• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THE JERUSALEM POST (1982) / MBRETI LEKA ËSHTË JASHTËZAKONISHT I MËRZITUR ME DËSHTIMIN E PËRPJEKJES SË GRUSHT SHTETIT NË SHQIPËRI

July 27, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Korrik 2021

“The Jerusalem Post” ka botuar, me 30 shtator 1982, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Leka Zogut I pas dështimit asokohe të një grusht shteti në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Johannesburg (UPI). – Mbreti në ekzil Leka i Shqipërisë është “jashtëzakonisht i mërzitur” në dështimin e përpjekjes së grusht shtetit të emigrantëve në fundjavë por nuk ishte “i përfshirë në mënyrë aktive” në të, tha dje gruaja e tij. Mbretëresha Susan, e lindur në Australi, e cila u zhvendos me Mbretin në Johannesburg nga Zimbabve në 1980, i tha UPI-it se burri i saj i kishte folur të martën nga Parisi në lidhje me dështimin e grusht shtetit. Forcat shqiptare të sigurisë thanë se “likuiduan” një grup të armatosur emigrantësh që zbarkuan në bregdetin e Adriatikut të shtunën në mbrëmje.

Mbreti Leka, 43 vjeç, ka thënë në disa raste gjatë 10 viteve të fundit se ai po përgatiste një grusht shteti të armatosur kundër regjimit të Tiranës. Ai tha në Zimbabve në 1979 se “kontrollon një depo të madhe armësh” në Madrid dhe “policia dhe ushtria e dinë gjithçka për këtë”.

Pas pavarësisë së Zimbabve, ai erdhi në Afrikën e Jugut dhe mbajti një profil (qëndrim) të ulët politik – pjesë e një marrëveshje leje qëndrimi me qeverinë e Afrikës së Jugut, thanë disa burime politike.

Burimi: © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/the-jerusalem-post-1982-mbreti-leka-eshte-jashtezakonisht-i-merzitur-me-deshtimin-e-perpjekjes-se-grusht-shtetit-ne-shqiperi/

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Mreti Leka 1, shqiperia

NDERIMI I GJON MILIT NË TAKIMIN E 12-të NË FRANCË-1952

June 29, 2021 by dgreca

1952 / KUR GJON MILI NDEROHEJ NË “TAKIMIN E DYMBËDHJETË NDËRKOMBËTAR TË FOTOGRAFISË” NË FRANCË – REAGIMI KUR PA FOTOGRAFINË E MACES SË TIJ “BLACKIE”.

Nga Aurenc Bebja*, Francë /

“American Photographer” ka botuar, në dhjetor të 1981, një shkrim special për fotografin e njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Raport nga Provence (Francë)

Arles, Francë – Në 1952, Gjon Mili udhëtoi në çdo cep të Provence për të bërë një ese për revistën Life; këtë vit, ai u kthye si i ftuar nderi në “Takimin e dymbëdhjetë ndërkombëtar të fotografisë”, ku fotografët mblidhen gjatë gjithë verës për ekspozita, prezantime dhe seminare studentore. 

Për Milin ishte një përvojë mbresëlënëse dhe shumë nga miqtë e tij (përfshirë Henri Cartier-Bresson, i cili rrallë merr pjesë në evenimente të tilla) bënë një përpjekje të veçantë për të qenë me të.

Puna e Milit u prezantua një mbrëmje në pjesën e jashtme të teatrit antik romak. Në shfaqjen e imazheve të tij në atë ekran gjigant dhe veçanërisht ai i maces së tij Blackie, fytyra e Milit rrezatoi. Në përfundim të prezantimit, ai u gjet përballë një turme të madhe dhe me hezitim qëndroi për të pritur duartrokitjet e audiencës. I pyetur nëse ndihej shkëlqyeshëm, Mili u përgjigj në mënyrë tipike të matur : “Jo, por ndihem më mirë.” — A.W.

  • E dergoi per Diellin, autori- (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)
  • https://www.darsiani.com/la-gazette/1952-kur-gjon-mili-nderohej-ne-takimin-e-dymbedhjete-nderkombetar-te-fotografise-ne-france-reagimi-kur-pa-fotografine-e-maces-se-tij-blackie/. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurenc Bebja, France 1952, GJON MILI

KRYEMINISTRI QË MBROJTI NË EUROPË KAUZËN E MBRETËRISË SË RE QË KISHTE VETËM ARMIQ

April 26, 2021 by dgreca

  • A FRANCE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME TURHAN PASHËN, MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME DHE PRESIDENTIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË SHQIPËRISË/

Nga Aurenc Bebja*, Francë/

“La France” ka botuar, të mërkurën e 22 korrikut 1914, në ballinë, intervistën ekskluzive me Turhan Pashë, asokohe kryeministër dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Intervistë me Turkhan Pashën-Ministër i Punëve të Jashtme dhe President i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Për muaj me radhë Turkhan Pasha, ministri i jashtëm shqiptar, po vrapon nga kryeqyteti në kryeqytet për të përhapur fjalën e mirë në favor të Shqipërisë.

Askush nuk është më i kualifikuar se ai për këtë; Një diplomat i zgjuar, që ka një karrierë të gjatë pas tij, ai ishte dikur ambasador i Turqisë në Shën-Petersburg, ku la atje kujtimet më të mira. Turkhan Pasha ishte në pension kur shpërthyen ngjarjet në Ballkan. Sapo mbretëria u formua nga Fuqitë e Mëdha, ashtu si Esad Pasha, ai u vu në shërbim të vendit ku kishte lindur.

Princi e dërgoi shpejt në të gjithë Evropën për të mbrojtur kauzën më të vështirë dhe më mosmirënjohëse ndonjëherë: atë të një mbretërie të re që kishte vetëm armiq.

Diplomati i vjetër e ka bërë atë në mënyrë të admirueshme. Ne e pamë atë rradhazi në Vjenë, Berlin, Romë dhe Shën-Petersburg, duke mbështetur me fjalët e tij të përkushtuara mendimin lëkundës të kancelarive evropiane.

Turkhan Pasha gjendet tani në vendin tonë. Ai u largua nga banesa e vogël në rrugën Friedland, ku vinte dikur me gruan dhe princeshën e re, vajzën e tij. Ai ka vendosur, vetëm për disa ditë, bagazhet e tij në një hotel të qetë në bregun e djathtë dhe nga atje, pa zhurmë, pa zëra, ai përgatit veprën e madhe të organizimit të Shqipërisë.

Turkhan është rreth 70 vjeç. Nga qëndrimi i tij në ambasadat evropiane, ai ka mbajtur qëndrimet e tij të sjellshme dhe të dalluara të diplomatëve evropianë. Asgjë tek ai të shqiptarit malësor. Që në minutën e parë, ai më tha besimin e tij për Princ Vilhelmin :

“I mandatuar nga Evropa, ai ka vullnetin më të mirë dhe nuk i mungon guximi. Ai duhet dhe do të qëndrojë në postin e tij çfarëdo që të ndodhë. Atë e duan në Shqipëri, mund t’ua afirmoj këtë; në udhëtimin e tij të parë në vendet tani në revoltë, asnjë sovran, e afirmoj këtë, nuk ishte aq i përkëdhelur dhe aq i pritur mirë. Kush nuk ka armiq në tokë? më tha Turkhani. Do të më thoni se ka një kryengritje. Në fakt ka dy kryengritje. Së pari ajo e Shqipërisë së Poshtme i nxitur nga grekët. Por, meqenëse zgjidhja e kësaj çështje i është besuar Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, nuk ka pse të shqetësohemi. Komisioni është rezultat i vullnetit të Evropës dhe çështja sigurisht që do të zgjidhet në përputhje me vendimet e Londrës.

Kryengritja e dytë, ajo e Shqipërisë së Mesme, pa asnjë bazë, sigurisht që do të marrë fund, për shkak të mungesës së parave, për shkak të mungesës së qëllimit; udhëheqësit e pasur ose llafazanë (oratorë) që e nxitën atë do të përfundojnë duke u nënshtruar. Unë e kuptoj një mbretëri që kërkon përmirësime, një mbretëri që dëshiron të bëhet republikë, por në këtë mbretëri arkaike të Shqipërisë, si mund të flasim për transformime kur asgjë nuk ekziston!

Kur princi erdhi, ata e duartrokitën; fjalimi i një shefi shkatërroi punën e filluar, disa fjalë të mbretit i qetësuan. Fatkeqësisht ! vazhdoi Turkhan Pasha, neve na injorojnë këtu. Sidoqoftë, të gjithë duhet ta dinë se Shqipëria e vogël, krijim i Evropës, ka vetëm dy qëllime:

1° Rigjenerimi i vetvetes përmes punëve publike dhe tërheqja kështu rreth saj e përpjekjeve të industrialistëve dhe biznesmenëve të Evropës;

2° Jetesa në marrëdhënie të mira me fqinjët; kjo është në interesin e saj pasi që vetëm me qetësi do të jetë në gjendje të përparojë. Shqipëria, me princin dhe udhëheqësit e saj, është e përkushtuar të bëhet një element i paqes në Ballkan.

Por për të arritur këtë qëllim, ajo ka nevojë mbi të gjitha për huanë që i kishin premtuar, jo vetëm gojarisht, por me shkrim nga fuqitë nënshkruese të Traktatit të Londrës.

Janë premtuar shtatëdhjetë e pesë milion; dhjetë milion janë dhuruar (derdhur) nga Austria dhe Italia; ato janë marrë, sigurisht, por ende nuk janë shpenzuar. Por nevojat janë të mëdha. Shpresojmë ta marrim këtë hua, dhe se ajo është e garantuar, shumë serioze në një fjalë. Madje është një marrëveshje e mirë dhe nëse do të kisha para, më tha Turkhan Pasha, unë do të isha i pari që do të investoja.

Megjithëse e vogël, vazhdon Pashai, Shqipëria ka burime të mëdha: pyje, miniera, bujqësi, asgjë, deri më tani nuk është shfrytëzuar. Por na duhen rrugë, mjete komunikimi, të cilat, falë kësaj kredie, nuk do të mungojnë më. 

Shqipërisë ka nevojë për kredi, më tha Turkhani duke qeshur. Si e prisni që brenda tre muajsh të kemi Champs-Elysées, një hotel Regina dhe një muze të Luvrit? Ne që jemi lënë jashtë Evropës për shekuj me radhë, si mund ta transformonim vendin për kaq pak javë?

Unë do të kthehem në Durrës për 16 ditë, vazhdon ai; Do të kaloj nëpër Vjenë; Unë tashmë kam caktuar përfaqësues shqiptarë në Beograd dhe Athinë, në mënyrë që të mbajmë marrëdhënie të mira me këto vende.

Sa i përket Turqisë, Shqipëria është në një farë mënyre vajza e saj shpirtërore, është logjike që ne të kemi marrëdhëniet më të mira me të. Perandoria Osmane drejtohet, në këtë kohë, nga njerëz të shquar; Simpatitë turke nuk kanë munguar kurrë në Shqipëri; tre të katërtat e popullsisë janë myslimanë, dhe Sulltani duke qenë edhe Kalif i të gjithë myslimanëve, ne duam ta mbajmë këtë mike besnike.

Sa për mobilizimin italian, nëse do të përgatitej një zbarkim në Shqipërinë e Jugut, nuk mendoj se do të ishte i suksesshëm. Siç ju thashë, Komisioni i Kontrollit është duke negociuar me z. Zographos dhe unë ende shpresoj që çështja epirote të zgjidhet pa probleme, në interesin më të mirë të shqiptarëve.

Ne do të ishim plotësisht të lumtur nëse Franca do të na njihte më mirë. Shumë nga udhëheqësit tanë, mjekët tanë, zyrtarët tanë kanë studiuar në Francë, në Montpellier, në Lyon. Të gjithë ju duan. Unë kam qenë me Esad Pashën në qeveri; idetë e tij kanë qenë të ndryshme nga të miat ndonjëherë; por në këtë pikë, unë pajtohem me këtë mik të vjetër: “Ne e duam Francën dhe do të donim që të gjithë këtu ta dinë këtë!””

Pierre Villatte

*(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-1914-intervista-ekskluzive-me-turhan-pashen-ministrin-e-puneve-te-jashtme-dhe-presidentin-i-keshillit-te-ministrave-te-shqiperise/.

Filed Under: Interviste Tagged With: Aurenc Bebja, Turkhan Pasha

FRANCEZ HENRI CARTIER-BRESSON PËR GJON MILIN

February 13, 2021 by dgreca

HENRI CARTIER-BRESSON-

FOTOGRAFI I FAMSHËM FRANCEZ HENRI CARTIER-BRESSON : “GJON MILI, MJESHTËR I FOTOGRAFISË.”/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Shkurt 2021/

Në faqen n°254 të librit “Gjon Mili : photographs & recollections”, botuar në vitin 1980 nga New York Graphic Society (Boston), gjejmë shkrimin (mendimin) e fotografit të famshëm francez Henri Cartier-Bresson për fotogfrafin shqiptar me famë botërore Gjon Milin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Meqenëse jam fotograf, do ta përdorja aparatin tim për të fotografuar Milin; dhe në mbishkrimin (epitafin) tim do të shkruhej se sa mirënjohës i jam atij për gjykimin e tij të mprehtë dhe krijues.

Kur bëjmë shaka, siç bëjmë shpesh, ai më quan “një amator i thjeshtë”, ndërsa unë i referohem atij, “se jam një profesionist i vërtetë”.

E vlerësoj përkushtimin e tij për profesionin në të cilin ai hyri si në urdhrat e shenjtë, gati një mijë vjet më parë; sepse mësojmë aq shumë nga kjo aftësi teknike për të cilën Mili është mjeshtër.”( Dars (Klos), Mat – Albania)- https://www.darsiani.com/la-gazette/fotografi-i-famshem-francez-henri-cartier-bresson-gjon-mili-mjeshter-i-fotografise/. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Aurenc Bebja, GJON MILI, Henri Cartier-Bresson

FAIK KONICA: JO ANEKSIM, AS NËNSHTRIM!

February 9, 2021 by dgreca

LA PATRIE (1901) / FAIK KONICA : “NUK PRANOJMË AS ANEKSIM AS NËNSHTRIM NDAJ ITALISË ! MË MIRË TË QËNDROJMË TURQ SESA TË BËHEMI ITALIANË!”/

Nga Aurenc Bebja*, Francë /

“La Patrie” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1901, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e Faik Konicës (Thrank Spirobeg) ndaj qëllimeve italiane asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Italia dhe Shqipëria

Intrigat u zbuluan. – Përgjigje nga patriotët shqiptarë.

 (Shërbimi special i La Patrie) 

Vjenë, 7 korrik. – Trazira e nxitur në Shqipëri nga emisarët italianë për të krijuar një lëvizje opinioni në favor të aneksimit nga Italia ka marrë një goditje fatale. Nëse italianët ende imagjinojnë që shqiptarët kanë dëshira të zjarrta për t’u bërë nënshtetas të mbretit Viktor Emanuel, kjo është për vetëkënaqësinë e tyre.

Botimi i fundit i Albania-s, organi i komiteteve revolucionare shqiptare, i cili botohet në Bruksel, përmban një artikull të nënshkruar nga Z. Thrank Spirobeg mbi çështjen e propagandës italiane në Shqipëri. Kujtojmë që Z. Spirobeg është udhëheqësi i njohur i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe se ai u internua nga qeveria Osmane për pjesëmarrjen e tij aktive në një fushatë trazirash që synonte ta bënte Shqipërinë të pavarur nga Turqia.

Z. Spirobeg nuk heziton t’i vë flakën barutit. Ai deklaron kategorikisht se përkëdheljet italiane janë të dyshimta për nacionalistët shqiptarë.

“Italia, vazhdon ai, i ka dhënë vetes misionin pak a shumë të mprehtë të provokimit të konflikteve të armatosura në Ballkan dhe të përfitimit nga çrregullimi që një luftë do të shkaktonte për të aneksuar Shqipërinë ose për ta nënshtruar atë në protektoratin e saj.

Shqiptarët nuk janë më shumë një racë latine sesa japonezët; ata nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin italian, as gjuhën, as traditat, as fatet. Nëse ne kërkojmë autonominë tonë, është pikërisht për të forcuar dhe zhvilluar një kombësi të pavarur. Por ne do të kundërshtojmë me forcë planet e Italisë, e cila dëshiron të bëjë me Shqipërinë atë që bëri Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën. Më mirë të qëndrojmë turq sesa të bëhemi italianë!”

Nëse kjo gjuhë e qartë nuk dëgjohet në Romë, kjo është për shkak se ministrat italianë kanë një vesh të shurdhur!( 7 Shkurt 2021(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Filed Under: Kronike Tagged With: Aurenc Bebja, Faik Konica, La Patrie

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT