• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vazhdon të jetë…

August 19, 2020 by dgreca

Astrit Lulushi

Në Sofrën Poetike të Diellit- Astrit Lulushi-

Shiko! Atje ai qëndron;-

Jo i guximshëm si më parë,-

Por është gjallë,-

Nga budallallëku yt.-

Mbaje mend mirë!-

Jo më shumë si njeri se të keq.-

Shiko në sytë e tij!

Nuk gjen dritë; asnjë,

Përveç shkëndijave;

Si në qiell tani

Dhe tani ikin;

Kafshë e egër

Kapur në grackë

Që kërkon të iki.

Si erdhi kjo bishë

Në formë njerëzore?!

-Jam dhe nuk jam. –

Atëherë, kush, pse je,

Fol?!

-Jam një gjë jo e re

Si natyrë njeriu.

Që joshet,

Gati të dalë,

Si bari i keq

Sa herë që thahet;

Tipar që luftoj pa pushim

Kundër frenimit në ngjitje;

Dhe peshave që mbajnë

Tërheqjen poshtë;

Frut i hidhur i farës së mbjellë;

Rezultati, fundi i pashmangshëm

Nga ligësia dhe fuqitë e gabuara;

Jam kujtesa e pamjeve

Dhe veprave mizore,

Hidhërimi i mbyllur,

Dhe urrejtja e pashpirt,

Që gërmon dhe gjen jetën sporadike

Në mallkimin e gjymtuar të atyre që vret.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi, Vazhdon të jetë…

FJALA

August 17, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi-
“Mirëdita!”, përshëndeti George W. Bush në parlamentin shqiptar, dhe shqiptarët u ngazëllyen, por vetëm për një çast, pa kapur bukurinë e fjalës që çdo mëngjes u kalon nëpër gojë. Sa shpejt harrohet efekti i momentit të parë?!“Mirëdita”, që presidenti amerikan tha si fjalë të parë, kaloi fillimisht në mendje dhe doli pasi u përpunua, çka tregon një mendje analitike dhe etje të jashtëzakonshme të njeriut për përgjigjet e pyetjeve të heshtura, të cilat zgjojnë interesin e fortë për të eksploruar çështje, filozofi dhe madje edhe mistik; fjala e parë zotëron qartësi dhe këmbëngulje në kërkimin për të vërtetën; me dëshirë për njohuri midis iluzionit dhe realitetit, ku shqiptarët sot notojnë.“Mirëdita” e pajis njeriun me këtë dëshirë të brendshme për daljen në ditë a dritë për të ndihmuar dhe u kujdesur për vete, për njerëzit që do, shtëpinë, familjen, për t’i bërë sa më të rehatshëm dhe të sigurt.Dashuria për miqtë është burim kryesor i lumturisë dhe nganjëherë i pakënaqësisë, kur miqtë të zhgënjejnë. Por s’ka gjë. Dëshira për të ndihmuar të tjerët është aq e fortë sa shpesh njeriu e gjen veten duke sakrifikuar nevojat personale për dikë tjetër, dhe ndonjëherë mund ta teprojë, duke u përfshirë thellë në jetën e të tjerëve.Fjala rrezaton energji dinamike dhe efikase. Me ‘të njeriu kontrollon veten dhe duket më i aftë, përndryshe pse duhen intervistat a bisedat, që shpesh zgjaten?Fjala shpreh guxim dhe përpjekje përballë vështirësive; dhe i bënë të tjerët të mendojnë se nuk do të tërhiqesh. Njeriu vishet në mënyrë dinjitoze dhe korrekte, duke u kujdesur për detajet e pamjes, por është fjala që kryen funksionin e parë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Fjala

Udhë labirinth

August 16, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi- Njerëzit kanë të drejtë në privatësinë e tyre. Por kështu ata kurrë nuk mund të njohin vërtet njëri-tjetrin; kujdesen, por nuk mund të pretendojnë të dinë gjithçka për njëri-tjetrin. Kjo është bota intime, privatësia; pa hyrje, pa dalje, as dyer, as dritare, por vetëm mure dhe asnjë tjetër brenda. Pavarësisht se thonë që s’ka mundësi, njeriu në fakt edhe i mbyllur mund të jetojë, në terr e pa ajër të pastër.
Vetëm njeriu i keq bën sikur e njeh plotësisht tjetrin. Me këtë pretendim ai ushqen frikën; është mënyrë për të mbajtur nën kontroll e sunduar.
Një thënie që rrjedh nga tregimi i Platonit për Sokrati, është “Unë e di se nuk di asgjë”. Por ndryshe mendojnë ata që kanë vetëm ide me luftra; që bëjnë sikur ndryshojnë pa u penduar, dhe kur diskreditohen ndryshojnë vetëm emrin. Vetë-izolimi si mënyrë jetese nuk është zgjidhje. Më parë njeriut i merrej gjithçka, dhe ai lihej i qetë kur mbetej pa asgjë. Pastaj në mur u hap një derë nga ku njeriu u lejua të ikë duke lënë pas gjithçka; kur ktheu kokën pa se kishte jetuar në shkretëtirë nën një shtet gërmadhë.
Njeriu tani ecën dhe mendon se sheh fytyra që i njeh, të etur për të arritur në një vend tjetër. Duken në nevojë. Thonë se e dinë për çfarë. Por janë mësuar të presin. Nuk duan të dinë se ndryshimi fillon me idenë, e cila kur mbetet e njëjtë sjell të njëjtat pasoja, edhe në mjedis tjetër. Ecja vazhdon me njeriun që vjen rrotull; ndeshet me të papritura, në çdo anë e përballë plot pasqyra, ku ai përplaset, thyen, rrëzohet, mendon se rruga ka dalje, dhe dritë mund shohë. Këtë udhëtim të tjerët e quajnë guxim të verbër në një tunel fasadë; është labirinth i ngrysur, me pasqyra mashtruese, me viktima gjithmonë në kërkim të fatit dhe me të tjerë që presin në rradhë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Edhe labirinthesh

Çfarë ndodhi?

August 15, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi-
Çfarë ndodhi me pasardhësit e Aleksandrit të Madh? Asgjë e mirë.Në vitin 323 pes, kur vdiq, Aleksandri kishte dy gra; Statirën, një nga vajzat e perandorit të mundur persian, Dari; dhe Roksanën, princeshë Sogdiane (Azia qendrore). Të dyja gratë ishin shtatëzanë. Aleksandri nuk kishte lënë asnjë plan se kush do ta zevendësonte nëse vdiste. Në çastet e fundit, kur gjeneralë u përpoqën ta detyronin të tregonte se kush do ta pasojë, ai vetëm tha, “kraterios” (më i forti). Më vonë disa thanë se ai kishte pasur në mendje Krateros, një nga gjeneralët e tij më të vjetër – por dëmi u bë.Gjërat u ndërlikuan nga prania e vëllait me aftësi të kufizuara mendore të Aleksandrit, Filip Arrhidaeus – shumica e gjeneralëve donin që në krye të vihej një person i aftë e i fortë, por kishte një fraksion që donte Arrhidaeus në fron.Roksana lindi një djalë, Aleksandrin IV. Kjo ndihmoi për të krijuar një kompromis me përkrahësit e Arrhidaeus: një lloj froni të dyfishtë për mbretin dhe trashëgimtarin. Por mundësia e një trashëgimtari rival ishte kompromis i brishtë. Kështu, Statira u vra së bashku me fëmijën tjetër të palindur të Aleksandrit. Zërat qysh atëherë kanë fajësuar Roksanën dhe Perdikas, regjentin e ri, për këtë vrasje.Tensionet mes gjeneralëve maqedonas filluan të shoqërohen me komplote dhe kundër komplote. Brenda një viti lufta u bë e hapur. Trupi i Aleksandrit – dhe arkivoli i artë që e mbante atë – u rrëmbye në rrugën për në Maqedoni dhe u tërhoq në Egjipt. Pas një beteje të ashpër në Egjipt, Perdikas u vra.Tani, Roksana dhe Aleksandri i ri ishin subjekt i një tjetër përleshje politike. Ata u vendosën në Maqedoni nën një regjent të ri, Antipaterin e moshuar. Brenda një viti Antipater vdiq dhe fronin e zuri Poliperchon. Djali i Antipaterit, Kassandër mendoi se ai duhej të ishte emëruar si regjent; intrigoi me gruan e Arrhidaeus, Eurydice dhe fitoi kontrollin e një mbretërie fatkeqe.Në 317–316 pes., fraksionet rivale secili kishte degën e vet të linjës mbretërore. Nëna e Aleksandrit, Olimpia – e kthyer në Epir – ngriti një ushtri dhe u bashkua me Poliperchon. Ajo zuri rob Arrhidaeus dhe Eurydicen dhe i vrau duke lënë kështu vetëm një pretendues legjitim në fron – dhe veten si fuqinë pas fronit. Fatkeqësisht, temperamenti i saj i nxehtë bëri miq të paktë; Kasander e sulmoi, ushtria e saj u shpërnda dhe ajo vetë u kap dhe u vra.Kasander tani kontrollonte Roxanën dhe Aleksandrin e ri. Më në fund, në 309, Kassander urdhëroi helmimin e tyre. Aleksandri ishte 14 vjeç. Në varret mbretërore në Vergina është gjetur një vazo që besohet të jetë urnë për hirin e Aleksandrit IV, djalit që kurrë nuk u bë mbret.Polyperchon paraqiti një trashëgimtar tjetër të mundshëm: Heracles, një fëmijë i paligjshëm i Aleksandrit të Madh dhe Barsinës, një fisnike persiane. Polyperchon u përpoq të organizonte një rebelim në emër të këtij trashëgimtari por kandidati i ri nuk zgjoi mbështetjen e shpresuar. Polyperchon bëri një marrëveshje me Kassandrin dhe vrau të fundin e fëmijëve të Aleksandrit së bashku me nënën e tij. Vija e Aleksandrit u shua plotësisht, 14 vjet pas vdekjes së tij.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Çfarë ndodhi?

Përtej durimit

August 12, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI-Lumi i kohës ka ngecur. Nën të asgjë nuk shihet. Është nxirrë, kapur nga fosile; nga ata që për pak popullin e çkombtarizuan. E mbajtën në errësirë edhe ditën, e verbuan. E ndanë nga bota. Gjëra të tmerrshme bënë. Burgosën e vranë vetëm se njerëzit donin të mendonin të kishin ëndrra. Çfarëdo ëndrre. I mbyllën në vetvete. I ngurtësuan, i imunizian ndaj goditjeve që kur të zbuteshin të bëheshin thërrime. I mësuan të mos i besonin askujt. Jetën e bënë të pavlefshme. Njeriu mund të jetë i kujdesshëm, por pak besim duhet t’i japë tjetrit, pasi nuk mund ta dish nëse është i keq ose jo.Shumica e njerëzve janë të mirë. Ata kanë familje. Dhe duan të jetojnë më të mirën që munden. Gjithmonë do të ketë njerëz të këqinj dhe do t’i njihni kur t’i takoni. Ndonjëherë nuk është kështu. Por nuk mund të lejoni që kjo t’ju ndalojë të bëni jetën tuaj të plotë e të lirshme dhe miq të zini dhe të shihni të mirën në njerëz. Sepse, nëse nuk e bëni, nuk do të gjeni kurrë lumturi. Ju që keni jetuar në një vend burg dhe e mbani mend. Jeta e brendshme ka një botë jashtë, megjithatë është botë e rrezikshme që e lini t’iu prekë. Ndonjëherë nuk ka asgjë që mund të bësh. Njerëzit e duan dhunën. Ata ngadalësojnë shpejtësinë kur shohin në anë të rrugës një makinë të përmbysur për të parë viktimat. Të njëjtët njerëz pretendojnë se e duan boksin, pa e kuptuar se çfarë është. Boksi ka të bëjë me respektin; fitore për vete dhe marrjen e saj nga tjetri. Boksi është një veprim jo natyral. Gjithçka në boks varet nga të ecurit prapa. Ndonjëherë mënyra më e mirë për të dhënë një grusht është të bësh hap prapa. Hap prapa shumë larg dhe nuk ke asgjë të godasësh. Disa njerëz do të thoshin se gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një luftëtar është zemra. Por më trego një luftëtar me asgjë tjetër përveç zemrës dhe unë do t’ju tregoj një njeri me shpresë që pret të humbasë. Magjia është të luftosh përtej durimit kur të tjerëve u është sosur. Është magjia e rrezikimit të gjithçkaje për një ëndërr që askush nuk e sheh përveç teje. Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk duan të hapin sytë dhe në terr humbasin.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Përtej durimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE
  • The Making of the Little Albania in the Bronx Map
  • “TOKA JONË: FILMI, ARKIVA, HISTORIA”
  • Historia e Postës Shqiptare, ura e komunikimit mes shqiptarëve
  • Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut
  • E vërteta do të vazhdojë të flasë…
  • Luigji Pirandelo njihte gjuhën shqipe, a ishte arbëresh?
  • KRONIKA E KOHËS SË REVOLTËS…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT