– Provokimi që bën ish dega e Washingtonit me emrat e vëllezërve Bytyçi, nuk i shërben frymës së Vatrës. Vatra e njeh dhe e çmon kontributin dhe u është mirënjohës çfarë vëllezërit Bytyçi kanë bërë për Komb e për VATËR.
– Kuvendi ka përjashtuar dy degët e vetëprjashtuara prej 2 vite gjysem- Washington dhe Newuburgh-NY, por vatranët e këtyre 2 degëve janë të lirë që ta dërgojnë anëtarësinë në Qendër,siç kanë bërë një pjesë prej tyre.
-Vatra nuk është marrë me Komisionin e 5 tetorit sepse e konsideron atë të paligjshëm-
Në portale e rrjete sociale është publikuar një deklaratë e pasaktë e ish degës së Vatrës në Washington DC për përjashtimin e disa vatranëve me kontribut në Vatër, duke përmendur edhe vëllezërit Bytyçi.
Sqarojmë opinionin se asnjë vatran me kontribut, madje asnjë vatran me emër, nuk është përjashtuar nga Vatra me vendim të Kuvendit, që i zhvilloi punimet me 19 Janar në Detroit. Nëse dikush e sheh veten të vetëpërjashtuar, është punë e tij. Kuvendi, në Vendimin e formuluar, nuk ka përmend emra vatranësh, por ka përjashtuar dy degë të cilat me kohë kanë vetëpërjashtuar veten duke iu kundërvënë qendrës, duke cënuar imazhin e Vatrës, kanë bojokotuar veprimtari të Vatrës me Komunitetin,-dhe duke mosdërguar as pagesat e anëtarësive prej Qershorit të vitit 2017, edhe pse u është dërguar gazeta Dielli. Jo vetëm kaq, por në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Vatrës, ata kanë sajuar akuza të rreme ndaj zyrtarëve të Vatrës dhe janë përpjekur që të shmangin Vatrën nga Misioni i saj, duke e tërhequr në sherre të brendshme. Kuvendi, në vendimin për përjashtimin e degëve ka vendosë klauzolën e parashikuar në Kushtetutë(Kanunore) që vatranët e këtyre degëve të cilët kanë dëshirën e mirë të qëndrojnë në Federatë janë të lirë ta dërgojnë anëtarësinë në Qendër, derisa të riorganizohen degët në frymën dhe parimet e Kushtetutës së Vatrës.
Në deklaratë e ish degës citohen emra vatranësh me kontribut, të cilët janë pjesë e të ashtuquajturit Komision i 5 tetorit.Sqarojmë publikisht se nuk ka Vendim për këtë Komision sepse Vatra e konsideron atë të paligjshëm dhe s’mund të merret vendim për një Komision të paligjshëm, i vetëshpallur jasht neneve të Kushtetutës së Vatrës.
I bëjmë thirrje medias që të tregohet serioze dhe të mos ndikojë në përçarjen e kominunitetit se boll i kemi partitë politike qe po perçajne Kombin!