Nga Astrit Lulushi/Për të qenë shoqëri, kafshë është gjithçka që duhet të jemi në disa gjëra. Hierarkia është rregullim nga maja në bazë. Shoqëria udhëhiqet nga hierarki. Po ashtu edhe kopeja ka hierkinë e saj. Ata që janë në krye, të parët e vërtetë, janë mbrojtës kundër ndërhyrjes, por rrallë pohojnë veten brenda grupit, rrallë veprojnë me agresion, rrallë japin urdhra, dhe nuk përdorin forcën fizike të kontrollit.
Një elitë njerëzore nuk duhet ta ngrejë kurrë zërin. Të tjerët nuk e kuptojnë që është në krye. Nëse bërtet për të tërhequr vëmendjen askush nuk të sheh si drejtues, por si njeri jashtë kontrollit. Udhëheqësi i vërtetë ushtron autoritetin përmes mbikëqyrjes së qetë të atyre që varen prej tij.
Ekspertët, duke studiuar tufa ujqërish, e quajtën Alfa kryesuesin e kopesë, prej të cilit Elitat e njerëzve kanë ç’të mësojnë:
Një Alfa zakonisht ha i pari, vendos kur dhe cili do të hajë më pas, frymëzon besim përmes kujdestarit të vendosur prej tij për sigurinë dhe mirëqenien e grupit; ai nuk është domosdoshmërisht më i forti ose më i shpejti, por mund të ndëshkojë një anëtar të grupit me një vështrim ose me zë të ulët, dhe e përdor fuqinë me gjykim.
Nuk shohim një Alfa të vërtetë, nëse ai duhet të bërtasë, të ngacmojë ose të sulmojë ata që janë nën’të për t’i nënshtruar. Me këtë sjellje Alfa humbet besimin e tufës dhe i rrezikon të gjithë përmes pasigurisë së tij, përmes shfaqjes së frikës dhe mungesës së guximit.
Nëpërmjet studimeve të grupimeve të mëdha të ujqërve është mësuar se krakteristika kryesore e një ujku Alfa është vetë-siguria. Ai e di se çfarë është më e mira për kopenë e tij, dhe udhëheq me shembullin e vet.
Në fund të hierarkisë është Omega, ujqërit e rangut më të ulët. Omega në përgjithësi ha e fundit dhe shërben si një valvul çliruese pakënaqësie e tufës. Ajo mban barrën e tensioneve kur tufa bëhet subjekt sulmi nga grabitqarët ose nga tufat rivale. Omega vepron si një lloj lidhje shoqërore. Ajo është aq kyçe për strukturën e grupit, saqë kur grupi humbet, hyn në periudhë të gjatë zie, ku e gjithë tufa ndalon gjuetinë dhe thjesht shtrihet sikur të mos kishte më ndonjë arsye për të vazhduar. Humbja e omegës mund të kërcënojë kohezionin shoqëror dhe të vërë në rrezik të gjithë tufën. Në varësi të përbërjes së kopesë, një Omega mund të mos zëvendësohet lehtësisht. Omegë e re nënkupton ulje në nivel të të gjithë tufës, dhe kjo destabilizohet. Njerëzit mund të mësojnë shumë nga ujqërit.