• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vrasësit e vëllezërve Bytyçi, në institucionet më të larta të Serbisë

February 26, 2019 by dgreca

3Bytyci ThaciPresidenti Thaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë/

Vellezerit Bytyci

-Ilir Bytyçi, në emër të familjes, ka theksuar se ngritja e kësaj çështje nga institucionet e Kosovës do të rrisë presionin mbi Serbinë për të ndriçuar këtë dhe rastet e tjera të luftës në Kosovë/

PRISHTINË, 26 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ilir Bytyçin, vëllain e tre heronjve të Kosovës, Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe.

Presidenti Thaçi ka thënë se në shumë takime me përfaqësues ndërkombëtarë, krahas çështjes së pagjeturve ka ngritur edhe vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi.

“Së fundmi këtë çështje e kemi diskutuar edhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë, të cilët kanë bërë një punë të madhe në rritjen e presionit ndaj shtetit serb. Vrasësit e vëllezërve Bytyçi dihen me emër dhe mbiemër dhe janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb”, ka thënë presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, Ilir Bytyçi në emër të familjes e ka falënderuar presidentin Thaçi për angazhimin e tij për këtë çështje.

Ai ka theksuar se ngritja e kësaj çështje nga institucionet e Kosovës do të rrisë presionin mbi Serbinë për të ndriçuar këtë dhe rastet e tjera të luftës në Kosovë.

Presidenti Thaçi edhe njëherë ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbardhjen deri në fund të rastit Bytyçi dhe sjelljen e krimineleve para drejtësisë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Bell Jashari, Thaci, vellezerit Bytyci

26 Shkurt 1999: NATO në Kosovë…Presidenti Rugova

February 25, 2019 by dgreca

 

NATO-hyrja-ne-Kosove

NATO KOSOVENATO-Kosove-aviacini20 Vjet me Pare- 26 Shkurt 1999: NATO në Kosovë…Presidenti Rugova/

rugova-thaci-rambuje-Pas më pak se 1 muaji, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë/

1 Behlul Rugove

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 25 Shkurt 2019/ Para 20 viteve, konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi okupues e kriminal i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.

Edhe në zonën kufitare me Shqipërinë kishte forca të mëdha ushtarake serbe dhe minim të rrugës në rajonin e Prizrenit drejt Kukësit, nga Zhuri deri në Vermicë, raportoja, mes tjerash, në 22 e 23 Shkurt 1999, kur nisi të dalë gazeta Rilindja në Prishtinë në kohë lufte, ndërsa në 26 Shkurt raportoja për sulme e luftime në jug të Kosovës, afër kufirit me Maqedoninë…
Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, pas kthimit nga Rambujeja, e kam pyetur lidhur me këto zhvillime të rrezikshme të përqëndrimeve të forcave të mëdha serbe në Kosovë dhe ai në atë konferencë shtypi në 26 Shkurt 1999 kërkonte vendosjen e NATO-s në Kosovë.

Pas më pak se 1 muaji, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë.

Në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën…

RAPORTIME PARA 20 VITEVE:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-26.ata.html

[13] Rugova says Belgrade’s military offensive in Kosova – catastrophic

PRISHTINE, Feb 26 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that president of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the military offensive of Belgrade against Kosova would be catastrophic and would damage the peace accord.

Asked by the ATA correspondent in Prishtina on present reinforcement of Serb forces and possibility for a new offensive in Kosova, Rugova replied that “this is done on purpose and there exists the risk that the peace accord on Kosova can be violated and bring about a catastrophe and a new tragedy for Kosova.”

Rugova praised the concern of the international community over the peace in Kosova and especially the reactions of the United States and the European Community.

“We are interested in achieving a peace agreement as soon as possible and deploying NATO in Kosova,” Rugova said.

He added: “Such a step would create a guarantee for all the Kosova citizens and the Balkan region.”

Rugova urged Belgrade to stop immediately the offensive and abandon plans for military pressure on the free and democratic will of the Kosova people. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[17] Serb forces attack south Kosova, people flee to Macedonia

PRISHTINE, Feb 26 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb forces had attacked early on Friday the south areas of Kosova near the border with Macedonia.

The attack started at 8.00. a.m. against Pustenik and Rezhance villages forcing the population of both Albanian villages and the surrounding area to flee the area to Macedonia.

Shootings were audible but there was no report on casualties, sources from Hani i Elezit said adding that the OSCE verifying mission in Kosova had been informed on the attack. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[33] KLA defeats Serb forces in fighting in south of Kosove

PRISHTINE, Feb.26 (ata) – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports: The Kosove Liberation Army resisted today attacks by Serb forces which started this morning in the southern regions of Kosove, near the border with Macedonia.

Village Pustenik of Hani i Elezit was hit with tanks, armoured vehicles and heavy artillery pieces and in the fightings which continued until afternoon, according to Radio Kosova e Lire, two members of the Serb forces were killed while only one soldier was slightly wounded from the KLA. According to the same source, the KLA positions were defended while the Serb forces had to withdrew at about 2 p.m. /lh/xh/

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-23.ata.html

[09] Road Prizeren-Kukes mined

PRISHTINE, Feb. 23 – ATA correspondent Behlul Jashari reports: According to some information, the road Prizeren-Kukes is mined. In a part of this road between the village of Zhur and Vermice in the vicinity of the Albanian border, the Yugoslavia army has opened some holes which are doubted to be filled with mines. A wire network, guarded by the Serb forces, is installed from that direction up to the Serb police station. Sources from Prizeren report that the road is blocked in all directions.

The OSCE spokesman in Prizeren, Sajmon Gerry, has confirmed that the troops of Yugoslav army have made new reinforcements in vicinity of Zhur village and the Serb forces are on high level of readiness in the region. /LA/A.A/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-22.ata.html

[12] OSCE verifiers banned to enter Kosova-Albania border area

PRISHTINE, Feb 22 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the verifiers of the Organisation for Security and Cooperation in Europe (OSCE) were expelled from the border area between Kosova and Albania.

Serbian forces have ordered the closure of the OSCE mission office in Zhur village and verifiers have been banned to enter the five km border area, sources from Prizren said.

OSCE sources and those of the Human Rights Council in Prizren said that there was an unusual Yugoslav military build-up in the border region.

The Vermice village near Albania is under total control of the Yugoslav army, which have also blocked the road from Prizren to Kukes. /la/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[14] Rilindja appears in Prishtina after nine-year ban

PRISHTINE, Feb 22 – ATA correspondent reported that the Albanian daily Rilindja was published on Monday in Prishtina after nine-year ban imposed by the Serb regime.

The daily was published despite the fact that the ban was still in place. It was printed in a private printing house because the Rilindja publishing house and all its property in Kosova worth 400 million marks were occupied and seized by the Belgrade regime.

The preparation for the newspaper was done under extremely difficult conditions outside the building of the Press Palace where the Serb police had banned the work of its employers since last year when Bujku was also banned. /la/ak/

Albanian Telegraphic Agency

***

Legjenda: Në foton nga një nga konferencat për shtyp, të kohës së lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, të Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim  Rugova: Korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Behlul Jashari, ulur në anën e majtë të kamermanit-pranë tij, duke shkruar (veshur me kat e kravatë)

Filed Under: Featured Tagged With: 26 Shkurt 199, Bell Jashari, NATO, Rugova

PARA 17 VITEVE UNMIK DËBOI DHUNSHËM DHE MBYLLI GAZETËN RILINDJA

February 21, 2019 by dgreca

-Gjithë çka kishte brenda kateve të Pallatit gazeta historike, përfshirë Arkivin – pasuri kombëtare e pazëvendësueshme dhe e pakompensueshme e hodhën e ngujuan në bodrumin-bunker të errët, me lagështi e vërshima uji, e për këtë edhe për kulturocid është një nga tre paditë që ka bërë Rilindja në Gjykatë/

1 Rilindja1

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 21 Shkurt 2019/ Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja para 17 viteve, në 21 Shkurt 2002, u dëbua dhunshëm, kundrligjshëm e padrejtësish nga shtepia e saj-Pallati me emrin e saj dhe detyrimisht u mbyll nga administrata e UNMIK-ut.1 Rilind arkivGjithë çka kishte brenda kateve të Pallatit gazeta historike, përfshirë Arkivin – pasuri kombëtare e pazëvendësueshme dhe e pakompensueshme e hodhën e ngujuan në bodrumin-bunker të errët, me lagështi e vërshima uji, e për këtë edhe për kulturocid është një nga tre paditë që ka bërë Rilindja në Gjykatë.

Pas komunikimeve me gazetën Rilindja, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 Shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin në pronën e uzurpuar – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifilloi në 7 Nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  tradicionale të Kosovës edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.

Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja në vitin 2017 ka hyrë në procesin e likuidimit, gjatë të cilit punëtorët e saj, bazuar në ligje, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës kanë bërë kërkesat e tyre edhe për kompensim për dëbimin kolektiv padrejtësisht nga puna.  

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindjes nisi të dalë para 74 viteve në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit.

Duke mos u ndalur, duke dalë gazetë e rezistëncës edhe me emrin “Bujku”, edhe kur e ndaloi regjimi okupues i Beogradit në 7 Korrik 1990, duke dalë me numra të jashtëzakonshëm edhe pasi e dëboi e mbylli UNMIK-u, gazeta tradicionale Rilindja u bë  edhe histori e Kosovës deri në shpalljen e pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008 e njohjet ndërkombëtare.

Gazeta Rilindja pas dëbimit doli me rreth 40 numra të jashtëzakonshëm protestues të kohëpakohshëm, të cilët i ka përmbyllur në 30 Dhjetor 2008 me paralajmërimin në ballinë: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË.

 Pas 10 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit  2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë pzivatizuar e vazhdojnë të dalin.

Një nga titujt e kësaj ridalje simbolike të gazetës Rilindja është: 23 Tetor 2018: Lajm i mirë nga Qeveria e Kosovës – Vendimi  për kryerjen e pagesës për shpronësimin e Ndërtesës së ish-Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja.

“Punëtorët e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja presin që në 2019-tën Qeveria të bëjë pagesën për shpronësim dhe të realizojnë 20 përqindëshin, se tepër shumë gjatë presin të drejtën – 17 vjet nga dëbimi i dhunëshëm, i padrejtë e i kundërligjshëm nga adminisrata e UNMIK-ut në 21 Shkurt 2002 nga Pallati Rilindja, ku pastaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka 10 vjet që janë vendosur disa ministri të Qeverisë së Shtetit të Kosovës”, theksohet në shkrimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja që ridoli simbolikisht, botim digjital, në 31 Dhjetor 2018.

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë, të përfunduar në vitin 1999.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati,  dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

 “Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.

Në këtë ditë të 17 vjetorit të uzurpimit të Pallatit të Rilindjes nga UNMIK-u, këtij shkrimi protestë i bashkangjesim faqe nga numrat e jashtëzakonshëm protesues të gazetës – shtojcën e 4 Dhjetorit 2004 të rishpërndarë këtu me datë 31 Dhjetor 2008 “RILINDJA DËBIMI, MBYLLJA, NGUJIMI E SHKATËRRIMI DHE LUFTA PËR RIDALJE”, faqet me titujt “NË KOSOVË NUK KA LIRI SHTYPI DERISA KA GAZETË TË MBYLLUR E TË DËBUAR PADREJTËSISHT NGA AUTORITETET” të 3 Majit 2005 dhe “A E SHIHNI KU E KENI NGUJUAR GAZETËN TRADICIONALE TË KOSOVËS RILINDJA – ALARM NGA BUNKERI – ARKIVI I RILINDJES, PASURI KOMBËTARE QË PO SHKATËRROHET” të 11 Prillit 2005 dhe ballinat e Rilindjes të 30 Dhjetorit 2008 e 31 Dhjetorit 2018.

/Autori – Kryeradaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes (Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson). Kryetar i Këshillit Drejtues nga zgjedhjet me votim të fshehtë-referendum të 7 Shkurtit 2002, që i mbajtëm për të krijuar legjitimitet përfaqësimi në luftën për të drejtën derisa kishim presionet e ultimatumet e UNMIK-ut për të na dëbuar nga puna dhe Pallati, që ndodhi disa ditë më vonë në 21 Shkurt 2002 dhunëshëm/

Filed Under: Analiza Tagged With: Bell Jashari, Rilindja, UNMK

URIM NGA PRISHTINA GAZETËS DIELLI PER 110 VJETORIN: I BËFTË 1000…!

February 15, 2019 by dgreca

1 Urime nga Behlul

 Në këtë ditë të Jubileut të 110 vjetorit uroj Gazetën DIELLI i bëftë 1000 dhe shumë të tjera!1 Behluli agimi

E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar.  Në Ditën e Lirisë së Kosovës, në 12 Qershor 2015 nisa t’i shkruajë si korrespondent në Kosovë, ndërkohë që edhe viteve më parë merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare.

E në këtë Ditëlindje i shkruajë edhe: Shumë urime edhe për shumë suksese. Dhe, do i shkruajë…

Me shumë respekt e vlerësim për gazetën më të herëshme shqiptare, të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit Fan Noli e Faik Konica, organ i Federatës Mbarë-Shqiptare të Amerikës VATRA, për të gjithë shqiptarët në SHBA që aq shumë kontribuan për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike, e që vazhdojnë me mbështetjen e madhe, lidhjen, afrinë e dashurinë e përjetëshme.

Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme.

Uroj Kryetarin e VATRËS Dritan Mishto, Kryesinë, Këshillin dhe të gjithë VATRANËT.

Urime… Në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, Nënkryetar i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT, Dalip Greca dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.

Urojmë nga Kosova që në 2019-tën ka edhe festën e Jubileut të 20 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

 Me shumë respekt,

Behlul Jashari

Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë

 

Prishtinë, 15 Shkurt 2019

Filed Under: Opinion Tagged With: Bell Jashari, Gazeta Dielli, urime 110 vjetorin

Presidenti Thaçi niset për në SHBA

February 4, 2019 by dgreca

1 hashim Ramush-Para nisjes takon kryeministrin Haradinaj-

1 Hashim avion

PRISHTINË, 4 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bën të ditur se sapo u nis për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

“Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, shprehet ai.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj bën të ditur se, në vazhdën e konsultimeve për axhendën shtetërore, sot priti në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në SHBA./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Bell Jashari, dregs SHBA, President Thaçi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT