• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Mal i Zi, marrëveshje për bashkëpunim kulturor

April 28, 2017 by dgreca

-Ministri i Kulturës i Malit të Zi,  Ljanko Ljumović, vizitë në Kosovë/

2 mali i zi Koso

PRISHTINË, 28 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Kulturës i Malit të Zi,  Ljanko Ljumović, mbërriti sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku takon autoritete të larta shtetërore në Prishtinë.Bashkë me ministrin kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ministri malazez Ljumović, në përcjellje të zyrtarëve të të dyja ministrive, vizitojnë Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, ndërsa në axhendë ka edhe aktivitete tjera.Mali i Zi është shteti i 48-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë.

1 Koso-Mali Zi

KOSOVA DHE MALI I ZI ME MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM KULTUROR

Prishtinë, 28 prill 2017-Gazeta DIELLI/Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Malit të Zi kanë nënshkruar sot një marrëveshje kulturore e cila i rregullon raportet kulturore ndërmjet dy vendeve dhe e konkretizon këtë bashkëpunim.Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e kulturës të dy vendeve, Kujtim Shala dhe Janko Ljumoviq, në praninë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.Fillimisht, kryeministri Mustafa priti në takim ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Janko Ljumoviq, ku u bisedua për shkëmbimet ndërmjet dy vendeve, më theks të posaçëm në fushën e kulturës.Kryeministri Mustafa, me këtë rast, vlerësoi raportet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit me Malin e Zi.Pas takimit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Kosovës, Kujtim Shala dhe ministri i Kulturës i Malit të Zi, Janko Ljumoviq, nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim kulturor, e cila synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse të dy shteteve në fushën e kulturës, duke mbështetur bashkëpunimin në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, për t’i njohur dhe prezantuar publikut dhe palëve të treta, trashëgiminë kulturore dhe të arriturat bashkëkohore kulturore të të dyja vendeve.Sipas marrëveshjes, Kosova dhe Mali i Zi, po ashtu, do të angazhohen në promovimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të tyre përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për fusha të tilla si: arkivat, bibliotekat, muzetë, letërsinë, muzikën, artet pamore dhe performuese, veprimtaritë botuese, kinematografinë dhe mediat e tjera audiovizuale. Po ashtu, dy vendet do të nxisin bashkëpunimin e drejtpërdrejtë në fushën e muzikës dhe vallëzimit, shkëmbimit të informacionit dhe ftesave reciproke për muzikë, balet, vallëzim dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare të mbajtura në territorin e vendeve të tyre.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Kosove-Mal i Zi, marreveshje, për bashkëpunim kulturor

KUJTESE-Dita e të Pagjeturve të Kosovës-27 Prilli

April 26, 2017 by dgreca

 -Tubim përkujtimor në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, ku në 27 prill 1999 forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve/
1 27 prilli
– Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në publikimet e tij dëshmon se, pas luftës së përfunduar në 12 qershor 1999 në Kosovë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidentoheshin 6027 persona të zhdukur, të lajmëruar nga familjarët/  
PRISHTINË, 26 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës -27 Prill, në mesditë, në Mejë të Gjakovës në Kompleksin Memorial organizohet tubimi përkujtimor për masakran e para 18 viteve/
Në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, në 27 prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve.
Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës së civilëve nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica drejt Shqipërisë.
Në Kosovë, 18 vjet pas luftës, janë ende mëse 1600 të zhdukur të pagjetur. “Atyre që na mungojnë”, me këtë emërtim, u është ngritur përmendore në sheshin kryesor të Prishtinës, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
“27 Prill – Dita e të Pagjeturve të Kosovës…vazhdojmë t’i kërkojmë…” shkruante në njoftimet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur që i vendosnin sot grupe të rinjësh nëpër kryeqytet, Prishtinë.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut-Kosovë ka paralajmëruar aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur, i cili do të realizohet në mbrëmjen e 27 Prillit  në Sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë.
Në luftën e para mëse 18 viteve kundër Kosovës, në fushatën e terrorit, spastrimit etnik e gjenocidit, forcat serbe të Milosheviçit, i njohur edhe si Kasapi i Ballkanit, i cili më pastaj ka përfunduar në Tribunalin për Krime Lufte në Hagë, kanë vrarë e masakruar më shumë se 12.000 shqiptarë, e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur, kanë dëbuar rreth një milion, shumicën drejt Shqipërisë “përtej Bjeshkëve të Nemuna”, dhe kanë djegur mëse 400 qytete dhe fshatra.
 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në publikimet e tij dëshmon se, pas luftës së përfunduar në 12 qershor 1999 në Kosovë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidentoheshin 6027 persona të zhdukur, të lajmëruar nga familjarët.
Edhe sipas të dhënave të asociacioneve familjare të të zhdukurve të pagjeturve, numri i tërësishëm i të zhdukurve të Kosovës pas luftës së para 18 viteve mbërrinte mëse 6.000 veta. Mbi 90 për qind prej tyre ishin civilë shqiptarë, të cilët u rrëmbyen, u morën të gjallë në mënyra të ndryshme nga formacionet policore-ushtarake dhe paramilitare të pushtetit okupues serb. Një numër i tyre, rreth 600 janë gjetur të gjallë nëpër burgjet në Serbi .
Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë vendosur e rivenodur nga familjarët  në rrethojat e Kuvendit e qeverisë kosovare, në sheshin qendror të Prishtinës.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Dita e te pagjeturve, të Kosovës-27 Prilli

Kosovë-Paqja dhe stabiliteti ndërtohen me barazi, dialog dhe bashkëpunim

April 26, 2017 by dgreca

-Presidenti i Republikes, Hashim Thaçi, në seminarin “Kosova dhe Finlanda ndërtojnë të ardhme së bashku: Ndërmjetësimi i paqes, Menaxhimi i krizave dhe Plani i Ahtisaarit – Rruga përpara”/

1 Thaci Paqe2 Thaci takimiPRISHTINË, 26 Prill 2017-Gazeta DIELLI/  Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës me temën “Kosova dhe Finlanda ndërtojnë të ardhme së bashku: Ndërmjetësimi i paqes, Menaxhimi i krizave dhe Plani i Ahtisaarit – Rruga përpara”.Presidenti Thaçi tha se Kosova e njeh mirë rolin e Finlandës në ndërtimin e paqes në botë dhe është përgjithmonë mirënjohëse për përkrahjen që ka marrë në kohët më të vështira, por edhe vendimtare për paqen dhe lirinë e vendit tonë.“Përvoja e parë e Kosovës në angazhimin e Finlandës për paqe fillon me presidentin Ahtisaari qysh në vitin 1999, kur ai negocionte me Millosheviqin tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Për Kosovën kjo nuk ishte vetëm tërheqje e trupave, por ishte edhe fund i vrasjeve, dhunimeve, dëbimeve. Fund i përpjekjeve për të zhdukur një popull të tërë, gjurmët e tij, nga toka ku kishte jetuar gjithmonë. Ndërsa, për botën kjo nuk simbolizonte vetëm fundin e një lufte në tokën e Evropës, por ngadhënjimin e angazhimit të tyre për barazi dhe liri për të gjithë popujt mbi politikat diskriminuese, përjashtuese, hegjemoniste e nacionaliste që kishin shkatërruar rajonin e Ballkanit”, u shpreh presidenti Thaçi.Sipas tij, kjo ishte betejë mes vlerave dhe parimeve të humanitetit dhe të drejtave të njeriut në njërën anë dhe përdorimit të dhunës për të ndërtuar realitete të reja politike në anën tjetër.“Për presidentin Ahtisaari kishim dëgjuar edhe më herët, në punën e tij në kuadër të Grupit Ndërkombëtar të Krizave kur propozonte idenë e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën. Presidenti Ahtisaari e kuptonte se nuk mund të ndërtohet paqja dhe stabiliteti duke shkelur të drejtat e një populli dhe duke injoruar aspiratat e atij populli. Përkundrazi. Ai kishte kuptuar se çelës për paqen është respektimi i vullnetit të të gjitha palëve, respektimi i të drejtave të të gjitha palëve”, shtoi presidenti Thaçi.Kreu i shtetit theksoi se Presidenti Ahtisaari ka luajtur rol edhe në procesin e përcaktimit të statusit politik të Kosovës.“Si testament i angazhimit të tij edhe sot dokumenti mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës vazhdon të quhet Dokumenti i Ahtisaarit”, u shpreh presidenti Thaçi.Por, sipas tij, në ndërtimin e Kosovës kanë kontribuar me mijëra finlandezë.“Kanë kontribuar në të gjitha misionet ndërkombëtare në Kosovë, civile e ushtarake”, tha ai.

Presidenti shtoi se ka pasur fatin të jetë pjesë e proceseve më të rëndësishme në të cilat ka kaluar shoqëria kosovare si pjesëmarrës e udhëheqës.“E njoh mirë diskriminimin, përjashtimin, luftën dhe i njoh tmerret që shkakton ajo. E njoh mirë vështirësinë e ndërtimit të një shoqërie të shkatërruar nga lufta. I njoh mirë kurthet që lë pas vetes lufta dhe konflikti. E di mirë sa e vështirë është të ndërtohet paqja, sidomos paqja e qëndrueshme. Por, e di edhe sa e rëndësishme është paqja dhe stabiliteti. Prandaj gjatë luftës kam qenë i angazhuar që të ruhet aq sa mundet humaniteti dhe solidariteti. Kurse, pas luftës jam angazhuar për ndërprerjen e armiqësive dhe ndërtimin e urave në mes popujve. Për këtë angazhohem edhe sot, si President i Kosovës”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi numëroi edhe disa prej hapave që promovon si president i vendit për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.“Kusht i parë është drejtësia. Për drejtësi kanë nevojë viktimat, por edhe gjeneratat që vijnë. Por, për drejtësi kanë nevojë edhe ata në emër të të cilëve janë kryer krimet, që të distancohen nga kriminelët. Prandaj, që në fillim të mandatit tim si president kam apeluar tek Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që të angazhohen edhe më shumë në zbulimin dhe dënimin e atyre që kanë kryer krime lufte në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Ky është hapi i parë drejt mbylljes së plagëve të luftës”, shtoi ai.Hapi i dytë i ndërmarrë, presidenti Thaçi tha se është themelimi i Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.“Duhet të mbyllet kapitulli i së kaluarës dhe të hapet kapitulli i ri, për një të ardhme të re. Drejtësia duhet të pasohet nga e vërteta dhe pajtimi”, theksoi presidenti Thaçi.Duke mësuar për vuajtjet e njëri-tjetrit, presidenti Thaçi theksoi se të gjithë do ta kuptojnë edhe më shumë rëndësinë e ndërtimit të paqes së qëndrueshme në Kosovë.Pika tjetër për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në rajon, sipas presidentit Thaçi, është bashkëpunimi rajonal dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Vazhdoj të promovoj dialogun rajonal për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në rajon. Jam ulur në tavolinë me njerëzit që dy dekada më parë kërkonin të më vrisnin vetëm për shkak se kërkoja barazi për popullin tim. Nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendim i drejtë”, shtoi presidenti Thaçi.Që nga viti 2013, presidenti Thaçi tha se Kosova ka instaluar procesin e dialogut me Serbinë që, me gjithë sfidat dhe ngecjet që përjeton, ka vënë parimin e dialogut si instrument për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje dhe konflikti që mund të kemi me njëri-tjetrin.“Pas fitimit të lirisë dhe ndërtimit të shtetit, duhet të çimentojmë paqen dhe barazinë në Kosovë dhe në rajonin tonë. Hap i natyrshëm për këtë është anëtarësimi në NATO dhe BE i tërë rajonit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti ka shtuar se është kënaqësi të shohim se edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuara në rrugën e tyre për anëtarësim në BE dhe nxitojnë të mbyllin kapitujt e negociatave me Brukselin. Por, sipas tij, i tërë ky rezultat mund të vihet në pikëpyetje nëse Bashkimi Evropian nuk i zgjat dorën Ballkanit Perëndimor.“Po shohim një ngritje të ideologjive populiste, nacionaliste e radikale, si në rajonin tonë, ashtu edhe në Evropë”, u shpreh presidenti Thaçi.Për këtë, presidenti Thaçi theksoi se përsëri kemi nevojë për vizion dhe guxim që të ritheksojmë se paqja dhe stabiliteti në Evropë dhe në botë ndërtohen mbi barazi, dialog dhe bashkëpunim./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Paqja dhe stabiliteti, Presidenti Thaçi

Konferenca Shtetërore e Pronësisë Intelektuale në Kosovë

April 26, 2017 by dgreca

_DSC8619_DSC8614

PRISHTINË, 26 Prill 2017/ Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, 26 Prill 2017, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Zyra për të Drejtat e Autorit, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë/Agjencinë për Pronësi Industriale/Inspektoratin e Tregut si dhe Doganën e Kosovës, ka mbajtur “Konferencën Shtetërore të Pronësisë Intelektuale në Kosovë – të arriturat dhe sfidat”.Në këtë Konferencë morën pjesë zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, Minstrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, zëvendës shefi për Bashkëpunim në Bashkimin Evropian, Libor Chald dhe Drejtori i Zbatimit të Ligjit në Doganën e Kosovës, Blerim Krasniqi.

Zëvendësministri Hoti, tha se Kosova ka vlerësuar lartë të drejtat pronësore intelektuale, të drejta të cilat janë të rregulluara me ligjet përkatëse të cilat janë në harmoni me legjislacionin evropian dhe atë ndërkombëtar.Po ashtu ai theksoi se besojmë se Republika e Kosovës shumë shpejt do të bëhet pjesë e Organizatës Botërore e Pronësisë Intelektuale.Po ashtu edhe të pranishmit tjerë folën rreth rëndësisë së Pronësisë Intelektuale dhe Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale që këtë vit u shënua me moton “Inovacioni përmirëson jetën”./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Konference, Kosove, Pronesi Intelektuale

Mustafa në Bruksel ‘lobon’ për pezullim të kushtit të Demarkacionit

April 25, 2017 by dgreca

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën do të diskutojë me komisionerin e BE-së për çështje të brendshme dhe migracion,Dimitris Avramopoulos, çështjen e ‘pezullimit të përkohshëm të kushtit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave për Kosovën’.

epa05290687 Prime Minister of the Republic of Kosovo Isa Mustafa (L) and EU Commissioner for Migration and Home Affairs Dimitris Avramopoulos (R) speak to media during a press conference following their meeting in Pristina, Kosovo, 05 May 2016. The European Commission has proposed in Brussels on 03 May 2016 visa-free travel for the citizens of Kosovo.  EPA/VALDRIN XHEMAJ
Kryeministri Mustafa po qëndron në Bruksel dhe ka paralajmëruar hapjen e diskutimeve me zyrtarët e lartë të BE-së për ratifikimin e marrëveshjes së debatueshme të kufirit me Malin e Zi, të cilën Komisioni Evropian e ka shndërruar në kusht për liberalizim të vizave.

Në Komisionin Evropian, njofton bashkëpunëtori i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, thonë se takimi me kryeministrin Mustafa është një rast i mirë ‘për të analizuar gjendjen momentale në procesin e liberalizimit të vizave dhe përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës’.

Ata thonë se Kosova ka bërë përparim të madh në këtë proces dhe kanë vlerësuar ‘përpjekjet e saj për të përmbushur edhe dy kushtet e tjera, përfshirë kushtin e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi’.

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë thënë se ‘marrëveshja e Demarkacionit duhet të përmbyllet sa më parë në mënyrë që KE të mund të japë dritën jeshile për liberalizim vizash edhe me Kosovën’.

Por, ata nuk kanë pranuar që të japin një përgjigje rreth pranueshmërisë së idesë së kryeministrit Mustafa.

Marrëveshja për damarkimin e vijës kufitare ndërmjet Prishtinës e Podgoricës u nënshkrua në verën e vitit 2015 në Vjenë, në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe Mali i Zi e ratifikoi në Kuvendin e tij, duke i hapur rrugën vendit drejt anëtarësimit në NATO.

Por, ajo ngjalli reagime të fuqishme të opozitës në Kosovë, e cila përdori edhe gazin lotsjellës për të parandaluar miratimin e saj në Kuvend.

Një projektligj në Kuvend u tërhoq nga Qeveria, vitin e kaluar, e cila pohoi se do ta rikthejë ‘në kohën kur të ketë arritur numrin e mjaftueshëm të votave’.

Partnerët në koalicionin qeverisës thanë se janë pajtuar që brenda ditësh ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, pas bisedave me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee.

Por, opozita ka këmbëngulur sërish se marrëveshja do të kundërshtohet meqë, sipas saj, ‘Kosova me demarkacion humbet mbi 8 mijë hektarë tokë të saj’.

Propozimi i kryeministrit Mustafa, për pezullim të përkohshëm të kushtit të demarkacionit ndërkaq është diskutuar të martën me deputetët e Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian.

Kryeministri Mustafa gjatë ditës do të takojë edhe Joseph Daul kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, pjesë e së cilës, në cilësinë e vëzhguesit është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, demarkacioni, Lobim, Mustafa ne Bruksel

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 132
  • 133
  • 134
  • 135
  • 136
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT