Astrit Lulushi/
Legjendat për “karrocat qiellore” apo për Atlantis, arritjeve të mëdha teknike, dhe çoroditjeve morale përtej krahasimit, burojnë nga epokat e lashta. Disa legjenda kalojnë në epokën 7000-vjeçare, duke treguar njëfarë ruajtjeje të njohurive përmes kataklizmës së Noas biblik.
Nëse shikojmë te Nostradamus, zbulojmë se parashikimet e tij mbaruan rreth vitit 2000. Edgar Cayce parashikoi një kataklizëm rreth vitit 1999. Matematika e Hale tregon se një e tillë do të vinte rreth vitit 2000. Këto nuk ndodhën. Bota vazhdon, megjithëse përbrënda e prishur.
Gilgameshi kërkoi sekretin e jetës së përjetshme, Atij iu tha se duhej të gjente një njeri me emrin Utna-pishtim, të cilit perënditë i kishin dhënë jetën e përjetshme. Gilgameshi e gjeti dhe e bindi të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.
Utnapishtim i pohoi se me të vërtetë, atij i ishte dhënë sekreti dhe perënditë i thanë:
“Braktis pasurinë, shpëto veten; shemb shtëpinë tënde dhe ndërto një anije; Le të jetë e matur mirë”.
Ai përshkruan anijen që ndërtoi, dhe nga të gjitha parimet e arkitekturës detare, ishte një anije që nuk mund të mbytej. Më në fund e ndërtoi. Dhe organizoi një festë për të festuar përfundimin e saj, me birrë, verë dhe mish deleje. Nga të gjithë ata që erdhën në festë, disa duhej të kishin menduar se ai ishte i çmendur. Të nesërmen pas festës, Utnapashtim vendosi se ishte koha për të ngarkuar anijen dhe për ta nisur në det në lundrim për mbijetesën e tij.
”Më pas ngarkova anijen. Gjithë të korrat e jetës që ngarkova – Familjen time, miqtë e mi, kafshët e fushës, bagëtinë e fushës, mjeshtrit dhe veglat e zanateve të tyre – i bëra të gjithë të hipin. Më pas hipa dhe mbylla derën. Sa shkëlqeu një agim në qiell, Qiejt u errësuan, u mblodhën retë e zeza; Së shpejti e gjithë drita ishte kthyer në errësirë; Vëllai nuk mund ta njihte më vëllanë, Kafshët e qiejve nuk mund ta shihnin më njëri-tjetrin.” Utnapishti më pas përshkruan sulmin e stuhisë që shkaktoi tmerr të plotë e të gjithanshëm në anije. Pas kësaj, “Për gjashtë ditë e netë përmbytja vazhdoi, Era e tmerrëshmr pushtoi tokën. Kur zbardhi dita e shtatë, era u qetësua; oqeanet, – vërshimi – që kishin bërë luftë si ushtri, u pushuan. Hapa dritaren dhe pashë shkatërrimin, Dhe gjithë njerëzimi u shndërrua në baltë! Aq e lartë dhe aq e sheshtë sa mbi çatitë shtriheshin këneta. Dhe mijëra të vdekur – nga njerëzit, nga kafshët dhe bagëtia – shtriheshin duke notuar në baltë” Ai më pas vazhdoi të përshkruante përplasjen në mal, lëshimin e tre zogjve, kthimin e gjethes; pasuar nga zbarkimi, ndërtimin e një altari dhe më shumë.
Këto ngjarje kanë ndodhur jo një, por disa herë, dhe përsëri do të ndodhin. Është cikël. Edhe krijimi i botës në Bibël, i ngjan një dalje nga kataklizma dhe rifillim i jetës, megjithëse për shumë gjëra kemi kujtesë të cekët.
Nëse do të përcaktonim sa më saktë që të jetë e mundur se sa kohë kemi përpara kataklizmës së ardhshme; duhet të bëjmë diçka në kohën që na ka mbetur për t’u përgatitur për të. Disa thonë se shpëtimi mund të vijë duke u ngjitur lart, por agjencitë për fluturime në hapësirë merren me të tjera gjëra, në dukje pavlerë, përpara mbijetesës.
photo by: m.shein.com