-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi se me bashkëpunëtorë para dy vitesh është vendosur se duhet të hapet rrugë për kuadro dhe për njerëz të rinj/



-Dega e LDK-së në Istog shënoi sot 27 vjetorin e themelimit/ISTOG, 13 Maj 2017-Gazeta DIELLI/Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog shënoi sot 27 vjetorin e themelimit, ku bashkë me shumë simpatizantë dhe qytetarë të Istogut, ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.Kryetari i Istogut, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Haki Rugova përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë aktivistët e LDK-së në Istog të cilët dhanë shumë për themelimin dhe fitoret e njëpasnjëshme të kësaj dege.Njëherësh kryetari Rugova e përgëzoi punën e kryeministrit Isa Mustafa dhe sukseset e tij të dukshme në krye të Qeverisë së Kosovës.Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa përgëzoi punën e mirë në Istog, duke theksuar se vetë pjesëmarrja e qindra aktivistëve të LDK-së në këtë degë tregon se në Istog po gufon Lidhja Demokratike e Kosovës duke veçuar rolin e të rinjve që për 27 vite i dhanë frymë LDK-së. Kryetari Mustafa tha po ashtu se LDK-ja dhe Istogu mburret me punën e mrekullueshme të kryetarit Rugova dhe të gjithë kryetarëve të komunave që kanë punuar në mënyrën më të mirë dhe në interes të qytetarëve.Kryetari Mustafa tha poashtu se LDK-ja mburret edhe me ministrat që kanë punuar shumë dhe kanë dalë të pa korruptuar dhe me deputet që i kanë ndjekë politikat dhe i kanë mbrojtur politikat e LDK-së.Sa i përket koalicionit qeverisës të deritashëm, kryetari i Mustafa tha se nëse do të ishin kthyer sërish në vitin 2014, vendimi do të ishte i njëjtë sepse koalicioni me PDK-në është bërë për të mirën e Kosovës.”Por, ata që e bënë këtë veprim tani, ata nuk na tradhtuan ne, ata e tradhtuan vetën, sepse patën shpresë se i shkojnë në fund kësaj pune, por e panë që nuk mundën me ne. Ju siguroj që Qeveria ka punuar mirë, ju siguroj që Qeveria i dha një kurs të veçantë zhvillimit ekonomik të këtij vendi që nuk e pati asnjëherë, Qeveria ka dalë e pa korruptuar dhe ministrat kanë qenë ata që kanë punuar mirë, ju siguroj që kemi bashkëpunuar mirë me BE-në dhe SHBA-të dhe ju siguroj që kemi dhënë një shembull të mirë se si duhet qeverisur Kosova, dhe kjo është me rëndësi sepse nuk ka rëndësi sa kemi qeverisur, por ajo çfarë kemi bërë”, tha ndër tjerash kryeministri Mustafa.Kryetari Mustafa, po ashtu, theksoi se me bashkëpunëtorë para dy vitesh është vendosur se duhet të hapet rrugë për kuadro dhe për njerëz të rinj.“Ne nuk do të punojmë me parulla të fillimit të ri me vese dhe praktika të vjetra, ne do të u japim shans njerëzve të rinj, dhe do të ofrojmë perspektivë për vendin dhe ju sigurojë që do të ofrojmë kryetarë komunash e ministra të mrekullueshëm që dhanë shembull se si duhet qeverisur vendi”, theksoi kryetari Mustafa, duke bërë të ditur se së bashku me nënkryetarët, kryetarët e degëve dhe me strukturat e LDK-së, do të vendoset kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës nga LDK-ja. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, më tej tha LDK do të jap njerëzit më të mirë që ka, ekspertët më të mirë, veprimtarët më të mirë pasi që, siç u shpreh ai, LDK-ja ka histori të mirë dhe LDK-ja do t’i sigurojë ardhmërinë më të mirë këtij vendi.“Unë si kryetar i LDK-së do të mundohem maksimalisht që të kem përkrahjen e bashkëpunëtorëve të mi, përkrahjen e tuaj, në mënyrë që të zhvillojmë procese që do të jenë në dobi të Kosovës, në dobi të zhvillimit demokratik, në dobi të qeverisjes së mirë të këtij vendi dhe në dobi të fitores. LDK-ja do të dalë fitimtare në këtë proces sepse e ka rrugën e hapur dhe ka faqen e bardhë, ka treguar suksese dhe do të ishte dëm i madh për vendin që këto suksese të mos vazhdojnë”, tha ndër tjera kryeministri Mustafa, duke shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të punojë fuqishëm dhe pa dyshim se do të dalë fitimtare në këtë proces.Në fund të manifestimit, janë shpërndarë librezat e anëtarësisë për dhjetëra anëtarë të rinj të Degës së LDK-së në Istog./b.j/





-Kryeministri Mustafa: Anëtarësimi në strukturat euroatlantike e vetmja alternativë për Kosovën/PRISHTINË, 12 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve, të kryesuar nga kongresisti Bob Goodlatte nga Virginia, kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin.Gjatë takimit, u bisedua për progresin e deritashëm, zhvillimet aktuale si dhe perspektivën e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës në vitet në vijim.Kryeministri Isa Mustafa i njoftoi kongresistët amerikanë për të arriturat e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, në proceset integruese euroatlantike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në fusha të tjera të jetës.Duke theksuar mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me SHBA-të.Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, relacionet me shtetet në rajon, suksesin e arritur në luftën kundër terrorizmit dhe për përkushtimin e plotë të Kosovës në rrugën integruese euroatlantike.“Për Kosovën dhe popullin e saj, anëtarësimi i plotë në strukturat euroatlantike, ndryshe prej ndonjë vendi në rajon, është e vetmja alternativë”, tha kryeministri Mustafa.Kongresistët amerikanë vlerësuan të arriturat e deritashme të Kosovës duke theksuar përkrahjen e SHBA-ve për zhvillimet e mëtejshme.Kongresistët amerikanë u interesuan për çështje të ndryshme që lidhen me zhvillimet aktuale në Kosovës, për relacionet me vendet fqinje, forcimin e shtetit të së drejtës, për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.Të pranishëm në takim ishin kongresistët Bob Goodlatte (R-VA), Peter DeFazio (D-OR), Steve King (R-IA), David Cicilline (D-RI), Dave Trott (R-MI), Matt Gaetz (R-FL) dhe zëvendës-shefja e Misionit të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland./b.j/
PRISHTINË, 12 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim në Ministrinë për FSK, anëtarin e Kongresit të SHBA-ve, republikanin nga Ajova, zotëri Steve King. Në takimin e përbashkët të gjeneral Ramës dhe kongresistit King u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, bashkëpunimin e mirë ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Ajovës dhe në veçanti për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Ushtrisë amerikane në përgjithësi. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, e njoftoi kongresistin King për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për progresin e saj në aspektin e nderveprueshmerisë me të gjithë partnerët, sipas standardeve të NATO-s.Gjithashtu, gjeneral Rama e njoftoi anëtarin e Kongresit Steve King edhe mbi planet strategjike për zhvillimin e Forcës së Kosovës, konkretisht mbi synimin e shtetit të Kosovës që FSK-ja të transformohet në Forcë të Armatosur, me mision dhe detyra të mbrojtjes së vendit.
