• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ujq e njerëz

March 11, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Për të qenë shoqëri, kafshë është gjithçka që duhet të jemi në disa gjëra. Hierarkia është rregullim nga maja në bazë. Shoqëria udhëhiqet nga hierarki. Po ashtu  edhe kopeja ka hierkinë e saj. Ata që janë në krye, të parët e vërtetë, janë mbrojtës kundër ndërhyrjes, por rrallë pohojnë veten brenda grupit, rrallë veprojnë me agresion, rrallë japin urdhra, dhe nuk përdorin forcën fizike të kontrollit.
Një elitë njerëzore nuk duhet ta ngrejë kurrë zërin. Të tjerët nuk e kuptojnë që është në krye. Nëse bërtet për të tërhequr vëmendjen askush nuk të sheh si drejtues, por si njeri jashtë kontrollit. Udhëheqësi i vërtetë ushtron autoritetin përmes mbikëqyrjes së qetë të atyre që varen prej tij.
Ekspertët, duke studiuar tufa ujqërish, e quajtën Alfa kryesuesin e kopesë, prej të cilit Elitat e njerëzve kanë ç’të mësojnë:
Një Alfa zakonisht ha i pari, vendos kur dhe cili do të hajë më pas, frymëzon besim përmes kujdestarit të vendosur prej tij për sigurinë dhe mirëqenien e grupit; ai nuk është domosdoshmërisht më i forti ose më i shpejti, por mund të ndëshkojë një anëtar të grupit me një vështrim ose me zë të ulët, dhe e përdor fuqinë me gjykim.
Nuk shohim një Alfa të vërtetë, nëse ai duhet të bërtasë, të ngacmojë ose të sulmojë ata që janë nën’të për t’i nënshtruar. Me këtë sjellje Alfa humbet besimin e tufës dhe i rrezikon të gjithë përmes pasigurisë së tij, përmes shfaqjes së frikës dhe mungesës së guximit. 
Nëpërmjet studimeve të grupimeve të mëdha të ujqërve është mësuar se krakteristika kryesore e një ujku Alfa është vetë-siguria. Ai e di se çfarë është më e mira për kopenë e tij, dhe udhëheq me shembullin e vet.
Në fund të hierarkisë është Omega, ujqërit e rangut më të ulët. Omega në përgjithësi ha e fundit dhe shërben si një valvul çliruese pakënaqësie e tufës. Ajo mban barrën e tensioneve kur tufa bëhet subjekt sulmi nga grabitqarët ose nga tufat rivale. Omega vepron si një lloj lidhje shoqërore. Ajo është aq kyçe për strukturën e grupit, saqë kur grupi humbet, hyn në periudhë të gjatë zie, ku e gjithë tufa ndalon gjuetinë dhe thjesht shtrihet sikur të mos kishte më ndonjë arsye për të vazhduar. Humbja e omegës mund të kërcënojë kohezionin shoqëror dhe të vërë në rrezik të gjithë tufën. Në varësi të përbërjes së kopesë, një Omega mund të mos zëvendësohet lehtësisht. Omegë e re nënkupton ulje në nivel të të gjithë tufës, dhe kjo destabilizohet. Njerëzit mund të mësojnë shumë nga ujqërit. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Astritb Lulushi, Ujq e njerëz

Përçudnim

December 27, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/ Për të parët tanë mendojmë se çfarë nuk dinin. Shumë gjëra dinin. Herë herë i shohim me adhurim veprat e shkruara që na kanë lënë. Edhe më të duruar kanë qenë. Uleshin me orë të tëra, me brryle mbështetur në tryezë, mendonin e shkruanin, zhgarravisnin, korrigjonin dhe në fund i linin mënjëanë për shumë kohë, sa që dukeshin shfrime çastesh të vetmuara. Këto sot janë vlerat tona. Ishin brez tjetër, shkolluar ndryshe, edhe rrahur ndonjëherë nga mësuesi, por mësuan dhe nuk i braktisën librat. Komunistë sollën një tjetër sistem arsimi; i mbyllën dyert e shkollave, i spastruan, dhe i hapën duke vënë policinë politike (sigurimin) roje të dyerve. Në to kalonin nxēnēs të seleksionuar sipas përbërjes politike (biografisë). Aftësia u mohua. Ishte kohë e luftës së klasave. E çfarë lufte se; Një klasë e lidhur këmbë e duar dhe klasa tjetër që godiste me sa fuqi kishte. Klasa e shtypur, pasi kishte humbur, dërgohej në tregun e punës e prodhimit, ku përsëri i duhej të bëhej mish për top, siç i thonë. Kështu, shtyp, shtyp e shtyp, me këmbë e me duar, komunistët u industrializuan dhe krijuan proletariatin, që i ngjante mishit të skaduar të përpunuar në fabrikë sallami, duke u bërë grushti a shkopi i diktaturës; shoqëri e përçudnuar ndërtuar së prapthi që ata e quajnë “arritje”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astritb Lulushi, Perçudnimi

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT