• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarë dhe italianë

April 27, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Miti është se Italianët e jugut janë kryesisht ilirë të romanizuar. Për këtë ka edhe dëshmi të shumta arkeologjike e gjuhësore se prania e tyre daton që nga periudha parahelene, kur kolonizimi ishte intensiv; vendet u përfshinë nga trazira të brendshme dhe popujt e detit u përhapën.

Në fakt sicilianët, kalabrezët dhe disa italianë të tjerë të Jugut janë gjenetikisht më afër ilirëve dhe sesa janë shumica e italianëve.

Italia e Jugut dhe Ballkani ndajnë një pozicion të ngjashëm gjeografik në lidhje me lëvizjet e popullsive që u përhapën nëpër Evropën Qendrore-Veriore. 

Migrimet nga Lindja e Afërt që formësuan historinë gjenetike të Evropës zakonisht u përhapën së pari në Ballkan; mesapikët kaluan Adriatikun dhe u hodhën në Italinë e Jugut.

Në Neolitin e Hershëm dhe të Mesëm, Anatolët gradualisht kolonizuan të gjithë kontinentin evropian duke u përhapur përgjatë luginës së Danubit dhe rreth detit Mesdhe.

Më pas, nga fundi i epokës së Bronxit, lëvizjet e njëpasnjëshme drejt perëndimit në Evropë përfshinin njerëz që kishin shumë më tepër prejardhje neolitike iraniane e kaukaziane. Ata gjetën një Evropë shumë më të populluar dhe më të avancuar teknologjikisht dhe u shtynë ndjeshëm deri në anën tjetër të detit Adriatik, ndërsa pjesa tjetër e Evropës nuk pa shumë prej atyre migrantëve që vinin. Kjo krijoi një diferencim midis Italisë e Ballkanit jugor nga njëra anë dhe pjesës tjetër të Evropës në anën tjetër.

Në epokën e bronzit të hershëm dhe të mesëm, afërsisht midis 3000 dhe 2000 p.e.s., blegtorë nga stepat kaspike u zgjeruan në të gjithë Evropën, por në atë proces zëvendësimi të pjesshëm të popullsisë, Ballkani dhe Italia e Jugut ishin në fundet e zbehta të ndikimit gjenetik të lënë nga barinjtë, të cilët ndoshta ishin sjellësit e familjes së gjuhëve indo-evropiane në pjesë të tjera të Euroazisë.

Me pak fjalë, Italia e Jugut dhe Ballkani u formuan demografikisht dhe kulturalisht nga një sërë popujsh që ishin gjenetikisht të ngjashëm, megjithëse nuk ishin domosdoshmërisht të njëjtë në identitetin etnolinguistik dhe as i përkisnin gjithmonë të njëjtave komunitete sociopolitike fillestare. Kjo histori e përbashkët krijoi popullsi në Italinë e Jugut që nuk ishte shumë e dallueshme nga  ilirët dhe helenët. 

Italia e Jugut ka njohur migrime e pushtime të tjera nga romakët, bizantinët, lombardët, berberët, normanët, aragonezët, spanjollët etj. Pra, përveç përzierjes së pjesshme -pellazge, ilire – italianët e jugut ndoshta rrjedhin nga një kombinim i disa popullsive, si p.sh., anatolë, dorianë e sllavë që nëpërmjet ndryshimeve gjenetike, u bënë të ngjashëm dhe karakteristikë e shumë italianëve të lashtë e të sotëm.

Filed Under: Mergata Tagged With: Astrit Lulushi

Kujtesë e cekët

April 26, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Legjendat për “karrocat qiellore” apo për Atlantis, arritjeve të mëdha teknike, dhe çoroditjeve morale përtej krahasimit, burojnë nga epokat e lashta. Disa legjenda kalojnë në epokën 7000-vjeçare, duke treguar njëfarë ruajtjeje të njohurive përmes kataklizmës së Noas biblik.

Nëse shikojmë te Nostradamus, zbulojmë se parashikimet e tij mbaruan rreth vitit 2000. Edgar Cayce parashikoi një kataklizëm rreth vitit 1999. Matematika e Hale tregon se një e tillë do të vinte rreth vitit 2000. Këto nuk ndodhën. Bota vazhdon, megjithëse përbrënda e prishur.

Gilgameshi kërkoi sekretin e jetës së përjetshme, Atij iu tha se duhej të gjente një njeri me emrin Utna-pishtim, të cilit perënditë i kishin dhënë jetën e përjetshme. Gilgameshi e gjeti dhe e bindi të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

Utnapishtim i pohoi se me të vërtetë, atij i ishte dhënë sekreti dhe perënditë i thanë:

“Braktis pasurinë, shpëto veten; shemb shtëpinë tënde dhe ndërto një anije; Le të jetë e matur mirë”.

Ai përshkruan anijen që ndërtoi, dhe nga të gjitha parimet e arkitekturës detare, ishte një anije që nuk mund të mbytej. Më në fund e ndërtoi. Dhe organizoi një festë për të festuar përfundimin e saj, me birrë, verë dhe mish deleje. Nga të gjithë ata që erdhën në festë, disa duhej të kishin menduar se ai ishte i çmendur. Të nesërmen pas festës, Utnapashtim vendosi se ishte koha për të ngarkuar anijen dhe për ta nisur në det në lundrim për mbijetesën e tij.

”Më pas ngarkova anijen. Gjithë të korrat e jetës që ngarkova – Familjen time, miqtë e mi, kafshët e fushës, bagëtinë e fushës, mjeshtrit dhe veglat e zanateve të tyre – i bëra të gjithë të hipin. Më pas hipa dhe mbylla derën. Sa shkëlqeu një agim në qiell, Qiejt u errësuan, u mblodhën retë e zeza; Së shpejti e gjithë drita ishte kthyer në errësirë; Vëllai nuk mund ta njihte më vëllanë, Kafshët e qiejve nuk mund ta shihnin më njëri-tjetrin.” Utnapishti më pas përshkruan sulmin e stuhisë që shkaktoi tmerr të plotë e të gjithanshëm në anije. Pas kësaj, “Për gjashtë ditë e netë përmbytja vazhdoi, Era e tmerrëshmr pushtoi tokën. Kur zbardhi dita e shtatë, era u qetësua; oqeanet, – vërshimi – që kishin bërë luftë si ushtri, u pushuan. Hapa dritaren dhe pashë shkatërrimin, Dhe gjithë njerëzimi u shndërrua në baltë! Aq e lartë dhe aq e sheshtë sa mbi çatitë shtriheshin këneta. Dhe mijëra të vdekur – nga njerëzit, nga kafshët dhe bagëtia – shtriheshin duke notuar në baltë” Ai më pas vazhdoi të përshkruante përplasjen në mal, lëshimin e tre zogjve, kthimin e gjethes; pasuar nga zbarkimi, ndërtimin e një altari dhe më shumë.

Këto ngjarje kanë ndodhur jo një, por disa herë, dhe përsëri do të ndodhin. Është cikël. Edhe krijimi i botës në Bibël, i ngjan një dalje nga kataklizma dhe rifillim i jetës, megjithëse për shumë gjëra kemi kujtesë të cekët.

Nëse do të përcaktonim sa më saktë që të jetë e mundur se sa kohë kemi përpara kataklizmës së ardhshme; duhet të bëjmë diçka në kohën që na ka mbetur për t’u përgatitur për të. Disa thonë se shpëtimi mund të vijë duke u ngjitur lart, por agjencitë për fluturime në hapësirë merren me të tjera gjëra, në dukje pavlerë, përpara mbijetesës.

photo by: m.shein.com

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Mosha

April 25, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Tani ka më shumë se gjysmë milioni njerëz që jetojnë në mbarë botën të cilët janë të moshës 100 ose më të vjetër. Falë përmirësimeve në kushtet e jetesës, ushqimin dhe kujdesin shëndetësor, numri i njëqindvjeçarëve është rritur ndjeshëm që nga vitet 1960, kur kishte vetëm rreth 20,000 njerëz në shekullin e dytë të jetës. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë numrin më të madh të njëqindvjeçarëve, me shifra rreth 100,000.

Në fakt, deri kohët e fundit, Japonia ishte shtëpia e personit më të vjetër në botë, Kane Tanaka, i cili vdiq në vitin 2022 në moshën 119 vjeç. Tanaka ishte një mbiqindvjeçar, emri i dhënë për grupin e vogël të njerëzve që kanë jetuar më shumë se 110 vjet; rreth një në një mijë qindvjeçarë kanë arritur.

Njeriu më i vjetër i të gjitha kohërave (mosha e të cilit është dokumentuar) ishte Jeanne Calment, një superqindvjeçare franceze me një jetëgjatësi prej 122 vjetësh e 164 ditësh. Mënyra se si njëqindvjeçarët – dhe, gjithnjë e më shumë, superqindvjeçarët – arrijnë të jetojnë për kaq shumë vite, ka pushtuar prej kohësh imagjinatën e publikut. Ata shpesh pyeten për stilin e tyre të jetesës, sekretin e jetëgjatësisë dhe mençurinë që kanë mbledhur në vitet e tyre të avancuara. Megjithatë, përgjigjet e tyre priren të jenë po aq të ndryshme sa edhe jetët që kanë jetuar. Nëse pyesni se cili është çelësi i vetëm më i rëndësishëm për jetëgjatësinë, ata thonë; shmangia e shqetësimit, stresit dhe tensionit.

Photo: time.com

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Sharr

April 24, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Gojëdhëna e legjenda ka plot. Ato vlejnë aq sa letra në të cilën janë shkruar, nëse nuk pērplasen me fakte. Fjala “Sharr”, zë fill me botën; do thotë një rrotullim i planetit Ni-bur rreth Diellit. Sharr u bë Hora nga e cila erdhi ‘koha’ dhe ‘ora’. Nibur u bë ‘një burr’.

Në antikitet, malet e Sharrit njiheshin me emrin Scardus, Scodrus (Polybius dhe Ptolemy); evoluoi në emrin modern “Sharr” që vjen – përmes një zhvillimi karakteristik për gjuhën shqipe – nga “Scardus”.

Në fillim të shekullit të 16-të, u regjistrua se mali Sharr quhej “Catena Mundi” (Latinisht për “zinxhirët e botës”). Kjo lë të kuptohet se, romakët kishin gjetur mbetje të zinxhirëve të lidhur në majat e shkrepave të Sharrit. Duke se në kohët që s’mbahen mend, Sharri mund të ketë qenë bregdet a liqen ku zbarkonin anije me ananaki (të ardhurit nga qielli).

Ndonjëherë serbët e quajnë “Carska Planina” (“Mali i Tsarit” ), si referencë për kryeqytetet (Prizren dhe Shkup), dhe manastiret (manastiri i kryeengjëjve të Shenjtë) të vendosur në rajon.

Në periudhën mesjetare, serbët e quajtën malin “Mlecni”, për shkak të prodhimit të madh të qumështit në mal dhe tufave të gjera të bagëtive, dhive dhe deleve.

Një urdhër i lëshuar nga Perandori Dushan më 20 shtator 1349, që ruhet në arkivën e Dubrovnikut, citohet:

“Unë gjithashtu kërkoj të gjitha pasuritë dhe zonat përreth Mlecni Mountain (Mali i Qumështit), dhe të gjithë pasurinë dhe thesarin e këtij rajoni”.

Këto fjalë janë të një pushtuesi drejtuar të mundurve, shqiptarëve, në trojet e të cilëve, serbet ishin vendosur që nga shekulli i VI.

Foto: wonderful albania.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi

Kush e krijoi njerëzimin?

April 20, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Thënë shkurt, në fillim kishte një errësirë ​​ujore, një lloj deti eterik me plazmë të nxirë. U quajt “ujërat e kaosit”. Brenda kësaj matrice ishte i pari ‘Atum’, i cili u kap në mënyrë meditative në atë që përshkruhet si një bisht në formë veze. Atum ishte më pak një krijesë trupore dhe më shumë një forcë. Atum ishte androgjen, dhe për shkak të kësaj krijoi çiftin e parë të qenieve, duke ndarë forcat krijuese mashkullore dhe femërore. Nga ky çift lindën perënditë. I njohur si Ennead, gjithsej dhjetë perëndi familjare me Horusin që ishte shtesa e mëvonshme, toka filloi të formohej.

Pasi toka u formua, ishte një kohë e lavdishme kur ekzistonin vetëm perënditë, të njohur si ‘Zep’. Pas kësaj kohe të perëndive, u krijuan njerëzit. Për disa kohë, perënditë dhe njerëzit bashkëjetuan. Pasi perënditë u plakën dhe u lodhën, njerëzit u bënë të guximshëm dhe u përpoqën të rebeloheshin dhe të vrisnin perëndinë Ra. Atëherë, u vendos që perënditë duhet të largoheshin nga toka. Zotat, pasi vranë shumë njerëz dhe i kursyen disa, u larguan drejt yjeve për të ekzistuar përjetësisht në “parajsë”.

Kjo histori ka një simbolikë që mund ta shohim të përsëritur në kultura të tjera, siç do ta përshkruante edhe Bibla e mëvonshme hebraike.

Piramida e Madhe dikur ishte e mbështjellë tërësisht me gur gëlqeror të lëmuar të bardhë, që mund të reflektonte intensivisht dritën; shkëlqimi i saj mund të shihej nga hapësira si një yll në tokë. Vendosjet e Piramidave të Mëdha janë interesante. Vetë fjala piramidë thuhet se rrjedh nga fjala greke ‘pyra-midos’ ose “zjarr në mes”. Grekët mund të kenë përdorur fjalën semite ‘urrim-midden’ për përkthimin e tyre.

Fjala e vërtetë e lashtë egjiptiane për piramidën ishte ‘kuti’, dritë e lavdishme.

Piramidat e Egjiptit mund të jenë vendosur gjithashtu aty ku janë sipas shkencës së linjave. Shkencëtarët thonë se sipas Thoth-it, për shkak të vendosjes së Piramidës së Madhe në Tokë që lidhet me fushën e madhe gjeometrike të Tokës, dhe për shkak të masës së piramidës dhe gjeometrive të përdorura në të, fusha energjitike e dritës së bardhë ngjitet lart dhe bëhet jashtëzakonisht e fortë, duke u shtrirë deri në qendër të galaktikës. Energjia e dritës së errët vjen nga lart, spirale, përmes pikës zero dhe lidhet me qendrën e Tokës.

Të mendosh se dokumenti më i vjetër i mbijetuar i shkruar i njohur për të gjithë ekzistencën tonë si racë njerëzore është ky tekst, himni i tempullit të Keshit, i cili lavdëron perënditë për ndërtimin e një ndërtese mahnitëse që arrin deri në qiej. Një aspekt tjetër interesant i kësaj strukture të përmendur në tekst është fakti se në portën e saj ndodhet një monument i madh si sfinksi, siç dëshmon: “Shtëpia në brendësi të së cilës është fuqia e Tokës dhe pas së cilës është një luan i mbështetur në putrat e tij, në portën e të cilit është sundimtari që vendos çështjet. Shtëpia në derën e së cilës është Mali i Madh pa kundërshtar…”

Nuk mund të thuhet se kjo është prova që Anunnaki ndërtoi piramidat dhe sfinksin e Gizës; megjithatë, përsëri, të mendosh se ky, teksti më i vjetër i prejardhjes njerëzore, lavdëron ndërtimin e një tempulli të rëndësishëm kushtuar perëndive është befasues. Teksti është të paktën nga viti 2600 pes. Ngjarjet historike duhet të jenë më të vjetra; sa më të vjetra nuk e dimë. Në tekst ka tregues të qartë të një priftërie që daton të paktën në këtë epokë, nëse jo më tej.

Foto: albeu.com

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT