• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Forca e Sigurisë së Kosovës, suksese ndërkombëtare

July 20, 2017 by dgreca

3 rilindi-Rilind Idrizi studenti më i mirë ndërkombëtar në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, ku deri më tani kanë diplomuar me sukses 17 kadetë të FSK-së, përfshirë edhe 3 kadete/1 Rilind Idrizi-Suksesi i kadetëve dhe oficerëve kosovarë në Akademitë më prestigjioze  në botë është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s/

2 riilindi

PRISHTINË, 20 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Nëntogeri i FSK-së Rilind Idrizi merr çmimin “Studenti më i mirë ndërkombëtar” në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Sot, në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve-oficerëve, që për 7 muaj vijuan studimet ushtarake në këtë kolegj. Pjesë e Kolegjit Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës: nëntoger Rilind Idrizi dhe tetari Feti Pronaj.
Nëntogeri Rilind Idrizi ka treguar performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike, dhe si rezultat i këtyre arritjeve ka marr çmimin e studentit më të mirë ndërkombëtar. Nëntogeri Idrizi, këtë çmim e ka pranuar nga oficeri komandues i këtij kolegji-Marshall Steve Rochell.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, pas përfundimit të ceremonisë së diplomimit, tha se, jam shumë i kënaqur me performancën e dy pjesëtarëve tanë, nëntoger Idrizit dhe tetar Pronajt, si pjesëtarët e parë që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore.

“Ata kanë demonstruar standarde të larta gjatë studimeve të tyre në këtë kolegj. Si komandant i Forcës së Sigurisë të Kosovës jam shumë i kënaqur me çmimin që nëntogeri Rilind Idrizi e ka fituar si rezultat të paraqitjes së jashtëzakonshme të tij, por njëkohësisht jam i kënaqur edhe me tetarin Feti Pronaj, si nënoficer i parë, që me sukses ka përfunduar studimet në këtë kolegj të Mbretërisë së Bashkuar. Suksesi i kadetëve dhe oficerëve tanë në Akademitë më prestigjioze  në botë është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s”, tha në fund, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama.

Në Akademinë Mbretërore Sandhurst dhe në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë se Bashkuar, deri më tani kanë diplomuar me sukses 17 kadetë të FSK-së, përfshirë edhe 3 kadete./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Forca e Sigurisë së Kosovës, suksese ndërkombëtare

Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë viziton Kosovën

July 19, 2017 by dgreca

1 NATO-Kosove-Gjenerali Curtis Michael Scaparrotti1 MERCURI (21)-Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i  Forcave Aleate të NATO-s,  Gjeneral Curtis M. Scaparrotti  do të vizitojë  edhe Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës/

PRISHTINË, 19 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, viziton Kosovën.Të premten, në 21 korrik, përfaqësuesit e medieve janë të ftuar nga KFOR të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur nga Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR) dhe nga Gjeneral Major Giovanni Fungo, Komandanti i Forcës së Kosovës (COMKFOR) në aeroportin ushtarak të Sllatinës. Komandanti Suprem i Aleancës  për Evropë do të ndajë informacione me gazetarët mbi misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s.

Konferenca për shtyp do të pasohet nga një turne me helikopter, e ofruar nga Komandanti i KFOR-it për përfaqësuesit e medieve, thekson njoftimi dërguar nga forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë.Sipas axhendave të njoftuara deri tash, Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i  Forcave Aleate të NATO-s,  Gjeneral Curtis M. Scaparrotti  do të vizitojë  edhe Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministria në njoftimin e dërguar bën të ditur se,  ai do të pritet nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Orkestra frymore e FSK-së do të ekzekutoj Himnin e NATO-s si dhe Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Para një viti, në 1 korrik 2016, Komandanti i posaemruar Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR), gjeneral Curtis M. Scaparrotti ishte për vizitë në Kosovë, e më pas në 21 shkurt 2017, me ç’rast në konferencën për shtyp  mes tjerash deklaronte se, “derisa Kosova ecë përpara dhe përqafon të ardhmen e saj, NATO mbetet e zotuar për të bërë pjesën e saj”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, i Aleancës për Evropë, Komandanti Suprem, viziton Kosoven

SHBA-Kosovë, vizitë e dekanëve nga Iowa

July 19, 2017 by dgreca

-Ministrja Hoxha takoi dekanët Wing dhe Ross nga Iowa, bashkëpunim në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë/

1 ok Ministrja e Drejt

PRISHTINË, 19 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, priti në takim dekanët e Universitetit të Iowa-s, ekspertë të së Drejtës dhe të drejtave të njeriut, znj. Adrien Katherine Wing dhe z. Christopher Rossi, dhe me këtë rast diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet dyja shteteve edhe në fushën e drejtësisë. Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur takimet e deritashme të ndërsjella, me vështrim të veçantë në lëmin e drejtësisë. Ministrja theksoi nevojën për reforma në fakultetet juridike dhe nevojën për mbështetje nga Universitete të njohura siç është ai i Iowas, në mënyrë që të dalin juristë sa më të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës.Ministrja Hoxha falënderoi dekanët e pranishëm  për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë drejtim. Znj. Wing dhe Z. Rossi, theksuan se do të ofrojnë përkrahjen e tyre në sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë, duke avancuar bashkëpunimin në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, e dekanëve, nga Iowa, SHBA- KOSOVE:, vizite

Kosova në garën e robotikës në SHBA

July 19, 2017 by dgreca

-Ambasadorja Çitaku vizito ekipin e Kosovës në garën e robotikës, FIRST Global Challenge/

1 citaku ekipi2 citaku fb3 turmeAmbasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka vizituar ekipin e Kosovës në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që po mbahet në SHBA.Me këtë rast, Çitaku ka thënë se ndjehet krenare që të rinjtë kosovarë po e përfaqësojnë vendin në mesin e shumë shteteve të tjera të botës.

“Pata kënaqësinë që takova ekipin e mrekullueshëm dhe entuziast të Kosovës, që po merr pjesë në garën ndërkombëtare të robotikës. Jam krenare për mendjet e tyre inovative, kureshtare dhe të bukura. Të rinjtë si ata do të lëvizin Kosovën përpara në shekullin e 21-të”, ka thënë Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.Nën mentorimin e rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Liburn Bajraktari, Flokart Pajaziti, Gëzim Morina dhe Rigon Statovci, janë duke prezantuar aftësitë në fushën e robotikës.Pjesë e kësaj gare janë të rinj nga 164 shtete të ndryshme të botës, të cilët do ta sfidojnë njëri-tjetrin, përmes dizajnimit dhe programimit të një roboti, për ndërtimin e të cilit është dashur të bashkohen aftësitë, idetë dhe kreativiteti në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, në garën e robotikës, ne SHBA

Guvernatori i OHAJO-s nderon Gjeneralin e FSK-së

July 18, 2017 by dgreca

????????????????????????????????????

FSK-Gjeneral Brigade Enver Cikaqit Medalje nga Guvernatori i Ohajos-SHBA /

????????????????????????????????????-Komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes, Koloneli Corvin Lusk, i solli komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, gjeneralit Enver Cikaqi, “Medaljen e Lavdërimit të OHIO-s” të dhënë nga Guvernatori i Shtetit të OHAJO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë njohje të udhëheqjes dhe profesionalizimit të treguar gjatë punës së tij/

????????????????????????????????????

PRISHTINË, 18 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Në ambientet e kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi priti në vizitë lamtumirëse komandantin e Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes (GSHL) kolonelin Corvin Lusk në largim, dhe komandantin e ri të GSHL-së,  kolonelin Michael Spraggins.Komandanti i KDS-së, gjenerali Enevr Cikaqi, me këtë rast, falënderoi kolonelin amerikan Corvin Lusk, për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep në përgjithësi për KDS-në dhe në veçanti për FSK-në, dhe njëherësh theksoi bashkëpunimin e veçantë ndërmjet stafit të Grupit Shumëkombësh të Lindjes dhe të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së,  bashkëpunim i cili rezultoi me shumë aktivitete të përbashkëta; trajnime për stafin e KDS-së, si dhe asistencë me instruktorë në kurse të ndryshme të mbajtura në KDS-së dhe në Kampin Bondstell, kurse komandantit të ri të GSHL-së, kolonelit Michael Spraggins i dëshiroj mirëseardhje dhe të dy komandantët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kurse komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes(GSHL) koloneli Corvin Lusk falënderoi gjeneralin Cikaqi, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm si dhe për qasjen konstruktive, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes në zhvillimin profesional të stafit të KDS-së dhe të FSK-së.

Komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes, Koloneli Corvin Lusk, i solli komandantit të KDS-së, gjeneralit Enver Cikaqi, “Medaljen e Lavdërimit të OHIO-s” të dhënë nga Guvernatori i Shtetit të OHAJO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë njohje të udhëheqjes dhe profesionalizimit të treguar gjatë punës së tij.

Në medalje shkruan: “Për shërbim meritor gjatë udhëheqjes si komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Gjeneral Brigade Enver Cikaqi shfaqi lidershipin dhe profesionalizmin duke e vendosur gjithnjë misionin dhe mirëqenien e ushtarëve mbi të tijën.

Performanca e tij e jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrave dinamike e dalloi në mënyrë të jashtëzakonshme. Përpjekjet e tij treguan këmbëngulje përballë vështirësive, të cilat pasqyrojnë një kredi të madhe ndaj vetës, Forcës së Sigurisë të Kosovës, Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes dhe Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Gjeneralin e FSK-së, guvernatori, i OHAJO-s nderon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • 120
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT