga burime private – sipas gazetave italiane. Ndërsa tek në kultmin e krizës, financimet shtetërore u kaluan edhe për sektorin privat të arsimit. Por përsëri niveli i shpenzimeve është një raport tepër i vogël me vendet e tjera që shpenzojnë një mestare prej 13.528 dollarë për student, ndaj 9580 që shpenzohen në Itali. Politikat e këtyre vendeve të përparuara janë të qarta dhe largpamëse, pasi që të jenë konkurruese në treg, duhet  investojnë për arsimin universitar. Nga ana tjetër duke kursyer për arsimin, është rritur numëri i nxënësve për mësues dhe i orëve vjetore të mësimit për ta, ndërsa ka një pakësim të orëve për nxënësit. Një masë e tillë mund të kishte dëmtuar mundësinë e të mësuarit, por nuk e kanë bërë këtë gjë: në vlerësime 15 vjeçarët  kanë rezultate të qëndrueshme në lexim dhe janë përmirësuar më matematikë dhe shkenca. Ka një përmirësim të efikasitetit në përdorimin e burimeve, por pjesa tjetër është shkatërrim – theksojnë gazetat. Disa shifra të tjera flasin qartë për gjendjen aktuale të të diplomuarve: Të diplomuarit janë të paktë, 15% e popullsisë nga 24-64 vjeç, ndaj një mestareje 32% të OSBE-së. Në vitet 2003-2009 ka rënie të 15 vjeçarëve që shpresonin të merrnin diplomë, nga 52 në 41%. Sipas Senatores Puglisi duhet dyfishuar numëri i të diplomuarve dhe përgjysëmuar humbja brenda vitit 2020. Në reduktimin e numërit del kriza e besimit tek të rinjtë. Deri këtu pamë sesi është administruar fakti i parë me probleme të shumta për të ardhmen e vetë Italisë, pasi shifra të tilla do të thotë se pas një periudhe 20 vjeçare, do të duhet të përballen me mangësi të shumta në kudro. Por fakti I dytë është më domethënësi sipas zonjës Di Menna e sindikatave UIL, e cila përsërit qëndrimin e sindikatës për rritjen e shpenzimeve në arsim, si për nxënësit, ashtu dhe për që janë  më të ulta në Europë. Rezultatet – vazhdon ajo – vijnë si rezultat i impenjimit profesional të mësuesve, pavarësisht  numërit  në rritje të nxënësve për klasë. Italia është një ndër vendet më të industrializuara të botës dhe nga politika të gabuara arsimore, po i paguan sot ato në renditjen europiane, që do të thotë një vend më pak kompetitiv në tregun e përbashkët europian. Por kemi edhe një fakt tjetër shumë domethënës, pasi shumë të diplomuar, duke mos gjetur punësim në Itali, po detyrohen të largohen drejt vendeve që u ofrojnë kushte më të mira pune dhe pagese. Në një krizë të tillë alarmante është dhe Greqia e cila vitin e kaluar pa t’i largoheshin rreth 40% e të diplomuarve drejt Amerikës dhe Europës.

Uroj që qeveria e re ta marrë shumë në konsideratë arsimin, për ta bërë atë siç ka qënë dikur të fortë dhe tani konkurrues në një realitet të ri, atë europian. Kjo kërkon prej saj një impenjim që në ditët e para, me përzgjedhjen e satfeve fituese, ndaj korrupsionit dhe apatisë. Një shkollë e rënuar nga korrupsioni, paaftësia dhe plogështia, do të ishte gjemb në këmbë në të ardhem e kombit.


Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Kallco, Arsimi, dhe vendi i tij, në OSBE

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT