• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Libri “The Power of Myth” nga Joseph Campbell edhe në shqip

May 8, 2017 by dgreca

1-astrit_lulushi-300x223

Nga Astrit Lulushi/

Shqipëria vazhdon të prodhojë bunkerë, jo prej betoni,  por mendje të mbyllura, me dritare të vogla jo për të hyre drita por për të vjellur vrer kundër  ideve të reja, për mungesën e të cilave vetë komunizmi dështoi. Regjimi jetoi aq gjatë sa ndoshta u hoqi njerëzve natyrën njerëzore dhe ata mbetën si pyll i trisht i zhveshur.

Kush jemi, pse erdhëm, ku shkojmë? Të gjithë në udhëtimin për të provuar nëse jemi të denjë, ose të paktën kjo është ajo që Joseph Campbell gjeti kur na njohu me mitet që na kanë ndjekur gjatë shekujve.

Libri “Fuqia e Mitit” është i veçantë sepse është një intervistë mes burrave vërtetë të talentuar që respektojnë njëri-tjetrin dhe flasin për atë që duan, për jetën në përgjithësi, dhe Campbell thotë: “Unë do të marr pjesë në lojë, është një mrekulli edhe pse dhemb.” Nuk di se si mund ta përmbledhësh jetën më mirë se kaq. Jeta është e mrekullueshme dhe dëmton.

Campbell vazhdon: “Heroi është ai që vjen për të marrë pjesë në jetë me guxim dhe vendosmëri, në rrugën e natyrës, jo në rrugën e mllefit, zhgënjimit apo hakmarrjes personale”. Shkrimtarët e ekranit e përdorin punën e Campbellit për të përshkruar filmat sepse është udhëtimi që ne të gjithë e njohim ose në sipërfaqe ose poshtë në nënndërgjegjen tonë dhe e dimë se ne jemi heronj të udhëtimit tonë.

“Pra, Jezusi thotë, mos gjykoni që ju të mos gjykoheni, domethënë, vendoseni veten në pozicionin e Parajsës përpara se të mendoni për të mirën dhe të keqen.” Me këtë deklaratë, Campbell përpiqet të thotë se ne duhet t’i shohim gjërat nga një nivel më i lartë. Një gjarpër helmues nuk është i keq ashtu siç është. Kur e vrisni për të shpëtuar dikë, ju jeni duke thënë jo për situatën, nuk jeni duke thënë se gjarpri është i keq.

“Fuqia e Mitit”, Shtëpia Botuese Milosa, 2017 Tiranë, është i lehtë (relativisht) për të kuptuar dhe hapur para nesh botën e  mitit – kjo e bën Joseph Campbell të jetë heroi i librit, dhe përkthyesin Faruk Myrtaj zëdhënësin e tij në shqip.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, edhe në shqip, Libri "The Power of Myth", nga Joseph Campbell

Qeverisje pameritë

May 6, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Washington/

Kur rrugëve sheh njerëz të rrudhur, kërrusur, të rënduar nga hallet a të alkoholizuar, të mbuluar me lecka a tesha të vjetëruara, duke lypur, por edhe nga ata me faqe të mbushura, të qeshur, barkfryrë, të vetë kënaqur (nga që ende nuk janë zbuluar për vjedhjet e tyre?), me makina luksoze, të veshur ‘firmato’, disa duke shfrytëzuar a shpërdorur pozitën, dhe të tjerët me paratë e prindërve të tyre, fillon të mendosh. Dikur, diku qeveria ka gabuar, sepse kjo gjendje tregon se nga vjelja e të ardhurave nga populli – baza e buxhetit të një shteti – shumë pak shpenzohen për njërën palë, dhe shumë shumë, për palën tjetër. Një ndarje e tillë është padrejtësi, njësoj si të parit me njërin sy dhe syrin tjetër të mbyllur, përbën diskriminim.
E keqja nuk lë pasardhës, por ajo vazhdon të trashëgohet dhe nga dita në ditë bëhet më e keqe. Ashtu si rezultate të shkencës herë-herë bien ndesh me arsyen, sepse duke prodhuar të kundërtën i jep vetes të drejtën të vazhdojë të mbetet në skenë edhe pse përballë një audience që e ri-fishkëllenë.

Edhe një zyrtar që qeveris vetëm me synimin për të mbetur në pushtet, dhe bën cdo gjë për ta ruajtur atë, është i pameritueshëm. Halli i tij nuk është i popullit, ndërkohë që natë e ditë, populli duhet të përbëjë të vetmin shqetësim të tij.   

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Qeverisje pameritë

Mësim historie

May 2, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Historia mësohet, nuk kopjohet. Të kopjosh tjetrin do të thotë të biesh në kurthin me gabimet e tij. E kundërta ndodh kur mëson, pasi i kupton gabimet, i ndreq ose nuk i përsërit ato. Shqiperia, thonë, me çadra në bulevard e Kryeministri përballë, po kthehet jo në ’96 as në ’91, por në ’46, kur komunistët shfarosën opozitën, dhe shpallën Republikën e tyre. 

Por sot koha është ndryshe – vendi është demokraci dhe anëtar në NATO – megjithatë, shqipëtarët janë të njëjtë. Ata nuk kanë ndryshuar, janë gjithënjë të mbushur me urrejtje, që nuk dihet ku e ka burimin.

Sado të vuajtur,  ata janë të prirur drejt sundimit. U pëlqen monizmi, sepse vetëm atëherë krijohen kushtet për të shprehur pakënaqesi, pëshpëritur urrejtjen, për të folur fshehurazi. Ata nuk janë në gjendje të flasin hapur, liria end nuk i ka prekur, në rrugë të reja nuk ecin. Pse të mundohen duke hapur shtigje, kur kanë gati gjurmët e të parëve, edhe pse i shajnë për rrugën që ndoqën?

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Mësim historie

Botë e njeri

April 29, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Bota është burg, me përjashtim se në ‘të të gjithë janë të dënuar me vdekje. Njerëzit presin në radhë, dhe në proces harrojnë se nuk janë vetëm – u duket se do të jetojnë gjithmonë; zihen, grinden, luftojnë njeri-tjetrin, të pushtuar nga Uni, fryhen, shtypin, pasurohen, dhe kur afrohet koha të vdesin, dridhen, përqafojnë fenë, japin dhurata, bëhen bamirës, pendohen -për të qetësuar a shpëtuar shpirtrat e tyre – megjithatë, ata shtiren. 

Parë nga lart Toka është një ishull në ‘oqeanin’ e qiellit, duket pikë e vogël në hapësirën pa-kufi, dhe njerëzimi, s’është gjë tjetër veçse një Robinson Kruzoe. Libri me të njëjtin titull, shkruar nga Daniel Defo në vitet 1700, që shënoi fillimin zhanrit të romanit anglisht, tregon jetën e njeriut në izolim apo në ishull. Novelisti James Joyce (1882-1942) thoshte se Kruzo simbolizon shpirtin anglo-sakson me tiparet si “kolonist, i pavarur, mizor i pandërgjegjshëm, këmbëngulës, me inteligjencë të ngadaltë por efikase, apatik, me veprime të përllogaritura.” 

Defoe, nëpërmjet Kruzos, tregon se si njeriu, në karakter, zhvillohet nga një gjendje primitive në një më të qytetëruar, duke sfiduar gjendjen natyrore. Robinson Kruzo i jetës në ishull, megjithatë, është edhe simbol i njeriut të parë, ku njerëzimi sot mund të kuptojë se si ka qenë fillimi i tyre dhe i kësaj bote.

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi, Botë e njeri

Jetë e iluzion

April 17, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Liria është iluzion për të krijuar realitet të rremë. Njeriu jeton i ndërvarur, nga lindja në vdekje. I sapo lindur ai ka nevojë fizike për ndihmën e të tjerëve, kur rritet, i ngarkohet të punojë kundrejt pagesës për ta bërë të ndërvarur edhe ekonomikisht. Cdo njeri që nuk ndjek këtë rrugë mënjanohet si skarcitet shoqëror. Liria në thelb nuk ekziston.

Por njeriu beson dhe merr udhën drejt saj, edhe pse ankohet se është lindur për një periudhë të shkurtër kohe, të cilën e shpenzon aq shpejt sa ajo merr fund në momentin kur mendon se është bërë gati për ‘të. ‘Jeta është e shkurtër, arti është i gjatë’, thoshte Aristoteli, që ndonjë mund ta kuptojë thjesht se jeta mbaron, arti jeton. Duke folur mbi Natyrën që e kishte bërë njeriun  ‘jetëshkurtër’, ndërsa disa kafshë të jetonin deri 5 deri 10 herë më shumë, Filozofi thoshte se jeta e njeriut është mjaft e gjatë nëse lë pas, ose e kalon duke bërë, vepra të mira. 

Përfshirja, përmbledhja politike e shoqërore është ‘kompleksitet’. Ajo që i shtynë institucionet në cdo qytetërim të bëhen politikisht komplekse është mënyra hierarkike e tyre. Një kooperativë fshatrash – bashkim fisesh – nuk mund të quhet qytetërim pasi nuk është shoqërisht e politikisht përmbledhës. Kur një mijë vjet më vonë, arrihet që familja mbretërore të jetojë në pallat, ruajtur nga ushtarë profesionistë, e ndarë nga masa prej klanesh, dhe nga një kastë klerikësh që kujdeset për fenë, atëherë mund të thuhet se  është krijuar kushti politik e shoqëror ‘kompleks’ – qytetërimi. 

Historikish, asnjë shoqëri fisesh, sado e zhvilluar, kurrë nuk është quajtur qytetërim – ashtu si një poet sot nuk mund të quhet disident sepse thotë që në kohën e diktaturës i lexonte vargjet e tij para një salle të zbrazët, pa audiencë. “Por heshtja publike, leximi pa zë, i poezive nën diktaturë,” thotë shkrimtari Faruk Myrtaj, “është më shumë disidencë se pagesa për të mbetur famoz edhe asokohe.”

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Jetë e iluzion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 89
  • 90
  • 91
  • 92
  • 93
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT