Ministri i Financave i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë Arben Ahmetaj, të mërkurën në Tiranë nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim, me qëllim mbështetjen teknike mbi realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi ka për objektiv përcaktimin e kuadrit të përgjithshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë për asistencë teknike për realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë, bazuar në eksperiencën e krijimit dhe funksionimit të Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës.Për realizimin e këtij Memorandumi, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës duke vënë në dispozicion strukturat dhe kapacitetet e nevojshme me qëllim realizimin e Kadastrës Fiskale në Shqipëri.Ndërsa, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet dhënies së asistencës përgjatë procesit të realizimit të Kadastrës Fiskale në çdo hap të tij, duke siguruar informacionet që lidhen me objektin e Memorandumit si dhe merr përsipër që bazuar në eksperiencën e saj mbi funksionimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës, të ofrojë asistencë lidhur me infrastrukturën ligjore që aplikon për administrimin dhe mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme.Ministrat Hoti dhe Ahmetaj takimit të përbashkët në Tiranë, ku pjesë e delegacionit ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore Sakip Imeri, u.d. drejtori i përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi, si dhe drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkelzen Morina shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit për funksionalizimin e pikës së përbashkët Doganore në Portin e Durrësit dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe informacioneve nga fushëveprimi i doganave dhe administratave tatimore të të dyja vendeve. Ministri Avdullah Hoti tha se “Në këtë takim u bë e ditur se është bërë progres në shumicën e çështjeve që janë dakorduar gjatë takimeve të mëparshme ndërmjet dy ministrive, gjithashtu kemi identifikuar disa çështje, për të cilat pritet një intensifikim më i shtuar siç është luftimi i ekonomisë jo formale, krijimi i lehtësirave të ndërsjella për zhvillimin e bizneseve si dhe krijimin e një pike të përbashkët Doganore në Portin e Durrësit si masë për qarkullim më të shpejtë të mallrave të cilat hyjnë në Shqipëri dhe kanë destinacion Kosovën dhe për këtë falënderoj edhe ministrin Arben Ahmetaj dhe Qeverinë e Shqipërisë për gatishmërinë që po na ofron në këtë drejtim”.Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një klime më të favorshme për të bërë biznes dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që sektori privat si promotor i zhvillimit ekonomik i të dy vendeve të merr një kahje më të mirë zhvillimore.Ndërsa, ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj duke i uruar mirëseardhje Ministrit Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë u shpreh se takimet e tilla çdo herë janë frytdhënëse dhe në dobi të të dyja vendeve.“Shqipëria dhe Kosova nuk janë dy tregje. Ne kemi bërë hapa konkretë në funksion të unifikimit të tregjeve tona, rritjes së volumit tregtar dhe nxitjes së shkëmbimeve dypalëshe”, shtoi Ministri Ahmetaj.Ai gjithashtu shtoi se “Sistemi i Përbashkët i Tranzitit, i finalizuar në dhjetor 2016, përmes ndërlidhjes automatike të sistemeve elektronike, u mundëson tashmë bizneseve nisjen e një procedure tranziti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe mbylljen e tij në vendin tjetër, duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitar dhe reduktuar ndjeshëm kohën dhe kostot për sipërmarrjen”.Ndërsa, sa i përketë nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunimin mbi realizimin e kadastrës fiskale, ministri Arben Ahmetaj tha se “Sistemi i katastrit fiskal është një mundësi e mirë . Kjo ndihmonë Shqipërinë për një administrim më të mirë dhe u jep vlerë pronave të Shqipërisë. Unë dua të kopjoj Kosovën për sistemin e fiskalizimit të pronave”, ka thënë ndër të tjera Ahmetaj. Gjatë ditës po ashtu të dy ministrat vizituan edhe pikën doganore në Portin e Durrësit, ku bënë të ditur se Dogana Shqiptare, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë filluar një projekt të përbashkët për hapjen e Zyrës së Operimit të Doganës Kosovare pranë Degës së Doganës Durrës. Ministri Hoti dhe Ministri Ahmetaj këtë pikë doganore e cilësuan si projekt me shumë rëndësi sidomos për qarkullim më të shpejtë të mallrave të cilat hyjnë në Shqipëri dhe kanë destinacion Kosovën.
NIS BASHKËPUNIMI I VATRËS ME DIASPORËN SHQIPTARE NË ANGLI
*FEDERATA VATRA, SHOQATA”ARDHMËRIA” DHE FORUMI I SHOQATAVE SHQIPTARE NË BRITANI NISIN BASHKËPUNIMIN/
*KRYETARI I VATRËS PRITI KRYETARIN E SHOQATËS”ARDHMËRIA” , KRYETAR I FORUMIT TË SHOQATAVE SHQIPTARE NË BRITANI/
Të Mërkurën paradite, 21 Dhjetor 2016, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, dr. Gjon Buçaj, priti në Selinë e Vatrës, në një takim bashkëpunimi me shoqatat shqiptare në Botë, z. Lutfi Vata, kryetar i shoqatës”Ardhmëria” në Londër dhe President i Forumit te shoqatave shqiptare ne Britani.Z. Lutfi Vata falenderoi Kryetarin e Vatrës me bashkëpunëtorët e tij për pritjen e ofruar dhe për Kontributin e Vatrës në drejtim të çështjes Kombëtare. Ai informoi për aktivitetin e shoqatës që drejton dhe shoqatave të tjera në Mbretërinë e Bashkuar. Z. Vata u ndal gjatë në përvojën e fituar në hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe, bashkëpunimin me Ministrinë e Diapsorës në Kosovë dhe të ambasadës shqiptare në Londër, ndër vite. Ai tregoi edhe përpjekjet e përbashkëta që bëhen nga diapsora shqiptare atje për koordinimin e veprimtarive, me gjithë vështirësitë e mëdha të bashkëpunimit. Vata, tregoi edhe për atë siç e quajti ai, paradën e Qeverisë në Samitin e Diasporës, ku dhe ai mori pjesë, por që e cilësoi të dështuar.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, pasi i uroi mirëseardhjen, e informoi mysafirin për veprimtaritë më të fundit të Vatrës, duke u ndalur në veprimtarinë -bazë të këtij viti, atë të Faik Konicës, që solli krahas të tjerave edhe shumë studime të reja rreth figurës së Faik Konicës, 7 libra të rinjë rreth dhe për Faik Konicën, një ekspozitë me materiale të rralla, për Konicën, artikuj studimor dhe esse, etj. Kryetari Buçaj, sqaroi mysafirin për qëndrimet e Vatrës dhe parashtroi edhe një herë pse Vatra, në mënyrë demokratike, duke e diskutuar pjesmarrjen ose jo në Samitin e Diasporës, e shtroi atë për diskutim në strukturat e veta, dhe me vota, u mor vendimi për të mos u bërë pjesë e paradës paraelektorale të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij.Vatra, shtoi kryetari Buçaj, ia ka dhënë shansin Kryeministrit të Qeverisë së majtë, për bashkëpunim në të mirë të Shqipërisë, por ai vetë i largohet Vatrës.Në axhendën e tij ka vetëm një takim me Vatrën, atë të shtatorit 2013, kur një përfaqësi e Vatrës shkoi dhe e takoi në hotelin ku pushonte. Janë të publikuara kërkesat e Vatrës në atë takim. Pas atij takimi, Kryeministri ka ardhë shpesh në Amerikë, por nga Vatra nuk i ka ra rruga asnjëherë.
Më pas biseda është zhvilluar për të përcaktuar pikat e bashkëpunimit mes diasporës së Amerikës dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar.Në bashkëbisedim kanë marrë pjesë edhe Idriz Lamaj, Zef Balaj, Marjan Cubi dhe editori i Diellit, i cili e ka njohur mysafirin dhe shoqëruesit e tij me rrugëtimin 104 vjeçar të Vatrës përmes fotove dhe dokumenteve arkivore.Lufti Vata, është i njohur për kontributin e tij të veçantë në mësimin e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, në hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe në Angli. Në fjalën e tij hyrëse gjatë bisedës më Kryetarin Buçaj dhe bashkëpunëtorët që e shoqëronin, z. Vata, tha se ndjehej i emocionuar që ishte në Federatën VATRA, e cila është Dekane e Diasporës shqiptare, për më shumë se shekull veprimtari Kombëtare, paraendëse e Pavrësisë së Shqipërisë, aktive edhe sot.
I pyetur nga Gazeta “Dielli” se si ndjehej pas takimit, mysafiri me banim në Londër, u shpreh:Takimi i sotëm me zotin Buçaj dhe anëtarët e bordit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” ishte i një rëndësie të veçantë për shumë arsye! E para, nga Federata Vatra, si një promotore e fuqishme diasporës ndër vite dhe kontribuese me vlera të veçanta në çështjen kombëtare, ke se çfarë mëson!
Në emër të forumit të shoqatave shqiptare në Britani dhe shoqatës Ardhmëria i kërkova zotit Buçaj bashkëpunim për çështjet të rëndësishme dhe rolin që duhet të luajmë ne si diasporë në çështjen kombëtare dhe kordimin me institucionet e vendeve tona, me qëllim që ne si diasporë të bëjmë të pamundurën për hapjen e sa më shumë shkollave shqipe me qëllimin e mirë, që të ruajmë, gjuhën traditën, kulturën tonë kombëtare, që të integrohemi në shtetet dhe vendet ku jemi, por gjithmonë duke ruajtë traditën dhe kulturën shqiptare!
U ndjeva i emociounuar dhe i lumtur të takohem me kryetarin e Vatrës dhe anëtarët e Kryesisë e Këshillit të kësaj federate dhe diskutuam për situatën politike dhe ekonomike të vendeve tona si dhe për projekte të përbashkëta në të ardhmen,ramë dakord për një bashkëpunim të frytshëm dhe ambincioz në fusha të ndryshme që na përkasin neve si diasporë por gjithnjë nën mbështetjen e Federatës “VATRA”.
Në fund z. Lutfi Vata, Kryetari i Ardhmerise dhe Forumit te shoqatave Shqiptare ne Angli dhe kryetari i Vatres dr. Gjon Buçaj, shkembyen dhurata simbolike.
Hillary Clinton: I ofrova Trumpit bashkëpunim në interes të vendit
*Hillary Clinton:Last night, I congratulated Donald Trump and offered to work with him on behalf of our country. I hope that he will be a successful president for all Americans./
Kandidatja demokrate presidenciale amerikane, Hillary Clinton, e cila humbi dje zgjedhjet presidenciale përballë republikanit Donald Trump, deklaroi se i kishte ofruar ndihmën e saj fituesit të zgjedhjeve.”Dje në mbrëmje urova Donald Trumpin dhe i ofrova bashkëpunimin për të punuar në interes të vendit”, deklaroi Clinton në fjalimin e parë pas humbjes nga hoteli ”Wyndham New Yorker”, në qendër të Manhattanit.Ajo shoqërohej nga senatori Tim Kaine dhe dhjetëra mbështetës.”Shpresoj se ai do të jetë një president i suksesshëm për të gjithë amerikanët. Kjo nuk është ajo për të cilën ne punuam fort dhe më vjen shumë keq”, deklaroi Clinton.”Por, unë ndiej krenari dhe mirënjohje për këtë fushatë të mrekullueshme. Të isha kandidatja juaj ka qenë një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, theksoi ajo.”Unë besoj te Amerika dhe gjithmonë do të besoj”, tha Clinton.Fjala e plote ne gjuhen angleze.
***
Thank you.
Last night, I congratulated Donald Trump and offered to work with him on behalf of our country. I hope that he will be a successful president for all Americans.
This is not the outcome we wanted or we worked so hard for, and I’m sorry we did not win this election for the values we share and the vision we hold for our country.
But I feel pride and gratitude for this wonderful campaign that we built together –- this vast, diverse, creative, unruly, energized campaign. You represent the best of America, and being your candidate has been one of the greatest honors of my life.
I know how disappointed you feel, because I feel it too. And so do tens of millions of Americans who invested their hopes and dreams in this effort. This is painful, and it will be for a long time. But I want you to remember this: Our campaign was never about one person or even one election. It was about the country we love — and about building an America that’s hopeful, inclusive, and big-hearted.
We have seen that our nation is more deeply divided than we thought. But I still believe in America –- and I always will. And if you do, too, then we must accept this result -– and then look to the future.
Donald Trump is going to be our president. We owe him an open mind and the chance to lead.
Our constitutional democracy enshrines the peaceful transfer of power, and we don’t just respect that, we cherish it. It also enshrines other things –- the rule of law, the principle that we’re all equal in rights and dignity, and the freedom of worship and expression. We respect and cherish these things too — and we must defend them.
And let me add: Our constitutional democracy demands our participation, not just every four years, but all the time. So let’s do all we can to keep advancing the causes and values we all hold dear: making our economy work for everyone, not just those at the top; protecting our country and protecting our planet; and breaking down all the barriers that hold anyone back from achieving their dreams.
We’ve spent a year and a half bringing together millions of people from every corner of our country to say with one voice that we believe that the American Dream is big enough for everyone — for people of all races and religions, for men and women, for immigrants, for LGBT people, and people with disabilities.
Our responsibility as citizens is to keep doing our part to build that better, stronger, fairer America we seek. And I know you will.
I am so grateful to stand with all of you.
I want to thank Tim Kaine and Anne Holton for being our partners on this journey. It gives me great hope and comfort to know that Tim will remain on the front-lines of our democracy, representing Virginia in the Senate.
To Barack and Michelle Obama: Our country owes you an enormous debt of gratitude for your graceful, determined leadership, and so do I.
To Bill, Chelsea, Marc, Charlotte, Aidan, our brothers, and our entire family, my love for you means more than I can ever express.
You crisscrossed this country on my behalf and lifted me up when I needed it most –- even four-month old Aidan traveling with his mom.
I will always be grateful to the creative, talented, dedicated men and women at our headquarters in Brooklyn and across our country who poured their hearts into this campaign. For you veterans, this was a campaign after a campaign — for some of you, this was your first campaign ever. I want each of you to know that you were the best campaign anyone has had.
To all the volunteers, community leaders, activists, and union organizers who knocked on doors, talked to neighbors, posted on Facebook – even in secret or in private: Thank you.
To everyone who sent in contributions as small as $5 and kept us going, thank you.
And to all the young people in particular, I want you to hear this. I’ve spent my entire adult life fighting for what I believe in. I’ve had successes and I’ve had setbacks -– sometimes really painful ones. Many of you are at the beginning of your careers. You will have successes and setbacks, too.
This loss hurts. But please, please never stop believing that fighting for what’s right is worth it. It’s always worth it. And we need you keep up these fights now and for the rest of your lives.
To all the women, and especially the young women, who put their faith in this campaign and in me, I want you to know that nothing has made me prouder than to be your champion.
I know that we still have not shattered that highest glass ceiling. But some day someone will -– hopefully sooner than we might think right now.
And to all the little girls watching right now, never doubt that you are valuable and powerful and deserving of every chance and opportunity in the world.
Finally, I am grateful to our country for all it has given me.
I count my blessings every day that I am an American. And I still believe, as deeply as I ever have, that if we stand together and work together, with respect for our differences, strength in our convictions, and love for this nation -– our best days are still ahead of us.
You know I believe we are stronger together and will go forward together. And you should never be sorry that you fought for that.
Scripture tells us: “Let us not grow weary in doing good, for in due season, we shall reap, if we do not lose heart.”
My friends, let us have faith in each other. Let us not grow weary. Let us not lose heart. For there are more seasons to come and there is more work to do.
I am incredibly honored and grateful to have had this chance to represent all of you in this consequential election. May God bless you and god bless the United States of America.
Hillary
Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim edhe për kromin
-B.Jashari/Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ishte dje në Gjakovë, ku së bashku me ministrin Kosovar të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, u prit nga kryetarja e komunës Mimoza Kusari dhe më pas vizituan Fabrikën për pasurimin e kromit Deva.
“Potenciali minerar që ka Republika e Kosovës nuk është shfrytëzuar në kapacitet që ka, andaj qeveria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë që të krijojë kushte më të favorshme për kompanitë e sektorit minerar me qëllim të shfrytëzimit të këtyre resurseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ministri Stavileci.
Kusari-Lila tha se vizita ka për qëllim vlerësimin e mundësive të rritjes se kapaciteteve për miniera. “Ne jemi të interesuar të shohim cilat janë mundësitë për hapjen e minierave të mëhershme në komunën e Gjakovës dhe për bashkëpunimin me Shqipërinë”, tha ajo.
Ambasadori shqiptar Minxhozi vlerësoi se e rëndësishme është që të prodhohet e bashkëpunohet, që të rritet efektivitetit i kësaj fabrike, e cila ka një treg te sigurt në perëndim dhe ka krijuar një emër të mirë. “Duhet të rritet bashkëpunimi në një shkallë më të lartë me Shqipërinë”, theksoi ai.
Bukurosh Koçi drejtor i Fabrikës së kromit Deva u shpreh i bindur se qeveria do të ndihmojë në krijimin e qasjes më të lehtë në lëndën e parë në Shqipëri si dhe të hulumtohen rezervat e kromit në Kosovë duke shtuar kështu numrin e punëtorëve me krijimin e minierave të tilla.
Kosova e Mali i Zi, bashkëpunim me fokus drejt BE-së
-Ish ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahović, sot në Prishtinë, paraqiti pikëpamjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian/
Prishtinë, 8 korrik 2016/ Republika e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi duhet të vazhdojnë bashkëpunimin bilateral dhe të fokusohen në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.Këtë mesazh e ka dhënë sot në Prishtinë, Miodrag Vlahović, ish ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, njëherësh ish ambasadori i këtij shteti në Washington.
Porosinë për të dyja vendet, ish ministri Vlahović, e ka dhënë në një ligjëratë të organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Ballkani Perëndimor, sfidat dhe perspektivat: një këndvështrim nga Mali i Zi”.
Njoftimi i derguar nga Ministria kosovare thekson se, derisa ka folur për raportet e mira ndër fqinjësore, ish ministri Vlahović ka theksuar se në të mirë të të dyja shteteve, Kosova dhe Mali i Zi, duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre në marrjen e iniciativave të përbashkëta që kanë për qëllim përshpejtimin e procesit integrues në Bashkimin Evropian.Në këtë ligjëratë është diskutuar edhe për tema tjera sa i përket bashkëpunimit rajonal në interes të integrimit evropian. Ish ministri Vlahović, është përgjigjur në pyetjet e shumta të audiencës e cila përbëhej nga përfaqësues të korit diplomatik, zyrtarë të MPJ-së, përfaqësues të institucioneve tjera si dhe të shoqërisë civile./b.j/