• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEMOKRATIZIMI I INSTITUCIONEVE DOMOSDOSHMËRI PËR SHOQËRINË DHE KOMBIN!

April 1, 2023 by s p

Besim Ndregjoni/

Mbas 2 viteve që i  ka mbaruar mandati Avokatit të Popullit, komisioni i ligjeve të parlamenti thirri në séance dëgjimore kanditatët për të paraqitur performacën e tyre për tu zgjedhur në at institucjon kushtetues. Në mes kanditatëve për dy vite rrjesht kanditoi dhe unë si përfaqësues i 100.000 familjeve të mbijetuarve të diktaturës dhe i mbështetur nga shoqëria civile dhe tre komuniteteve fetare në vend. Sigurish kanditonin ish Z/Kryeministra, ish titullarë të lartë të institucjoneve kushtetuese , ku fatkeqësisht mbahen mend nga shoqëria si dështak por që mbroheshin nga partia, sepse ishin me biografi të mire dhe i përkisnin regjimit totalitar që kishte dhunuar të drejtatat dhe liritë e njeriut, në regjimin e diktatorit Enver Hoxha. Për lexuesit po ju paraqes fjalën time që mbajta në komisionin e ligjeve për ti shërbyer sadopak të vertetës se si parlamenti shqiptar e përdor formalizmin për fuksionimin e kushtetutës, kurse vendimet i merr me vendime partie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.  

E para : I përkas një familje fisnike shqiptare që ka përballuar tre diktatura, fashiste, Naziste, dhe Komuniste, për CV time jua a kan ba presence Shoqëria civile , tre komunitetet fetare si dhe personalitete të larta të artit kulturës, por mbi të gjitha thirrja që ju ka drejtuar ish e burgosura politike bashkëshortja e poetit martir Havzi Nela, Lavdie Nela drejtuar Kryetares Kuvendit, dhe juve të gjithve Antarë të Komisionit të ligjeve. Thirrja e saj u ndesh me heshtjen dhe mospërgjigjen e antarve të kuvendit, zgjodhën heshtjen dhe vendimin e partisë për të ju përgjigjur një armike siç është heroina e burgjeve dhe bashkëshortja e poetit martir. Bazuar në ligjin për Avokatin e popullit neni 2 citohet se mbron të drejtat dhe liritë edhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet e mosveprimet e paligjshëm e të parregullta të organeve e administrates publike si dhe të tretëve  që veprojnë për llogari të saj. Avokati i Popullit udhëhiqet nga parimet e pansisë, konfidecialitetit, profesionalizmit dhe pamvarsisë , ushtron veprimtarinë në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut të parishikuar në dispozitat kushtetuese  dhe në ligje. E kush më shumë se ne që na  janë dhunuar të drejtat e liritë , me ndalimin e arsimit, me luftën e klasave  për punën etj, e ka sensibilitetin  ti mbrojë këto të drejta, e ta krye me nder atë detyrë kushtetuese. Neni 12 i këtij ligji përcakton të drejtat për tu ankuar në at institucjon , bazuar në kët nen ti përgjigjem qytetarit ashtu siç e përcakton ligji dhe në ruajtjen e sekretit të qytetarit. Gjithashtu neni 13, 17  18  19  19/1dhe 21 i japin të drejtën e fuksionimit dhe shqyrtimit të ankesave dhe të drejtave të qytetarve .Neni 22/1 i jep të drejtën avokatit për sanksione ndaj administrates që ka shkelur ligjet për  qytetarin.

 I përkas asaj pjese të popullsisë që e kan vadit tokën shqiptare me gjak martirësh nga jugu në veri dhe kam tridhjetedy që komunitei që përfaqësoi ka tre dekada që presim të mësojnë të verteten e asaj çfar ka ndodhur dhe si janë dhunuar të drejtat e shqiptarve gjatë periudhës komuniste dhe si jan krijuar dosjet e tyre.. Hetimi dhe denimi i krimeve të komunizmit  janë të lidhura ngushtë me sigurinë kombëtare të shqiptarve në kontekstin strategjik. Dhe besoi më shumë se ky institucjon nuk mund të japin kontribut ndonjë institucjon tjetër që i shërben politikës partisë  dhe jo shtetit të së drejtës që ka 32 vite që nuk po e ndërtojmë.

Kush ka frike nga e verteta,  hetimi, zbulimi dhe denimi i krimeve komuniste në Shqiperi?

Përgjigja është e qartë nga e vërteta ka frikë politika shqiptare që për 32 vite jo që nuk kërkoi falje, por nderoi xhelatët e krimit dhe përbuzi viktimat dhe të mbijetuarit e diktaturës, duke përfituar nga paqja që përcollën ky komunitet fisnik  ndaj politikës. Ndaj këtyre padrjtsive dhe shkelje të drejtave dhe lirive të njeriut që ka përdorun politika për 32 vite fatkeqësishtm dhe Avokati i Popullit heshti. Prandaj kanditoi që ta denojmë heshtjen ndaj krimit.ta denojmë pushtetin dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut. Njohja dhe demaskimi i krimeve te kryeme, dhe paralelisht me ata  edhe respekti per viktimet e pafajshme te ketyne krimeve jane dy aspekte të së njëjtes monedhe: natyra dhe pesha e përgjegjsise sonë, si deshmitare të kesaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjesisht kombetare, ashte nji problem ekzistencial per te gjithe njerezimin e ndershem, problem që ka karakter politik e personal- dhe fetar per ata qe besojne! Prandaj kanditoi që institucjoni i avokatit të popullit të jetë në shërbim të shoqërisë dhe jo politikës

    Pavaresisht nga përpjekjet e “propagandisteve” të pakurueshem që nuk pranojne këte fakt të qarte si drita e diellit, e që nuk tregojnë asnji interesim me deshmue  rrjedhimet shkatërruese të atij rregjimi gjakatar që perjetojme edhe sot, duhet pranue se shkalla e krimeve komuniste ka arritë në pikën ku mund të cilesohen si “krime kunder njerezimit” të denueshme nga legjislacioni ndërkombetar , dhe heshtet nga legjislacioni kombetar. Këto perpjekje të “propagandisteve”, nuk kane qellim tjeter veçse me largue vemendjen e popullsise shqiptare nga e kaluemja, sa ma  gjate që të jete e mundun…. derisa t’i mbuloje harresa. Me nji zhvillim te këtill ndergjegjet tona do të mbeten të njollosuna; si rrjedhim, pamundesohet integrimi i jone ne Boten e Lire, si qytetare të lire, që na synojme.

Ky zhvillim duhet te sherbeje dhe per  zbulimin e nji aspekti te vendit tone, ne nji kohe te caktueme…!Si ashte e mundun qe i kemi lejue vetes, si shoqeni shqiptare, me  zbrite kaq poshte? Dhe kjo ndodh që institucjonet nuk veprojne por imitojne regullore e privilegje për drejtuesit e deputetët. Deputetët  janë mandatuar për të dhanë ligje dhe barazi për qytarët jo për ti kthyer institucjonet në vende pune për miq partiak siç ndodhi në dhjetor ku mazhorance dhe opozita kacafyteshin në parlament për të zgjedhur Avokat Populli mikun , klientin, dhe aspak nuk mernin në konsideratë përfaqësuesuesin  e shoqërisë civile, dhe të 100.000 familjeve shqiptare që i mbijetuan diktaturës, duke mos kursyer dhe jetën. Zotrinj deputet të ligjeve, Institucjonet në shtetin e të drejtës nuk janë krijuar për politikanë  e familjare të tyre , por me kushtetutë janë prone e qytetarve shqiptarë që japin kontributete e tyre që të ndërtojmë shtetin e së drejtës, votohet dhe kundërshtari politik, kështu fuksionon demokracia zotrinj nuk fuksionn me vendime politike partie kundra kudërshtarve politike. Me lejoni të ju sjell ndermend thënjen e socialdemokrates disdidentes Musine Kokalari që ju drejtue xhelatve në sallë e gjygjit: Ju po më denoni se nuk jam komuniste , por Shqipërine e dua më shume se Ju. Atëhere shtrohet pyetja përse Ju ligjvënës luftoni që mos të zgjidhet një antikomunist por vetëm në qoftëse ka lidhje me diktaturën.

Kam 32 vite që kam kontribuar në rehabilitimin e qytetarve që kan kaluar trauma dhe tortura nga regjimi totalitar komunist, në bashkëpunim me shoqërinë civile, Qendrën e traumës dhe tortures dhe në bashkëpunim të plotë me Avokatin e Popullit të Danimarkës bazuar në konventat ndërkombëtare prej një periudhe 15 vjeçare, duke rehabilituar shum qytetar nga traumat që kishin pësuar. Si misionar i ngritjes së Parcelës Kombëtare të Kujtesës në nderim të mbi 6000 të pushkatuarve dhe të zhdukur kufomat nga ky institucjon do të i shërbej qetsimit shpirtëror të mbi 6000 familjeve që përballen me heshtjen e politikës dhe shtetit. A ju shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut këtyre 6000 shqiptarve që nuk kan një varr dhe një ditë kujtese për ti nderuar martirët që u vranë pa faj. Shoqëria shqiptare është e ndarë, në të privilugjumit e diktaturës dhë në të mbijetuarit e diktaturës, ku të parët,  kan marrë të gjitha benifitet e sistemit, dhe pjesa tjetër e shqiptarve që e vaditi me gjak çdo pjese të Shqiprise duke e kundërshtuar diktaturën dhe u përball me murin klasor politik dhe përçmimin e pushtetit dhe politikës të ndërtuar gjatë këtyre tre dekadave. Ka 32  vite që asnjë innstitucjon të shtetit nuk lejohen të drejtojnë ata që kundërshtuan diktaturën,  kush ashte ai ose ajo force politike që nuk turpërohet që në institucjonet e vendit nuk ka asnji  personalitet drejtues  që nuk kan lidhje me diktaturën.Gjatë këtyre 32 viteve politika sunduese ka krijuar disnivel në pjesët e shoqërisë shembull është të mbijetuarit e diktaturës, kan pensione qesharake, kurse  xhelatët që kryen krime ndaj kësaj pjese popullsisë kan pensione marramendse, A nuk është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut zotrinj paralmentar. Shqipëria dhe shteti janë prone e shqiptarve dhe jo vetëm të priviligjuemeve të komunizmit siç ka ndodhur gjatë këtyre tre dekadave. Kanditoi për avokat populli që institucjonet kushtetuese të mos politizohen nga ushtarë të partisë  apo të zgjedhurit e kryetarve të partis. Por ti drejtojnë ata që bahen ushtarë të ligjit dhe kushtetutes dhe aspak pazarve të drejtuesve të pozitës dhe opozitës. Kurre gjatë 32 viteve unë dhe shtresa që përfaqësoi nuk kemi urryer, ju zotrinj politikan si majtas dhe djathtas përse urreni ata që nuk janë ushtarë të partive tuaja. Pse  urreni kanditaturat e të përndjekurve politikë zotrinj parlamentarë, përse nuk i kthyet pergjigje heroines Lavdie Nela sidomos ju gra deputete e cila jua cilsonte në emër të nenave që ngelen pa fëmijë nga torturat siç ka ngelur heroin Nela, a nuk ju vrau kjo thenje juve që jeni nëna gra.

     Dhe kjo  sjellje e juaj zonja dhe zotrinj deputetë mjafton qe vendi i jone te mos ngrihet kurre ne kambe me nji shoqeni civile të ndërgjegjshme për rolin e saj: nji shoqenie njerezishme, tolerante, e permbi të gjitha jo e dhuneshme: “qytetarin”pjesemarres e “qytetarine”! Koncepti i qytetarit përmban pjesemarrjen koshiente në jetën shoqënore e politike të vendit; pjesemarrja ashte pengesa kryesore në luften kunder diktatures dhe ideologjive totalitare. Pjesemarrja koshiente lufton sundimtaret e këqij dhe sherbetorët e tyne me pagese, lufton atmosferen ku ata mashtrojne veten Amundet të na mashtrojne dhe të mos shqetesohemi? Si do te dalim nga kjo gjendje?….Si do të zhdukim anormalitetitn e politikes? Si t’iu kthejme njerezve shpresen për të ardhmen    Ky ashte ndergjegjsimi, hapi i pare i zgjidhjes. Njeriu duhet te jete koshient dhe i bindun per drejtesine e kauzes qe mbron para se te aktivizohet…qe ashte hapi i dyte.

Kthimi i institucjoneve në shërbim të qytetarve është primarrja e një sistemi demokratik. Dhe thirrja  ime  përpara jush zotrinj ligjëvënës është ta shembeni murin e urretjes që keni ndërtuar nga 32 vite me pushtet imitues më të pështirë të diktaturës, Lejoni dhe votoni kanditaturat e atyre qytetarve që kaluan e përballuan terrorin komunist, dhe u ndeshën për tre dekada me heshtjen dhe luftën e ftohtë politike të pushtetve postkomuniste në Shqipëri. Votoni që institucjonet të demokratizohen jo të politizohen. Demokratizimi i institucjoneve demokratizon shoqërine kombin.Sot keni në dorë ta shembnin murin e urretjes dhe të ndërtojmë murin e paqes të dashurisë dhe të shtetit të së drejtës. Nqs bani të kundërtën historia do të ju denoi. Bëhuni paqëdashës si ne ne të mbijetuarit e diktaturës që nuk urrejmë por përçojmë paqe duke ja lënë drejtsisë denimin e urretjes. 

Kthejani institucjonet shqiptarve, dhe ndertoni shtetin e së drejtës, dhe jo shtetin politik siç eshte tani.

Filed Under: ESSE Tagged With: Besim Ndregjoni

14 janar 1990 ,U THYE MITI I SISTEMIT PËRBINDËSH STALINIST! 

January 16, 2023 by s p

Filozofi bashkëhor Umberto Eko thotë: “Vetëm e vërteta do të na bëj njerzë krejtësisht të lirë”Atëhere nisur nga postulat i Ekos, a mund ta pyes vetën çdo shqiptar, në çmasë e zotëron të vertetën dhe , varësisht raportit  të tij me të vertetën, sa është i lirë.

Cilësia  dhe progresi i individit tonë varet fort nga këmgulja e tije  për të vendosur  një raport sa më realist me të vertetën  të vertetën e tij , të shoqërisë ku jeton të historisë dhe kombit  që i përket , përndryshe do të kemi  një individ të sëmurë , larg mendjes së shëndoshë të lehtë për tu manipuluar në çdo kohë nga çdo lloj demagogësh, dhe diktatorësh , sikundër e kemi parë të ndodhë  me ne jo pak  herë përgjatë historisë tonë.. 

Me 14 Janar 1990, u thye njëherë e përgjithmonë miti i atij sistemi përbindsh! 

Demostrata e heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodrës, njofton Tiranën ende nën sundimin e  kuqë të  komunizmit gjakatar i erdhi fundi. 

Mijëra vetë të grumbulluem në atë Shesh, presin rrëzimin e bustit të diktatorit terrorist gjeorgjian Stalin. Mijëra vetë drejtue sytë nga toka, presin kur po shprazën mbi kokat e tyne automatikët nga dritaret e hotel Turizmit, Sahatit Inglizit apo apartamentit mbi PTT e qytetit, që ishin të mbushun me sampistët kriminel të ardhun nga Tirana vetëm për gjakderdhje.

Mendohej vetëm masakra ndaj Rinisë “rebele” shkodrane. Mungonin disa djelm të cilët një natë ma parë ishin tradhёtue e kapë nga forcat speciale të sigurimit t’ardhuna për këte qellim nga Tirana, të kryesueme nga krimineli Zylyftar Ramizi.

Mikrobuzët e bardhë të poliklinikës vazhdonin fotografimet dhe gatishmëninë!

14 Janari 1990 ishte dita lirisë që po agonte në mes terrorit komuniste!

Gjatë 32 viteve kemi ndigjue politikan analistë që mburren në ekranet televizive duke mashtruar brezin e ri se bijtë e komunistave sollën pluralizmin politikë, një gënjeshtër e përçmuese nga këta ithtarë të diktaturës staliniste shqiptare që deformojnë historinë e Shqipërisë e mbulojnë të vertetën me gënjeshtrën e tyre ideologjike. 14 janari 1990 qe aksioni i parë antikomunste ndaj diktaturës, që i tregoi shqiptarve se muri stalinist shqiptar, do të kishte fundin e  murit të Berlinit,  duhet të binte, dhe këtë aksion kombëtar në mbrotje të lirisë e dha Shkodra e martirve të Kishës që gjatë 45 viteve të diktaturës para plumbit vdisni me thirrjen Rroftë Krishti Mbret,  Rroftë Shqipnia! Shkodra e intelektualëve dhe kulturës,  gjaku i Martirve të ramë nën shpatën e diktaturës komuniste po vlonte në damarët e Rinisë dhe se, nuk kishte shkue huptë.

Numri i të arrestuemve i kalon të 120 të rinjë e të reja, dhe nr, në total i kalonte 600 shkodran që torturohen mizorisht nga organet e Sigurimit.Një pjesë përcillen për Tiranë ndër labirintët e zymta të Ministrisë së terrorit. Shumë familje në ankth nuk dinë ku i kanë djemët e vajzat e tyne mbasi nuk fliste askush për ata. 

Mbas disa muej tortura e vuejtje një grup u dënue me nenët 57 dhe 55 të Kodit Penal të RPSSH, që ishte në fuqi më këte motivacion: “Për krijimin e një organizate kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe për përmbysje të tij me dhunë.” 

Pra, siç shihët, rruga e hetimeve të çonte drejtë plumbit.

Sot mbas 32 vitesh kush e solli pluralizmi djemtë e komunistave? Apo rezistenca e antikomunistëve shkodran e shqiptarë për 45 vite. Gjatë 45 viteve dhe pse diktatura  e mbrojtur me armë,  e me heshtjen e ndërkombëtarve, kurrë nuk qe e qetë megjithë reprezaljet që bante përpara shqiptarve antikomunistë. Vërtete nuk pati disidencë siç e komentojnë gazetarët e oborrit komunist, por rezistenca e antikomunistave shqiptare sfidoi çdo disidence europiane duke mbajtur të gjalle e të shejtë lirinë. Shkodranët antikomunist mbajnë vndin e parë për sakrificat kundra stalinizmit shqiptar. Pra ne antikomunistave shqiptarë që politika pluraliste na quan të përndjekur politike treguam rezistencën më të madhe në europë gjatë shekullit njëzet. Mbas 14 janarit , filluan protestat në Kavajë, Me 20 qershor 1990 ish të dënuarit politikë Tiranas Burhan Kalaja e Ylli Bodinaku do të thyeshin murin e Ambasadave duke i treguar shqiptarve se duhen thyer këto mure, Fmijlja Popa kishte mbi 5 vite në amabasadë, në 25 janar 1945 ishte kryengritja e parë antikomuniste e Llesh Marshit, e Preng Calit, U pasua me 9 shtatorin e 1946 në Postribë të Shkodrës. Deri në në vitin 1954 malet e veriut ishin të mbushura me antikomunistë që luftonin regjimin dhe pse u tradhëtuan nga shërbimet e inteligjente siç ishte rasti i Kim Filbit. Në 1967 Tre djem të burgosur politik në burgun famëkeq të Burrelit do ta thynin atë burg famëkeq dhe do ti tregonin stalinizmit shqiptar se ne i shpërthejmë prangat tuaja të larë me gjak të pafajshëm. Në maj të 1973 shqiponjat e gulakut të Spaçit do të bënin revoltën e parë antikomuniste, ku do të ngrinin flamurin pa yll në mes të plumbave të kriminelëve enveristë. Në 1974 shqiponjat e Qafës Barit do të trondisnin regjimin me vullnetin e tyre duke i thënë ndal torturave çnjerzore.  Dhe regjimi enverist nuk do të njihte qetsi gjatë sundimit  të tije nga antikomunistat shqiptar pjesa ma patriotike, atdhe dashese dhe trimërore. Ku ishin komunistata dhe bijtë e tyre, ata duartrokitshin pushkatimet dhe burgimet e internimet e shqiptarve që e deshën lirinë si europa. Këto aksione politike të antikomunistave shqiptarë e parabartë me pushtetin e fuqishëm kriminal do të detyronin diktatorin Ramiz Alia që të lejonte futjen në ambasada me 2 korrik. Por mashtruesit e historisë ithtarët e diktaturës, që manipuluan qëndresën tonë, e muarën pushtete duan sot të bindin brezin e ri sikur këta palaqo të diktaturës kan qënë kontribues në ndryshimin e  ardhjen e pluralizmit. Këta ju bashkuan rënjes së regjimit në europë kur panë se si në Rumani populli rumun e pushkatoi Komunistin Çausheskun.

Protogonistë të 14 janarit që dhanë shkëndinë e parë të shembej sistemit nuk rrahën gjoksin, por përballuan tortura, por duhej të vuanin  edhe me burg. Qendrimi i tyre  burrnor asht një model i qendresës kundrejt diktaturës ma mizore që ka përjetue Shqipnia për 47 vjet. Këta burra u torturue me mjetet ma të paligjëshme, endè sot askush nuk ka mbajtë asnjë përgjegjsi, përveç asaj që terroristët janë të penduem për çka nuk kanë mujtë me ba! Sot mbas 32 vitesh ata që ushtruan tortura kan ngjitur majat e larta të drejtsisë. Megafonet mediatike pranë qeverisë po na tregojnë se si edhe kryeministri aktual paska qëne protagonist i ndryshimit. Sot mbas 32 vitesh është kthyer bolshevizmi në qeverisjen e vendit, se Partia komuniste nuk u dënua për krime ndaj njerzimit, tani nuk të bëjnë arrestime por bëjnë korrupsion kan krijuar pasuri marramendse i kan kthyer qytetarët në dorë të parë e të dytë 

Kampi i Qafë Barit dhe Burgu i Burrelit ishin e ardhmja e këtyre protogonistëve të 14 dhjetorit.

Mbas lirimit nga burgu, këta burra në mes tyre ishte dhe i riu RINI MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997. 

  Rini e ashtu si shumë të tjerë që dhane kontributin e tyne, tue rrezikue jetën për të ardhmën demokratike të Shqipnisë, u harruen. 

Ndoshta, ”autoambulanca” e paharrueshme që më 14 Janar 1990, qendronte para hotel Turizmit në Shkoder, e kishte ndjekë deri në Austri Rinin, deri në Villach, ku me datën 1 Maji 1997, Rini Monajka mbylli sytë krejt i vetmuem.

Këta pak rreshta i shkruejta  në shenjë mirënjohje, për ditët e Lirisë që punoi Rini,, Ded Kasneci, Flamur Elbasani, Tonin Ndoja  Gjergj Livadhi etj. Këtë shkrim  ia kushtova në 70 vjetorin e Lindjes së  Rinit , Këtij Ylli, në qiellin e pafund të Demokracisë sonë.

Dikur, në krahun e majtë të monumentit të Luigj Gurakuqit ishte një gur mermeri i daltuem. Ishte mendue mbi Té me u vendosë një Shqipe me krah të hapun, simbol i së ciles ishte ruejtja nën krahët e saj: “Lavdia e Deshmorëve të Lirisë”. Një ditë guri kaloi nga hoteli Turizmit e, sot nuk e dij a asht aty.

Jam plotësisht dakort  me studjuesin e palodhur shkodran  Fritz Radovanin që kërkon që në  Qytetin e Shkodrës,  në Parkun mbas Monumentit të Luigj Gurakuqit, të vendoseshin disa Gurë të daltuem (25 X 35 cm.) me emnat e Martirve dhe të Dëshmorve të Shkodrës, ku në një prej këtyne Gurëve, duhet daltue nga Rinia Shkodrane edhe emni i nderuem i shkodranit të paharrueshëm: RINI MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997. 

Dhe sot mbas 32 vitesh gjindemi përballë një pushteti që don të zhduki kujtesën të vertetën e shqiptarve kontributin e Shkodres e te tan antikomunistave shqiptare që e vaditën këtë tokë të shejtë me gjak për ta bërë si europa. Në Shqipëri asht kthy boleshvizmi nga ata që krenohen me krimet e xhelatëve komuniste. Ata që kan manipuluar ndërkombëtarët duke mbrojtur sistemin kriminal të Enver Hoxhës.

 Këta që i shërbyen komunizmit : Na i vodhën  ëndrrat!

Na e bëjnë të vështirë  të tashmen!

Tani mundohen të na kapin dhe të ardhmen. 

Politika shqiptare një rrethrrotullim i rrezikshëm  për kombin. 

Çdo heshtje ndaj manipuluesve të historisë së krimeve të komunizmit i duhet çjerrë maska e ta dënojmë moralisht për veprimin antikombëtar ndaj kujtesës së kombit!

Le të na shoqëroi në mbrojtje të kujtesës së kombit postulati i shkodranit të madh antikomunistit dijetarit të pavdekshëm At Pater Meshkalles:  Prej të parve pritëm një shqipni të  bashkueme, breznisë se re le ti lejmë nje shqipni të lumtum!

Besim Ndregjoni

Filed Under: Fejton Tagged With: Besim Ndregjoni

Shoqëria Civile dhe Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë për Avokat Populli,propozojnë Besim Ndregjonin

September 22, 2022 by s p

Shoqëria Civile dhe Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë kanë dalë me një kandidat të përbashkët për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjonin.

Me anë të një kërkese, Shoqëria Civile dhe Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë kanë bërë një thirrje për deputetët e Kuvendit.

Ata u kërkojnë deputetëve të votojnë Ndregjonin, pasi pretendojnë se Avokati i Popullit u takon antikomunistëve mbas 30 vitesh dhe jo miqve të Lulzim Bashës e të përkëdhelurve të diktaturës.

Deputetë të opozitës në qoftë se u ka ngel ndërgjegje kombëtare i thoni “jo” pazareve të Enkelejd Alibeut e të Taulant Ballës”, deklarojnë të përndjekurit politikë. 

Ish-të përndjekurit politikë, thirrje deputetëve/ Votoni

Zoti Ndregjoni i përket atij brezi të vuajtur të Shqipërisë së diktaturës së proletariatit, ku vlerat e njeriut ishin të papërfillshme dhe ku konstituohej nga Kushtetuta diktatoriale: Diktatura e pakicës mbi shumicën. Zoti Ndregjoni vjen nga një familje fisnike shqiptare e cila ka përballuar tre diktatura në Shqipëri, diktaturën fashiste, me 7 prill 1939 babai i tij Imer Ndregjoni luftoi kundra pushtuesit fashist, në vitin 1944 u përndoq nga nazizmi se shpëtoi një familje hebrenjsh të Emunael Rubenit prej 7 vetash duke treguar humanizmin shqiptar, si luftëtar nacionalist u shqua për qëndresën ndaj diktaturës komuniste, ku diktatura e dënoi me 17 vite burg politike, si bashkëpunëtor i anglo-amerikanëve.

Diktatura komuniste i pushkatoi tre pjesëtarë të familjes në moshën 18-vjeçare nipin Xhevitin, xhajën Xhetanin në moshën 24-vjeçare, dhe në moshën 75-vjeçar gjyshi Llani vritet në përpjekje me forcat e Kriminelit Shefqet Peçi.

Nga torturat çnjerëzore në hetuesi, vdiqën në tortura dy pjesëtare të familjes, kushëririn Halilin, dhe daja i babës Lam Bici. I dënoi me 7 vite burg politike dajën e tij Bajram Totrakun.

Nga torturat çnjerëzore në hetuesi në vitin 1981 humb vet dijen, burri i hallës Destan Manuka të cilin e dërguan në spitalin psikiatrik në Elbasan. Ky është bilanci tragjik që kjo familje pësoi nga diktatura komuniste.

Zoti Ndregjoni i mbijetoi diktaturës dhe pse ajo e kishte etiketuar armik të regjimit, duke i mohuar të Drejtat dhe Liritë në të gjitha fushat e jetës, falë vullnetit dhe kurajës së tij me një qëndrese e stoicizëm të admirueshëm.

Ka organizuar tre konventa kombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit, dhe është iniciatori dhe kontribuues në realizimin e Rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit në bazë të Rezolutës së A.P.K. Europës në vitin 2006, në Parlamentin shqiptar.

Misionar i ngritjes “Parcelës Kombëtare të Kujtesës. në Tiranë, kushtuar mbi 6000 burrave dhe grave që i ka pushkatuar diktatura duke ju ka zhdukur kufomat, dhe ata sot nuk kanë një varr. Ku ka marrë mbështetjen e personaliteteve shqiptare si të Kardinalit shqiptar Ernest Troshani, Deputetes të Parlamentit europian Arba Kokalari, shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, ikonës, shkrimtarit ish i burgosuri politikë studiuesit Prof. Sami Repishtit, shkrimtares së shquar fituese e disa çmimeve ndërkombëtare Luljeta Lleshanaku, si dhe Tre drejtues të komuniteteve fetare në vendin tonë atij Katolik, Mysliman, Ortodoks, dhe Bektashinj, si dhe qindrave intelektualëve të fushave të ndryshme, të artit e kulturës.

Zotërinj Deputet!

Kemi tre dekada që në institucionet Kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.

Gjatë 30 viteve janë promovuar dhe kanë drejtuar këto institucione individë që i kanë shërbyer diktaturës, ose kanë lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar nga PD&PS. Sot fatkeqësisht të gjitha institucionet kushtetuese drejtohen nga të privilegjuarit e diktaturës. Kërkojmë, dhe presim mbështetjen dhe ndihmën tuaj morale politike dhe njerëzore, për kandidaturën tone. Dhe kjo falë votës tuaj 30-vjeçare që keni mbështet të priviligjuarit e diktaturës.

Ing. Ardian Vasil Kati ish-i Internuar Politikë prej 15 vitesh me babanë në Burg Politikë prej 17 vitesh si Përfaqësues i Shoqërisë Civile ju apelon juve Zotërinj e Zonja Deputetë, si Z/Kryetar i Kuvendit : Mbështetni dhe votoni kandidaturën e personalitetit, me përmasa kombëtare, Aktivistit të shquara të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, pinjollin e një familje fisnike që përballoi tre diktatura dhe ka drejtuar institucione të rëndësishme si Shef Kabineti në Komitetin Kombëtar të Përndjekurve Politikë 1992-1994. Ka drejtuar Institutin e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë 1998- 2003 si Drejtor i Institutit. Ku u shqua për ndershmërinë dhe profesionalizmin e lartë në drejtim të tyre.

Demir Pojani ish-i Burgosur Politikë për 25 vitesh, në emër të Burgosurve Politikë dhe si pjesëmarrës i revoltës së Spaçit ju bën thirrje Zotërinj Deputet, shembeni këtë mur politik tridhjetëvjeçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politike se i shërbeni paqes dhe jo urrejtjes. Mbështetni kandidaturën e të Përndjekurit Politikë i cili ka kontribute të çmuara në mbrojtje të kësaj shtrese. Që ky institucion që mbron të Drejtat dhe Liritë e Njeriut mos të drejtohet nga ushtar të politikës, por të ketë drejtues një personalitet nga klasa e të Përndjekurve Politike që ka senbilizimi moral dhe i mbron me fanatizëm këto të drejta, se i ka provuar në familjen e tij të gjitha llojet e krimit komunist dhe dhunimin e të Drejtave dhe Lirive.

Votoni përfaqësuesin e të mbijetuarve të diktaturës, Zotin Besim Ndregjoni!

Lavdie Nela ish-e Burgosure Politike, bashkëshorte e poetit të varur në litar martiri Havzi Nela apelon: Zonja Deputete, në emër të grave ish-të Burgosura Politike, dhe të mbetur pa fëmijë, mbroni dhe votoni kandidaturën që mbështetet nga Shoqëria Civile dhe të gjithë të Përndjekurit Politikë, Dr.Besim Ndregjonin i cili ka një kontribut në vlerësimin e figurave të Përndjekurve Politikë, falë kontributit të tij Havzi Nela u nderua Nderi i Kombit, e përjetësohet vepra e tij atdhetare. Si dhe qindra intelektual që janë pushkatuar e sot nuk kanë një varr.

Fatbardha Mulleti – Saraçi e Internuar politike në Kampin e Tepelenës për 30 vite, studiuese e krimeve të Komunizmit ju apelon: Zonja Deputete, ke shansin dhe privilegjin të kontriuoni që në drejtimin e Avokatit të Popullit të zgjidhet Aktivisti i shquar, një kontribuues i palodhur në publicistikën e krimeve të komunizmit. Të përndjekur politikë që kanë statuse janë me mijëra, por me kontribute ndaj të Përndjekurve Politikë si Besim Ndregjoni nuk ka. Prandaj në emër të nënave dhe motrave që u dergjen kampeve të internimit ju apeloj votoni Kandidaturën tonë.

Adem Allçi i Burgosur Politik prej 30 vitesh në burgun e Burrelit: Zotri Deputet, thyej akullin e politikës 30 vjeçare dhe bëhu promotor i zhvillimit që mbas 30 vitesh të Përndjekurit Politikë të drejtojnë një institucion kushtetues. U jeni borxhlinj kësaj shtrese që gjatë 31 viteve pluralizëm përçuam paqen dhe jo hakmarrjen. I gjithë komuniteti i të Përndjekurve Politikë, presin me padurim që të ktheni mbas tre dekadash në krye të institucionit kushtetues të Avokatit Popullit përfaqësuesin tonë të mbështetur dhe nga shoqëria civile Besim Ndregjoni.

Ti demokratizojmë institucionet , jo të i politizojmë siç ka ndodhur gjatë këtij tranzicioni.

Zotërinj Deputet! Jeni mandatuar nga vota e të Burgosurve Politikë, e të Përndjekurve politikë, e ish-pronarëve, e ish-nacionalistëve që u shkrinë për kombin, keni 31 vite që nuk votoni asnjë përfaqësues të tyre, thirrni ndërgjegjes tuaj kombëtare dhe votoni përfaqësuesin e këtyre familjeve që gjatë këtij tranzicioni Stalinist njohën vetëm përçmimin dhe përbuzjen.

Mos u bëni një luftë klasash të dytë me vendime politike si Partia Komuniste.

Kundërshtari politik i Zotit Ndregjoni, ish-Kryeministri socialistë Pandeli Majko në Komisionin e Ligjeve në seancën dëgjimore me 15 korrik, ju bëri thirrje Opozitës parlamentare, mbështeteni kandidaturën e Zotit Ndregjoni që vjen nga shtresa e të Përndjekurve Politikë, se e meriton.

Ishte një thirrje njerëzore e një kundërshtari, por dhe reflektim për kandidaturat që nuk i përkasin spektrit politik.

Le të shërbejë pas 31 vitesh vendimi i juaj e të gjithë deputetëve që janë mandatuar falë dhe votës së elektoratit të djathtë që shumicën e përbëjnë të përndjekurit politik dhe pronarët.

Ua keni borxh të përndjekurve politikë që keni 31 vite që u merrni votën, dhe votoni të përkëdhelurit e diktaturës.

Le të shembet muri politikë i urrejtjes dhe harresës i politikës ndaj të Përndjekurve Politikë, dhe ne të Përndjekurit Politikë, të jemi qytetar me shanse të barabarta në Shqipëri.

Presim nga Ju si Deputet të Kuvendit, t’i bashkoheni thirrjes tone njerëzore dhe të jeni mbështetës ligjorë me votë ndaj kandidaturës tonë.

Kanë kaluar tre dekada dhe Ju, ju bie barra të bëheni bashkëluftëtar me ne, të dënoni marrëveshjet politike që bëhen në interesa personale, narciste, partiake, klienteliste për miq dhe shokë dhe aspak institucionale.

Mos ndiqni rrugën e poshtërimit që ka ndjek Ish-Kryetari i Juaj Lulzim Basha që dhe tani në Hije punon kundra të Përndjekurve Politik për të dërguar në postin e Avokatit të Popullit mikun e tij Ledio Braho siç dërgoi miken e tije Erinda Ballancën, para 5 vitesh, apo aktualisht miq të drejtuesve aktual në Parlament e sotëm, apo marrëveshjet politike të “Përndjekurit Alibej me fatosin e Enverit Taulantin.

Mbas tridhjetë viteve le të bëhet Pozita dhe Opozita mbështetëse e një kandidatura antikomuniste, se nuk i shërben një individi, por ndërtimit të shtetit të së drejtës që ka 31 vite që nuk po e ndërtojmë. Është koha të promovoni antikomunistët në drejtim të institucioneve dhe jo të përkëdhelurit e diktaturës siç po veproni dhe tani për Avokatin e Popullit.

Së bashku me thirrjen tonë ju dorëzojmë dhe Genocidin Komunistë mbi familjen Ndregjoni

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Ndregjoni

PING-PONGU I POLITIKËS AKTUALE HAPEN APO NUK HAPEN DOSJET E SIGURIMIT

September 7, 2022 by s p

A close up of “Top Secret” stamped on a file folder.

Besim NDREGJONI/

Çështja e hapjes së dosjeve është një  problem  madhor, e cila më shumë se si një mjet për vendosjen në vend të një të drejte legjitime atë të “ dënimit” të autorëve të ushtrimit të genocidit, shërben si mjet për presion politik nga forca të ndryshme politike. Odiseja e dosjeve është mjaft e gjatë, një hap konkret u bë vetëm në 1996 me “Komisionin  MEZINI”, vazhdoi me komisioni BEZHANI por që dështoi për faj të politikës e cila për të mbuluar njërën apo tjetrën figurë të politikës, e la në heshtje këtë problem. Duke e parë nga ana morale ky problem është penguar për shkak të të ashtuquajturit reagim negativ social që do të sillte hapja e tyre, e vërteta u përdor  më shumë  për interesa të  klasës politike postkomuniste e cila ka përdorur  interesat e saja të pushtetit se sa ballafaqimin me të  vërtetat tragjike të  një  diktature që  nuk kishte asgjë  të  përbashkët me pushtetet komuniste në Europën juglindore, por vazhdonte genocidin mbi kudërshtarët e saj siq ishim ne të përndjekurit politikë shqiptare, që kaluam një  kalvar vuatjesh, traumash, përcmimesh, fyrjesh, degradimi sot e pabesushme për shoqërinë apo  dhe për miqtë e vendit tonë.  

Shqipëria është vendi i vetëm ish-komunist Stalinist e cila nuk ka marrë masa serioze për të pastruar jetën e politikës nga “mbeturinat” e ish Sigurimit të Shtetit, një institucjonal kriminal në funksion të  pushtetit diktatorial, të cilat më shumë se kurrë, sot janë  në funksion të politikës e pushtetit. Do të ishte më mirë që hapja e dosjeve të kalonte fillimisht në një rrugë vetdeklarimi për një periudhë të caktuar kohore e pasuar kjo me një dorëheqje nga politika ose institucjonet qeverise  e kushtetuese nëse është pjesë e saj, duke sqaruar kushtet që e detyruan për tu bërë pjesë e makinës së genocidit, rolin përkatës dhe më pas të bëhej deklarimi publik i atyre që e dyfishojnë fajin ndaj popullit shqiptar me anë të heshtjes. Pra problemi kryesor në Shqipëri nuk qëndron tek mungesa e dëshirës për ti hapur, por tek fakti se për çfarë funksioni shërben kjo hapje. 

Politika i mëshon me forcë hapjes së dosjeve për bashkëpunërorët, por asnjëherë në këto 31  vjet nuk është marrë në shqyrtim seriozisht fakti se: Kush i krijoj dosjet!

Kush ishin përgjegjësit kryesor të zbatimit të skemës enveriste-staliniste e  ngritjes të një  pushteti diktatorial komunist, që vendet e lindjes europiane  e kishin denuar që në vitin 1956.

Kush ishin ata që me zellin e madh e  praktikuan  këtë skemë të veçantë në llojin e vet.

Kush ishin ata që injorancën e tyre e vunë në zbatim të eleminimit të klasës së intelektualëve,  duke patur si postulat shprehjen “ Armik i Popullit dhe i Partisë”. 

Përpara se të kërkohet hapja mekanike e dosjeve të bashkëpunëtorëve duhen hapur njëherë dosja e asaj ideologjie që u injektua tek këta bashkëpunëtorë, të bëhet një analizë e të gjithë përmbajtjes së saj për të arritur në një përfundim produktiv të  shkakut dhe pasojës. Vetëm duke bërë një analizë të lidhjes shkak-pasojë në rrugë profesionale dhe nga njerëz që do e realizojnë atë me objektivitet larg pasioneve dhe subjektivitetit do arrihet që të krijohet një tablo e qartë se çfarë do të kërkohet të arrihet nga hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve. Fillimi duhet të jetë hapja e dosjeve të puntorëve të “sigurimit”.

Asnjehere  deri më  sot nuk janë  analizuar shkaqet që  çuan në  hartimin e skemës e stalinizmit diktatorial  shqiptar si një  lloji të  veçantë. Analiza  ka ngelur vetëm në stadin e hipotezave apo dyshimeve të  shpërndara të  cilat rrallëherë  kanë  një  lidhje kronologjike dhe logjike të ngjarjeve gjë e cila ka ngritur një  tymnajë  mbi opinionin publik, i cili një  ditë lexon një dokument ku X evidentohet si komunist,  apo nacionalist i orëve të  para, kurse të  nesërmen shfaqet në kahun e kundërt. Kjo është  një  tymnajë ideologjike e demagogjike që përdoret me fortë se kurrë nga politika aktuale shqiptare e cila si pjellë e atij regjimi e përdor këtë ideologji për pushtet dhe jo për të i shërbyer të vërtetës dhe demokracisë për të cilën ka nevojë shoqëria jonë. Çfar kan dosjet e ish sigurimit? Studime jo të plota tregojnë; se çdo tre ditë një shqiptar ekzekutohej me ose pa gjyqe për motive politike. Çdo javë një i burgosur politik vdiste në  burg nga torturat. Çdo  dy ditë internoheshin tre persona për motive politike.Çdo 2 muaj një i burgosur politik pësonte gjymtime trupore për shkak të keqtrajtimit në hetuesi, burg ose kamp përqëndrimi. Ndërsa 3 milion shqiptar jetonin me frikën e përhershme të persekucionit pa ligje. Lista është e gjatë…Në diktaturë veprohej dhe mbahej në këmbë kjo skemë sundimi: Diktator – Institut Marksist&Leninist – Sigurim i Shtetit. Jo pa qëllim në krye të institutit diktatori  kishte bashkëshorten e tij e cila përveç besnikërisë kishte të drejtën dhe të kontrollit të materialeve që prodhoheshin dhe shpërndaheshin nga ky institut. Mijëra leksione udhëzonin sesi të shtypej mendimi i lirë, ekonomia e tregut dhe si të përgatiteshin kuadro për të mbajtur politikisht diktaturën. Nga ky institut do të shpërndaheshin volume të tëra si brenda dhe jashtë vendit literaturë për sofistikimin e mekanizmit të funksionimit të diktaturës. 

A u dënua ky institucion i krimit në pluralizmin politik? Jo, me keqardhje konstatojmë se lektorë të këtij instituti janë pjesë përbërëse themelore e politikës tridhjetvjeçare pluraliste dhe janë të shpërndarë me funksionet e tyre  si në parti politike, në drejtim të shoqërisë civile, diplomaci apo institucione kushtetuese. Strategjia e këtij institucioni synoi dhe realizoi depersonalizimin e individit dhe shkatërrimin e familjeve fisnike që kishin dhënë gjithçka për kombin, por që  ishin kundërshtarë të regjimit. Stacionimi i strukturës u përqëndrua në veprime psikologjike, fizike dhe ekonomike. Ambienti ku jetonin dhe punonin këta qytetarë, ushtrohej dhunë psikologjike ndaj intelektit dhe përçmohej personaliteti publikisht, qytetarët kundërshtarë të këtij regjimi pavarësisht nga dija, arsimimi apo qytetaria që kishin ata ishin te detyruar te provonin këto trauma përçmime psikologjike e fizike. Organizoheshin të ashtuquajturat mbledhje popullore në të cilat cdo qytetar kundërshtar, atakohej psikologjikisht, ose do të etiketohej me nofkën armik dhe bashkëpunëtor i imperializmit. Një pjese të mirë të popullësisë do t’i  imponohi me ligj të gjunglës dhe votimi. 

Në aspektin fizik individi dënohej me punët më të rënda, nuk lejohej që të punonte në bazë të aftësive, reklamohej me etiketën “dembel”  pavarësisht nga aftësitë që kishte. Individët ishin të detyruar që të mos kundërshtonin asnjë dhunë fizike dhe t’i nënshtrohej asaj. Në planin ekonomik, sado aftësi të kishte për të përmirësuar gjendjen ekonomike, individit i konfiskohej pasuria dhe nuk lejohej të zhvillonte mirëqënien. Metoda e depersonalizimit do të ishte bashkëudhëtar i epokës diktatoriale dhe sa përmendëm më sipër këto trauma dhe tortura ishin të përgatitura po nga ai institut. Dhe zbatoheshin nga ish sigurimi i shtetit.

Së bashku me masat që përmendëm më sipër do të përgatiteshin edhe ligje diskriminuese të aprovuara kundër kundërshtarëve politikë. Si neni 55 e disa të tjerë.

Policia sekrete e quajtur ‘Sigurimi i Shtetit’  në fillimet e pluralizmit do të deklarohej publikisht sikur u dënua, por strukturat e tij ishin dhe janë ende të pacënuara.  Çdo denim në sistemin demokratik bëhet me ligj. Shtojmë se dhe sot ata që kan mbaruar atë shkollë janë deputet në parlamentin aktual. Pra kjo strukturë kriminale ish sigurimi nuk u dënua me ligj.

Kërkesa e shoqërisë shqiptare  insiston në hapjen e dosjeve për të zgjedhur politikanë të pastër moralisht dhe politikisht, apo qeveritar të pastër e të devotshëm për të qeverisur por kjo gjë tek ne nuk ndodh. Stalinizmi-enverist  nuk e lejon, e anashkalon këtë problem madhor të pastërtisë së politikanëve. Dhe këtu në mënyrë të fshehtë apo të hapur, u përmenden dosjet atyre që kërkojnë dekomunistizimin e politikës aktuale, që të ndërtojmë shtet të së drejtës. Shteti i së drejtës dënon kriminelin që është punëtori i sigurimit e ka krijuar dosjen dhe bashkëpunëtorin që i ka shërbyer kësaj dosje. Por PS dhe PD kërkojnë dënimin e bashkëpunëtorit në krim duke mbrojtur kriminelin që organizoi dhe kreu krimin.

Pa u dënuar strukturat e ‘Sigurimit të Shtetit’ “Institutit marksist-leninist” Komiteti Qendror i Partisë dhe të rretheve” që kanë përgatitur dosjet, nuk mund të shkëputen politikanët nga stalinizmi i tyre, dhe të hapen dosjet.

Të drejtat dhe liritë e njeriut gjatë këtij 31 vjeçari nuk u zbatuan për ish të përndjekurit politikë, të cilët luftuan një gjysëm shekulli për to. Politika e komunistizuar luan rolin më negativ në këtë drejtim. Ajo dezinformon komunitetin ndërkombëtar për këtë shtresë që është 1/3 e popullësisë dhe i sjell asaj dëme të pallogaritshme në integrimin e shoqërisë.  Kjo analizë nuk mund të realizohet me shkrime sporadike gazetash apo botime kujtimesh bruto nga “ kaviet e eksperimentit” komunist apo eksperimentuesit të  cilët  sot shfaqen në shtyp me “lëkurën e qengjit”, por me anë të asaj analize që u përmend më sipër.

Për tu theksuar është  se duhet bërë  një  kategorizim dhe një  vleresim real i pozicionit të gjithsecilit, pavaresisht se numri i bashkepuntorëve është i madh, por i puntorve është më i vogël, dhe kjo do të kërkojë një pune  kolosale. Ky proçes do të  shërbejë  për të krijuar një tablo të  plotë se kush u bë  pjesë e mekanizmit totalitar, (“se antarët e partisë komuniste ishin  pjesa e këtyre strukturave kriminale,”) dhe drejtojnë politikën aktuale dhe sot, sepse e ndiente si pjesë  të  jetës apo për të  arritur një qëllim të caktuar dhe kush u bë  pjesë e tij, sepse gjate  kohës që ai vetë  ndodhej nën trysninë  e dhunës fizike dhe psikike, shihte që prindi, motra, vëllai, fëmija apo një i afërm tjetër ndodheshin në një pozitë  më  të rëndë se ai vetëm se këtij të fundit i kërkohej që  të  bëhej pjesë  e mekanizmit të eksperimentit.  “ spiunët në çdo moment  janë të dëmshëm, por spiunët e burgut janë më të poshtrit” (Referenca e pregaditur nga krijuesit e dosjeve, nga Sigurimi i shtetit). Përsa i përket kësaj shprehje ekzistojnë rezerva sepse ka individë që e kanë bërë këtë poshtërsi sepse me të vërtetë kanë qënë të tillë, por ka patur edhe nga ata që e kanë nënshkruar “ kontratën e njëanshme të spiunit” me Sigurimin e Shtetit për të mos parë fëmijën apo çdo të afërm duke u torturuar nga xhelatët me veshje moderne, por me teknika mesjetare. Ka më shume se 16  vite që A.K. P. Europës ka aprovuar rezolutën për denimin e krimeve të komunizmit, dhe Shqipëria që  vuajti ma shumë se çdo shtet tjeter në Europe hesht ndaj denimit të këtyre krimeve monsturoze dhe çnjerzore, ndaj genocidit të shkatrimit të 30-40% të popullsisë që u masakrua nga këto krime. Megjithse ka dhe një rezolutë të parlamentit shqiptarë të viti 2006 e plurosurn në syrtarët e këtij institucjoni që të denohej krimi komunist si vazhdimi i rezolutës europiane,. Dhe ky Kryeministër e kjo mazhorancë në at kohë opozitë nuk e votuan rezolutën e denimit të krimeve të komunizmit. Sot në pushtet pretendojn të hapin dosjet. Dosjet hapen kur diktatori, institucjonet e krijimit të dosjeve janë denuar moralisht dhe ligjërishtë, e kur të arrihet kjo  nuk  do të lejohet , ping-pongu i politikës aktuale, hapen apo nuk hapen dosjet.

Filed Under: Opinion Tagged With: Besim Ndregjoni

Perdorimi i simboleve te diktatures ne manifestime publike kembane alarmi per shoqerine

August 29, 2022 by s p

Besim Ndregjoni/

Unioni Mbarekombetar i Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise shpreh indinjaten e thelle ndaj veprimeve te papergjegjshme te kryebashkiakut te Tiranes, Z.Erion Veliaj, i cili me papergjegjshmerine qe e karakterizon, me ideologjine staliniste qe e frymezon e ktheu festivalin Sunny Hill ne nje kongres te rinise komuniste te Helmesit te vitit 1944, duke njollosur identitetin e kombit, flamurin shqiptar.

Para 51 vitesh ne kampin cfaroses te Spaçit, te burgosurit politike ne mes te plumbave dhe terrorit per kater (4) dite rresht ngriten flamurin pa yllin stalinist qe ja kishte vendosur diktatori Stalinist Enver Hoxha, flamurit kombetar. Ajo revolte mbajti gjalle antistalinizmin shqiptar. Ajo revoltte perkujtoi ne ato dite te veshtira eliten e kombit qe e kishte vrare diktatori stalinist nga viti 1944-1973, kur u zhvillua revolta. Ajo revolte i paraqiti popullit shqiptar qendresen e fuqishme se liria mbrohet edhe kur s`ke arme, edhe kur s`ke pushtet, edhe kur s`ke plumba.

Pas 51 viteve enveristi Erion Veliaj, komanduesi i Bashkise Tirane, shpalosi flamurin me yllin stalinist ne mes te ketij festivali. Mijera te rinj te pranishem nuk e kane ditur fare se cfare traumash dhe krimesh i ka sjelle kombit shqiptar ai simbol i krimit. Reagimi i qytetareve shqiptare per shpalosjen e simboleve te komunizimit, enveristi Veliaj, ju pergjigj me nje mendjelehtesi dhe hipokrizi sa te papergjegjshme aq edhe te papranueshme ne nje shoqeri demokratike.

Sikur shpalosja e flamurit me yllin stalinist ishte nje parodi e nje dhendri tiranas shume i perndjekur politikisht. Hipokrizia e ketyre demagokeve stalinist nuk njeh kufi. Si kenge, si parodi apo cfaredo lloj forme moderne qe shfaqet nje simbol krimi, ku ky simbol i ka sjelle popullit shqiptar krime cnjerezore siç hebrenjve nazizmi. Jo qe nuk duhet lejuar por organizatoret dhe manifestuesit e ketyre simboleve duhet te mbajne pergjegjesi morale dhe ligjore, per arsye se simbolet e diktatures i kane shkaktuar kombit shqiptar nje bilanc krimi ku jane ekzekutuar mbi 5,577 burra, 450 gra, 26,766 burra te burgosur, 7367 gra te burgosura si kundërshtare politike. Kane vdekur nga torturat ne burgje 998 burra dhe 45 gra. 308 burra dhe gra jane çmendur nga torturat ne hetuesi. 354 shtetas te huaj jane pushkatuar. Mbi 6,000 shqiptarë dhe shqiptare nuk kane nje varr, ku familjaret t`ju dergojne nje tufe me lule.

Nisur nga ky bilanc 35-40 % e shiptareve, ylli i simbolit komunist u mori pronat, u solli fatkeqesi deri ne 6-breza dhe sot ne diten qe shpaloset ylli i flamurit komunist i ashtuquajtur ne forme moderne nga Z.Veliaj eshte nje turp kombetar.

Unioni Mbarekombetar i Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise ju kerkon Z.Veliaj qe te jepni doreheqjen sepse keni prishur ekuilibrat e shoqerise shqiptare. Me shpalosjen e flamurit me yllin keni fyer heronjte e revoltes se Spaçit: Dervish Bejko, Hajri Pashai, Pal Zefi, Skender Daja, qe dhane jeten qe mos te njollosej flamuri shqiptar me simbole staliniste. Jepni doreheqjen se keni shkelur Kushtetuten e vendit tone e cila e ndalon me ligj manifestimin e diktaturave e cfaredolloj qe te jete.

Sic deklaroi ambasadorja e SHBA-ve, Juri Kim ne takimin qe zhvilloi me ne perfaqesuesit e te perndjekurve politike: “Nuk mund te kete asnje shfajesim apo justifikim per mizorine e regjimit komunist dhe te drejtuesve te tij apo per “nostalgjine e pavend per ditet e komunizmit. Nuk mund te kete paqe pa te verteten dhe pajtimin. Zoti i bekofte dhe i sherofte ata qe kane vuajtur”.

Z.Kryeminister Edi Rama, neqoftese Erion Veliaj nuk jep dorehqjen ju si kryeminister i ketij vendi duhet t`a shkarkoni menjehere per prishje te ekuilibrave te shoqerise shqiptare me simbolet e komunizmit. Nuk mund te kete paqe pa te verteten.

Filed Under: Politike Tagged With: Besim Ndregjoni

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT