Uashington, 17 shkurt 2016 – Sic njoftoi Presidenca e Kosovës,Atifete Jahjaga,me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka marrë urime nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Në urimin e presidentit Obama shkruhet:
E nderuara zonja Presidente,
Ju lutem pranoni urimet e mia personale dhe të popullit amerikan për përvjetorin e tetë të Kosovës si shtet i pavarur.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pa u lëkundur popullin e Kosovës për krijimin e një demokracie vibrante dhe shumetnike. E ardhmja e Kosovës sovrane është shtet partner i integruar plotësisht në skenën ndërkombëtare. Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm drejt këtij qëllimi të përbashkët, në veçanti me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për përparimin që po bën në arri tjen e marrëveshjeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kosova gjithashtu ka demonstruar përkushtim për sundim të ligjit duke i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për të adresuar pretendimet për krime lufte.
Këto hapa po avancojnë sovranitetin e Kosovës dhe po e inkurajojnë një Ballkan më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.
Në vitet e ardhshme na presin shtigje të reja të bashkëpunimit në marrëdhëniet tona bilaterale, përfshirë edhe përmes programit Kompakt në mes të Kosovës dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).
Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fuqishëm të atyre që duan në Kosovë një të ardhme paqësore, demokratike dhe prosperuese për vendin e tyre.