• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI NJOHUR BAHRI MYFTARI

November 11, 2016 by dgreca


2-myftari-png
Me hidhërim të madh lajmërojmë se sot  më 11 nëntor 2016, u nda nga jeta shkrimtari, publicist dhe aktivisti shoqëror Bahri Myftari.Bahriu lindi në Elbasan në vitin 1944, në një familje të njohur. Atje u edukua dhe u shkollua dhe më pas kreu studimet në Institutin Pedagogjik dhe u dplomua si mësues. Profesuonin më fisnik nën diell atë të mësuesit e ushtroi në disa fshatra të Elbasanit dhe më pas në qytetin e Elbasanit. Ai u dallua mbi shokët e tij për përkushtimin e edukimit të brezit të ri.Por ajo që e bëri një personalitet të njohur në Shqipërië dhe jashtë kufijëve ishte aktiviteti si shkrimtar.  Ai filloi të botojë në moshë të re  dhe provoi disa gjini, dramën, reportazhin, por u shqu në gjininë e tregimeve.

Ai botoi një korpus të vërtetë përmbledhje me tregime, që janë pritur e vlerësuar nga lexuesi i gjerë.Tregimet e tij u vlërësuan nga autoritete të njohura si Vath Koreshi, Perikli Jorgoni, Behar Gjoka, Koçi Petriti, Teodr Laço, Gëzim Zilja, Enver Lepenica, Qazim Shehu, Anastas Kondo, Bardhosh Gaçe etj.Të gjith këta kanë vënë  në dukje veçoritë e tregimeve të tij që dallojnë dhe se prurjet e tij në fushën e letërsisë së ditëve tona janë me vlera.

Bahri Myftari është dalluar edhe si aktivist shpoqëror, ai me mënçuri dhe shpirtin e tij demokratik, pa degradimin e sistemit diktatorila komunist dhe u radhit në vijën e parë të luftëtarëve për të përmbysyr atë diktaturë.Në sistemin demokratik ai ishte një nga krijuesit dhe udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate dhe luftoi me të gjitha forcat për trumfin e idealeve demokratike.

Bahri Myuftari u shqua edhe në fushën e publicistikës, në krah të publicistëve të njohur Fahri Balliu, Astrit Nuri, Xhevat Mustafa etj ai dha kontributin e tij të vlefshëm për triufmin e ideve demokratike.

Edhe në pension ai ishte njeri aktiv dhe ishte çdo ditë në punë, me shkrime publicistike, me tregime në shtypin e përditshëm, me pjesmarrje e diskutime në aktivitet kulturiore, në çdo rast duke dhënë mendimin e tij me guximin që e karakterizonte dhe me qytetari.

Humbja e tij, është humbja e një intelektuali dhe shkrimtari që nuk bënte gjumë për problemet e shoqërisë sonë.

Ngushëllime familjes. Qoftë i pa harruar emëri dhe vepra e tij letrare dhe shoqërore.

Lamtumirë miku jonë i shtrenjtë.

Fahri Balliu, Serxhio Mazreku, Kastriot Frashëri, Enver Memishaj, Gëzim Zilja, Agim Musta, Qazim Shehu, Behar Gjoka, Bardhosh Gaçe, Bajram Karabolli, Xhevat Mustafa, Mujo Buçpapa, Zenel Hysa, Moikom Zeqo, Albert Zholi, Hysen Sinani, Koçi Tahiri etj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bahri Myftari, Ndahet nga jeta, publicist, shkrimtar

Gabimi i Gurakuqit

November 24, 2014 by dgreca

Nga Bahri Myftari/
Imzot Noli përzgjodhi për vend pune ndërtesën që ngrihej në të djathtë të sarajeve. Dikur aty punonin dy senatorët e nderuar Pashai i Ebasant dhe imzot Bumci përballë tij. Peshkopi i famshëm ishte ngarkuar të formonte qevrinë e re. La sendet e veta në një dollap të madh muri.Sendet e veta! C’sende mund të kishte ai njeri,vecse një flaut të thjeshtë dhe dy valixhe, gërvishtur nëpër anijet e të dy botëve; në njërën të nevojshmet e në tjetrën libra historie dhe letërsie nga Herodoti deri te Shekspiri e më këtej, te B.Ibanjezi,si dhe disa fletore mbushur me përkthime dhe vargje të vetat dhe të miqve.
U çapitit rendë dhe lodhshëm nga kati i parë në katin e dytë. Në korridorin që përfundonte pranë daljes ngjitur me ballkonin, Gurakuqi, i dalluar për shijet e tij të holla, kishte stolisur anë e kënd ambjentin ku do të mbahej mbledhja e parë e Kabinetit të ri.Në murin përballë ishin vendosur portretet e Pirros, Aleksandrit dhe Gjergj Kastriotit. Përballë, një hartë e madhe e Ilirisë, që përfshinte fiset dardane deri në kufi me Karpatet dhe në veri, shkonte te burimet e Danubit. “Jorgan që të mbeshtjell mirë e bukur, buzëqeshi ai,-jorgan që nuk t’i lë këmbët jashtë”. Mbi të, qenë më shumicë vizatime të Raguzës së lashtë dhe ishujve që hidheshin në detin e Adriatikut. Gravurë e piktura të kështjellës së Balshajve, kalasë së Shkodrës, Beratit, Gjirokastres dhe Gjirit të mahnitshëm të Artës! Gurakuqit, imzot Noli i kishte ngarkuar edhe një detyrë tjetër. Detyrë të rëndë e me përgjegjësi. Po cili veç atij mund ta kryente? Kush mund të kishte një mendje të atillë,një urtësi që tu shkonte në zëmër të tjerëve? Askush nuk kishte fjalën dhe besushmërinë e tij! Për të,Gurakuqi qe i pakrahasueshmi. Patriot dhe atdhetar i sprovave të vështira. Luftë e përpjekje të nisur që në krye të shekullit, deri sa mbrriti në krahë të Plakut të historisë. Miqësia dhe ndershmëria midis dy burrave, u vu në provë dhe sëfundi, kur Gurakuqi u akuzua për tradhëti dhe shpërdorim të një shume të konsiderueshme fondesh, përgjatë një afere armësh, Noli u ngarkua për zbardhjen e kësaj, me gjasë vjedhjeje dhe tradhëti, kur në të vërtetë ishte thjesht armiqësi dhe intrigë,që ai , imzot Noli , në prani të Kryeministrit të kohës, mundi të vërë pikën mbi të vërtetën,duke e lartësuar edhe njëherë pastërtinë dhe ndershmërinë e rilindasit të madh.
Ishin pikërisht këto parime që patën lindur ,ushqyer e rritur marrëveshjen dhe angazhimin e përbashkët në krijimin e qeverisë së re, kabinetit te ri. Gurakuqi, i mirënjohur për njohje të madhe ndër intelektualë, do tu drejtohej me ftesë e me kërkesë atyre, kudo që të ishin; në Evropë e në Amerikë. Do të kishim qeverin tonë.Do të ndërtohej një kabinet i ri! Kabineti i ri, qeshi,imzot Noli, se ç’fshihte me atë të qeshur, një si mëdyshje,si frikë,si mosbesim.Disa vargje të Konicës e bënë t’i dhembte koka;

Të rrini bashkë me ta në kabinet,
që t’i jepni guvernës asiatike
një frymë modern…
dhe një hije evropiane.

Ai përsëri vuri buzën në gaz. Kështu i qe bërë zakon,kur qesënditë,ironitë vinin prej njerëzve të ditur,madje edhe kur e fyenin siç bënte S.Peci që e thërriste pa droje “evgjiti i Edrenesë”, nuk i merrte për të madhe, ndryshe ndaj shpotive të Konicës,ndaj shigjtave të tij, nuk përjetonte vetëm shakanë, por përkundrazi ,ngacmohej e shtyhej për veprim! Atë fletorkë, ku qenë renditur ato vargje, e patë marrë me vete, edhe atëherë,në Gjenevë, kur luhej drama e atdheut. Dhe ç’dramë? Më e madhe se dramat e Eskilit dhe e Shekspirit marrë së bashku! Vërtet dërgata që shkoi ne Evropë si nga huqet,zakonet,kultura,madje dhe veshja nuk ishte e tëra alla evropiane, por për nga pesha detyrës, për nga paraqitja e saj, argumentet dhe elegancën në formë e përmbajtje, u tregua më evropiane se gjithë delegatët e tjerë, veçmas më e dalluar se fqinjët!
“Shqiptari e dorëzon pushkën në zyrat e Lidhjes se Kombeve në qoftë se do t’i sigurohet paqja, se shqiptari mund të bëhet një artist me vlerë, një tregtar i ndershëm,një mjeshtër me shije,një poet i mirë”…Kurrë nuk do t’i harronte ato fjalë që kumbuan në 17 dhjetor në atë sallë madhështore, kur Shqipëria e tij u pranua në Lidhjen e Kombeve…Ndjeu vërtet një kënaqësi të madhe dhe si gjithmonë, kur mbushej me lumturi, i shkoi mendja dhe dëshira te flauti i tij, instrumenti i shpirtit, siç e quante.Ishte ora 18 e pasdites,ndërsa të tjerët “kokat e ndritura të atdheut”-nofka qe e tërë e tij-,ardhur të gjithë nga Lindja a Perëndimi, suleshin për te sallat e bixhozit a të kafeneve plot intriga e thashetheme, ai merrej me fluatin e dashur. Po dhe ky zakon, do të merrte fund. Disa zonja plaka të atyre shtëpive me stil oriental, qark sarajeve, do t’ia merrnin flautin për fyell dhe do t’i hakërreheshin, duke thënë lart e poshtë se ai, prifti, i ardhur nga Amerika, mos kujtonte se qe rrethuar nga një tufë delesh…
Ishte duke pritur Gurakuqin.Ai do t’i sillte postën e, bashkë me të, edhe emrat e patriotëve që do të qenë treguar të gatshëm për të qenë pjese e qeverisë, që do të kishin firmosur kërkesën e ardhur nga Tirana..Nuk kishte si ta vriste kohën, vëcse duke dremitur dhe ashtu bëri. Flinte e zgjohej si me urdhër! Kur Grakuqi u dha te dera ,ai u gjend në këmbë. Zotëri,nuk e zgjati Gurakuqi,vec Delvinës,Qafzezit,Koculit,na mbriti dhe firma e Shalës,, po, ja dhe Bushati më duket?…Vinjahu e ka firmos e ..E shoh që diku tjetër e ke një merak? Te Konica!Atij ia kam nisur të parit kërkesën,madje plot me lutje.Nuk është bërë i gjallë,nuk ka…
Mos kini bërë ndonjë gabim Gurakuq? Mos…Përsëritja e të njëjtës pyetje e stepi tjetrin dhe mbasi peshoi kohën,tha;
Është e njëjta,e njëjta si dy pika ujë me e të tjerëve. Ndërkaq,i zgjati kopjon e kërkesës që mbante në dosje…Noli e lexoi pa ndonjë vëmendje.Ai nuk dyshonte kurrë te saktësia dhe korrektësia e Gurakuqit.E vërtiti nëpër duar letrën dhe për çudinë e tjtrit, tha:
E gjeta,e gjeta gabimin!
Gabim!Bëri në mëdyshje Gurakuqi,gabim!?
Të madh.Të madh fort! Duhet të kishe venë në letër sa do të paguhej Faik beu,sa do të merrte në muaj,në gjashtë muaj,në një vit!Shpërtheu në gaz Noli.
Në sekond, edhe Gurakuqi u bashkua më gëzimin e tjetrit.Qeshnin apo nuk qeshnin!Më shumë se me Konicën, qeshën me veten. Kishin firmosur dhjetra e qindra telegrame, letra,fjalime deklarata,po kurrë,asnjëherë për vete.

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: Bahri Myftari, Gabimi i Gurakuqit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT