• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMBASADA E KOSOVES NE WASHINGTON DHA PRITJE PER 5 VJETORIN E PAVARESISE

February 28, 2013 by dgreca

Eliot Engel: Shpresa ime është se në vitet e ardhshme marrëdhëniet e SHBA me Kosovën do të jenë edhe më të mira se më parë.” /

Nga Beqir SINA/

WASHINGTON D.C: – Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, organizoi mbrëmjen e 26 shkurtit një pritje me rastin e përvjetorit të pestë të pavarësisë së Kosovës në Uashington. Pritja u mbajt nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili, i cili mbulonë edhe Kanadanë në cilësinë e ambasadorit jo-rezident, Xhavit Gashi, atasheu i parë ushtarak për ambasadën Kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendes ambasadori Jetish Jashari, dhe diplomatja Gjeneza Budima.

Solemniteti i rastiti u zhvillua në një sallat e hotelit “Four Session’s “, ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të lart të Departamentit të Shtetit, lider dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit, përfaqësues të medias dhe studentë që mësojnë në shkollat amerikane, si dhe një grup zëdhënsish nga qeveria Kosovës, të cilët po njihen me përvojën amerikane.

Në pritjen solmne e dhënë nga Ambasada e Kosovës në Washington të martën në mbrëmje në kremtim të pesëvjetorit të pavarësisë në mesin e zyrtarëve amerikanë, kishte ardhur për t’ja uruar pavarësinë e Kosovës dhe folur në emër të qeverisë amerikane, diplomati i njohur Jonathan Moore, drejtor i Zyrës së Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore dhe Qendrore, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në këtë pritje morën pjesë edhe dhjetra ambasador dhe përfaqësues të korit diplomatik në kryeqytetin amerikan, ateshet ushtarak, dhe ish i dërguari i posaçëm SHBA-ve, për çështjen e Kosovës në bisedimet e udhëhequra nga “Treshja” ambasadori Frank G.Wisner, Jr si dhe Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës në New York, Ambasadori Bekim Sejdiu, konsullja Valëza Uruçi dhe e shumë shqiptaro-amerikanë nga shtete të ndryshme të SHBA-ës.

Anëtarit i kongresit amerikan, Eliot Engel, demokrat nga New York-u, kryetar Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomes së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, njëhereshit kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres dhe ish diplomati James Hooper eksperti i njohur amerikan, nga Grupi për të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Politika dhe ambasadori Uilliam Uolker, ish kreu i misionit të verifikimit të OSBE-së në Kosovë, njeriu që raportoi i pari masakrën famëkeqe të Racakut.

Ceremonia solmne e cila filloi me intonimin e himneve kombëtare të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shoqërua me fjalën e rastit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili, i cili mbulonë edhe Kanadanë në cilësinë e ambasadorit jo-rezident

Duke thënë se është një nder dhe kënaqësi e vërtetë e tij, Ambasadori Ismaili, ka shprehur gëzimin për këtë festë, që për herë të parë si Ambasador i Kosovës në Uashington, ai po shënonë këtu në Shtetet e Bashkuara, 5 vjetorin për Kosovën si komb i pavarur e sovran.

Shtatorin e kaluar Kosova shënoi fundin formal të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së saj, përmendi gjatë fjalës së tij zoti Ismaili. Dhe, duke e përfunduar atë në një kohë të përshtatshëme, përpara afatit të saj në konfirmim me atë se Kosova, tash i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj – sipas kërkesave të grupit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Plani për Kosovën e marrë nga Paketa e ish Presidentit Ahtisari, që rekomandonte një paketë gjithëpërfshirëse, për statusin final të Kosovës; si shtet të pavarur dhe shtet multietnik, ku mbrojtja e të drejtave të njeriut, të jetë mbi baza etnike dhe fetare, çka janë në thelbin e saj – ka nënvizuar ai.
Më pasë në fjalën e tij shefi i ambasadës së Kosovës, tha që deri tash Kosova ka arritur numrin e 98 njohjeve dhe është duke punuar me të gjitha vendet në çdo kontinent në të kuptuarit në kontekstin e Kosovës, të rritjes së numërit të njohjve. Kështu që ne presim, tha ai të shohim rezultatin e kësaj pune me njohjet e tjera duke pasur një qasje në javët e muajët e ardhshme, të këtij viti.
Ambasadori Ismaili, i quajti këto pesë vjetë pavarësi, momente të mëdha festimesh për të kërkuar më shumë dhe për të patur një përkushtim më të madh, duke mos harruar asnjëherë punën dhe sakrificat që janë bërë për liri dhe pavarësi, luftën për çlirimin e Kosovës.
“Festimet e ketij pesë vejtori, theksojë ambasadori Ismaili janë gjithashtu një moment i madh për të çuar Kosovën më përpara për rrugën përparimit, dhe të zhvillimit të saj, sidomos në pjesëmarrjen e plotë në të gjitha strukturat ndërkombëtare dhe të Integrimit Euro-Atlantik, të cilat janë prioritetet kryesore për të gjithë ne. Ndërkohë, që në kuadrin e BE-së, ne presim që sa më shpejt të jetë të futemi në listën e bardhë të Shengenit dhe me nëshkrimin e Asocim Stabilizimit do të vazhdojmë rrugën tonë drejt BE-së.” tha zoti Ismaili.
Një rëndësi gjatë fjalës së tij ambasadori i Kosovës, zoti Akan Ismaili i kushtojë konfirmit nga NATO të të gjitha kapaciteteve të plota operacionale, si dhe implementimin e konkluzioneve të Sektorit të Sigurisë, të cilat theksoi ai janë duke u zhvilluar në partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuara, dhe do të na ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve më të forta me NATO-n. Në mënyrë për të bërë Kosovën dhe forcat e saj të mbrojtjes FSK-ën, si garantuese të paqes dhe sigurisë rajonale dhe t’i shohim ato krah për krah me forcat amerikane dhe aleatët e tjerë, sa herë që të jetë e nevojshme në shërbimet e tyre.
Në emër të qeverisë amerikane, foli me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, diplomati i njohur Jonathan Moore, drejtor i Zyrës së Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore dhe Qendrore, në Departamentin Amerikan të Shtetit, solli disa kujtime të paharruar nëpërmjet gazetës shqiptaro amerikane Illyria, kur ai ishte takuar për herë të parë në periudhën e pasviteve ’90 me Presidentin e parë të Kosovës të njderin Ibrahim Rugova.

Më pasë ai lexojë letrën zyrtare që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama uroi Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të pestë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kurse, anëtari i kongresit amerikan, Eliot Engel, demokrat nga New York-u, kryetar Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomes së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, njëhereshit kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres, mik i dëshmuar i shqiptarëve, konfirmojë edhe një herë atë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë dhe do të mbeten miku më i mirë i Kosovës. “Ne do të vazhdojmë për të promovuar lidhjet e shkëlqyera, që kemi në mes njëri tjetrit dhe do të ndihmojmë Kosovës për zhvillimin e saj, dhe ruajtjen e sovarnitetit territorial të saj – Me një miqësi në rritje në mes të dy kombeve dhe popujve tanë, kjo është shpresa ime se në vitet e ardhshme do të jetë edhe më i mirë se pesë vitet më parë.” tha kongresisti Eliot Engel.

Filed Under: Kronike Tagged With: Akan Ismaili, ambasada e Kosoves, Beqir Sina, Eliot Engel, Washington

Uashington : Një grup zëdhënsish nga qeveria Kosovës, po njihen me përvojën amerikane

February 27, 2013 by dgreca

Nga BEQIR SINA, Washington /

 WASHINGTON D.C: Një delegacion i zëdhënësve të qeverisë së Kosovës ndodhen këto ditë në kryeqytetin e SHBA, Uashington për të marrë pjesë në një seri takimesh dhe vizitash për çështje të komunikimit publik dhe të marrëdhënieve të qeverisë me shtypin, publikun, që njihen me përvojën amerikane. Ata vijnë kryesishtë nga kabinetet e qeverisë së Kosovës; dy prej tyre janë nga zyra e kryeministrit të Kosovës, ministria e shëndetësisë, ajo e marrdhënieve publike, pushtetit lokal, financave, ministria e ambientit dhe ajo e palinfikimit si edhe ajo forcës së sigurisë së Kosovës..Dje, në Uashington delegacioni nga Kosova, tha se ka kaluar një ditë në Kongresin amerikan për të parë nga afër se si punojnë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërkohë që sot do të ketë takime në departamentin e Shtetit dhe atë të Drejtësisë

Ndërkohë, që po vijojnë vizitën, mysafirët nga Kosova, në hotelin “Four Session”, mbrëmë patën rastin të marrin pjesë në një pritje që dha ambasada e Kosovës, në Uashington me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në një pritje ku përveçë korit diplomatik në Uashington, kishin ardhur disa prej anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, qeverisë amerikane, leder të komunitetit dhe verprimtarë të dalluar.

Delegacionin nga Kosova në një takim të shkurtër e përshëndeti edhe miku i madh i shqiptarëve në Kongres, kongresisti demokrat i Nju Jorkut, bashkëkryesues i grupit të Çështjeve shqiptare në Kongres , Eliot Engell
“Jam shumë i gëzuar që po takohem me ju, tha kongresisti Engel në këtë ditë të shënuar për Kosovën, kur së bashku ne po festojmë pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke vlersuar këto takime të cilat sipas tij i kontribojnë edhe më shumë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara dhe të forcimit të aleancës dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.”

Anëtarët e delegacionit të qeverisë së Kosovës, i thanë gazetës Bota sot, se ata po viztoin SHBA , në mënyrë që të përfitohet nga praktikat amerikane, dhe që njihen me përvojën amerikane se si bëhet komunikimi pubilk dhe mërrëdhëniet shtyp me qeverinë nëpërmjet zëdhënseve të tyre.. Delegacioni nga Kosova, tha se pritet të zhvillojë gjatë këtyre ditëve edhe një serë takimesh të rëndësishme në Departamentin e Shtetiti dhe të Drejtësisë, institucionet e tjera të larta amerikane, kongresin dhe senatin amerikan.

Ata do të kenë gjithashtu edhe një vizitë disa ditore në Karolinën e Veriut në Really dhe Charlotte, ku do të njihen nga afër me përvojën amerikane në nivel lokal dhe shtetëror. Kjo është një vizita e parë e zëdhënësve të ndryshme të kabineteve të qeverisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nga anëtarët e këtij delegacioni Dr. Faik Hoti drejtor në Departamentin e Shëndetësisë, i tha gazetës sonë se është majft i kënaqur me këtë vizitë. Ai vlersoi lart edhe kaoncidecën e kësaj vizite më festimet e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, që u mbajtë mbrëmë në Uashingon ku delagcioni i tyre mori pjesë, pritjen që dha ambasada e Kosovës në Uashington me rastin e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Dr. Hoti u shpreh se është kënaqësi jashtëzakonisht e madhe që një delegacion i zëdhënësve qeveritar i cili po ndjek një program të lidershipit organizuar nga qeveria Amerikane, që në mënyrë koicidence po marrim pjesë edhe në shënimin e pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në kryeqytetin e SHBA, Uashington, një pritje kjo e organizuar nga ambasada e Kosoës në SHBA..

Ai tha se:”Ky është një moment jashtëzakonisht i lumtur që së bashku me miqt tanë të mëdhenjë , kogresmen, dhe zyrtarë të qeverisë amerikane, lider të komunitetit shqiptarë në SHBA, dhe bashkëatdhetarët tanë të festojmë së bashku, me njërëz që kan kontribuar shumë në pavarësinë dhe lirë e kosovës dhe ndajnë së bashku me ne të njëjtin gëzim për këtë ditë të shënuar. për shtetin më të ri të botës dhe zhvillimin e arritjeet e tij.” shprehet Dr. Faik Hoti drejtor në Departamentin e Shëndetësisë së qeverisë së Kosovës .

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, Eliot Engel, tkim, vizitojne Washingtonin, zedhensit e Koosves

Ish i burgosuri politik Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur shqiptar vizitoi SHBA

February 23, 2013 by dgreca

Axhenda i vizitës së poetit të shquar shqiptar Visar Zhiti, nisi me New Yorkun, shtëpinë e shoqatës famëmadhe Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA, dhe takimet me ish të burgosurit politik dhe anëtarët e familjeve të tyre./

Nga BEQIR SINA, New York/

WASHINGTON D.C: Ish i burgosuri politik Visar Zhiti, një nga të pakët që doli gjallë nga ferri komunist, mbasi shumë nuk mundën të mbijetoin për të treguar mbi burgjet e tmerrshme të diktaurës enveriane, me ftesë të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerkiane” me qendër në Uashington dhe të vatranit të hershëm Zef Balaj, po zhvillon një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Axhenda e vizitës së poetit të madh shqiptar Visar Zhiti nisi me qytetin e Nju Jorkut, shtëpia e shoqatës famëmadhe Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA dhe qendra më e rëndësishme turistike e botës.

I shoqëruar nga ish bashkë të burgosurit politik, Esat Çoku e Dine Dinia, si dhe editori i Diellit Dalip Greca, veprimtari i dalluar Zef Balaj ai vizitoi shtëpinë muze të poetit Ulltër Uitman në Kamden, Nju Xhersi. Idhulli dhe poeti që e mbajti me shpresë gjatë të gjithë jetës dhe e frymëzoi poetin tonë të madh Visar Zhiti, Ulltër Uitman, një ndër poetët më të njohur amerikanë, eseist, gazetar e humanist, i cili ishte pjesë e tranzicionit në mes transcendentalizmit dhe realizmit, kishte mbetur ende i gjallë në kujtimet e Zhitit, nëpërmjet librit “Fije Bari – Leaves of Grass”.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pari dhe i vetmi lob shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga Presidenti Jozef J. DioGuardi, një ish kongresmen republikan i Nju Jorkut, sëbashku me grupin e të rinjve, aktivistët e organizatës patriotike Rrënjët Shqiptare zhvilloi një takim në Bronks, Nju Jork me poetin dhe shkrimtarin e shquar Visar Zhiti. Në këtë takim morën pjesë anëtarët e bordit të LQSHA-së, zoti Agim Aliçka, Luan Bukolla, Hafiz Shala, Asllan Çekiç ,Zef Bala si dhe liderit e grupit rinorë patriotik të organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi dhe Dorian Nasto dhe Ervin Toro.

Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtar dhe poet nga Bujanovci, i cili nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, në darkën e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i uroi përzemërsisht në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mirëseardhjen në SHBA shkrimtarit Visar Zhiti si dhe i dhuroi në shenjë respekti dy librat e tij.

Më 18 shkurt, në hotelin Rojëll Rixhënsi, Jonkers Nju Jork, në mesin e një grupi ish shokësh të birucave të burgjeve të tmerrshme politike Spaç dhe Qafë-Bari dhe anëtarëve të familjeve të tyre, shkrimtarëve dhe poetëve shqiptaro-amerikan, dashamirësve të librit, studentëve që mësojnë në universitet amerikane, gazetarëve dhe veprimtarëve të komunitetit, organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” zhvilloi atë që ajo e quajti “Gjyqi i Nju Jorkut – Dëshmi për Holokaustin e Kuq”. Ne kete gjyq simbolik, por me rëndësi të madhe morale e historike folën zotërinjtë, Hasan Kostreci, Zef Balaj, Mërgim Korça, Mustafa Xhepa, Muhamet Omari si dhe reciotoi një poezi të shkruar për poetin Visar Zhiti shoku i tij i shkollës Ilir Spata

Në fund të takimit fjalën e mori shkrimtari Visar Zhiti, i cili i bëri nje analizë të thellë sistemit diktatorial komunist dhe pasojave që la pas në shoqërinë shqiptare. Fjala e tij u ndërpre disa hërë nga duartrokitjet.

Ish i burgosuri politik Visar Zhiti, poet e shkrimtar i njohur shqiptar, i shoqëruar nga zoti Mustafa Xhepa, Jadigjar Luzaj dhe Engjëllushe Luzaj, vazhdoi axhendën e takimeve të tij në kryeqytetin e SHBA-ve Uashington, DC.

Në departamentin e shtetit ai u takua me zotin Christopher R. Carver, diplomat që mbulon Shqipërinë në departament. Në Bibliotekën e Kongresit u takua me zotin Grant G. Harris, drejtorin e Evropës. Ndërsa në muzeun Laogai, ku dokumentohen krimet e regjimit komunist në Kinë, ai takoi me drejtorin ekzekutiv të tij, zotin Harry Wu, ish i burgosur politik.

SHENIM: NJE SPECIALE PER VIZITAT E SHKRIMTARIT VISAR ZHITI DO TE LEXONI  NE DIELLIN E PRINTUAR

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Beqir Sina, Visar Zhiti, vizitoi SHBA

Shaqir Gashi shtroi një darkë festive per Pavaresine e Kosoves ne Manhattan

February 16, 2013 by dgreca

Shaqir Gashi, u shpreh se :” Sivjet po kremtojmë pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, vetëm pak muaj pas kremtimit të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptarë, dhe, me këtë rast dua të them se shqiptarët kudo asnjëherë në historinë e tyre nuk kan qenë më të fortë dhe më të bashkuar për të ecuar drejt një të ardhme të tyre të sigurt, një të ardhme Europiane”./

Nga BEQIR SINA, New York/

MIDTOWN NEW YORK CITY : Jehona festive e 5 – Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka filluar të ndjehet kudo në bashkësinë shqiptare në Amerikë. Përgatitjet, për t’a festuar me madhështi këtë festë i sheh kudo në qendrat më të banuara, aty ku ka më shumë shqiptaro -amerikanë, pra në shumicën e qyteteve dhe shteteve të ndryshme të Amerikës
Ashtu si dhe vitin e kaluar kur me një madhështi të paparë ndonjëher u festua 28 Nëntori, 100 Vejtori i Pavarësisë së Shqipërisë, edhe festimi i Pavarësisë së Kosovës, po shoqërohet me aktivitete dhe veprimtari të vecanta. Një veprimtari në kuadrin e 5 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajtë mbrëmë nën kujdesin e pronarëve të lokalit “Zana” në qendër të New Yorkut, zotërinjëve Shaqir Gashi dhe Azem Hasangjekaj.
Ne përkujtim të pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës ishin ftuar disa miq të ngushtë, të veprimtarit Shaqir Gashi, shok të tij, bashkëpuntor dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit, si dhe mysafirët nga Shqipëria Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, Kryetar i Komunes – Kashar, z.Besnik Fuçia, Kryetari i bashkisë Beratit, Fadil Nasufi, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa.
Në këtë darkë festive morën pjesë edhe përfaqësues të shtetit shqiptar dhe të Kosovës,, Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës, Ambasadori Bekim Sejdiu, konsulli Fatmir Zajmi, Ambasadori Ferit Hoxha, Përfaqësues i Përherëshëm i Republikës së Shqipërisë në OKB, Konsulli i Pergjithshme i Shqipërisë ne New York Dritan Mishto, anëtari i Kuvendit të New Yorkut zoti Mark Gjonaj, ish i dërguari i posaçëm SHBA-ve, për çështjen e Kosovës në bisedimet e udhëhequra nga “Treshja” ambasadori Frank G.Wisner, Jr. shkrimtarja dhe studiuesia amerikane Ana di Lelio

Me këtë rast ata kishin ftuar dhe disa ish luftëtar të Batalionit Atlantiku nga Amerika, të cilët iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe luftuan për ndalimin e spastrimit etnik dhe çlirimin e Kosovës me 1999 së bashku me forcat e SHBA-ve dhe NATO-s kundër forcave serbe, në Kosovë.

           Darkën në kuadrin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e drejtojë gazetari i njohur nga Kosova, Sulejman Gashi korrespondenti i RTK në SHBA. Folësit, sollën pjesëza jete nga veprimtaria dhe aktiviteti i shqiptarëve të Amerikës, duke folur më shumë për rolin dhe kontributin e tyre, sidomos atë që lidhej me dy dekadat e fundit në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, me këtë rast u vleresua në shumë këndëvështrime kontributii dhe veprimtaria e Shaqir Gashit, i cili, sipas tyre, së bashku e disa miq të tij, të ftuar në këtë darkë, u tha se kan bërë shumë për Kosovën, me demostrata dhe duke lobuar në SHBA, gjithashtu përkrahur luftën çlirimtare dhe, më pas edhe zhvillimin ekonomik në periudhën e pasluftës – shtet ndërtimin e Kosovës.

Sulejman Gashi ndër të tjera tha se :” Ne shënojmë sot përvjetorin e pavarësisë, sepse ishit ju që kontribuat shumë, ishit ju që besuat në lirinë dhe në realizimin e pavarësisë së Kosovës ishit ju – që secili mbi bazë të shembullit të sakrificës, ashtu si bën breza e breza para nesh nuk kursyet kohën, paratë mundin, zërin, por edhe gjakun duke marrë pushkën në dorë, pikërishtë atëhere kur më së shumti kishte nevojë Kosova”.
Mikëpritësi i kësaj darke festive zoti Shaqir Gashi, gjatë fjalës së tij përshëndetëse u shpreh se :” Sivjet po kremtojmë pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, vetëm pak muaj pas kremtimit të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptarë, dhe, me këtë rast dua të them tha zoti Gashi se asnjëherë në historinë e tyre shqiptarët nuk kan qenë më të fortë dhe më të bashkuar për të ecuar drejt një të ardhme të tyre të sigurt, një të ardhme Europiane”.
Darka u shoqerua me fjalime të tjera dhe më pasë edhe me këngë dhe muzikë të të gjitha trevave, me një repertor shumë të pasur nën interpretimin e këngëtares së mirënjohur Shqipe Kastrati, Arben Krasniqi, dhe Haxhi Zeneli

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, pavaresia e Kosoves, Shaqir Gashi

“Falja e Gjakut” në mesin e 100 filmave më të mirë

February 16, 2013 by dgreca

Nga BEQIR SINA, New York /

 NEW YORK : Filmi me tematikë Shqiptare “Falja e gjakut” (The forgiveness of blood), mbas shfaqjeve në Shqipëri, Kosovë, dhe mbretërinë e kinemasë në New York, ku ka korrur sukses edhe në kinematë amerikane, dhe është kurorzuar me disa çmime dhe medalje prestigjoze të kinematpgrafisë amerikane, me regjisorin amerikan Joshua Marston dhe bashkë-skenaristin dhe producentin shqiptar të filmit “Falja e gjakut”, Andamion Murataj është renditur në mesin e 100 filmave më të mirë në listën e portalit film.com(www.film.com)

 “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut”:/

 Filmi “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut” , ngjarja, aktorët dhe gjuha e përdorur shqiptare: SHBA, Shqipëri, Danimark, Itali, 2010,
Metrazhi 109 min
Gjuha : Shqip
Director: Joshua Marston
Aktor: Tristan Halilaj, Sindi Lacej, Refet Abazi, Ilire Vinca Celaj
Skenografia shkruar: Josha Marston, Andamion Murataj

Nik, është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe është në vitin e tij të fundit në shkollën e mesme në një zonë veri të Shqipërisë. Ai është diçka që tregon një njeri energjik. Nik, ka vendosur që, sa më shpejt tani që ai ka në duart e tij diplomimin e shkollës në duart e tij, të ndryshojë jetën. Ai dëshiron të hapë një internet kafe. Ai gjithashtu ka filluar kohët e fundit, të shfaq dhe dashurinë imtime, ka ndjenja për vajzat – dhe ka rënë në dashuri me një vajzë në klasën e tij në shkollë. Ndërkohë, e motra e tij Rudina, është pesëmbëdhjetë vjeçe, edhe ajo ka një ide të qartë se çfarë ajo dëshiron nga jeta dhe ëndrrat që e ndjekin atë deri sa të përfundojë edhe universitetin.

Por, gjithshka duket se është “fashitur” mbasi familja e tyre është në gjak. Familja e tyre ka qënë e përfshirë në një luftë mbi pronësinë e një toke dhe babai i tyre është i akuzuar për vrasje. Nga të gjitha këto “anë të pa dirtë” të jetës së këtyre dy fëmijë fare të rinjë, Nik dhe Rudina duket se e gjejnë veten për të u tërhequr nga “pjesamrrja e tyre” në një hakmarrje e tmerrshme.

E cila sipas diktatit të Kanunit, ligjet shekullore të Shqipërisë tradicionale, asnjë nga anëtarët meshkuj të familjes së tyre – përfshirë edhe të rinjt edhe vëllain i tyre shtatë-vjeçar – nuk mund të largohet nga shtëpia.

Intervistë me regjizorin Amerikan Joshua Marston dhe bashkë-Skenaristin dhe Producentin Shqiptar të filmit “Falja e gjakut”, Andamion Murataj

“Përtej gjakut “rrëfim” në Amerikë

BROADWAY – MANHATTAN NYC: Filmi me tematikë Shqiptare “Falja e gjakut” (The forgiveness of blood), mbas Shqipërisë dhe Kosovës, ka korrur sukses edhe në kinematë amerikane, përgjatë fundjavës së çmimeve Oscar. Ky film ka mundur të ketë mesataren më të lartë deri tani për shitje biletash të një filmi të sapoprezantuar. Kompania Distributore “Sundance Selects” vendosi menjëherë që filmi të hapet dhe në kinema të tjera në shtete të tjera të Amerikës dhe do të shtrihet, sipas kompanisë distributore, edhe në 20 tregjet më të mira në fund të muajit mars dhe muajin prill.

Meqenëse, një vit më parë filmi po shfaqej me plot sukses në Nju Jork, në metropolin e botës, kryeqendrën botërore të artit, kulturës dhe filmografisë, gazetari ynë në këtë qytet Beqir Sina, u takua dhe foli me dy protogonistët kryesorë të këtij filmi, me regjisorin amerikan Joshua Marston dhe bashkë-skenaristin dhe producentin shqiptar të filmit “Falja e gjakut”, Andamion Murataj.

B.S.: Zoti Marston, dihet se ju punuat në Shqipëri për një film në gjuhën shqipe. Ju shpenzuat shumë kohë në Shqipëri në kërkime për skenarin e këtij filmi dhe më vonë për prodhimin e tij. Çfarë mësuat në Shqipëri?

Joshua Marston: Po! Unë punova për gati tre vjet për realizimin e këtij filmi. Shpesh mu desh të jetoj në Shqipëri, ku mësova të flas gjuhën shqipe dhe duke punuar me shqiptarët rrëfyem një ngjarje aktuale shqiptare. Kështu që pas kësaj eksperience që pata nuk ka sesi të mos ndihem pakëz shqiptar. Për këtë do t’ju rikujtoj edhe ish Presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy kur më 26 qershor 1963 vizitoi Berlinin Perëndimor dhe tha: “Ich bin ein Berliner” (gjermanisht)- “I am a Berliner” (anglisht) dhe po t’a përkthejmë në shqip: “Unë jam berlinez”.

B.S: Për të gjithë ata burra të huaj që vizitojnë Shqipërinë, mbase pyetja e parë që mund tu bëhet është: “A e provove rakinë shqiptare?”

Joshua Marston: Po, përveçse mësova gjuhën, mësova dhe të ngre dolli (qesh). Unë mësova diçka më të rëndësishme: që pavarësisht tragjedisë së gjakmarrjes, Shqipëria është një vend me tradita të pasura ku mikpritja dhe besa janë të një rëndësie të veçantë. Shpesh e më shpesh jam impresionuar me ngrohtësinë njerëzore me të cilën shumë shqiptarë na kanë mirëpritur, duke na hapur dyert e shtëpieve e duke ndarë me ne copëza jete mjaft të rëndësishme të jetës së tyre. Nuk do të kishim mundur kurrë ta bënim këtë film, nëse nuk do të kishim gjetur këtë mbështetje dhe këtë mikpritje.

B. S: Andamion, Joshua Marston, në një deklaratë, eshte shprehur se ky film përbën një hap historik në bashkëpunimin midis kinematografisë amerikane dhe asaj shqiptare. A është i tillë edhe për ju dhe përse ?

Andamion Murataj: Ky film jo vetëm që është bashkëpunimi më i rëndësishëm midis Shqipërisë dhe Amerikës në fushën e artit, por suksesi i tij hap një rrugë të re, shumë të rëndësishme për bashkëpunime të tilla në të ardhmen e afërt. Shqipërisë e Kosovës si shtet më vete, pra kombit shqiptar në përgjithësi nuk i kanë munguar as historitë, as talentet, por si në çdo fushë tjetër janë prodhimet mediokre si dhe zyrtarët mediokër, që ia kanë zënë frymën vlerave të vërteta kulturore. Siç ka ndodhur, bie fjala edhe herë të tjera në historinë e Shqipërisë, edhe tani në historinë e kinemasë u desh ndërhyrja e amerikanëve që filmi shqiptar dhe kultura shqiptare të ngrihen në nivelet që meritojnë. Shpresoj që peripecitë dhe barrierat që iu vunë këtij filmi nga të papërgjegjshmit dhe dashakeqët e Shqipërisë të mos përsëriten më në të ardhmen.

B. S: Eshtë folur për sukeses në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare. Ndërkohë “Falja e Gjakut” është vlerësuar me “Ariun e Argjendtë” në Berlin, Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons të Neë York-ut, për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, etj. Mirëpo, mediat amerikane shkruajnë se “Falja e gjakut” është skualifikuar pa të drejtë për të prezantuar Shqipërinë në OSCAR- ët e sivjetshëm. Si e komentoni ju këtë fakt ?

Andamion Murataj: Nuk kam se çfarë të shtoj në këtë histori (turpi, për ata që e bënë), që tashmë është një kapitull i mbyllur. Si edhe më parë në historinë tonë, edhe kësaj rradhe ishim vetë ne shqiptarët që i sollëm dëmin më të madh suksesit dhe u bëmë barriera kryesore e këtij filmi. Fatkeqësisht, është e trishtë që edhe në këtë shekull lutja e Konicës: “Ruje Zot Shqipërinë prej Shqiptarëve” mbetet po aq aktuale. Por, nga ana tjetër tingëllon shpresëdhënëse thënia e Nolit: “Mbahu nënë e mos ki frikë, se ke djemt në Amerikë.” Ishte pikërisht komuniteti shqiptaro- amerikan, të cilit i jam thellësisht mirënjohës, që ishte kontribuesi dhe suportuesi kryesor i suksesit të këtij filmi në kinematë amerikane. Ata e kanë kuptuar se tashmë është bërë domosdoshmëri inkurajimi dhe mbështetja e prodhimeve të tjera shqiptare me histori dhe trajtim bashkëkohor, larg mediokriteteve dhe zgjidhjeve romantike folklorizante.

B S: “Falja e Gjakut” që prej datës 24 shkurt ka filluar jetën e tij në kinematë amerikane, duke sjellë kështu një copë nga tradita e gjakmarrjes në Shqipëri. Duke ndjekur opinionet e shikuseve, ka edhe mendime të tilla: “Titulli, nuk është i përshtatshëm, pasi në film gjaku nuk falet kurrë dhe filmi mbaron ashtu..!”…

Andamion Murataj: Gjakmarrja është një traditë shqiptare prej të paktën 600 vjetësh dhe do të ishte naïve të besoje që në kuadër të një filmi të tillë realist gjakmarrja të zgjidhej me nota optimiste. Ajo çka ky titull ngërthen është falja si koncept, që nuk konsiston vetëm në faljen e të tjerëve përballë, por dhe në faljen brenda familjes, brenda gjakut. Filmi në esencë është një reflektim i sinqertë mbi një realitet që na dhemb të gjithëve dhe më shumë se një zgjidhje utopike, ndërton një urë drejt faljes! Palët në film kanë hedhur vetëm hapin e parë, atë hap që unë besoj se edhe shoqëria shqiptare tashmë e ka hedhur. Epoka e re e zhvilimit apo europianizimit, siç quhet nga shumëkush, kjo kohë e zhvillimit midis internetit dhe urbanizimit do të lidhë e do të integrojë Shqipërinë me Europën jo vetëm materialisht, por do të emancipojë shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Pjesë e zhvillimit është konsolidimi i kulturës së shtetit dhe të ligjit, mbyllja e kapitullit të qeverisjes prej ligjeve të Kanunit!

B S: Si e shihni marrëdhënien e filmit me prezantimin e imazhit të Shqipërisë, jashtë “çarçafit” të bardhë?

Andamion Murataj: Besoj se ka ardhur koha që ne, shqipëtarët t’i rrëfejmë botës me gjuhën e artit historinë tonë, botën tonë shpirtërore. Dhe mënyra më e mirë, për të rrëfyer këtë është kinemaja. Kinemaja si art, sintezë i arteve të tjera të jep mundësinë që në pak minuta komunikimi të flasësh shumë. Ne e njohim Italinë, Amerikën, Kinën, Francën, Indinë, etj. para së gjithash nëpërmjet filmave. Po kështu të huajt gjithnjë e më shumë do të na gjykojnë ne nga kinemaja. Sa më cilësore ta kemi kinemanë aq më tepër shërbim të very i bëjmë imazhit kombëtar. Hisoria jonë, bota jonë shpirtërore është shumë e pasur dhe ngërthen ngjarje të mëdha e të vogla, që premtojnë për filma cilësorë, ku secili prej tyre do të ishte vetëm një gur i mozaikut.

B. S: Shumë shikues në një forum pas shfaqjes kanë bërë komentin se “ndihen sikur shohin një film të vërtetë, gati dokumnetar”…

Joshua Marston: Për të arritur që gjithçka të jetë e vërtetë, që gjithçka të ndihej e vërtetë, më duhej t’i kuptoja të gjitha detajet, jo vetëm kur flitet për Kanunin dhe gjakmarrjen, por edhe kur flitet për jetën e përditshme. Përshembull më duhej të kuptoja mirë se cilat janë vështirësitë dhe shpresat për një të ri në shkollën e mesme në Shqipëri. Unë pata zhvilluar qindra biseda me të rinjtë në të cilat bëra mijëra pyetje, që të kuptoja jetën e tyre.

B. S: “Falja e gjakut”, trajton një problem social të një pjese të shoqërisë së sotme shqiptare, ndërkohë që kemi parë se po shënon sukses ndërkombëtar filmik, të paktën në SHBA. Sipas jush pse?

Andamion Murataj: Ju faleminderit për këtë pyetje! Kjo tregon se arti vërtet gjeneron nga problemet. Filmi “Falja e Gjakut”, bën pikërisht këtë: në mënyrën më të ndershme përpiqet të rrëfejë një aspekt të kulturës dhe traditës sonë. Historia jonë është e mbushur me përpjekeje njerëzore, virtyte, heroizëm, por edhe me humbje e dështime. Janë këto këto përpjekje të çdo individi për të tejkaluar kohën apo parardhësit e tij, për të krijuar një identitet të vetin, përkundër rrymës që përgjithësisht frymëzojnë artin. Kjo ndodh dhe me kombet e tjera dhe ky nuk është një proces i mbyllur. Ne e krijojmë identitetin tonë kulturor përditë me çdo vepër tonën. Filmat nuk janë domosdoshmërisht “udhërrëfyes turistikë” për asnjë vend, por rrëfime të përpjekjes njerëzore në tërë thellinë dhe kompleksitetin shpirtëror të saj.

B. S: Filmi theu rekordet në Shqipëri përsa i përket shikueshmërisë, veçanërisht në brezin e ri. Edhe tani në Amerikë, është publiku shqiptaro- amerikan, ai që ka mbushur masivisht kinematë për të parë këtë copëz Shqipëri në Amerikë, këtë copëz që vjen nga vendi i tyre. Si ndihesh pas këtij vlersimi me nota patriotike të publikut shqiptar, sidomos këtu në SHBA, ku premiera ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm?

Joshua Marston: Jam shumë i lumtur kur njerëzit dalin nga kinemaja pas shfaqjes dhe më thonë që ndihen sikur filmi të jetë bërë nga një regjisor shqiptar. E vërteta është se më vjen mirë që filmi tashmë është bërë pjesë e tyre, e qindra dhe e mijërave shqiptarëve. Ndihem i privilegjuar dhe krenar që pata mundësinë të bashkëpunoj me të gjithë ata.

Intervistoi: Beqir Sina New York March – 2012

FOTO:Joshua Marston dhe Andamion Murataj

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Joshua Marstion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT